BREAKING NEWS

Gjykata Kushtetuese merr vendimin për zgjedhjet lokale të 30 qershorit

Gjykata Kushtetuese merr vendimin për zgjedhjet lokale të 30 qershorit
x
BREAKING NEWS

A do ketë heqje totale të masave? Brataj jep informacionin e rëndësishëm dhe tregon çfarë pritet: Kemi frikë nga…

A do ketë heqje totale të masave? Brataj jep informacionin e
x
BREAKING NEWS

Si asnjëherë më parë, publikohen shifrat e fundit të Covid-19

Si asnjëherë më parë, publikohen shifrat e fundit të
x
BREAKING NEWS

Vjen lajmi i mirë! Mund të shkoni vetëm me pasaportë, një tjetër shtet evropian heq të gjitha kufizimet me Shqipërinë duke filluar nga nesër

Vjen lajmi i mirë! Mund të shkoni vetëm me pasaportë,
x
BREAKING NEWS

KQZ jep lajmin e keq për Lulzim Bashën dhe Monika Kryemadhin

KQZ jep lajmin e keq për Lulzim Bashën dhe Monika Kryemadhin
x
BREAKING NEWS

Zgjedhjet/ Gjykata Kushtetuese i jep goditjen e fortë Qeverisë

Zgjedhjet/ Gjykata Kushtetuese i jep goditjen e fortë Qeverisë
x
BREAKING NEWS

“Boll më me shtirje”/ Ambasadorja Yuri Kim flet me tone të ashpra dhe jep ultimatumin e prerë: Çoni përpara Reformën në Drejtësi! Nëse s’tregoni guxim...

“Boll më me shtirje”/ Ambasadorja Yuri Kim flet me tone të
x
BREAKING NEWS

Debat për temat e nxehta që po zhvillohen me dyer të mbyllura/ Pritet vendimi për zgjedhjet lokale të 2019, përfaqësuesja e qeverisë kërkon pezullimin e çështjes. Cili është verdikti i Gjykatës Kushtetuese?

Debat për temat e nxehta që po zhvillohen me dyer të mbyllura/
x

Opinion / Editorial

Për kandidatët që nuk votuan veten e tyre

Për kandidatët që nuk votuan veten e tyre

Pasi KQZ shpalli rezultatin përfundimtar të zgjedhjeve të 25 prillit, në shtyp u botua lista e atyre kandidatëve për deputetë të partive të vogla që kishin marrë zero vota, domethënë nuk kishin votuar veten e tyre. Dhe nuk ishin pak, plot 85 kandidatë. Ky tregues nuk pranon asnjë lloj justifikimi, por është thjesht qëndrim dhe vlerësimi që kanë njerëz të tillë për vetveten. Duke parë emrat e këtyre personave që mund të jenë të nderuar për mjedisin që jetojnë e punojnë, se shumicën e tyre as nuk i njoh personalisht, por rezultati zero do të thotë se ato janë vënë me ose padashje në shërbim të të tjerëve. Mirë se vetë janë vënë totalisht në shërbim të kryetarit të partisë, po ndonjë familjar, shok a mik, a kanë këta fakirë që t’u jepte ndonjë votë?! Është e turpshme kur shikon listat e kandidatëve për deputetë dhe konstaton se 85 vetë nuk kanë votuar as veten e tyre, 144 kanë marrë vetëm votat e tyre dhe 137 të tjerë janë me nga dy vota, dmth kanë votën e bashkëshortëve ose të njërit nga prindërit. Askush nuk mund ta hedhë kaq poshtë veten dhe opinioni t’i përdorë emrat e tyre si barsoleta në bisedat e zakonshme. Lidhur me këtë rezultat qesharak, dalin disa probleme që ia vlen të diskutohen jo vetëm nga ata që i njohin këta kandidatë, por edhe nga tërë opinioni i shëndoshë që kërkon funksionimin e një demokracie të vërtetë.

 

1. Secili duhet ta kuptojë se pjesëmarrja në votime nuk është gallatë dhe rreshtimi në një listë serioze dhe ambicia për të përfaqësuar popullin në tempullin e demokracisë, nuk është bixhoz. Angazhimi për të qenë deputet kërkon mobilizimin më të lartë moral, intelektual dhe patriotik. Shumica e emrave që nuk votuan me asnjë votë janë nga partitë e vogla. Kjo tregon se këto parti përderisa nuk arrijë të kenë as 140 emra të njohur për konkurrim, nuk kanë pse ekzistojnë dhe kur kjo përsëritet nga zgjedhjet në zgjedhje, duhet të ishin larguar nga skena politike. Këto partiçka janë vetëm fasadë për demokracinë tonë të brishtë, ose rrinë në këmbë për të përfituar ndonjë privilegj kryetarët e tyre. Janë bërë investigime nga mediat dhe shumica e këtyre partive nuk kanë as zyra, as programe dhe as një lloj kredibiliteti në publikun shqiptar. Po të shikosh kandidatët që nuk votuan veten e tyre, shumica janë nga një aleancë partish që askush nuk ua ka dëgjuar emrin, përveçse kryetarët e tyre. Një aleancë “Bashkimi Popullor Emigracioni Ora e Shpresës dhe Konservatorët” ka plot 27 kandidatë që nuk kanë votuar veten e tyre. Gjithashtu edhe Partia Lëvizja e Re ka 12 kandidatë të rreshtuar në listë që nuk ka marrë asnjë votë. Të vjen keq që edhe parti me një aktivitet tradicional të hershëm, si Partia e Ballit Kombëtar ka plot 19 kandidatë që nuk kanë votuar veten e tyre. Kjo tregon se kryetarët e këtyre partive bredhin nëpër Shqipëri dhe fusin emra kuturu, pa asnjë lloj kredibiliteti në shoqëri, vetëm për të plotësuar listat që ua kërkon ligji zgjedhor. Po ashtu edhe disa parti të reja që kishin pritshmëri më të madhe si Bindja Demokratike dhe Lëvizja për Ndryshim, nuk duhej të binin në standarde të tilla duke futur në lista e tyre emra njerëzish që nuk kanë respekt për veten e tyre. Kur një kandidat nuk voton veten e tij, nuk mbetet asnjë motiv për denoncim të manipulimit të zgjedhjeve apo vjedhje votash. Parti të tilla me makinacionet vulgare që praktikojnë për të mbajtur në këmbë kryetarët e tyre me çdo kusht, nuk e ndihmojnë demokracinë, përkundrazi po ndikojnë dukshëm në bipolarizimin e forcave politike në vend. Një tregues i cilësisë së dobët të Parlamentit që kemi patur në legjistraturën që u mbyll, është edhe fakti që një ish deputet në një qark të madh si Durrësi, arrin të marrë vetëm dy vota. Merret me mend çfarë dinjiteti ka ai dhe çfarë gjurmësh ka lënë në shoqëri, kur nuk e ka votuar as familja e vet. Ka ardhur koha që partitë e vogla me emra bombastikë, por që nuk i njeh as familja e vet dhe lagja ku banojnë, duhen të shkrihen menjëherë se janë kthyer në parazite të ethshme në kurriz të demokracisë. Partive të reja, të cilat kanë vetëm disa muaj jetë edhe mund t’u justifikohet rezultati, duke u provuar në betejat e ardhshme elektorale, por ama kurrë partive të tjera që kanë lindur qysh në fillimet e demokracisë. E si mund të shpjegohet që kryetarët e disa partive fitojnë deputetë, duke u strehuar në sqetullat e partive të mëdha. Kalimi nga njëra parti në tjetrën dhe fitimi i mandatit pa meritë e kredibilitet publik është manipulim i sofistikuar i votës së ndershme të elektoratit. Mund të bëhesh deputet me shumë forma, por në sy të popullit mbetesh ai që je realisht. E si mund të shpjegohet që një kandidat i një partie arrihet të bëhet deputet vetëm me 800 vota, në një qark të madh prej 450 mijë votuesish siç është Tirana!?

2. Rezultati me zero votë tregon qartë se persona të tillë nuk kanë respekt për veten e tyre,janë njerëz pa dinjitet. Ndoshta mund të ketë disa nga këta që janë rreshtuar në lista pa dijeninë e tyre, por ama kur njihen me faktin, duhet të denoncojnë për të vënë dinjitetin e tyre në vend, ose të mbledhin mendjen dhe të bëhen konkurrentë seriozë. Gjithsecili duhet ta peshojë veten e tij se sa vlen dhe sa mundësi ka për të dhënë kontributin e tij në dobi të shoqërisë. Jo të gjithë kanë vlera, jo të gjithë mund të shërbejnë e kontribuojnë cilësisht në mënyrë të barabartë në politikë e shoqëri. Është guxim i madh të jesh deputet në Parlamentin e Shqipërisë. Edhe ata deputetë që e marrin mandatin duke u strukur në gjirin e një partie tjetër, nuk janë aspak dinjitozë. Kur vlerëson drejt veten, të tjerët të vlerësojnë më shumë. Më bëri përshtypje përgjigja që më dha një intelektual i Njësisë nr.2 që ka realisht vlera dhe njihet për kontribute të sinqerta që i ka dhënë shoqërisë dhe përgjithësisht është i kompletuar dhe i provuar suksesshëm në disa detyra shtetërore. “Pse nuk futesh të kandidosh për deputet?- e pyeta kur partitë po hartonin listat e kandidatëve. Ti e meriton”. Më pëlqeu përgjigja e tij e sinqertë. “Unë mund të futem në lista, edhe mund të marr shumë vota, se kam rreth të madh, shokë e miq, por ta them sinqerisht, unë nuk kam ato potenciale intelektuale që duhet të ketë një deputet. Për mua Parlamenti është ajka e juristëve, profesorëve, shkencëtarëve, inxhinierëve dhe politikanëve të pjekur. Nëse ke ca para e blen vota, apo ke rreth të madh farefisnor e shoqëror që të votojnë, nuk do të thotë se je realisht deputeti që i duhet parlamentit e popullit. Edhe sikur të më vërë në listë partia ime, unë nuk do ta pranoj, do të tërhiqem, se e peshoj veten time. Të futesh në lista për kandidim me dashjen tënde, kur nuk e meriton, është të tallesh me veten, kurse kur të fusin të tjerë, do të thotë akoma më keq, se tallen ata me ty”. Kështu duhet të kishin vepruar shumë nga ata kandidatë që rreshtohen me pompozitet në lista, por që nuk i njeh askush.

3. Organet kompetente, që hartojnë dhe ata që pranojnë listat e kandidatëve konkurrues, sidomos KQZ, duhet të jenë më obligues dhe më kontrolluese në këtë drejtim. Organizmat që merren me zgjedhjet nuk duhet të investigojnë vetëm për anën kriminale e morale të tyre,por edhe për kapacitetin intelektual, formimin arsimor, kontributin e dhënë për shoqërinë, si dhe sa respekt e njohje kanë ata në mjedisin ku jetojnë e punojnë. Të shikojë aktivitetin e partive që konkurrojnë, anëtarësinë e tyre, kontributin e dhënë prej secilës për demokracinë, karakterin e personaliteteve që i drejtojnë, se kanë denoncuar emisionet investigative edhe drejtues me moral të ulët dhe me sjellje të dënueshme. Është tepër absurd fakti që në listat për deputetë u regjistrua edhe një kandidate e vdekur. Nuk ka rëndësi plotësimi i listave me numrin e duhur, por cilësia e atyre që futen në lista. Se nëse listat realisht nuk përmbajnë elementë me cilësi konkurruese, do të fitojë kandidati që ka më shumë para dhe rreth të gjerë shoqëror. E kështu do të krijohet Parlamenti i pykave që Noli e ka qesëndisur me ironi therëse në kohën e tij.