BREAKING NEWS

Ja dosja e re që rrezikon Edi Ramën, marrëdhënia me kinezin Patric HO që i hapi ekspozitë dhe pazaret Duçka-McGonigal me biznesmenin e goditur nga SHBA

Ja dosja e re që rrezikon Edi Ramën, marrëdhënia me kinezin
x
BREAKING NEWS

“Senatorët” e PS i dalin kundër Edi Ramës për tradhtinë ndaj Kosovës dhe lojërat me serbët, lëvizja kundër Albin Kurtit e dyshimtë, kërkojnë mbështetje për kryeministrin kosovar

“Senatorët” e PS i dalin kundër Edi Ramës për
x
BREAKING NEWS

Ja prapaskenat që po luan Edi Rama me qarqet serbe për të futur KFOR në Veri të Kosovës dhe për të nxjerrë jashtë loje shtetin kosovar, skenar për ndërrimin e territoreve

Ja prapaskenat që po luan Edi Rama me qarqet serbe për të futur
x
BREAKING NEWS

Një dëshmitar i ri mund të zbarkojë në SPAK për të fundosur Shkëlzenin, ja informacionet “përvëluese”  që ka për djalin e Berishës që e implikojnë në aferën e “Gërdecit”, nga takimi në zyrë me një mafioz, tek gabimi i madh që i kushtoi jetën Kosta Treb...

Një dëshmitar i ri mund të zbarkojë në SPAK për
x
BREAKING NEWS

“Bomba” e Spartak Brahos: SPAK do fundosë një tjetër ministër, ja pse Sali Berisha sulmon Prokurorinë e Posaçme dhe kush është politikani që pritet të zëvendësojë Edi Ramën në krye të PS

“Bomba” e Spartak Brahos: SPAK do fundosë një tjetër
x
BREAKING NEWS

Gazetari gjerman ironizon Ramën: Kryeministri më i mirë që ka pasur Serbia që nga koha e Nikola Pashiç

Gazetari gjerman ironizon Ramën: Kryeministri më i mirë që
x
BREAKING NEWS

Universiteti i Tiranës në top listën e 30 universiteteve më të mira në Shqipëri

Universiteti i Tiranës në top listën e 30 universiteteve më
x
BREAKING NEWS

Britanikët i tregojnë prangat Sali Berishës, ambasadori King Smith kërkon të nisë hetimi penal ndaj të korruptuarve, thirrje autoriteteve të vihen në lëvizje për vendimet e Londrës

Britanikët i tregojnë prangat Sali Berishës, ambasadori King
x

Opinion / Editorial

Pengu i pengjeve...

Pengu i pengjeve...

I ndodhur përballë ekranit, gishtat trazonin butonat, a thua se ata ishin fajtorë të gjendjes së trazuar. Kudo shfaqej e njëjta fytyrë, i njëjti tekst dhe zëri që sillej e pështillej rreth fjalëve të ndara në rrokje, a thua se lexuesi vinte nga bangat, ku mësohej alfabeti. Ndoshta teksti i përsëritur, si një ditë një tjetër, jo vetëm në stil, por dhe në përmbajtje e liderit të rithemelimit që hipte dhe zbriste podiumet e ekranit, me të gjitha gjasat, po i ngjallte bezdi ose në atë strumbullar silleshin e pështilleshin e shumë të tjerë lidera, dytësorë e tretësorë, pa zbuluar ndonjë gjë të re e cila të ishte në shërbim të njerëzve. Kudo flitej për korrupsionin, i cili lartësohej si një mal i rëndë, pesha e të cilit binte mbi shpatullat e popullit. Në çast me kaloi ''Recital i Malësorit'' i Migjenit me vargun ''O, si nuk kam një grusht të fortë, t'i bij m'u në zemër malit që s''bëzan''....Po ç'mal zeza thuaj!? Ç'kohë Migjeniane thuaj !? Kur dhe vetë Migjeni do të kishte reshtur penën së shkruari, sepse ka vdekur çdo lloj idealizmi, çdo lloj morali.... Më e keqja e të keqes, se amoraliteti shitet nëpër ekrane si vizion i kohës dhe, apelon për grushta që të rrëzojnë trinomin; Rama- Doshi -Basha. Lideri i kthyer në një peng të kryeministrit, tani po kthehet në një peng, i peng marrësve të Ramës. E gjithë kjo vorbull mediatike, bëhet vetëm e vetëm për t'i shpëtuar pengmarrjes nga ''non grata'', dara e së cilës sa vjen e shtrëngon lakun sepse, ata që kanë çengelat, as mund të shiten, e as mund të blihen. Nuk ka dyshim se e gjithë shpresa e shpresë vdekurve, ngjalljen do t'ua japin negociatat, me sekretarin ''Bardhi ''i rënë me kohë e me vakt nga viku, sepse nuk është në gjendje të krijojë një koherencë me veten, nga se egoja e pushtetit, e bën të shëtisë sa në një krah tek tjetri i partisë, duke tundur e shkundur vulën e cila më në fund “Kuvendi Kombëtar” i PD - ia, lidhi duart përmes zgjidhjes sekretar, të njeriut që nuk luan me dy porta. I mbetur penga i anatemimeve, kryetari i rithemelimit edhe atëhere kur shfaqet në ekran, për t'i shprehur shërim të shpejtë ish kryeministrit, i vetmi në historinë e kombit i burgosur politik nga i keqardhuri sot, me të vetmin qëllim, gjetja e mundësisë për të anatemuar kryeministrin për dekorimin dhe vlerësimin që i bën liderit historik të së majtës Nano, që vërtet ka bërë historinë e socialistëve. Apo çështjen Beleri, e quan të burgosur politik ''vetëm e vetëm, të shfrytëzojë rastin, ta anatemojë drejtësinë edhe kur është i vetëdijshëm, për revanshet nacionaliste të fqinjve, të cilat në jo pak raste, janë bërë pengesa në ecuritë e kombit, ashtu si sot, dalin haptazi për veton e futjes së Shqipërisë në BE. Pengu i anatemimeve të ndërsjella me sekretarin Bardhi, ka qenë dhe mbetet peng i demokracisë, por më tepër se kurrë sot është bërë pengmarrës i së djathtës, duke u kthyer në pengun më të madh, i cili e ka futur PD-në një qerthull vicioz, me anatemime pengu trinomësh; Rama _Doshi _ Basha, nga se nuk ngreh dot kauza, për të sjellë alternative, përmes së cilave të rrëzojë kundërshtarët politikë. Tani pengut ''të pengjeve'' nuk i mbetet tjetër veçse të marrë peng sheshet, për të rrëzuar pengmarrësit, të cilët duke e marrë peng, i kanë mbyllur të gjitha shtigjet e të bërit politikë, duke u kthyer thjesht në një recitues esesh nëpër ekrane, realizimi i një dëshire të rinisë së hershme, sikundër është shprehur dhe vetë se: “në se nuk bëhej politikan, me siguri shkrimtarllëku do ta ngjitet në majat e artit”. Me sa duket është iluzioni i majave, ai që e nxit mbasi ka qullosur politikën, duke e futur atë nëpër thekra pa bukë, zbut shpirtin e tij me esetë e shkruara, të cilat nuk u ndahen fjalëve kyç; Rama - Doshi - Pasha, inovacioni i dalë kohët e fundit, si zbulimi më i madh i njeriut dixhital, për të hedhur njerëzit tashmë në termin e ndrequr, jo revolucion si marrës i pushtetit me dhunë, por paqësisht me mitingje. Mundësia e vetme, që i ka mbetur për ta mbajtur ende varur atë grusht elektorati që lot, si macja me miun, për ta hedhur nëpër sheshe, për të rrëzuar “kokrrat e krimit”, të krijojë qeverinë teknike dhe të futet në zgjedhje sepse, me kartën e djegur të revolucioneve, i mbeti shara në gozhdë, për të përmbysur qeverinë e krimit, e cila me votë nuk lot nga istikami. Mbasi u ka renditur, në takimin e së premtes gazetarëve, një enumeracion të pafund mënyra vjedhjesh të votave, në zgjedhjet e 14 Majit, dhe pamundësinë për ta rrëzuar me votë, shqiptarëve u ka zbuluar më në fund, se “vjedhja nuk është fitore”. Të bëhet peng njeriu i dashuruar me vetveten më shumë se një narcist, aq sa edhe atë që njerëzit e shohin me figurë e me zë, siç janë zgjedhjet, të cilat pa dyshim janë të frustruara nga manipulimet, por ky s'është zbulim, por një gangrenë e marrjes së pushtetit qysh në fillesat e demokracisë, e ngritur mbi themelet vjedhjes e të manipulimit të elektoratit, vota e të cilit është deformuar që në krye të herës, pikërisht nga lideri i rithemelimit që sot ngreh zërin në qiell, për vjedhje votash e krijimit të qeverie teknike, a thua se shqiptarët se provuan me opozitën e Bashësh, i mbështetur nga lidershipi që sot, bën të ndershmin dhe fton shqiptarët për ta rrëzuar kryeministrin. S'pi pilafi më ujë, me kauza të dalur boje, të cilat kanë marrë peng liderin, pa as më të voglin vizion që prodhon alternativa në interes të ecjes përpara të zhvillimit e prosperitetit të një shoqërie demokratike. Rithemeluesi, është kthyer në pengmarrësin më të madh të demokracisë, përmes pengut të ''pengjeve''. Nuk ka shqiptar sot, të mos e kuptojë se pengu i të ashtu quajtur ''pengje të kryeministrit '', është pikërisht kryetari i rithemelimit i cili duke marrë peng të djathtën, shtyn mandatin e tij politik, me vetëdijen e plotë të dështimit, duke zgjatur kështu ditët e pushtetit të kryeministrit, i cili lufton për të realizuar reformat e caktuar nga ''Brukseli'', për të kapur trenin e futjes në BE, më 2030 siç dhe deklaroi nga ''Samiti'' kryekomisinieri i Këshillit evropian, Borrel. I mbetur peng i anatemimeve të trinomit; Rama-Doshi-Basha, kryetari i rithemelimit është kthyer në një peng i verbuar që s'ka asnjë lidhje me interesat e popullit, veçse shërbimit të interesave të veta dhe klanit të pushtetarëve të rënë nga vakti. Mbase ''Kuvendi Kombëtar'' i PD-së i dy shtatorit do të bëjë të djathtët, t'i thërrasin mendjes, për të braktisur, pengun e ''pengjeve'' të anatemimeve dhe t'i futen rrugës së alternativave që prodhojnë kauza që frymëzojnë elektoratin për t'u bashkuar, për t'u kthyer në pushtet, përmes formave demokratike. Koha e marrjes së pushtetit përmes anatemimeve ka vdekur, por me sa duket rithemeluesit ora i ka mbetur në vitet 90, ku hakmarrja ndaj regjimit ishte pa anë e fund, nga se shqiptarëve u kishte vajtur shpirti në majë të hundës, nga varfëria, diktatura e diktatori. Tani njerëzit kërkojnë alternativa që sjellin ndryshime dhe jo pengun e ''pengjeve'' të anatemimeve.