BREAKING NEWS

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në Gërdec, prokurorët pritet të marrin në duar faktet nga Drejtësia Amerikane, nisen letër-porositë në SHBA, informacione do të merren edhe për Patrick Henryn, ja lidhja e tij me Delijorgjin dhe S...

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në
x
BREAKING NEWS

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes së spiunit të Ilir Metajt, presim që ‘shiringa me ujë deti’ që u injektoi zyrtari i lartë i DASH prokurorëve të SPAK të sjellë arrestimin e ‘peshave të rënda’

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes
x
BREAKING NEWS

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për votimin pa kuorum të ligjit për Investimet Strategjike, ja si u shkallmua Kushtetuta nga mazhoranca, zbardhet mashtrimi

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për
x
BREAKING NEWS

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj që sfidon “ujqërit” e vjetër në politikë, banesë 200 mijë euro, 11 llogari bankare, fitime marramendëse nga qeratë, 180 mijë euro shitje pasurish, si i ka justifikuar milionat nga puna si emigrant,...

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj
x
BREAKING NEWS

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian Allajbeut dhe Vilma Nushit, vjedhjet me “Hemodializën”, “Check Up”-in, “Laboratorët” dhe “Sterilizimin” janë të faktuara, priten arrestimet nga SPAK

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian
x
BREAKING NEWS

Rama-Berisha ngrenë komision për të shkatërruar SPAK dhe Reformën në Drejtësi, ja pazaret e reja të “non-gratës” me kryeministrin për të bllokuar arrestimet

Rama-Berisha ngrenë komision për të shkatërruar SPAK dhe
x
BREAKING NEWS

Plas skandali i Portit të Vlorës, ja si iu falën Samir Manes 57 mijë metra katror tokë, të implikuar 2 ministra, SPAK merr në dorëzim padinë për megaoligarkun e qeverisë

Plas skandali i Portit të Vlorës, ja si iu falën Samir Manes 57
x
BREAKING NEWS

Gazetarja e njohur paralajmëron arrestime të bujshme në ditët në vijim, ja disa nga dosjet “përvëluese” që po heton SPAK dhe skema që ndoqën agjentët e BKH për të arrestuar Jorgo Goron, kryebashkiaku në detyrë i Himarës u përgjua 4 muaj rresht me metod...

Gazetarja e njohur paralajmëron arrestime të bujshme në
x

Opinion / Editorial

Pedagogët- deputetë konvertohen në studentë

Pedagogët- deputetë konvertohen në studentë

Pas protestës së pastër, origjinale e etiketuar nga opinioni i gjerë si bio dhe tërësisht e veçantë të studentëve në muajin dhjetor, e cila shkundi nga themelet tërë shoqërinë dhe strukturat politike dhe ato qeveritare që u shoqërua me zgjidhje të shpejta dhe vendime të njëpasnjëshme për t’u përgjigjur studentëve, një dukuri e re vërehet në lëvizjen studentore. Nuk është vetëm reduktimi nga masiviteti në forma të mbyllura, copëzimi, aneksimi, politizimi e ngujimi në auditore dhe gozhdimi i dyerve të fakulteteve dhe shtimi i kërkesave të parealizueshme që e ka devijuar këtë protestë model, duke e kthyer në një lëvizje, e cila aktualisht po përdoret nga partitë politike. Në krye të protestës së sforcuar e motivuar politikisht është komanduar së fundmi nga strukturat e partive politike një shpurë militantësh. Në krye të protestës janë vënë deputetë dhe ish deputetë të PD, LSI-së e ca të “pavarur” që duan t’i nxisin studentët drejt trazirave dhe kërcënimeve me largime e përmbysje siç është strategjia e opozitës gjatë këtyre ditëve. Si model laboratori i protestës së komanduar politikisht, janë zgjedhur Fakulteti i Filologjisë dhe ai i Drejtësisë. Dhe jo më kot. Dihet se në Fakultetin e Histori-Filologjisë, ndikimi i LSI edhe në drejtimin e tij, jo më pak i PD-së, por edhe tek një masë e gjerë të angazhuarish politikë, ka një ndikim të gjerë. E njejta mund të thuhet edhe për PD, e cila ka në këtë fakultet të “deleguarit” e vet, të cilët gjatë tërë kësaj kohe nuk kanë lënë gurë pa lëvizur për të drejtuar revoltën atje ku duan ata. Dhe në një farë mase ia kanë arritur. Më e dukshme kjo, në format e protestës dhe kërkesat që çdo ditë shtohen e shumëfishohen. Në Fakultetin e Drejtësisë vihen re çudira. Gjyqtarët e prokurorët e ardhshëm nuk hyjnë më nga dera, po nga penxherja. Në fillim mësuan shtigjet se të drejtën. Dhe kërkesat maksimalizohen: Fondi pesë përqind për arsimin. Duhet të kalojmë edhe Francën. Godina të reja për një ditë. Auditore moderne. Bibliotekë dixhitale. Dhe kërkesat vijojnë e vijojnë. Deputetja Valentina Duka, deri një vit më parë në krye të Fakultetin e Histori-Filologjisë si dekane e më pas Shezua e Marku si ish deputet, shprehën pakënaqësinë për mos pyetjen e tyre në lidhje me VKM-të e marra nga qeveria apo për platformën me universitetet. Sipas Dukës e Markut, njëra deputete e tjetri ish deputet, janë të indinjuar për mospërfilljen sipas tyre në lidhje me Ligjin e Arsimit.

Po a kanë të drejtë pedagogët politikë të flasin si të paanshëm dhe a janë vërtetë të lirë në gjykimet e tyre? Ku kanë qenë deri kohë më parë këta pedagogë, të cilët kanë detyrimin shtetëror e profesional që shumë prej kërkesave të studentëve t’i adresonin dhe t’u jepnin zgjidhje? Se mirë anën financiare dhe pse universitetet janë me autonomi të zgjeruar nuk mund ta zgjidhnin vetë ose të bënin përpjekje për një kontroll të rreptë të shpenzimeve dhe alokimin e fondeve, po për cilësinë e mësimdhënies për zgjedhjen e literaturës, për doktoraturat plagjiaturë e qëndrime të disa prej kolegëve të tyre, që kërkojnë ryshfet në këmbim të notës pa përmendur edhe ndonjë ekzemplar, që nuk kufizohet vetëm në kërkesat monetare e materiale po edhe në drejtime të tjera aspak morale? Ku kanë qenë deri dje këta farë pedagogësh, që i lanë të këqijat dhe u mahisën deri në këtë farë feje, në një kohë kur auditoret kanë zier nga problematikat e shumta që e kanë shndërruar universitetin në një vend ku dija ka mbetur në fund të rreshtit dhe në krye janë ngjitur përfitimi, favoret, punësimi i miqve dhe shokëve, të afërm e të largët të atyre që kanë paranë për të menaxhuar auditoret, por që fatkeqësisht janë përdorur në drejtime të tjera ekstra që në jo pak raste janë përvetësuar. Dhe pedagogët më shumë këta që sot janë bërë zëdhënës të interesave të partive opozitare bëjnë të paditurin dhe kërkojnë ta përdorin protestën, jo për studentët, po për interesat e liderëve të opozitës. Të ishte për studentët dhe t’u dhimbseshin ata do ishin të parët që do merrnin flamurin e lëvizjes studentore. Dhe nuk do prisnin të fashitej revolta dhe të dilnin sot në krye të protestave, duke bërë shpëtimtarin. Realisht duan të shpëtojnë veten. Në realitet siç shihet nga tërë opinioni shqiptar, pedagogët që flasin në emër të studentëve janë deputetë e ish deputetë që nga pedagogë e deputetë, janë njësuar në studentë. Kanë zbritur në moshë e klasifikime dhe flasin në emër të studentëve.

Qeveria sot është përballë jo studentëve, po pedagogëve-studentë të konvertuar, që bëjnë qejfmbeturin se nuk janë pyetur për platformën për universitetet. Sikur platforma është një dokument i mbyllur, i kyçur në sirtarin e qeverisë. Më shumë se një herë është komentuar ç`përfaqëson kjo platformë. Dhe pedagogët kanë këtu akses të pafund të japin ide e të shprehin mendime për ndryshime e plotësime. Zonja Shahini, ministrja e re deklaroi se asgjë nuk është statike. Deri tani pedagogët kanë qenë në hije totale. Asnjëri pothuaj nuk ka ngritur zërin. Nuk po flasim në kohën kur në pushtet ishte PD-LSI. Asnjë pedagog nuk guxonte të prekte statuskuonë universitare. Tani, kur secili ka hapësirën që të kërkojë e të propozojë, kërkohet që të arrihen zgjidhje të pamundura.

Dhe grupi udhëheqës që ka marrë në dorë protestën kërkon të nxjerri përfitime pas përfitimesh në kurriz të studentëve dhe shoqërisë. U përgjysmua tarifa. Jo, deklarojnë disa studentë. Duam master pa lekë. U fillua rikonstruksioni i godinave të konvikteve. U miratua projekti për kampusin universitar. Jo thonë pedagogët. U dhanë bursa për ekselentët. Prapa pak. Fare pak deklarojnë udhëheqësit. U financuan studentët me probleme shëndetësore dhe ata që vijnë nga familje me ndihmë ekonomike. Përsëri shumë pak. U ftuan ekselentët të aplikojnë në punë shtetërore në dikastere e ku ka vende të lira. Bah thonë organizatorët e protestës që kërkojnë të mbajnë gjallë lëvizjen se kështu u shërbejnë partive. Kjo është lojë. Të abrogohet ligji i arsimit, thërrasin të tjerët! Po pse ligji? Si do anullohet dhe pse? Nga protesta më e fundit e disa grupeve që kanë rrëmbyer idealet e saj me të cilët janë bashkuar pedagogët dhe deputetët e opozitës, qëllimi është i lexueshëm. Asnjë zgjidhje nuk kënaq deputetët pedagogë dhe studentët që vazhdojnë të mbajnë gjallë protestën, e cila nuk përbën më një lajm për asnjë shqiptar. Tani secili e lexon qartë qëllimin. E di mesazhin. Edhe ndonjë që kishte iluzione ia largoi Vali Duka, Gjonmarkaj, dhe profesor Marku i komunikimit. Në këto kushte, qeveria duhet të zgjidhë kërkesat e studentëve dhe të lërë mënjanë orekset e atyre që duan ta mbajnë ndezur konfliktin studentë-qeveri.

Nga Bardhyl BEJKO