BREAKING NEWS

"Berisha ka marrë huqet e Lulit", ish deputeti: Njerëzit duan Big Brother-in, jo fantazitë e Saliut

"Berisha ka marrë huqet e Lulit", ish deputeti: Njerëzit
x
BREAKING NEWS

Berisha e sfidon ‘Live’, Rama e pret në takim, ja data

Berisha e sfidon ‘Live’, Rama e pret në takim, ja data
x
BREAKING NEWS

'Perla' e deputetit Korreshit/ Çfarë tha deputeti që shkriu së qeshuri studion (VIDEO)

'Perla' e deputetit Korreshit/ Çfarë tha deputeti që
x
BREAKING NEWS

Baton Haxhiu zbardh prapaskenat e udhëtimit me Ramën dhe Duçkën dhe ngre dyshime të forta: Doriani ka pasur një trajtim të veçantë në Kiev, më bënë përshtypje çantat…

Baton Haxhiu zbardh prapaskenat e udhëtimit me Ramën dhe
x
BREAKING NEWS

"Kryeministri duhet të përballet me të vërtetën", Dash Shehi reagon për skandalin “McGonigal”: Rama duhet të japë dorëheqjen!

"Kryeministri duhet të përballet me të
x
BREAKING NEWS

Ministria e Financave del me njoftimin e rëndësishëm, ja çfarë do të ndodhi me inflacionin gjatë vitit 2023

Ministria e Financave del me njoftimin e rëndësishëm, ja
x
BREAKING NEWS

"Edi Rama lakohet 14 herë dhe akuzohet për një gjë të tmerrshme", Berisha del me reagimin e fortë: Është i vetmi kryeministër që mbron vendimin e Serbisë për të mos i vendosur sanksione Rusisë

"Edi Rama lakohet 14 herë dhe akuzohet për një gjë
x
BREAKING NEWS

Korreshi nxjerr të fshehtat e grupit të PD-së, zbulon kërkesën për bashkim: Gazmend Bardhi i ka dërguar Berishës një shkresë

Korreshi nxjerr të fshehtat e grupit të PD-së, zbulon
x

Opinion / Editorial

Për Heroin tonë Kombëtar Gjergj Kastrioti -Skënderbeu- ku janë eshtrat?

Për Heroin tonë Kombëtar Gjergj Kastrioti -Skënderbeu- ku

(me rastin e 555 vjetorit të vdekjes)

Më 17 janar 1468 bëhen 555 vjet nga vdekja e Heroit tonë Kombëtar Gjergj Kastrioti-Skënderbeu. Sipas Marin Barletit thotë se: ““Trupi i tij u varros në Lezhë në Katedralen e Shën  Nikollës, sipas zakonit të stërgjyshërve të tij, varrimi u bë me një ceremoni plot zi dhe dhimbje të pamatë nga kapedanët dhe ushtarët e princave fisnikë aleatë të tij. Askush nuk e kishte menduar se në Shqipëri në ato vende të krishterimit do të derdheshin aq shumë lot``,.…; Pra jo sipas riteve katolike se ndryshe, përse do të përmendte Barleti ritet e varrimit? Madje u varros ne parcelën e të krishterëve ortodoksë sipas një historian francez. Dihet se popullata qytetare dhe fshatare në atë kohë ishte ortodokse në të gjithë Arbërinë dhe Epirin me përjashtim të qyteteve Lezhë, Shkodër, Drisht, Tivarr Durrës, të cilat kishin nga dy lloj kishash-katolike dhe ortodokse në atë kohë. Për shumë kohë është menduar se ushtria osmane e cila pushtoi Lezhën Njëmbëdhjetë vjet më vonë, kur turqit pushtuan Lezhën në vitin 1478, sipas Marin Barletit biografi i parë i Skënderbeut, Barleti, në librin e tij “Historia e Skënderbeut” na jep këtë pasazh: “Turqit dhe Barbarët duke u bërë zotër të qytetit të Lisos, gjetën dhe nxorën nga varri me dëshirë shumë të madhe trupin e Skënderbeut. Te eshtrat dhe varri i tij u mblodhën që të gjithë kush e kush më parë, sepse kujtonin se do të ishe fatbardhë, shumë i lumtur ai që do të siguronte për vete një copëz prej tyre, të cilën e qepnin dhe e zbukuronin një palë me argjend, një palë me ar dhe e varnin në qafë, si ndonjë gjë hyjnore, të shenjtë dhe vendimtare për fatin e tyre dhe e nderonin me respekt shumë të madh, duke kujtuar se të gjithë ata që i mbanin me vete ato thërrmija do të kishin në jetë po atë fat e mbarësi që pat edhe gëzoi sa qe gjallë vetë Skënderbeu”. Sidoqoftë tete shkruesit e fitoreve osmane në Arbri dhe Epir nuk e përmëndin këtëë fakt të shkruar nga Marin Barleti:

1)-“Tursun Beu;Tarih-i ebu’l-feth(Historia e atit te pushtimeve)

2)-“Kevami;Fetih-name-i Sultan Mehmed (Veper mbi fitoret e Sulltan Mehmetit)

3)-“Idriz Bitlisi(14?!-1520); Hest Bihist (Tete Parajsat)”;….

4)-“Kemal Pashazade/Ibn Kemali(1468-1534);Tevarih-i al-i Osman (Historia e Dinastise Osmane)-Defteri/Vellimi i VII-te”;….

5)-“Hoxha Saddedin/Hasan Xhan bin Hafiz Muhammed isfahani(1536-1599);Tac-ut-tevarih (Kurora e Historive)”;…

6)-“Ali/Mustafa bin Ahmed bin Abdullah al-Mavla Celebi(1541-1600);Kunh-ul-ahbar (Berthama e lajmeve)”;

7)-“Sollakzade/Mehmet Hemdemi(?!..-1657);Fihrist-i Sahan(Pasqyra e mbreterve)ose Tarih-i Solakzade(Historia e Sollakzadese)”…

8)-“Mynexhimbashi/Dervish Ahmed dede bin Luftullah(1631-1702);…

Pra nuk shkruajnë asnjëri nga ata se u hap varri i Heroit kombëtar nga osmanet të cilët i `përdorën kockat si talizmanë` por japin dëshmi tjetër dhe na pohojnë se turqit prishën edhe varrezat e dikurshme të kishës duke i hedhur eshtrat e varreve në lumin Drin që ndodhej aty pranë (Harvat Glasnik XXI, Dok 83). Pra, ajo që thuhet se turqit u përpoqën të zhduknin plotësisht kujtimin e Skënderbeut mund të jetë e vërtetë. Sidoqoftë nuk përmendin faktin që përmend Marin Barleti` se i morën kockat për talismanë` , ndoshta sepse Barleti nuk deshte që Skënderbeu të kishte varr sepse nuk ishte katolik. Mendoj se këta shkrues janë më të saktë për ngjarjet e atyre viteve se i panë me sy kurse Barleti shkroi sipas kujtimeve të të tjerëve. Sami Frashëri, eruditi më i madh i Rilindjes Kombëtare Shqiptare, në veprën e tij enciklopedike “Fjalor i Përgjithshëm i Historisë dhe i Gjeografisë”, botuar në Stamboll në vitin 1889, në zërin Lezha, shkruan se: “Ajo kishte ndërtesa të bukura dhe fortifikime, ishte mjaft e madhe dhe e lulëzuar. Nga pesë kishat e mëdha të asaj kohe, njëra u shndërrua në xhami dhe pastaj u rrënua. Thuhet se në rrethet e kësaj është varrosur Skënderbeu, megjithatë varri nuk gjendet kurrkund” (Sami Frashëri. Vepra iI. Tiranë 1988. Fq 352). Pra Skënderbeu duhet të jetë varrosur në Kështjellën e Lezhës, dhe jo jashtë saj. Rivarrimi i eshtrave të Heroit Kombëtar duket se ka patur tërësisht aspektin fetar për shkak të varrezave të Familjes Kastrioti në Manastirin Orthodoks Hilandar. Nje dokument venecian me date 17 Gusht 1424 na tregon shkruan ai se përfaqësonjësi i Gjon Kastriotit, At Dhimitri, i paraqit një kërkesë Senatit në gjuhen greke, gjë që dëfton se ai ishte ortodoks oriental edhe jo-katolik latin. Po si qëndron e vërteta? Argumenti qëndron se Bashkëshortja e Heroit Kombëtar Donika Kastrioti  (Androniki Arianiti motra e Shën Angjelinës sipas mbiemrit vajzëror) e dinte se ekzistonte varreza e Familjes Kastrioti në Manastirin e Hilandarit tek Pirgu Arbanas (Pirgu -Kullë i Shën Gjergjit) ku ishin varrosur i ati, Gjon Kastrioti me 2 maj 1437 (si Murgu Joakim), Reposh Kastrioti me 25 korrik 1431, dhe Kostandin Kastrioti vdekur (??). Kështu që gjatë kohës prej dhjetë vjetësh derisa u pushtua Lezha, Bashkëshortja e Heroit do ti ketë lëvizur eshtrat e Heroit Kombëtar. Kjo vërtetohet se Donika Kastrioti ka drejtuar principatën gjatë kësaj kohe por ka lëvizur disa herë gjatë këtyre viteve si në Napoli me djalin e saj, duke dërguar fshehurazi dhe vajzën 7 vjeçare me emrin Maria të Kontit Drakula duke e quajtur si vajzën e saj. Kështu ajo para se të largohej nga Arbëria i ç’varrosi eshtrat e Heroit Kombëtar  dhe i dërgoi fshehurazi në Manastirin Hilandar aty ku i vjehrri Gjon Kastrioti, kishte pronën e tij në Manastirin Hilandar. sipas Adelfateve të viti 1426 dhe 1430. Sipas A Xharas, Andronika, e cila në historinë e Arbërisë njihet me emrin Donika, mbërriti në Itali më 23maj të vitit 1468, për më shumë por ka dëshmi se Andronica Commeno ose Cominata, pat jetuar disa kohë në Monte S. Angelo edhe në vitin 1467, dhe se ajo Gjon Kastrioti kur erdhi në trevat Napolitane, gjeti strehë në atë feud ose në Napoli, ndërsa Kruja u ishte lënë në posedim dhe mbrojtje venecianëve.“Më 27 gusht 1468 ajo u zhvendos nga feudet që mbreti Ferdinand, ia kishte dhënë të shoqit në Salento drejt Napolit, dhe në 1501 u largua për në Valencia ku edhe vdiq dhe u varros ne 1505 në shtator në Manstirin Trinitti. Çvendosja është bërë brenda kësaj hapësire kohore pas 17 janarit 1468 deri në 23 maj 1468. Perse? Sepse Donika Kastrioti nuk mund të linte eshtrat e burrit të saj në një vend që mund të pushtohej nga dita në ditë nga hordhitë osmane dhe së dyti , dihet se mos besimi ndaj Republikës së Shën Markut (Venedikut), ndaj të cilit kishte dyshime të forta se Heroi Kombëtar mund të ishte helmuar nga ata për shkak se Venediku kishte një marrëveshje të fshehtë paqeje me osmanët që para vdekjes se Skënderbeut dhe se prania e tij rrezikonte paqen. Ku mund të jetë rivarrosur Heroi Kombëtar në Manastirin e Hilandarit? Ka dy vende. Njëri është tek varri i Stefan Dushanit, sepse në Epitafin e tij dhe në të majtë sipër kur e sheh përballë, gjendet stena e Kastriotëve. Pse mund të jetë varrosur aty brenda një varri të huaj dhe jo tek Pirgu Arbanas? sepse dihet nga frika se osmanët mund të përdhosnin eshtrat e Heroit Kombëtar. Tjetri mund të jetë tek varri i një serbi tjetër Grur Braknovic i cili u varros me nofkën -Germanus nga nipi i tij murg. Dihet që në vitin 2001 u dogj Manastir aty pranë Pirgut Arbanas dhe kjo ndoshta për të zhdukur gjurmët.  Dihet se në Manastirin e Hilandarit janë varrosur ndër vite .edhe njerëz që nuk ishin pjesëtarë të Manastirit por që ishin njerëz të shquar. Heroi ynë Kombëtar e kishte vendin e tij pushimit të përjetshëm në Manastirin e Hilandarit pranë Pirgut Arnanas. Ky Pirg deri në shek e XVII u mirëmbajt nga Princët vllehë, ndoshta nga që Donika Kastrioti ndihmoi bijën e Drakulës për të dërguar në Itali. Më vonë nuk u mirëmbajt. Shpresojmë që shteti ynë dhe KOASH të vënë dorë mbi këtë vend të shenjtë për ta mirëmbajtur dhe ndoshta për të bërë një ADN, aty ku është rivarrosur Gjergj Kastrioti -Skënderbeu.