BREAKING NEWS

Meta shpërthen ndaj Ramës, i kujton kohën kur ishte kryebashkiak: Më qepej nga prapa si xhol dhe…

Meta shpërthen ndaj Ramës, i kujton kohën kur ishte kryebashkiak:
x
BREAKING NEWS

E frikshme/ Bie rrufeja në Berat, shkrumbohet shtëpia, zjarrfikësit shpëtojnë mrekullisht...

E frikshme/ Bie rrufeja në Berat, shkrumbohet shtëpia,
x
BREAKING NEWS

Covid-19 në Shqipëri/ Ministria e Shëndetësisë publikon shifrat, ja sa raste të reja ka pasur në 24 orët e fundit

Covid-19 në Shqipëri/ Ministria e Shëndetësisë publikon
x
BREAKING NEWS

Ngjarja tragjike në Himarë, Spartak Ngjela plas deklaratën e fortë për ish-efektivin e policisë: Na del të jetë...

Ngjarja tragjike në Himarë, Spartak Ngjela plas deklaratën e
x
BREAKING NEWS

Ndryshim drastik i temperaturave, çfarë pritet të ndodhë me motin ditën e nesërme

Ndryshim drastik i temperaturave, çfarë pritet të ndodhë
x
BREAKING NEWS

Frrok Çupi zbulon emrat e bujshëm që janë hequr qafe nga politika dhe i nxjerr në shesh të gjitha: Azem Hajdari më tha se ‘o do ta vras Berishën, o do më vrasë’, Ilir Meta donte të ekzekutonte Becchettin për 2  milionë euro, ja si e helmuan me kafe amb...

Frrok Çupi zbulon emrat e bujshëm që janë hequr qafe nga
x
BREAKING NEWS

Çfarë po ndodh? Dy shpërthime në Tiranë/ I vendoset eksploziv dy banesave, policia zbardh detaje

Çfarë po ndodh? Dy shpërthime në Tiranë/ I vendoset
x
BREAKING NEWS

Shtohen telashet për Ilir Metën, Kuvendi i kërkon Autoritetit të Dosjeve të publikojë emrat e ish-sigurimsave që janë pjesë e Administratës Publike

Shtohen telashet për Ilir Metën, Kuvendi i kërkon Autoritetit
x

Opinion / Editorial

Pelegrinazhi më 7 gusht te “Lisi i Mirë i Shenjtë” në Kamnik, vlerësim e sakrificë për Perëndinë Dodonë

Pelegrinazhi më 7 gusht te “Lisi i Mirë i Shenjtë”

“Dodona dhe Lisi ishin qendra e Pellazgëve” pohon Hesiodi në shek. VIII-VII p.Krishtit. Ngjarjet lapidare të historisë së njerëzimit zënë fill para Profetit Noah. Kohëve të pastajme Dodona dhe Lisi kanë marrë kuptime e shpërndarje të shumta filozofike e gjeografike. Pellazgët që është e provuar se kanë banuar në Kamnik janë shtrirë mbase në hapësirë përtej Ilirisë.

Trashëgimia kulturore shpirtërore e gjyshër katragjyshërve tanë pasqyrohet me dhjetra studime në një vëllim 500 faqe. Analizave në gazetën SOT e në portale të dt 23 prill, 12 maj, 28 qershor, 2 korrik 2022, etj në vijim i kushtohet Lisit të Mirë Kamnik, tempullit të shenjtë të besimit tonë shpirtëror që vizitohej në lashtësi nga krejt rajoni, mbretër e komandantë ushtrie të besimeve pagane, kristiane e islame pa dallime bindjesh fetare, si model shenjtërimi, tolerance e bashkimi.

Lisi është shumë i përmendur në Mitologji dhe i përhapur në hapësirën gjeografike dodoniane. Madhështia, forca e durimi simbolizon fillimin të jetës në tokë me thëniet: “Prej se ka mbi lisi”, “dru lisi, vajzë fisi”, “i fortë si lisi”, “Lis” ose “filis i drejtë si lisi”. Bajroni në vargjet: “Dodonë, ku është prozhmi yt i moçëm, orakulli divin” i referohet dushkut, lisit.

Lisi përhapet në 12 lloje. Lisa shekullorë simbolizojnë kisha e xhamia, varre dhe ngjarje. Shekullor janë lisi i kishës në Milec e i shen Janit në Podë. Lisi Nizamit në Gjerbës, i Kadros në Vrëpckë, i Gjonit në Sanjollas, i Çobanit në Qafëzes, i xhamisë në Bënjëz, etj simbolizojnë kulte ose ngjarje. Lis ka patur dhe vendbanim në Lezhë, banorët e të cilit vinin për pelegrinazh, fat e lutje te Lisi i Mirë në Kamnik qysh në kohërat e vjetra.

Lisi i Mirë tek ne simbolizon vetë Perëndinë dhe është simboli kyç Dodonë. Orakulli i Lisit të Mirë të Shenjtë ka qenë afër Skotusës dhe mbasi është djegur prej dikujt me porosi të Apollonit është transferuar në Dodonë ku bëhen bashkë dy të veçanta të njerëzimit dhe prej lashtësisë ka zënë vendin kryesor në përmbushjen shpirtërore të paraardhësve tanë.

Lutje, falje, betim e therori për Perëndinë, në shenjë shprese për më shumë shëndet e begati janë bërë në vazhdimësi prej lashtësisë, në periudhën e ndaluar dhe sot e kësaj dite. Shkonin nëpër gojë një qiri dhe e ndiznin rrëzë tij ku ishin rregulluar gurrë për të provuar të vërtetën. Orakulli ka qenë mbi tre ha dhe ruhej me fanatizëm e nuk lejoheshin të hynin bagëti apo të cenohej e dhunohej territori kolektiv i fshatit ku gjenin shpresën dhe bashkëjetesën vëllazërore.

Lisi i Mirë i Shenjtë në Korien e Vjetër të Zotit, në Luadhe nën Shkëmbin Kamnik bashkë me tufën e pëllumbave që fluturonte si re mbi Izvore mbaheshin të shenjtë prej paraardhësve tanë. Trashëgimia kulturore dhe shpirtërore e gjyshër katragjyshërve tanë e solli në ditët tona për provë dhe ADN të identitetit kombëtar si populli më i lashtë në Europë dhe tempull i lashtë besimi.

Lisin e Mirë që na ka bekuar në mijra vite do tua lëmë trashëgimi brezave si orakull të veçantë të njerëzimit që simbolizon Perëndeshën Pellazgo-Ilire Dodonë. Ai jepte porosi me simbole si orakulli i Amonit në Libi. Profetët fluturimet e veçanta të pëllumbave duke i vështruar profetizonin. 200 pëllumbat që fluturonin si re mbi Izvore qëndronin te mekami i Shkëmbit të Larmë. Ata janë zhdukur nga keqbërës a janë larguar për mungesë ushqimi se nuk mbillen drithëra.

Vendbanimi i lashtë Dodonë, historia universale e njerëzimit e gjithëkërkuar nga Akademitë e Shkencave më prestigjoze nuk ka qenë zbuluar për faktin se sllavët ndërruan çdo emërtim. Gërmimet arkeologjike në Kamnik në vitet 1968-1970 provuan një vendbanim të rrallë e të jashtëzakonshëm me objekte e fenomene të pa gjetura në Europë por nuk arritën të përcaktonin kush vendbanim i lashtë është Kamniku i lënë jashtë çdo vëmendjeje. Ai u zbulua falë Lisit Mirë.

Inferioriteti ndaj paraardhësve tanë është i dëmshëm. Ata kanë kontribut të vyer që në ngjizje të njerëzimit dhe kanë origjinën hyjnitë e para. Qytetërimin e lashtë ta gjykojmë në kohën kur ende në botë jetonin majmunë e jo me arritjet e sotme të teknologjisë. Lisi ka qenë simbol lapidar në lashtësi dhe tek ne orakull i rëndësishëm. Homazh paraardhësve tanë që e sollën simbolin kyç Dodonë në ditët tona dhe ne ta trashëgojmë ndër breza të pa cenuar e tjetërsuar.

Nuk ka ekzistuar asnjë toponim për emrin e vendbanimit të lashtë. Monumenti gjigand mijëvjeçar natyror e shpirtëror i masakruar në 1967 si objekt i rrallë shenjtërimi fetar është dëshmitari okular për të zbardhur të vërtetën e pakontestueshme të Dodonës pellazge-ilire. Ai po të mos ish masakruar do të fliste vetë se asnjë shkrimtar nuk e përshkruan dot si ka qenë.

Diktatura prehu lisat por nuk e shkuli dot rrënjën e Lisit të Mirë dhe të besimit shpirtëror që u ndrydh për 23 vite. Ardhja e demokracisë ringjalli tre lisa që hedhin shtat në orakullin e Lisit të Mirë të Shenjtë. Rrënja e Lisit të Mirë të Shenjtë është mezar i tyrbes të ngritur në atë vend që bëhen dy objekte kulti, Lisi i Shenjtë, simboli kyç Dodonë dhe tyrbja në rrënjën e Lisit Mirë.

Lisi i përket njerëzimit dhe të gjithë besimeve shpirtërore si orakull dhe objekt kulti i rrallë i veçantë e i vetëm me origjinë përtej religjioneve. Tyrbja që ka për mezar rrënjën e lisit të Mirë është e veçantë nga mijra të tjera por është objekt kulti bektashian që ka lindur në shek. XIII-XIV. Argumenti i jep të drejtë shumicës që besojnë në shenjtërimin e veçantë të vetë lisit.

Lisi i Mirë mijëvjeçar që flasin për më shumë por një e njëqind a një pa njëqind ish monument natyror që diktatura nuk e kurseu se përfaqësonte shenjtërim. PP dërgoi ushtarë, etj për ta prerë se rinia e fshatit nuk vinte dorë. Trungun nuk e pushtonin dot dy burra dhe degët që i afroheshin tokës e ngriheshin lart drejt qiellit dhe perëndisë i kalonin trashësinë 60 cm.

Kurora anësore e zhvilluar si të ish stolisur me dorë mbulonte një territor 300-400 m2. Perlë e mrekullish si lider në mesin e kories së Vjetër të Zotit e rrethuar me livadhe me lule shumë dhe i populluar me pëllumba të shenjtë, bilbila e kanarina që gumëzhinin cicërima zogjsh të cilët nuk prekeshin. Lisi nuk është dru i përjetshëm. Përjetësinë e ka orakulli i Kories së Vjetër të Zotit që shkruhet dhe në pronat e vjetra të Luadheve që rreth tij kanë qenë 10 pronarë.

Bukurinë natyrore përrallore e magjepsëse me shfaqjen e Zotit e masakruan pa mëshirë në vitin 1967 se gurgullonte shenjtërim. Ai nuk ish reaksionar e nuk bënte propagandë kundër diktaturës që nuk i falet se dhunoi një monument të rrallë dhe dhuratë e Perëndisë për kombin.

Fërshëllimat profetike të degëve e gjetheve me fuqi hipnotizuese ku pleksej në një trup të vetëm qiellorja e tokësorja, shpirtërorja e materialja, realja e gjuha e Perëndisë, tradita dhe trashëgimia kulturore shpirtërore harmonizoheshin në përmendoren e Lisit të Mirë të Shenjtë që injoranca komuniste nuk e kurseu si monument natyror prej lashtësisë.

Ansambli i lisave në afreskun magjik, bilbila e kanarina, foleja e të dashuruarve, besimtarë e pëllumba humbën lirinë e fjalës dhe të këngës. Zogjtë morën arratinë, kurse besimtarët me pikëllimin në zemër i kërkonin falje Perëndisë që nuk mundën ta ndalnin dhunimin e tempullit të cilin nuk ja u shkulën dot nga shpirti dhe natën ndiznin qiri e bënin falje në fshehtësi. 

Feja dhe besimi i forcave të mbinatyrshme lindi në lashtësinë e thellë te pellazgët dhe ilirët. Kamniku ka rreth njëzet vende të shenjta nga të gjitha epokat historike pagane, kristiane dhe islame por i gjithë fshati lutjet e faljet i kryen kryesisht te Lisi i Mirë, simboli kyç Dodonë dhe dëshmitari okular i historisë së vendbanimit të lashtë, qendra e pellazgëve.

Vlerësimi i Orakullit të Lisit të Mirë të Shenjtë është kryesisht historik mbasi është dëshmitar okular i vendbanimit të lashtë Dodonë, qendrës universale të njerëzimit. Dodona nuk dihej si vendndodhje por dhe pakë njihet si histori. Fatkeqësisht i panjohur përtej Kamnikut është dhe Lisi i Mirë që për 200 m rrugë nën shkëmb nuk frekuentohet një e veçantë e njerëzimit.

Orakulli i Dodonës në një pyll me lisa që mbahej i shenjtë dhe i banuar nga pëllumba që mbaheshin të shenjtë i transferuar prej Stokusës rreth shekullit XIV-XIII p.Krishtit. Ai është ndër orakujt më të përmendur në Mitologji. Dodona dhe Lisi ishin qendra e pellazgëve, dy ngjarje të lashta të mëdha që duhen promovuar se janë të panjohura nga publiku i gjerë.

Lisi i Mirë frekuentohet në 365 ditë të vitit. Fshati ka dy data pelegrinazhi që ndahen mes tyre. Kryegjyshata Botërore Bektashiane për ta unifikuar në një datë ka vendosur dt shtatë gusht që simbolizon shumë shtata mitologjike. Organizimi i sivjelëm sa më i mirë është gjysma e punës. Salltanetet do rregullohen me kohë por sakrifica për Perëndinë nuk duhet të mungojë.

Lisi i Mirë i përket të gjitha besimeve ndaj e gjejmë simbol kultesh kristiane e islame, varresh e ngjarjesh për të cilin në vëllimin e dytë do radhis shumë lisa simbole. Të tillë ka të tjerë në Kamnik por Lisi i Mirë i Shenjtë është simboli kyç i qytetit të Perëndisë Dodonë i shquar për tempullin mëmë Dodonë, më të lashtë mbi Dhe në rrënojat e Shkëmbit të Larmë Kamnik.

Vlerësimi historik i Lisit të Mirë dhe tempullit Dodonë është objekt i akademikëve e teologëve. Pelegrinazhi më shtatë gusht është vazhdimësi më e organizuar e traditës së të parëve tanë. Ata lutjet e faljet i bënin gjithmonë te Lisi i Mirë. Frekuentimi masivisht kërkon disa masa e zgjidhje për ta vizituar guidat turistike për të cilat duhet angazhim nga institucionet përkatëse.

Çarja dyqind metro rrugë nën shkëmb kërkon një investim modest. Atje të vejë energjia elektrike dhe ujët e pishëm nga një largësi rreth 200 m. Sensibilizimi i komunitetit duhet mbasi pensionistët rezidencialë do ta kenë të vështirë të ulen se moshat aktive janë larguar nga fshati.

Salltanetet do të bëhen dora dorës. Ju bëj apel të marrin pjesë nga zona e gjithë Kolonja se nuk i përket vetëm Kamnikut por shumë më gjerë. Sakrifica e një dite historike për identitetin kombëtar dhe perëndinë do të na kthehet shumëfish në të ardhmen.

Historia e Kamnikut është aq e madhe sa nuk mund ta imagjinoni dot. Ajo po merr dhenë dhe të mira do të sjellë. Dashtë Zoti të bjerë në vesh te patriotit e filantropit z. Bexhet Pacolli i cili e ka fuqinë ekonomike e shpirtërore që ta kthejë në atraksion të shenjtë historik e turistik. Ftesa u shkon të gjithë njerëzve të devotshëm të perëndisë, të kontribuojnë dhe marrin bekimin e Saj.

Nëna e Madhe Dodonë dhe simbolet e saj na dhanë sinjale pozitive. Asnjë lëvizje tektonike nuk pati në njëzet ditë që BE reflektoi dhe çeli negociatat. “Zoti e bekoftë Shqipërinë e shqiptarët”. Lutja nuk është slogan por realitet i prekshëm. Zoti ja u tha evropianëve të çelin negociatat e ta bëjnë pjesë të saj kombin arian shqiptar të Dodonës Pellazgjike-Ilire që ish në krye të Europës.

Përjetësi Lisit të Mirë të Shenjtë, simboli kyçi Nënës së Madhe Dodonë. Zoti përpara e ne pas ta ringrejmë Shqipërinë denjësisht në krah të popujve më të përparuar. Faleminderit!