BREAKING NEWS

1.3 tonë kokainë në Maqedoni, vjen reagimi zyrtar nga Policia shqiptare për sasinë rekord: Dorëzuam drogën

1.3 tonë kokainë në Maqedoni, vjen reagimi  zyrtar nga Policia
x

Opinion / Editorial

Për idiotët, të cilët ende e besojnë “shtetin e së drejtës”

Për idiotët, të cilët ende e besojnë “shtetin e

Këtë shkrim e kam për idiotët, po po për ata të cilët ende mbajnë shpresë madje dhe ngazëllohen kur dëgjojnë politikanët dhe gjithë atë mekanizëm burokratik të shtetit të tyre, të cilët e ngrejnë zërin në kupën e qiellit duke ju premtuar drejtësinë sociale. Po a e kini vrarë ndonjëherë mendjen se cilën drejtësi? Drejtësi për ne, apo për “ata”? Po cilët janë “ata”?! Doni t’i njihni? Jam i sigurt se ju dhe unë i kemi parë, sepse i kemi të pranishëm në çdo kohë, kudo të cilët na ndjekin hap mbas hapi.

Janë “ata” kusarët e shekullit të ri, të cilët vazhdimisht ngrejnë dhe vazhdojnë të ngrejnë lumturinë e tyre mbi fatkeqësitë tona, teksa ne të budallallepsurit të ekzaltuar nga fjalimet, shkrimet, premtimet e tyre jemi ndarë duke iu kundërvënë njëri-tjetrit. Ja e shikoni atë? Hë hëëëëëë... është një demokrat i flaktë ai që lëre mos e pyet! Po ai matanë shëtitores te bulevardi “Dëshmorët e Kombit” kush është?! Cili mo, ai matanë te shtatorja atje? Esat Toptani? Joooo,ajo nuk është e Esatit, por ai është një tjetër Toptan është e Muratit, po unë e kam fjalën për atë që po lexon pllakatën : “Të qeverisim sëbashku”. Ahaaa... epooo kështu e kanë socialistët, të “qeverisim sëbashku”, të “vjedhim sëbashku”, “të mbjellim dhe korrim sëbashku”.

Të mbjellim dhe korrim?! Çfarë thua mos e ke gabim, sepse kjo parullë dikur ishte parullë e “Xhaxhit”! Po mor po e “xhaxhit “ ishte, por këta nuk mbjellin misër e grurë, por hashash “first quality”, mbjellin papunësinë dhe emigracionin masiv socialist apo si i thonë me drejtshkrim “shoqëror”. Po pse ore mos ajo Partia Demokratike na qenka vërtet për demokraci? Po pse ore kaq shpejt e harrove ti kur ata hodhën parullën “Me ne fitojnë të gjithë”?! Dhe na futën një vjedhje or mik vëllai apo më saktë na e futën aq thellë sa që dhe sot e kësaj dite e ndiejmë dhimbjen. E çfarë fituam? Ja më thuaj ti, apo harrove si na ndërsyen me njëri-tjetrin dhe këtë ata e shtrinë deri në urrejtje lokale, Veriun kundër Jugut. Kurrë asnjëherë në historinë e këtij populli nuk ka ndodhur që një pjesë e Shqipërisë ti hidhet pjesa tjetër. E kush u vra pa më thuaj ti lum miku?! U vra ndonjë prej tyre? Jo asnjëri! Ne që humbëm shtëpi e paratë tona humbëm dhe djemtë tanë. Madje disa dhanë jetën duke luftuar me njëri-tjetrin teksa të tjerët morën arratinë. U mallkuam keq, mbase dhe na mallkuan keq, sepse a të kujtohet Irenë Piveti kur tha që t’i hedhim të gjithë shqiptarët në det? Po se mos vetëm ajo na hodhi! Të parët që na hodhën ishin tanët dhe në të pastajmen na ndihmuan italianët që të mbyteshim në mënyrë paqësore dhe ta dish se Italinë përherë e kemi patur në krah. E di ti si ka thënë Duçja kur na pushtuan? Ka thënë se “Shqipëria është në zemrën time”. Kështu tha dhe Prodi se Shqipërinë e ka për zemër dhe për këtë “dashuri” të madhe të tij, vetë Bashkia e Vlorës e nderoi me titullin “Qytetar nderi” duke i dhënë “Çelësin e Qytetit”.

Po kot ja dha dhe atij, sepse ai në dorë i kishte marrë me kohë duke na lenë neve “çelësat e kashtës”. Ehhh dhe ti në vend të shikosh se të keqen ne e kemi nga brenda e shikon atë te Italia, Greqia apo dhe Serbia. Po po! Mbase ke të drejtë or miku im se Serbinë ne e ndihmuam gjatë lufte. Asaj i jepnim naftën për të luftuar kundër kryengritësve rebelë që donin të shpërbënin Federatën. Po po e ka pranuar dhe vetë Berisha, por ai e tha hapur se pak i kemi dhënë, i dhamë aq sa për të fituar tanët dhe të humbisnin sllavët. Po pse e hanim ne “atë koqe ulliri” që me naftën tonë, apo armët tona, të luftonin shqiptarët e Dardanisë? Ja, pikërisht këtu qëndron politika largpamëse e Berishës, i cili u tregua burrë ja krodhi deri në rrëzë Serbisë, paçka se kushedi sa herë është akuzuar si agjent i Serbisë, madje dhe Fazlliçin që ata e kishin të tyre, ne e mikluam me teorinë ”Shqipëria një euro” dhe e bëmë tonin. Ska nga ta luajë bythën Fazlliçi, do s’do vërtet mori toka sa desh, por ama ne kur të duam ja marrim përsëri me një euro, madje notere dhe avokate marrim “Argitën”. Ajo, deomos që kur të vijë puna për çështjen e madhe kombëtare, do të mbrojë interesat e babait të vet. Kemi të bëjmë me familje patriotike, sepse edhe i biri “Zeni” ju përkushtua luftës në Gërdec në emër të paqes, paçka se përflitet për firmën ”Medi-Zen horr gërdecen & Co”( më fal “herr gërdecen). Kush është Zeni? Po e ke fjalën për Zanin? Pse nuk e njeh ti Zenin? Zeni është Shkëlzen Berisha, ai që e bëri tym e flakë Shqipërinë më keq se i ati. Po pse ore kot e thotë populli “Bëmë baba të të ngjaj”?! U vranë 26 atje në Gërdec, madje dhe burri i tezes së tij apo baxhanaku i Salës (mbase ish-kunati).E pe si qante Sala me kujë të madhe dhe çirrte faqet teksa Rama i tha: “Të rrosh vet o Salë dhe ngushëllimet e mia”...e në të pastajmen i futi një të përqafuar, sa desh e puthi dhe në buzë. Por ai u kujtua se kjo punë nuk shkonte ndaj dhe vetëm e përqafoi.

Veçse, po ta vëresh, njërën dorë ai (pra Rama) ja ka hedhur në qafë e tjetrën ja ka vendosur nga mbas, paçka se në vesh i mërmërit: “Ik Salë e mos e çaj trapin, e sa të jem unë, mos e rruj fare se ska me të ndodhë gjo”! Ore, meqenëse ra fjala, si shpjegohet që ai u premtoi dhe familjarëve të dëshmorëve të 21 Janarit se do të vendoste drejtësi dhe se vrasësit dhe kriminelët e vërtetë do t’i vendoste në bankën e akuzës? Aaaa... këtu ndryshon puna, ndryshon, sepse ai asnjëherë nuk ka thënë se janë dëshmorë, por viktima. Viktimat janë ata të cilët vriten pa dashje. Dhe ashtu ndodhi vërtet. Saliu dha urdhër të qëllohej në ajër edhe Lulushi po ashtu, por ata të Gardës, pa dashje në vend të mbushnin krehrat me fishekë manovre, i patën mbushur me fishekë luftarakë. Këto në një vend demokratik janë gjëra që ndodhin or mik vëllai. Fundja informacioni nga SHIK-u i tillë ishte, se në mes të demonstruesve kishte terroristë me armë të sofistikuara, që e hedh këtu e del përtej! Po sikur larg qoftë (“amin o jarebi”), të na vritej kryeministri, zv/kreministri apo dhe vet “Lulush- ania”?

Ore me të vërtetë, si është e mundur që atyre dhe familjeve të tyre asgjë nuk u ka ndodhur? Joooo e ke gabim u ka ndodhur, si nuk u ka ndodhur, apo e harrove Tritanin ti në Lushnjë? Ai “lum zi” e di se çka pas hequr. Po pse ore të pakta i quan ti vuajtjet e tyre? Për mua më shumë vuan Rama dhe e di pse?! Ai mavrimadhi nuk di ku të gjejë një kryebashkiak që të mos jetë molepsur. I janë bërë fobi si puna e studentëve para provimit që marrin një lule i heqin petalet duke thënë : “kalon- s’kalon”. Apo e harrove Shukriun që i kishte brekët copë e çikë, sikur ta kishin qëlluar me saçme lepuri, apo dhe vet atë, ish-ministrin Pango?! “Pangua i mbërtheckave” ore? Po ai me sa di unë nuk është i Ramës, por i Salës. Ufffaaaaa... Ma bëre kokën dhallë ma bëre! Dëgjomë mua e mos mendo keq për ta, sepse dhe ata njerëz janë si unë e si ti dhe nuk duhet të futemi në privatësinë e tyre. Do psh Salinjani të dërgojë sms dashurie- le t’i dërgojë kujt të dojë, do tjetra dhe e ha (e ha meraku e kam fjalën) le të bëjë ç’të dojë, janë gjëra personale.

Ja u përfol Lili për floririn, u përfol Fullani (full- in english= plot) u mbush plot me para, doje Gjinër ti? Sa të duash kemi, bile me shumicë dhe Gjonër! (Të lutem mos e përdor fjalën “bile” sepse duket si “zog” fëmije dhe oligarkëve nuk u shkon ky krahasim, mbase duhet diçka më e madhe). Do ti Zaganjorë, po, kemi ore edhe Zaganjorë si në tregun e shumicës. Kemi sistem drejtësie ne dhe drejtësia jonë e ka zanafillën që nga plepat. Thonë se në një provim kur studenti tërhoqi tezën i pat rënë pyetja: “Flisni për objektin e drejtësisë në shtetin e të drejtës”. Ai kusur madhi nuk kishte haber fare nga lënda dhe fletën e provimit me shkrim e dorëzoi të bardhë, ku kishte hequr atje vetëm një vijë të shtrembër. Doemos që kishte ngelur! Por jo e kishin kaluar me notën “10”. Ai i ishte përgjigjur në mënyrën e tij, një përgjigje ajo që përmblidhte të gjithë lëndën. Joo more ashtu ka ndodhur me të vërtetë?!

Nejse kjo i takon të shkuarës, ama këtej e tutje ska më sepse do kemi një SPAK që do tu tregojë vendin keqbërësve! O do e pastrojmë Shqipërinë nga qelbësirat ose do e boshatisim fare sa të mos ngelet këmbë njeriu! Uuuu pika SPAK-ut! SPAK-u është si Taku, që vetëm flet dhe ska asgjë në dorë! SPAK-u, së paku do jetë vetëm një organizëm, i cili do funksionojë si ”shashkat tymuese”. Por dhe në dënoftë dikë, ai do jetë nga populli, sepse populli gabon dhe po gaboi populli, pa hëë më thuaj ti ç’të bëjë qeveria? Mos vallë duhet sipas teje të rrijë indiferente dhe t’i shikojë? Jo ore jo se qeveria e zë lepurin me qerre nga ato qerret e Qerretit të Kavajës. Aman më qafsh nuk po të kuptoj me cilën je ti, me PS apo me PD? Kot po të pyes, thjesht për kulturë demokratike. Unë s’jam me asnjë, por me” shtetin e së drejtës.

“Shtetin e së drejtës”?! Po pse ka shtet të së drejtës?!.. Idiot! Ku ka shtet të së drejtës në një vend, kur ai përzë nga atdheu bijtë e vet? Ku ka shtet të së drejtës ku organizohen festivale krimi? Ku ka shtet të së drejtë ku banditët me kollare, injorantët e të pa aftët jo vetëm që qeverisin, por i pinë gjakun si vampirët popullit të vet? Kush është shtet i së drejtës, mos vallë ai që qeveritarët dhe politikanët janë më kurva se kurvat e rrugëve?! Ku ka shtet të së drejtës or idiot, kur sundimtarët tanë dhjamosjen e tyre e ngrejnë mbi gjakun, djersën dhe mundin tonë?! Shteti i së drejtës tënde është ai që ty të poshtëron çdo ditë, por ti nuk e shikon se s’ke sy, ti nuk ia dëgjon hungërimën vdekje prurëse të tij, sepse s’ke veshë ta dëgjosh, nuk e kupton dot se kokën e ke bosh or idiot!! (Dhe nesër gjithë brohoritma do votojmë kusarët dhe vrasësit tanë. Ata nuk kanë parti... jemi ne ata që kanë, teksa ata zgërdhihen... pa fund e pa anë).