BREAKING NEWS

Partia Demokratike në zi, ndërron jetë funksionari demokrat, deputetja ndan lajmin e hidhur (EMRI+FOTO)

Partia Demokratike në zi, ndërron jetë funksionari demokrat,
x
BREAKING NEWS

Ja planet e dhunshme të Berishës për të marrë PD, skenar si në 1998 për të sulmuar selinë dhe larguar me forcë Bashën

Ja planet e dhunshme të Berishës për të marrë PD,
x
BREAKING NEWS

Ish-këshilltari i nxjerr të fshehtat Berishës, Grid Rroji: Franca po mbështet në prapavijë Saliun në luftën me SHBA, bashkë me Metën synojnë trazira

Ish-këshilltari i nxjerr të fshehtat Berishës, Grid Rroji: Franca
x
BREAKING NEWS

Rama fton Bashën të ulen në tryezë për vetingun në politikë, tregohet i gatshëm të dëshmojë në Komisionin Hetimor për 25 prillin

Rama fton Bashën të ulen në tryezë për vetingun në
x

Opinion / Editorial

Për çdo krizë në Shqipëri, planet si petullat gati i ka kryetar Lulzimi!

Për çdo krizë në Shqipëri, planet si petullat gati i

Këto ditë, termi “krizë energjitike” është bërë çështja themelore e debateve partiake në median e shkruar e atë vizive. Dhe nuk është vetëm shqiptare! Ajo që të habit, është fakti se, këtë çështje të ndjeshme, partitë e vendosin kryefjalë të çdo diskutimi,jo në mënyrë të pavarur, spontanisht, bazuar në analiza dhe statistika që llogarisin departamentet e shumta brenda strukturave të tyre, shpallur me pompozitet gjatë tërë kohës dhe veçanërisht, gjatë zgjedhjeve të këtij viti në partinë kryesore të opozitës, PD. Diskutimet, morën zjarr dhe u frynë deri sa pëlcitën kur i akuzuari si shkaktar i kësaj krize, përgjegjësi kryesor që ka mbjellë këto kriza, kryeministri i vendit, Edi Rama, i paimponuar nga faktori opozitar, presioni i opozitës, artikuloi para opinionit shqiptar në komunikim me qytetarët, duke deklaruar për mungesë të energjisë në shkallë të ekonomisë botërore, natyrisht ku e prekur rezulton edhe Shqipëria. Pas këtij kumtimi, kjo temë është shenduar në debat ndërkombëtar i tërë hallkave dhe institucioneve vendimmarrëse, atyre që kanë detyrimin dhe përgjegjësinë për të gjetur zgjidhjet më efikase për t`i kaluar këto situata me sa më pak dhimbje me qëllim që barra e rëndë mos të bjerë mbi supet e shtresave më të prekshme në të gjitha vendet e globit. Jashtë këtij konteksti nuk mund të qëndronte Shqipëria, e cila është në marrëdhënie dy e shumëpalëshe me ekonominë globale. Varësia e ekonomisë tonë, është e gjithanshme pasi dihet se shumicën e produkteve të gatshme, jo vetëm ato me origjinë industriale, por edhe ushqimore deri tek pijet e cigaret, kafja e qindra artikuj të tjerë e kanë prejardhjen pikërisht nga këto vende, të cilat kanë kohë që diskutojnë për shtrenjtimin e energjisë dhe karburanteve dhe për rrjedhojë rritjen e çmimeve edhe të produkteve të përdorimit të përditshëm. Varësia e ekonomisë tonë nga vendet e tjera dhe reflektimi i luhatjeve të çmimeve në ato vende nuk është një dukuri e re dhe nuk i përket vetëm vitit 2021. Edhe në sistemin komunist kur jetonim në ishullin e izoluar dhe ndërtonim me forcat tona komunizmin imagjinar, kur prodhonim bukën në vend, vetëm në dukje nuk vareshim nga ekonomia globale.

Sot kjo ndërvarësi është aq e thellë sa pak të lëkundet ekonomia e një shteti aq më shumë transmetohen lëkundjet e tërmetit brenda ekonomisë së vendit tonë, i cili sot është i varur nga klima ekonomike e vendeve të tjera. Për krizë globale flasin sot të gjithë udhëheqësit e shteteve. Edhe atyre shteteve që janë super të zhvilluara dhe prodhues të fuqishëm të produkteve industriale e bujqësore. Kjo është transparenca e detyrueshme për t`ua bërë të njohur krizën dhe rritjen e çmimeve qytetarëve në vijimësi. Ishte kjo arsyeja që edhe në takimin e liderëve të Europës në Slloveni, kriza energjitike dhe mënyra e daljes nga kjo situate, u bë tema kryesore e Samitit, ku udhëheqësit e BE-së dhe shteteve të zhvilluara, analizuan situatën dhe përcaktuan piketat për ndryshimin e gjendjes dhe arritjen e përmirësimit të treguesve të ekonomisë edhe në kushtet e krizës energjitike që nuk ka të bëj vetëm me energjinë që përdoret për ndriçim, përfituar nga hecet apo burimet e rinovueshme, po edhe naftën, gazin dhe benzinën. Shtetarët e përgjegjshëm, i thonë problemet hapur, bëjnë transparencë edhe pse e dhimbshme dhe që ndikon në performancën e tyre, si drejtues dhe menaxhues të cilëve qytetarët u kanë besuar drejtimin e vendit dhe u kanë lënë në duar fatet e ekonomisë kombëtare. E kundërta do ishte hipokrizi dhe përpjekje për të mbuluar dështimet dhe efektet reale të krizës, e cila duke qënë energjitike, rrezaton në të gjitha sektorët jetikë të shoqërisë dhe natyrisht prek buxhetet e familjeve në përgjithësi, po veçanërisht të atyre në nevojë që jetojnë me pensione apo me ndihmë ekonomike.

Në këtë kuptim, shqiptarët me të drejtë janë nga popujt më të ndjeshëm dhe njëherësh më të rriskuar e të prekshëm pasi dihen ritmet dhe treguesit e mirëqenies, niveli i pagave dhe mundësia për të përballuar jetesën e përditshme, jo duke parashikuar rritjen e çmimeve të produkteve bazë që rëndom cilësohen si të shportës, po edhe me nivelin aktual me këto çmime të kalcifikuara për një periudhë të gjatë kohe. Në realitet edhe pse luhatjet e çmimeve shkaktojnë tronditje në buxhetet familjare, dihet se ekonomia e tregut, shteti, është vetëm rregullator dhe çmimet i vendos vetë tregu, sipas parimit kërkesë-ofertë dhe shteti nuk komandon si në ekonominë e centralizuar sistem që e përmbysëm në vitin 1990. Shqiptarët në këto tri dekada mbi shpinat e tyre kanë kaluar shumë rrebeshe dhe kanë ndjerë peshën e dhimbjes që të shkaktojnë mungesat bazike të produkteve të përdorimit të ditës dhe më së shumti rritjen e çmimeve të cilat shumë herë u kanë varfëruar deri tavolinat e bukës. Në një kohë shumë të shkurtër, furrat e bukës, shpallën rritjen e çmimit. Në vitet e para të pluralizmit kur ende vijonte që një bukë të blihej me dyzetë lekë dhe vetë paraja u zhvlerësua shumëfish, kryeministri i kohës, Aleksandër Meksi kishte një ndjeshmëri të madhe për të rënë dakord që çmimi të rritej disa fish. Dhe kur u mor ky vendim nga qeveria, njëri nga ministrat më të rëndësishëm të kohës, deklaroi se: Tani bjeruni shqiptarëve përderisa nuk ngritën krye kur iu rrit buka që është ushqimi bazë dhe nuk protestuan, tani mund të ngrini çmimet për gjithçka dhe me këtë logjikë vijoi historia e viteve që pasuan. Nuk pati produkt që mos të dyfishohej si vlerë në tregun e pakicës, atje ku përplasen qytetarët në çdo orë të ditës. Po në këto tri dekada shqiptarët nuk kanë qëndruar statikë. Ata kanë kundërshtuar masat dhe përpjekjet për rritjen e çmimeve nga prodhuesit dhe tregtarët, duke dalë deri në protesta qytetare dhe shumë mirë kanë bërë. Një reagim të tillë me iniciativën e shoqërisë civile edhe pse struktura të veçantë të partive opozitare kërkuan t`i jepnin ngjyra partiake reagimit qytetar, përsëri kjo ishte një lëvizje e dobishme pasi është reagim qytetar për shtrenjtimin e jetesës së familjeve shqiptare. Në këtë kuadër, Edi Rama e kishte detyrë dhe ia kërkonte transparenca para qytetarëve të komunikonte për rreziqet që mund të shkaktojnë rritja e çmimit të energjisë dhe produkteve të përdorimit të përditshëm, shkurt të uljes së nivelit të jetës që edhe kaq nuk është i pranueshëm. Në kulmin e debateve për rritjen e energjisë tendencës së rritjes së çmimit të karburanteve dhe për rrjedhojë edhe të produkteve të përdorimit të përditshëm sidomos bukës, si shpëtimtar si kurdoherë doli kryetari i opozitës, Lulzim Basha. Me një plan anti krizë si ta kishte gati në dorë Basha u tundi para fytyrës shqiptarëve, planin e vet me shtatë pika. Duket se për çdo krizë në Shqipëri, planet, si petulla e tiganisur janë gati nga kryetar Lulzimi. Si gjithmonë, sa herë Shqipëria gjendet në qendër të krizave që shumë herë janë natyrore dhe vetëm menaxhimi varet nga qeveria dhe është detyra e saj t’i përballojë, siç u veprua kur ra tërmeti apokaliptik i 26 nëntorit 2019 që rrafshoi mijëra shtëpi dhe objekte social-kulturore dhe shërbimi. E njëjta edhe pas rënies së pandemisë, Lulzim Basha ka nxituar t`u paraqesë shqiptarëve planet e veta me shtatë pika. Shtata, ky numër kampion, është bërë praktikë si kur të na vendosnin përballë shtatë mrekullitë që ka bota. Është një numër supersticioz që na tregon se po të zbatohen të gjitha pikat me përkushtim e pa ndryshim të planit “Basha” Shqipëria i thotë, sikter krizës, ngre përballë saj një mur të lartë, të pakalueshëm dhe fill pas zbatimit nis ulja drastike e çmimeve dhe rimëkëmbet ekonomia dhe nesër nuk ka as krizë, as varfëri, as mungesa. Të gjitha do arrihen. Lumturia do vërshojë dhe mirëqenia do lartësohet drejt qiellit, si ëndrrat në komunizmin shqiptar që do hanim me lugë floriri, do punonin sipas mundësive dhe përfitonim sipas nevojave. Shtatë pikat e planit “Basha”, zbatimi i tyre sipas hartuesit, do tregojnë se sa e aftë është qeveria të implementojë planin anti krizë të gatuar nga kryeopozitari, Lulzim Basha. Që Basha bën plane dhe ia vë përballë qeverisë nuk ka asgjë të keqe. Po këto plane sepse duken si përralla me hapu susam dhe pas hapjes vërshojnë tërë të mirat e botës. Të ishte kaq e thjesht, të arrihej vetëm me dëshirë, fitorja mbi krizat me shkopin magjik atëherë ky do ishte çelësi i shpëtimit dhe triumfit mbi krizat ciklike. Ajo që të habit është diçka tjetër. Si është e mundur që Basha ende nuk ka gatuar një plan të ngjashëm për të përballuar krizën brenda shtëpisë së vet që riciklohet përmes foltoreve të Sali Berishës në qytetet e Shqipërisë, të ndriçojë PD, po endet nëpër sallën e Kuvendit të Shqipërisë, duke anatemuar Kryeministrin, Kryetaren e Kuvendit, zonjën Nikolla, të cilën e etiketon pa droje me idenë se kështu e fyen, me Lenka Çukon, e cila për hir të së vërtetës, kurrë nuk e përgojoi askush si të korruptuar gjatë viteve kur ishte një nga drejtueset e PP-së. Zbatimi i shtatë pikave të planit antikrizë më shumë dëshira e ëndërrime të Bashës si rrugë suksesi, atëherë ky plan do ishte, jo shtatë pika anti krizë, po e teta mrekulli, një strategji, si t`i përballojmë ne shqiptarët krizat dhe varfërinë dhe të sigurojmë lumturinë e mirëqenien pa kufi në tërë Shqipërinë!