BREAKING NEWS

Vjen reagimi zyrtar nga policia për krimin e dyfishtë në Vlorë: Nipi vret xhaxhin, më pas edhe veten

Vjen reagimi zyrtar nga policia për krimin e dyfishtë në
x
BREAKING NEWS

Ambasadorja Kim: Ky është një mesazh i fuqishëm për kundërshtarët tanë. S’mund të kërkonim më shumë se kaq

Ambasadorja Kim: Ky është një mesazh i fuqishëm për
x
BREAKING NEWS

“Është një njeri që i njeh mirë shërbimet sekrete”/ Artan Hoxha nxjerr informacionin e rëndësishëm, flet me emra dhe zbulon ku fshihet vrasësi i Remzi Hoxhës: Krim shtetëror!

“Është një njeri që i njeh mirë shërbimet
x
BREAKING NEWS

“Kush është spiuni?”, Artan Hoxha nxjerr prapaskenat e grabitjes së biznesmenit në Krujë dhe bën paralajmërimin ‘bombë’: Do të ketë viktima!

“Kush është spiuni?”, Artan Hoxha nxjerr prapaskenat e
x
BREAKING NEWS

Rritja e numrit të rasteve me Covid, Italia merr vendimin drastik ndaj Shqipërisë, hyn në fuqi menjëherë që ditën e nesërme

Rritja e numrit të rasteve me Covid, Italia merr vendimin drastik ndaj
x
BREAKING NEWS

“Berishën po e mbështesin njerëzit e korruptuar”, Frrok Çupi plas deklaratën ‘bombë’ për ish-kryeministrin dhe ngre alarmin për lëvizjen e fundit të Bashës

“Berishën po e mbështesin njerëzit e korruptuar”,
x
BREAKING NEWS

SPAK lë pas hekurave avokatin e njohur. Zbardhen detajet

SPAK lë pas hekurave avokatin e njohur. Zbardhen detajet
x
BREAKING NEWS

Basha bën publikë organizatorët që duan ta largojnë nga drejtimi i PD, akuzon dyshen Meta-Berisha si skenaristë dhe regjisorë të foltores antiamerikane

Basha bën publikë organizatorët që duan ta largojnë nga
x

Opinion / Editorial

Për kthimin në krenari kombëtare masive, jo të letrave banale në arsimin e sotëm!

Për kthimin në krenari kombëtare masive, jo të letrave

Dy janë periudhat e mëdha të arsimit shtetëror shqiptar mbas përpjekjeve të lavdishme të Rilindjes sonë kombëtare, për gjuhën dhe arsimin. Dy periudhat më të rëndësishme shtetërore të arsimit dhe edukimit në shkollë janë periudha e Monarkisë dhe ajo e regjimit diktaturë të kaluar. Monarkia bëri të mundur përkatësinë kombëtare të arsimit tonë. Rriti kërkesën dhe sidomos i dha karakter kombëtar, edukativ, serioz të arsimit në Shqipërinë e mbas luftërave dhe sidomos mbas qeverisjeve jo stabël që nga 1920-ta. Reformat e Ivanajt dhe pastaj kërkesa për edukim qytetar dhe absolutisht europian pa harruar kombëtaren duhet të na bëjnë krenarë për arsimin e kohës së monarkisë. Sigurisht edhe kjo kohë ka plot mangësi sidomos të karakterit logjistik dhe masiv, por në përgjithësi kombëtariteti dhe dashuria për edukim të brezit të ri ishte fantastike për të mos thënë më e mira në të gjitha kohërat e shtetit shqiptar duke filluar që nga viti 1920-të. Diktatura ka bërë arsimin masiv në Shqipëri. Duhet të theksoj se pavarësisht ideologjisë dhe marrëzisë së tillë në shkollën tonë, edukimi për shkencën dhe kulturën ishte tepër sinjikativ dhe i mirë. Por diktatura krijoi mësuesin masiv të kudo përhapur dhe arsimin e tillë. Të dy periudhat si ajo e Monarkisë dhe Diktaturës, respektuan mësimdhënien dhe e paguan mësuesin, duke krijuar respekt për të dhe sasinë impresionante të arsimtarëve në Shqipëri. Si Monarkia dhe Diktatura krijuan arsimin kur mësues kishte plot burra dhe gra. Monarkia e kishte të vështirë në fillim futjen e grave, por e filloi nga vitet 1930-të, kurse diktatura futi në edukimin e nxënësve dhe gruan shqiptare. U ngrit universiteti dhe u ngritën shkollat teknike dhe atë të mesmet plot me auditore dhe laboratorë kudo në Shqipëri në mënyrë masive. Çfarë arsimi kemi sot? E para: nuk kemi ndërruar emrin duke bërë si gjithë Europa – Ministri të Edukimit. Çështja e madhe Kombëtare dhe Europiane në edukim, mungon që në titull të ministrisë. Ne praktikisht nuk kujdesemi për edukim. E dyta: nuk ka përfunduar një reformë e vetme në arsim ose edukim që nga çerdhet dhe deri në universitete. Për turp në 30-të vite, nuk kemi një reformë të përfunduar në arsimin tonë masiv dhe po të duam të themi dhe privat. Kemi shtesa dhe projekte politike të cilat kanë zëvendësuar ideologjinë që trashëguam nga diktatura. Po nga një shkollë ideologjike dolëm në një shkollë politikisht e mbushur plot me arsimtarë të tillë dhe drejtues të tillë që nga nëntëvjeçarja deri në universitete. Ky është turp. Nuk duan ta pranojnë, po kjo është e vërteta. E treta: sot arsimi i mesëm dhe nëntëvjeçar e poshtë, mbush vetëm letra dhe ka harruar edukimin, mësimdhënien. Sot në shkollë jepet pak mësim dhe mbushen letra për të thënë se – po japim mësim. Fiktivitet dhe marrëzi e turpshme. E katërta: mësuesi (mësuesja, sepse ka 90% gra të punësuara në arsim) ka humbur peshën e titullit që ka. Respektin dhe bindjen e klasës në saj të mos seriozitetit në punë dhe drejtim. Në qoftë se ka diskriminim gjinor (invers) ky është në arsim kur burrat nuk duan dhe kryesisht nuk i vendos kush në mësimdhënie (as drejtim) duke qënë pakicë e tepruar dhe duke i larguar shkollës disiplinën dhe modelin e familjes, e cila ka një nënë dhe një baba. Po pra jo vetëm nënën. Vitet e fundit kjo gjë është bërë e neveritshme. Në këtë mënyrë diskriminohen dhe gratë, duke u kthyer arsimi në një punësim vetëm për gra (për turp njësoj si fasoneritë) dhe në shikim të parëndësishëm, por dhe larguar peshën e barazisë gjinore në mënyrë idiote në Shqipëri. E pesta: arsimi tashmë ka marrë goditje pothuaj vdekjeprurëse nga mungesa e seriozitetit në arsimin e lartë për nxjerrjen e mësuesve të devotshëm dhe që kanë realisht mësuar dhe marrë provimet në pedagogji dhe edukim në fakultete përkatëse. Këtyre fakulteteve iu ka humbur “vula” dhe po zbrazen për t’u mbushur ata të mjekësisë dhe juridikut apo ekonomikut dhe mbetur bosh ato të edukimit me mentalitetin se “mësues do të dalë”. Sot nuk ka mësues matematike dhe po mungojnë ato të gjuhës. E gjashta: në Shqipëri po degradohet shqipja që është përcaktuese e kombëtaritetit në shkollën tonë. Sot po mësohet anglisht herët dhe shumë herë dhe nuk mësohet shqip. Po po në vend që të mësohej deri në universitet gjuha shqipe. Sot ka më rëndësi të marrësh diplomën gjuha e huaj se sa shqipja dhe dalin nga universitetet studentë që nuk shkruajnë dot shqip. Ky është turpi më i madh i të gjitha qeverive që nga 1992-shi dhe deri më sot. Turpi i të gjithë ministrave të arsimit shqiptar. E shtata: portalet janë marrëzitë politike që kanë larguar arsimtarin, mësuesin me peshën e tij të vërtetë në punë dhe kanë premiuar individë kryesisht gra që sjellin letra më shumë. Portali ka bërë ngritjen në piedestal të “mësueseve të partisë” dhe largimin e mësuesve të atdheut. Ka larguar njerëzit e profesionit dhe mësimdhënies dhe ka vendosur llafazanët e partisë përpara pikërisht lidershipeve të partisë. Shumë më keq se sa në diktaturë. As diktatura nuk shkoi kaq poshtë me emërimet e saj. E teta: të dy krahët e politikës si PS dhe PD janë njësoj modele të mos krijimit të arsimit europian dhe kombëtar në Shqipëri. Janë modele të shkatërrimit të arsimit dhe peshës së tij në shoqërinë shqiptare. E ky është dhe momenti më i keq dhe i pashpresë se ky sistem mund të rregullohet ndonjëherë. Ka mbaruar ora e mësimit, ka mbaruar shkolla dhe pesha e saj e madhe shoqërore dhe ka mbaruar figura e mësuesit përpara nxënësit. Ka mbaruar së ekzistuari në shoqëri, morali edukativ shkollor dhe akoma më keq në privat ku paguhen paratë dhe pastaj nuk ka rëndësi më, se çfarë mëson dhe sa mëson një fëmijë, adoleshent apo i ri. E kjo nuk është mllef nga ana ime, por e vërtetë si histori. Po dhe pothuaj e dinë të gjithë. Duhet thënë se me qeverisjen e sotme ka më shumë shkolla të rregulluara dhe të reja e kjo nuk mund të mohohet. Duhet një brez tjetër më i sinqertë, i vetëdijshëm dhe më i mirë edukuar nga prindërit apo dhe jashtë që arsimin tonë ta kthejnë në kombëtar dhe masiv dhe jo të letrave të kota, idiote dhe të mbushura për të shkruar atë që sigurisht nuk punojnë.