Kërko Për

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS Lajme nga Shqiperia, Kosova, Rajoni dhe Bota, Politike, Kronike, Aktualitet, Dossier, Kulture, Sport

Pensionistët, në kufijtë e mbijetesës!

Postuar: 13/03/2018 - 08:56

Gjendja social ekonomike e pensionistëve është alarmante dhe jashtëzakonisht serioze e problematike. Ka gati tre dekada që pensionistët përpëliten në vorbullën e skamjes, varfërisë, mjerimit, nënvleftësimit, shpërfilljes dhe poshtërimit nga pushtetarët e papërgjegjshëm të të dy krahëve, të cilët kanë menduar vetëm për të mbushur xhepat dhe kënaqur interesat e tyre e të klaneve të tyre.

Kujtoj me dëshpërim e me keqardhje të dhimbshme se në këto afro tre dekada tranzicion janë ngritur pagat e deputetëve, të ministrave, zyrtarëve të lartë të institucioneve e të administratës qendrore e lokale, të infermierëve, mjekëve dhe arsimtarëve ndërsa për rritjen e pensioneve të pleqërisë askush nuk është kujtuar dhe as që ka ndërmend që të kujtohet fakt i pakundërshtueshëm që nuk është aspak normal, human dhe njerëzor. Edhe në rastet kur kanë bërë sikur i kanë ngritur 2-3% ky ka qenë thjesht dhe vetëm indeksim i çmimeve dhe asgjë më tepër por paradoksi për mbi çdo paradoks dhe absurditeti qëndron në faktin e pamohueshëm se raporti i pagave midis deputetëve, ministrave e zyrtarëve të lartë në rang kryebashkiaku apo drejtor institucionesh shkon 1 me 20 deri 30 herë në favor të deputetëve, ministrave apo drejtuesve të tjerë të lartë të institucioneve shtetërore dhe atyre lokale.

Është me të vërtetë e pabesueshme se si shpërfillet në mënyrë të paskrupullt kjo shtresë e nderuar dhe respektuar e shoqërisë tonë, kjo shtresë aq fisnike dhe punëtore ku mjaft vepra gjigande industrial si hidrocentralet, fabrikat, uzinat, komplekset industrial, ndërtimet bonifikuese, tharja e kënetave, rafineritë etj. mbajnë vulën, djersën, mundin, këmbënguljen dhe sakrificat e tyre kudo e kurdoherë anë e mbanë atdheut. Madje nga hidrocentralet e ndërtuar prej tyre edhe sot e mbas 50 vitesh ndriçohet tej e mbanë Shqipëria madje prej eksportit të energjisë elektrike përfitohen shuma të konsiderueshme valute që në jo pak raste me to abuzohet në mënyrën më skandaloze nga pushtetarë të korruptuar e të papërgjegjshëm. Më duhet ta nënvizoj me tërë forcën e mendjes, të shpirtit e të zemrës e ta ngre zërin në kupë të qiellit se pensionistët nuk mund të presin vite apo periudha elektorale që t’u ngrihen ato të mjera pensione pasi gjendja e tyre aktualisht është në kufijtë e emergjencës, ata janë gati të japin sinjalin “SOS” dhe kësaj as më shumë e as më pak i thonë të vdesësh duke pritur. Është një fakt tepër sinjikativ dhe po kaq shqetësues se shumica e pensionistëve mbi 70 vjeç vuajnë nga më shumë se 5-6 sëmundje nga të cilat vetëm 2 prej tyre diabeti dhe tensioni iu rimbursohen ilaçet nga shteti ndërsa ilaçet për diagnozat e tjera përballohen nga fëmijët e pensionistëve pasi vetë pensionistët nuk munden.

Por natyrshëm lind pyetja si i bëhet hallit në rastet kur një pensionist ka nevojë për një skaner apo për më keq akoma, kur ka nevojë për një ndërhyrje kirurgjikale apo për të blerë disa ilaçe tepër tepër të shtrenjta për një pensionist, që merr vetëm 12 000 apo 13 000 lekë të reja. Pa folur për çmimet që janë tepër të shtrenjta e që pësojnë ngritje galopante e të përballueshme për fatkeqët pensionistë.

E megjithatë ata janë të parët dhe më korrektët në shlyerjen e detyrimeve financiare ndaj shtetit çka është një arsye dhe një detyrim e obligim edhe më shumë për të menduar seriozisht për këtë shtresë dinjitoze e në nevojë imediate dhe mjaft emergjente mbase ndonjë të enjte parlamentare deputetët do ta gjykojnë si të nevojshme madje mjaft të domosdoshme që të diskutohet në një seancë të posaçme për pensionet e pensionistëve pasi ato po vazhdojnë të provojnë varfërinë dhe po kalojnë një situatë ekonomike financiare në kufijtë e mbijetesës.

Prandaj politika dhe sidomos qeveria t’i hapë mirë sytë dhe veshët e të mendojë urgjentisht për përmirësimin e situatës financiare të pensionistëve. Nga Pali NITO 

 

/Agjensia e Lajmeve Sot News/

Na Beni Like Ne Facebook: 
Total votes: 32

Lajme nga e njejta kategori

Postuar: 19/09/2018 - 07:25

Përmbysja e pushtetit të Demokracisë Popullore, që u ligjërua pas zgjedhjeve farsë të 22 marsit 1992, kur në pushtet erdhën forcat e djathta të prira nga komunisti antikomunist Sali Berisha, shumë shqiptarë naivë patë

Postuar: 19/09/2018 - 07:23

Kur popullata çame erdhi e detyruar në Shqipëri për t’i shpëtuar vrasjeve dhe masakrave të

Postuar: 19/09/2018 - 07:22

Në rrethet normale, secili prej nesh do t'i gëzoheshim liberalizimit të vizave, gjegjësisht l

Postuar: 18/09/2018 - 07:22

Sa herë vjen ndonjë "Konferencë Peze" dhe sigurisht dalin nostalgjikët e Enverit, Parti

Postuar: 18/09/2018 - 07:19

Ndryshe nga trajtimet e mëparshme, jo të pakta, në lidhje me zbatimin e ligjit, ku është shkruar

Postuar: 18/09/2018 - 07:15

Askush tek ne nuk i shpëton dot politikës.

Postuar: 16/09/2018 - 07:50

Si qytetar i zakonshëm por edhe si vëzhgues i kujdesshëm në kuadrin e gjithë jetës të shoqërisë t