BREAKING NEWS

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në Gërdec, prokurorët pritet të marrin në duar faktet nga Drejtësia Amerikane, nisen letër-porositë në SHBA, informacione do të merren edhe për Patrick Henryn, ja lidhja e tij me Delijorgjin dhe S...

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në
x
BREAKING NEWS

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes së spiunit të Ilir Metajt, presim që ‘shiringa me ujë deti’ që u injektoi zyrtari i lartë i DASH prokurorëve të SPAK të sjellë arrestimin e ‘peshave të rënda’

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes
x
BREAKING NEWS

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për votimin pa kuorum të ligjit për Investimet Strategjike, ja si u shkallmua Kushtetuta nga mazhoranca, zbardhet mashtrimi

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për
x
BREAKING NEWS

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj që sfidon “ujqërit” e vjetër në politikë, banesë 200 mijë euro, 11 llogari bankare, fitime marramendëse nga qeratë, 180 mijë euro shitje pasurish, si i ka justifikuar milionat nga puna si emigrant,...

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj
x
BREAKING NEWS

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian Allajbeut dhe Vilma Nushit, vjedhjet me “Hemodializën”, “Check Up”-in, “Laboratorët” dhe “Sterilizimin” janë të faktuara, priten arrestimet nga SPAK

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian
x
BREAKING NEWS

Rama-Berisha ngrenë komision për të shkatërruar SPAK dhe Reformën në Drejtësi, ja pazaret e reja të “non-gratës” me kryeministrin për të bllokuar arrestimet

Rama-Berisha ngrenë komision për të shkatërruar SPAK dhe
x
BREAKING NEWS

Plas skandali i Portit të Vlorës, ja si iu falën Samir Manes 57 mijë metra katror tokë, të implikuar 2 ministra, SPAK merr në dorëzim padinë për megaoligarkun e qeverisë

Plas skandali i Portit të Vlorës, ja si iu falën Samir Manes 57
x
BREAKING NEWS

Gazetarja e njohur paralajmëron arrestime të bujshme në ditët në vijim, ja disa nga dosjet “përvëluese” që po heton SPAK dhe skema që ndoqën agjentët e BKH për të arrestuar Jorgo Goron, kryebashkiaku në detyrë i Himarës u përgjua 4 muaj rresht me metod...

Gazetarja e njohur paralajmëron arrestime të bujshme në
x

Opinion / Editorial

Për ata që bërtasin me krenari boshe: O sa mirë me qenë shqiptar!

Për ata që bërtasin me krenari boshe: O sa mirë me qenë

Tek po jepej një lajm në TV, se në Bulevardin e Ri të Tiranës, ishin vjedhur konstruksionet metalike që përdoreshin si ndarëse të rrugës për këmbësorë nga lulishtet, një fqinji im me të cilën pimë kafen e mbrëmjes, u shpreh menjëherë : “S’ke ç’thua, shqiptar hesapi! Nuk bëhet më njeri shqiptari, jo. Si, ore lamë nam në gjithë botën?! Ishim e mbetëm po kafshë ne shqiptarët”. Duke e dëgjuar shpesh herë përçmimin “se shqiptarët lanë nam nëpër botë” e se “nuk bëhet më Shqipëria”, ia vlente të ndalesha e të debatoja me fqinjin tim. “Kjo vjedhje, ashtu si dhe mjaft të tjera, janë gjest shumë i ulët - i thashë - dhe duhen ndëshkuar, por ama jo të përgjithësojmë e të njollosim gjithë shqiptarët me mendjelehtësi. Ti je tifoz futbolli -vazhdova- dhe sa herë të kam dëgjuar tek ulëret në stadium, kur luajnë skuadra të huaja: O sa mirë me qenë shqiptar, ohe, ohe”! Si ti kam dëgjuar dhe shumë të tjerë në stadiume, apo ku zhvillohen aktivitete me karakter ndërkombëtar, që ngrenë lart me gjithë fuqitë e shpirtit emrin e bukur shqiptar.

Kurse sa të ndeshemi me një veprim të shëmtuar, shumëzojmë me zero gjithçka pozitive që kemi e pa u thelluar blafsemojmë: ”U shoftë raca jonë! Sa të poshtër jemi ne shqiptarët”! Pra e përçmojmë emrin shqiptar, duke ofenduar e poshtëruar kështu vetveten. “Shqiptari ka një histori të madhërishme, kemi veti e tradita të vyera, për të cilat kemi pse krenohemi. Një ndër vetitë më të vyera të tij është solidariteti, ndjenja humanitare për njëri-tjetrin. Edhe kur ka bredhur rrugëve të botës si lypsar, edhe kur ka qenë para plumbit e litarit, shqiptari i vërtetë ka deklamuar se e do bashkatdhetarin si veten e vdes për vendin e tij. Para çdo vështirësie e presioni, ai qenien shqiptar nuk e ka mohuar kurrë. Është kjo veti që na ka mbajtur të gjallë gjatë shekujve. Kjo u duk edhe këto ditë, kur ra tërmeti. Por vitet e fundit, krenaria e të qenit shqiptar dhe humanizmi mes njëri-tjetrit. Në disproporcionalitetin e thellë ekonomik, ku disa vuajnë për bukën e gojës, e të tjerë notojnë në luks, ka mjaft që nuk duan t’ia dinë për hallet e komshiut apo bashkëqytetarit të tij. Doja të përmendja disa raste anti-humane edhe nga tragjedia që shkaktoi tërmeti 26 nëntorit, ku edhe pse përgjithësisht shkëlqeu solidariteti, nuk duhen anashkaluar.

1. Në ditët tragjike kur shumica mundohej ta ringrinte jetën nga gërmadhat, disa elementë gjetën kohën për të spekuluar. Pati hajdutë që shfrytëzuan rastin e vodhën banesat e boshatisura nga banorët e tronditur, që i lanë ashtu të shkatërruara, e përpiqeshin për të gjetur një strehë ku të fusnin kokën. Shumë e turpshme. Dhe kjo nuk kishte asgjë të përbashkët me vetitë e mira të shqiptarit. Ishte tragjikomike, ku disa hiqnin kafshatën e tyre e ndihmonin njerëzit në fatkeqësi, kurse njerëz pa moral shfrytëzonin rastin e u vidhnin edhe atë pasuri të paktë që u shpëtoi pa dëmtuar. 2. Kryeministri me qeverinë mori të gjitha masat e nevojshme e bëri gjithçka që mund të bëhej në atë situatë tepër të vështirë, për tu ardhur në ndihmë të të dëmtuarve, kurse të tjerë, edhe një pjesë e opozitës dhe e medias, shfrytëzuan rastin për të shprehur mllefet e tyre, filluan të shajnë e shpifin, madje u dhanë edhe emisione të veçanta në media, duke e vulgarizuar situatën “me një qen që lehte kundër ekipit qeveritar”, apo me një burrë “që i kishte humbur gruaja”.

Pra disa shqiptarë e gjetën tamam kohën, për të bërë politikë e debate televizive me dramën e shqiptarëve të tjerë hallexhinj. 3. U strehuan fillimisht qindra banorë në hotele, por disa pronarë u përpoqën dhe i kthyen ato në burime fitimi, duke spekuluar me fatkeqësinë e vëllezërve të dëmtuar. Biles disa edhe i nxorën nga hotelet edhe pse qeveria kishte nxjerrë vendimet përkatëse për kompensimin e vlerës së fitimit të humbur. 4. Shumë qytetarë, në Durrës e Tiranë, që kishin dhoma të tepërta i lëshuan ato me qera për të pastrehët. Por disa pronarë të këtyre banesave, në vend që të jepnin edhe dhoma falas, ose t’i dhuronin ato me qera modeste, bënë të kundërtën, shfrytëzuan rastin dhe i dyfishuan vlerat e qirave. “E kisha të afërmin tim, por ishim edhe fqinj me njërin që kishte dhoma të tepërta, - na tregonte një me banim në Kombinat. Më ftoi vetë fillimisht për strehim falas. Po kur i tregova për bonusin që më jepte shteti, ai pasi më futi brenda në shtëpi e rriti qeranë gati dyfishin e bonusit. 5. Pati shumë shqiptarë brenda dhe jashtë vendit që dhuruan ndihma e para me gjithë shpirt, por pati edhe që nuk dhuruan fare, gjë që ka të bëjë me ndërgjegjen. Por më keq ishte, kur në situatën e krijuar, disa abuzuan duke vjedhur e shpërdoruar këto ndihma materiale e para të dhuruara.

Të tjerë u paraqitën në radhë si “të dëmtuar”, me dokumenta false, duke prekur racionin e atyre hallexhinjve që kishin mbetur në rrugë të madhe. Madje spekulantë të tillë bënë edhe denoncime në media, se ishin “harruar e shpërfillur nga shteti”! Poshtërsia qe më e madhe, kur qeveria komunikoi vendimin se ata që do ta ndërtonin vetë shtëpinë do t’i ndihmonte financiarisht, pati disa të babëzitur që filluan t’i dëmtojnë vetë banesat e tyre, që të përfitonin padrejtësisht nga shteti, duke mos u dhembur fare për vëllezërit e tjerë fatkeqë që ishin në qiell të hapur. Nëse e duam vërtet Shqipërinë e njëri-tjetrin dhe e kemi për nder që mbajmë emrin shqiptar, këtë duhet ta tregojmë të gjithë kurdoherë e sidomos kur jemi në ditë të vështira. Mungesën e vetive dhe të kulturës shqiptare i tregojnë edhe disa të rinj që kanë marrë udhët e botës si refugjatë. Ata jo vetëm nuk sillen mirë me vendasit, duke i vjedhur, dëmtuar, dhunuar e madje edhe duke vrarë në disa raste, por këto sjellje egërsirash i përdorin edhe ndaj njëri-tjetrit. Kështu disa nga këta emigrant e përdhosin emrin e Shqipërisë, duke e detyruar ndonjë shtet që të diskutojë heqjen e vizave për gjithë shqiptarët.

Ndoshta ata që brohorasin paradite “O sa mirë me qenë shqiptar”, mbasdite kërkonin të spekulonin më shumë në kurriz të shqiptarit hallexhi. Shembuj negativë të shqiptarëve të pandershëm ka, si kudo në botë, por duhet bërë diferencimi me shumicën që vepron e sillet mirë, duke ndëshkuar shqiptarin e keq. Është një që vjedh, por dhjetë të tjerë të ndershëm që e shohin atë, duhet të ndërhyjnë e të kërkojnë ndëshkimin e tij, e jo të fajësojnë tërë kombin: “S’bëhet më Shqipëria, nuk ndreqet më shqiptari”.

Manifeston njeri një sjellje të shëmtuar, luan bixhoz, është i dhënë pas pijeve alkoolike, apo hedh mbeturinat vend e pa vend, nuk është e drejtë që menjëherë sehirxhinjtë të përgjithësojnë: “Jemi kombi keq ne shqiptarët. Ne nuk na gjendet karari asnjëherë. Kemi marrë fund”! Por kur ne vetëdeklarohemi të këqij, nga kush presim të na vlerësojë?! Kemi varfëri, vërtet ka halle e mosrealizime, ashtu siç ka mjaft gabime edhe qeverisja, siç ndodh edhe në vende të tjera, por ama jo menjëherë të shprehet nihilizmi: “Ëhë, është e kotë me qëndruar këtu, s’bëhet më ky vend”! Nuk është braktisja e vendit tënd zgjidhja. Të keqen ta luftojmë bashkërisht dhe të mirën ta ndërtojmë bashkërisht, po këtu, në këtë vend që quhet Shqipëri. “Atdheu është atdhe, bile edhe kur të vret”, thoshte Mitrush Kuteli. “Do jemi këtu në këtë vend –shprehej ai- deri sa mali të bëhet hi dhe hiri mal përsëri”.