BREAKING NEWS

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në Gërdec, prokurorët pritet të marrin në duar faktet nga Drejtësia Amerikane, nisen letër-porositë në SHBA, informacione do të merren edhe për Patrick Henryn, ja lidhja e tij me Delijorgjin dhe S...

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në
x
BREAKING NEWS

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes së spiunit të Ilir Metajt, presim që ‘shiringa me ujë deti’ që u injektoi zyrtari i lartë i DASH prokurorëve të SPAK të sjellë arrestimin e ‘peshave të rënda’

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes
x
BREAKING NEWS

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për votimin pa kuorum të ligjit për Investimet Strategjike, ja si u shkallmua Kushtetuta nga mazhoranca, zbardhet mashtrimi

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për
x
BREAKING NEWS

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj që sfidon “ujqërit” e vjetër në politikë, banesë 200 mijë euro, 11 llogari bankare, fitime marramendëse nga qeratë, 180 mijë euro shitje pasurish, si i ka justifikuar milionat nga puna si emigrant,...

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj
x
BREAKING NEWS

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian Allajbeut dhe Vilma Nushit, vjedhjet me “Hemodializën”, “Check Up”-in, “Laboratorët” dhe “Sterilizimin” janë të faktuara, priten arrestimet nga SPAK

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian
x
BREAKING NEWS

Rama-Berisha ngrenë komision për të shkatërruar SPAK dhe Reformën në Drejtësi, ja pazaret e reja të “non-gratës” me kryeministrin për të bllokuar arrestimet

Rama-Berisha ngrenë komision për të shkatërruar SPAK dhe
x
BREAKING NEWS

Plas skandali i Portit të Vlorës, ja si iu falën Samir Manes 57 mijë metra katror tokë, të implikuar 2 ministra, SPAK merr në dorëzim padinë për megaoligarkun e qeverisë

Plas skandali i Portit të Vlorës, ja si iu falën Samir Manes 57
x
BREAKING NEWS

Gazetarja e njohur paralajmëron arrestime të bujshme në ditët në vijim, ja disa nga dosjet “përvëluese” që po heton SPAK dhe skema që ndoqën agjentët e BKH për të arrestuar Jorgo Goron, kryebashkiaku në detyrë i Himarës u përgjua 4 muaj rresht me metod...

Gazetarja e njohur paralajmëron arrestime të bujshme në
x

Opinion / Editorial

Për ju që doni të bëheni deputetë

Për ju që doni të bëheni deputetë

Të pranosh të përfaqësosh popullin, nuk është punë aq e lehtë sa mendojnë disa. Të përfaqësosh popullin do të thotë të jesh i thjeshtë si populli. Është vlerësim i lartë ai që të jep populli, po, mesa kemi parë, ndonjë deputet nuk ka arritur në nivelin e popullit. Por popull nuk janë pesë rrugaçë, që i ngjiten njëri-tjetrit për të bërë prapësira. Deputeti merr votat e një partie, po ai përgjigjet për të gjithë popullin, me apo pa dokument të partisë së tij. Mbi të gjitha deputeti s’duhet të krijojë grupazhe kalamajsh e t’i bëjë karshillëk pushtetit dhe partisë së tij. Deputeti është njeri i çiltër me të gjithë, ndryshe bie nën nivelin e ca kalamajve, që i venë prapa për interesa. Kam ndeshur me një deputet në rrethin e Fierit. Kur e panë tre hallexhinj që e ndaloi makinën (se të tillët përtojnë të zbresin dhe nga makina) vajtën ta takonin. Deputet ziu, që bënte diferencime mes njerëzve, u fsheh pas xhamit të makinës, që të mos e shikonin. I bëri shenjë shoferit dhe iku sikur fluturoi. Deputetë të tillë, që fshihen nga populli, nuk na duhen më. Ai deputeti i Fierit e të tjerë si ai, të mos presin të jenë deputetë, se e kanë humbur vetë përfaqësimin. Deputet i popullit je kur je pranë popullit në gëzime e hidhërime. Skraparllinjtë kanë një veçori. Ata nuk të kapin për xhakete për hallet e tyre. As rrugën nuk ta zënë, po të zgjedhurin e tij e duan ta shikojnë nëpër festa e fatkeqësi. Duanë që ai të shëtitë me ta për t’ua njohur hallet. Nëse ka popull më të urtë janë skraparllinjtë, që po të dish të punosh me ta, bëjnë çudira. Edhe pse të varfër ata e kanë të gjallë ndjenjën e mikpritjes e të humanizmit. Ata e duan deputetin si Kahreman Ylli, që edhe pse banonte në Tiranë dhe nuk kishte asnjë rrugë makine për të komunikuar me zgjedhësit, shfrytëzonte të gjitha mjetet e komunikimit. Po të vesh nëpër shtëpitë e banorëve të Skraparit edhe sot i gjen letrat me të cilat ai komunikonte e zgjidhte hallet e tyre. Duhej ndërtuar një urë, një rrugë, një shkollë, deputeti ishte ai që shtynte urat të ndizeshin. Ka vite që populli i Skraparit që i ra goja për të ndërtuar dhjetë kilometra rrugë, që të lidhet me Korçën. Mora vesh që këtë e paskan marrë përsipër deputetët e Beratit! Juve që keni ndërmend për të kandiduar për deputet në legjislaturën e radhës, jeni të lutur ta provoni veten, jo duke u fshehur pas xhamave të makinës, po para popullit. Para se t’i drejtoheni popullit uluni në gjunjë para tij dhe të qëndroni ashtu deri ditën e fundit të mandatit. Një deputeti të vërtetë edhe populli i rri në gjunjë, po, fatkeqësisht, deri tani nuk ka ndodhur. Nuk është kollaj të marrësh votën e popullit. Një legjislaturë edhe mund ta mashtrosh, po do të mbetesh njeriu më i urryer i popullit. Populli nuk do përfaqësues me qeçka. I ndjeri Saadi, poeti persian, që para dymijë e ca vitesh e ka thënë: “Pa mendje jetoi, pa emër mbaron, kush shtypjen mbi popull e bëri zakon”. Populli nuk do deputetë shëtitës, po përfaqësues që të bëjë tutje. Skrapari nuk kërkon hak, po dhuron gjak. Të tillë e duan edhe deputetin. Në kohën e Zogut Skrapari kishte një tellall, Mete Lazen, i cili dilte e thërriste sa herë mbyllej pazari. Skraparit i mjaftonte një fjalë dhe bëheshin një grusht, po ajo fjalë vinte nga burra të mençur, jo nga njerëz të hardallosur, që është më mirë të mos flasin se prishin punë. Skrapari dhe të gjithë shqiptarët nuk duan djem tigani e lepuj dëllinje, po burra e gra, që dinë të merren me popullin. Poeti lab na flet që nga Vlora: “Nuk i dilet me mëri, Me urrejtje me turi”. Jo më deputetë që “Nëpër dreka, nëpër darka, /Ua mbajnë shishen nga prapa”. “Ky popull i lodhur e i trokosur nuk do më djem, që nënat u kanë larë bythën e ata i kanë kthyer bythën”. Gjysmën e kombit e tretëm për këtë vend dhe tani, me ca tertelecë mulliri, kemi marrë fshesën të mos lëmë gjë në këmbë! Mirëpo djemtë e kësaj farë demokracie na vijnë me sëpatë të madhe dhe i përcjell populli me naxhake në dorë. Na janë ringjallur ca ballistë të rinj, që Hitleri thoshte: “Njerëzit më të poshtër ishin ata që më mbështetën mua për të pushtuar vendin e tyre”. Këta lloj ballistësh, që punojnë kundër popullit nuk e kanë vështirë të punojnë edhe kundër vendit të tyre. Thonë se deputetët e kësaj legjislature do t’i zgjedhë e votojë vetë populli. Kështu qoftë. Por, i dashur popull, ki kujdes, mos i shiko sa të bukur janë, po çfarë kanë bërë për popullin këta vite. A dinë t’i përthyejnë gjunjët para jush? Qibarët mos i pranoni më në sofrën tuaj. As ata që e kanë bërë partinë e tyre në tre pjesë dhe i kanë bërë karshillëk pushtetit të tyre. Boll na kanë përçarë partitë. Deputeti ka detyrë funksionale t’i bashkojë të gjithë. Skraparin nuk e pati përçarë njeri deri para pak vjetëve. Një herë tjetër do të merrem me nje farë deputeti, që nuk e di populli se ku ndodhet.