BREAKING NEWS

Çfarë do të diskutohet në Samitin e Tiranës më 6 dhjetor që do zbarkojnë liderat e BE-së? Zbardhet axhenda e plotë

Çfarë do të diskutohet në Samitin e Tiranës më 6
x
BREAKING NEWS

Pritet të mblidhet me urgjencë KQZ, zbardhet vendimi më i fundit që do merret për Ori Nebiajn dhe Petrit Dodën

Pritet të mblidhet me urgjencë KQZ, zbardhet vendimi më i fundit
x
BREAKING NEWS

Drejtësia shqiptare në zi! Ndërron jetë në moshë të re avokatja e njohur e vendit tonë, kishte nevojë për transplant të palcës jashtë vendit, Adriatik Lapaj jep lajmin e trishtë: Do më marrë shumë malli!

Drejtësia shqiptare në zi! Ndërron jetë në moshë
x
BREAKING NEWS

Surpriza e motit për ditën e nesërme, çfarë pritet të ndodhë me temperaturat

Surpriza e motit për ditën e nesërme, çfarë pritet
x
BREAKING NEWS

Paskal Milo akuzon rëndë kryeministrin: Rama ka gënjyer në deklaratën që bëri në Izrael, ja për çfarë bëhet fjalë

Paskal Milo akuzon rëndë kryeministrin: Rama ka gënjyer në
x
BREAKING NEWS

Burri vrau gruan me foshnjen në bark, trondit gazetari dhe ngre pikëpyetjet e forta

Burri vrau gruan me foshnjen në bark, trondit gazetari dhe ngre
x
BREAKING NEWS

Mbrëmje dramatike! Messit hedh "KO" Meksikën, Argjentina “merr me vete” Poloninë në fazën tjetër

Mbrëmje dramatike! Messit hedh "KO" Meksikën, Argjentina
x
BREAKING NEWS

Vrasja e 35-vjeçares shtatzënë nga burri, thirrja urgjente: Gra dhe vajza, jemi të rrezikuara

Vrasja e 35-vjeçares shtatzënë nga burri, thirrja urgjente: Gra
x

Opinion / Editorial

Për demokracinë e vërtetë sot luftojnë ata që janë kundër  Sali Berishës.

Për demokracinë e vërtetë sot luftojnë ata që

Këto ditë u largua nga PD Grida Duma. Pas saj priten  të largohen dhe të tjerë, përveç, Alfred  Rushajt. Në fjalën e saj të lamtumirës, përveç disa pikave  lot që derdhën dy kolegë të saj, askush nuk e mori vesh pse u largua Grida. Po kështu nuk mund të besohet as lënia e mandatit  nga Rushaj “për angazhime personale!” Dorëzimi i mandatit të deputetit bëhet për dy arsye, ose kur të ofrohet një punë me rrogë më të lartë, ose kur familja politike ku bën pjesë, të bën presion që t’u nënshtrohesh rregullave që janë kundër ndërgjegjes  sate. Nuk e dimë, se cila arsye qëndron pas veprimit  enigmatik  të Gridës?  Grida, për vetë  egon e saj politike  që ka, nuk largohet nga politika aq kollaj, sado e madhe qoftë rroga që i ofrohet. Atëherë mbetet arsyeja e dytë, presioni i papërballueshëm nga brenda PD, kur dihet se PD është Berisha. Grida ka kaq kohë që militon në radhët e PD dhe  ka pranuar sfida më të mëdha se sa “ndonjë sulm që mund t’i jetë  bërë asaj nën brez.” Ajo e la njëherë  mandatin e deputetes dhe kandidoi për kryetare  bashkie, por pas humbjes, u rikthye dinjitoze  të  militonte përsëri në radhët e PD. Po ashtu Grida përballoi bashkë me disa kolegë të saj, sulmin e egër të Berishës ndaj selisë së PD më 8 janar. Ajo, atë ditë me sy të përlotur nga gazi , u qante hallin kolegëve të saj dhe sidomos, “nënave shtatzëna”qw u helmatiswn  dhe drejtoi gishtin kundër fajtorit, që dihej kush  ishte. Por më pas Grida, sikur e harroi shpejt autorin e sulmit të 8 janarit dhe filloi ta dredhë, duke u munduar të hiqej si e paanshme  se gjoja “ luftonte  për mirëkuptimin  e  bashkimin e  PD, dhe se po “ i jepte  edhe një herë shansin e fundit Lulzim Bashës.”  Por për çudi Grida, edhe pse Luli u largua nga PD, duke pranuar përgjegjësitë e tij, filloi  t’i zgjasë dorën Berishës,  si  e pishmanuar për qëndrimin e saj dhe Berisha nuk vonoi ta epitetonte atë  si “Nora e Kelmendit.” Çudi kaq shpejt u dorëzua  Nora e Kelmendit!? Mos Grida  priste kryet e qoshes, dhe për këtë u  vetzhgënjye  nga Berisha ? Apo është diçka më e madhe !? Të gjithë ata deputetë  që largohen ,”për arsye personale” nga partia e tyre, pasi e kanë mjelë  mirë atë, nuk i shërbejnë demokracisë, përkundrazi i sjellin dëme të mëdha asaj. Demokracia  vendoset duke luftuar brenda partisë prirjet autoritare të drejtuesit  tënd. Dhe sot në Shqipëri antidemokrati më i madh është Sali Berisha. E pse, tani u kujtua Grida se  “se në politikë fatet individuale vlejnë të konsiderohen dhe rimendohen vetëm kur shkojnë në kahje me fatet e njerëzve!” Veprimet e këtyre  ikanakëve  të përlotur, të kujtojnë ndonjë  ish deputet  të  PS, të cilin pasi  shefi i partisë  nuk i rikandidoi,  “falenderonin  partinë  për vlerësimin që u kishte dhënë , dhe  se do të vazhdonin të jepnin  kontributin e tyre në shërbim të partisë”, por pasi ia shtrydhën të mirat asaj, nuk u panë më në dyert e PS. Intelektualët e vërtetë , me ose pa parti, duhet të jenë opozitarë  konseguentë  të padrejtësive, ndryshe demokracia tek ne do të mbetet  gjithmonë  embrionale. Nëse Grida dhe të tjerë  që pretendojnë se luftojnë për demokracinë e vërtetë,  nuk  e kanë kuptuar se sot lufta kundër Berishës është lufta për demokracinë e vërtetë, janë jasht çdo situate. Pse e them këtë? Së pari Sali Berisha, sikur të ketë zbritur sot nga olimpi i demokracisë, bredh nëpër Shqipëri e mundohet t’u mbushë mendjen atyre që s’kanë mend, se ai  lufton për  votën e lirë, duke tundur  “flamurin e primareve.”   Se sa fallco është kjo  luftë e tregon zhvillimi i primareve, ku  pak kandidatë  që duhet  të garojnë për kryetar bashkie , i janë afruar atij, ndaj  është detyruar  t’i  shtyjë dy herë  ato. Le të thotë Grida nëse ka parë një fije demokracie në  foltoret e Berishës, në organizimin e zgjedhjeve brenda  PD dhe mbajtjen e dy kuvendeve  “të demokracisë së madhe”, dhe në  primaret  që ka nisur ai në tërë vendin. Mos vallë, edhe pse me vonesë , Grida e kuptoi këtë farsë? Të jesh kundra Sali Berishës sot, dotë thotë të forcosh opozitarizmin në Shqipëri  dhe  të shpejtosh rotacionin e pushtetit. Katandisja  e turpshme e opozitës dhe opozitarizmit në Shqipëri, është krejtësisht për faj të Berishës, që gjithmonë ka mbjellë presion, diktat e përçarje. Si mund  të jetë i angazhuar për votën e lirë e demokracinë e vërtetë  një  politikan  që është hapur kundër demokracisë  perendimore!? Demokracia shqiptare  vërtet  zvarritet, por kjo jo  vetëm prej keqqeverisjes së mazhorancës, por në radhe  të parë prej Berishës, që ka eliminuar opozitarizmin në këtë vend. Ata që e deshën dhe luftuan për demokracinë e vërtetë , Berisha ca i largoi në emigrim, ca i persekutoi  dhe ca i eliminoi  fizikisht. Sa kohë  ka qenë në pushtet Berisha , “demokracia” e tij ka qenë dhuna, manipulimi i votës, presioni  dhe vrasjet. Rruga e pushtetarit  Berisha sintetizohet sinqerisht me thënien e Volterit ,se  “Një formë ideale e qeverisë,  është demokracia e mbrojtur me vrasjen.”  Berisha nuk ka ndërtuar asnjëherë parti, por një grup idhtarësh të verbër pa ideale, që e shenjtërojnë  atë me urimet “je perendia në tokë”,”ne japim jetën për  ty” ,” të dua më shumë se fëmijët e mij”, madje i kërkojnë dhe armë që të vrasin Edi Ramën! Çdo shqiptar duhet ta kuptojë  mirë, se gjendjen në këtë vend, nuk e rregullojnë  as mashtrimet e Berishës dhe as kërcënimet e Metës, sepse  ata  e kritikon ashpër qeverinë, për ata  pisllëqe, që i manifestuan dhe aplikuan me arrogancë të plotë, sa kohë  ishin të veshur vetë me pushtet. “Unë preferoj - thotë një filozof - të votoj për mashtruesit që janë në pushtet, se sa për ata që bëhen mashtrues  pasi  ta marrin pushtetin”. Shumë e  saktë! Aq më keq, kur  Sali Berisha është provuar dy herë se sa  mashturues  është  sjellë  me pushtetin.