BREAKING NEWS

Kërkohet dëshmia e Shkëlzen Berishës, SPAK merr vendimin për gjyqin ndaj Fatmir Mediut

Kërkohet dëshmia e Shkëlzen Berishës, SPAK merr vendimin
x
BREAKING NEWS

BE demaskon “zarin” e Berishës, Gazment Bardhi drejt përjashtimit nga PD për shkeljen e statutit, mashtrimit të aleatëve dhe mbështetje të linjës anti-amerikane të Berishës

BE demaskon “zarin” e Berishës, Gazment Bardhi drejt
x
BREAKING NEWS

Ja si Sali Berisha pritet të marrë me vete në “listën e zezë” Ilir Metën, Gazment Bardhin dhe 26 deputetë të tjerë, zbardhen prapaskenat e bujshme nga mesazhi i SHBA

Ja si Sali Berisha pritet të marrë me vete në “listën
x
BREAKING NEWS

McGonigal vetëdeklarohet fajtor dhe pranon aferat me Edi Ramën para gjykatëses Kotelly, sot ish-agjenti i FBI paraqitet në gjykatën e Uashingtonit, rendohen pozitat e kryeministrit shqiptar

McGonigal vetëdeklarohet fajtor dhe pranon aferat me Edi Ramën para
x
BREAKING NEWS

Fatos Klosi: Ja pse Ilir Meta dhe Sali Berisha po sulmojnë prokurorët e SPAK dhe si emrat në ‘listat e zeza’ nga SHBA po shkaktojnë “gjëmën” në Shqipëri

Fatos Klosi: Ja pse Ilir Meta dhe Sali Berisha po sulmojnë prokurorët
x
BREAKING NEWS

Kreu i Shtetit, Bajram Begaj takim ‘kokë më kokë’ me presidentin amerikan Joe Biden në SHBA, çfarë u diskutua

Kreu i Shtetit, Bajram Begaj takim ‘kokë më kokë’ me
x
BREAKING NEWS

Amerikanët e përzunë me “shkelma” nga politika, Lindita Nikolla e fut Sali Berishën nga dritarja nëpërmjet karremit Bardhi, kryetarja e Kuvendit “kamikaze” anti-SHBA e “Trekëndëshit të Bermudës” dhe ortakërisë së Zenit

Amerikanët e përzunë me “shkelma” nga politika,
x
BREAKING NEWS

SPAK në oborrin e “non gratës”, ja si SHBA i ka qepur dosjen familjes “Berisha”, në skaner pasuritë e fëmijëve, dhëndri,  aferat “Partizani”, “CEZ-DIA” dhe “Gërdeci”, zbardhen kabllogramet amerikane

SPAK në oborrin e “non gratës”, ja si SHBA i ka qepur
x

Opinion / Editorial

Për Lulzim Bashën: Kujtesë për demokratët, të rinjtë, opinionin dhe sidomos për Gazment Bardhin e Jorida Tabakun

Për Lulzim Bashën: Kujtesë për demokratët, të

Po ua dërgoj këtë shkrim timin  të botuar  me 23 Nëntor 2021, po ua dërgoj për kujtesë demokratëve si shkrim aq real dhe aktual edhe tani pas dy vitesh, pasi rikthimi i Bashës ka alarmuar në maksimum të gjithë politikën e vjetër, “Trekëndëshin e Bermudës”, korrupsioni dhe tërë sistemin e tij, por që çuditërisht komplotit anti-Basha të tyre  iu bashkëngjitën kohët e fundit tinëzisht e djallëzisht  edhe Tabaku e Bardhi e ndonjë rrangalle tjetër Berishiste  që rrinin nën rrogoz në Partinë Demokratike e që më në fund u dolën puplat. E gjithë e vjetra politike  përfituesish, servilësh dhe të të korruptuarish shpenzojnë të gjitha energjitë mashtruese, shpifëse, amorale e financiare me qëllim që Basha të mos vijë në krye të PD-së dhe që të mos bëhet kryeministër, kur kjo orvajtje anti-Basha është edhe kundër projektit Amerikan për mbështetjen e Shqipërisë në luftën kundër krimit e korrupsionit dhe për ndërtimi e funksionimin e shtetit ligjor dhe për integrimin e Shqipërisë, dhe  kur aleatët e mëdhenj të shqiptarëve SHBA, Britania e Madhe dhe BE kanë partner Lulzim Bashën. Ai shkrim i imi  kundër gjithë elitës së vjetër që i është kundërvënë Bashës  mban datën 23 Nëntor 2021 dhe ka titullin:

Lulzim Basha përballë frontit total të korrupsionit dhe të politikës anti-SHBA 

Ja shkrimi i plotë:

Nga “Foltorja” e tij Berisha kërkon dorëheqjen e Lulzim Bashës si dhe të Gazmend Bardhit dhe te  nënkryetarëve Alfred Rushaj, Enkelejd Alibeaj, Grida Duma dhe Jorida Tabaku, që do të thotë se Berisha @ company nuk e njohin sovranitetin e PD-së, nuk e njohin Kuvendin e 17 Korrikut 2021. Dhe nuk e njohin tani dhe pasi Berisha u shpall “non grata” dhe kur Basha në përputhje me këtë deklarim të aleatit më të madh të shqiptarëve,pra kur nga Shteti me i fortë demokratikisht në Botë dhe kur Superfuqia e vetme botërore, SHBA, shpalli “non grata” ish-kryetarin e PD-së. Vetëm ky fakt deklarativ i tij vërteton se Berisha vuan nga deliri i madhështisë i cili urren cdo sukses, aftësi,talent si dhe për interesat e veta dhe të egos së tij shpërthen në urrejtje, cinizëm  e papërmbajtje kundër të tjerëve që nuk i binden verbërisht atij dhe kundër atyre qe  nuk mendojnë si ai. Kjo vërteton atë të cilën unë që kur u hap foltorja e tij unë e quajta atë një si grusht shteti apo puc për ta rimarrë ai dhe “elita”pranë tij drejtimin e PD-së, pra jo për të mbrojtur sovranitetin e PD-së por për ta rrëmbyer ai përsëri sovranitetin e PD-së e për ta përdorur atë si mjet e qëllim për të mbrojtur politikisht veten e tij dhe të grupit të interesit rreth tij. Kuvendi Kombëtar i Partisë Demokratike që u mbajt me 17 Korrik 2021 zgjodhi demokratikisht dhe me parimin një anëtar, një votë z. Lulzim Basha Kryetar të saj. Mirëpo pas përjashtimit të Sali Berishës nga Grupi  Parlamentar i Partisë Demokratike sepse ai u shpall person “non grata” nga SHBA  me anë të një deklarate shumë të rëndë kundër tij, menjëherë Berisha filloi të nxisë një fushatë shpifjesh, fyerjesh e akuzash kundër Bashës njësoj apo edhe më keq se Edi Rama, duke  u munduar që ta fshehë inatin e vërtetë se përse e nisi foltoren. Dhe kjo është si një foltore hakmarrëse së pari kundër SHBA-ve dhe pastaj edhe kundër Lulzim Bashës, pasi Lulzim Basha nuk e vuri PD-në përballë dhe kundër SHBA-ve për të mbrojtur interesat personale të Sali Berishës dhe të grupit të korruptuar të interesit që i shkojnë pas atij. Dhe jo vetem kundër Bashës por Berisha tashmë është kundër të gjithë atyre që janë dhe e mbështesin Bashën si Duma, Alibeaj, Bardhi, Rushaj e Tabaku.

Unë në një shkrim tjetër  timin me titull “Ja pse demokratët duhet ta rizgjedhin Lulzim Bashën kryetar të PD-së”, botuar më datë 2 Qershor 2021 te Gazeta më e madhe dhe më e lexuar, te gazeta “SOT”, 1 muaj e gjysmë  para mbajtjes së Kuvendit kombëtar,  shkrim ku e justifikoja dhe e  arsyetoja  me fakte se Kuvendi dhe demokratët duhej ta rizgjidhnin Bashën Kryetar të saj, ku në atë shkrim e pata cilësuar dhe  deklaruar se Basha ka edhe mbështetje nga SHBA, si dhe disa arsye të tjera se përse duhej të rizgjidhej Basha Kryetar i PD-së, dhe më kryesorja ishte se Basha duhej të rizgjidhej Kryetar i PD-së sepse ai ishte më  i duhuri që do të përballej totalisht me tërë politikën e vjetër  korruptive dhe anti-SHBA, të cilin  Basha me të drejtë “Trinomin e të Keqes” Rama-Berisha-Meta e ka etiketuar si “Trekëndëshi i Bermudës”, si një vorbull gjigande  thithëse korrupsioni. Pra Basha dhe PD janë sot përballë frontit total të korrupsionit dhe të politikës  anti-SHBA. Dhe po të lexohet ky shkrim  vërehet se pas përjashtimit të Berishës nga Grupi Parlamentar, janë Berisha dhe foltoristët mbështetës të tij e Presidenti Ilir Meta, janë e vjetra politike dhe korrupsioni ata të cilët kërkojnë të rrëmbejnë drejtimin e PD-së dhe që ta përjashtojnë Bashën dhe Elitën e Re Politike të dalë nga Kuvendi legjitim i 17 Korrikut 2021. Kundër Bashës është edhe rilindja e socialistëve të Edi Ramës si pushtet i korrupsionit dhe hajdutërisë aktuale institucionale.

“Ja pse demokratët duhet ta rizgjedhin Lulzim Bashën Kryetar të PD-së”, botuar në 2 Qershor 2021, te gazeta “SOT”

“Demokratët ose me të  vjetrën, ose me SHBA-të, me demokracinë, integrimin, me VETING-un e me antikorrupsionin. Tashmë me ndëshkimin dërrmues që mori Lëvizja Socialiste për Integrim  me 25 Prill 2021, dhe  kryesisht këtë ndëshkim e mori prej ndërhyrjes në zgjedhje të ish-kryetarit dhe kryetarit faktik të saj, të   Presidentit politiko-lsist Ilir Meta, si dhe me shpalljen “non grata” të Sali Berishës nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës, demokratët duhet të maten e të peshojnë mirë zgjedhjet që do të zhvillojë për Kryetar të saj,Partia Demokratike me 17 Korrik 2021. Anëtarët e Partisë Demokratike duhet të reagojnë e të reflektojnë drejt dhe mendueshëm se cilat janë arsyet se përse Partia Demokratike nuk i fitoi zgjedhjet. Nuk është faji i Lulzim Bashës por që me siguri po e them se me Lulzim Bashën kryetar, Partia Demokratike mori një rezultat të paarritshëm nga kushdo  po të kishte qenë Kryetar i Partisë Demokratike  dikush tjetër. Rezultati i zgjedhjeve dhe atë që arriti Partia Demokratike është meritë e Lulzim Bashës  pavarësisht paligjshmërisë, krimit dhe batërdisë  që bëri pushteti korruptiv  i Edi Ramës me blerjen e votës. Lulzim Basha ka meritën se ai e hapi PD-ne duke ftuar dhe dhënë Partisë Demokratike karakterin gjithëpërfshirës, edhe themeluesve dhe të “vjetërve”, asaj  që njihet si e djathta tradicionale, por edhe brezit të ri dhe pakënaqësisë e zhgënjimit gjithëpopullor. Kundër Lulzim Bashës punuan  ata të cilët ishin të degraduar e të konsumuar, kundër Lulzim Bashës ishin dhe vepruan hapur si dhe  shumë të tjerë  me indiferentizëm tinzar e djallëzor. Kundër Bashës dhe Partisë Demokratike punuan  ata të cilët e volën dhe e shfrytëzuan Partinë Demokratike për interesa personale e familjare kur ajo ishte në pushtet, e ku më të shquarit e tipikët janë Ridvan Bode, Majlinda Bregu, Topalli, Murrizi, Hajdari, Patozi, Rusmajli, Imami, Ristani etj., si dhe sidomos  ish Presidenti Bujar Nishani. Anti-Bashët mezi paskan pritur që t’i turren Bashës me lloj-lloj shpikjesh e akuzash shpifarake. Dhe nuk është e vështirë për t’i lexuar ata pasi humbjen e zgjedhjeve të Partisë Demokratike ata ia faturojnë Lulzim Bashës dhe jo fakteve e realiteteve të mësipërme. Lulzim Basha i duhet PD-së si  kryetar i saj për ta përmbushur vizionin dhe misionin historik e që janë tansformimi dhe ringritja e Partisë Demokratike, kthimi i saj në pushtet, kthimi i demokracisë në Shqipëri, lufta kundër krimit e korrupsionit të lartë shtetëror, ngritja dhe funksionimi i shtetit ligjor, ndarja me tranzicionin dhe integrimin e Shqipërisë. Kjo realizohet nga PD me kryetar Lulzim Bashën sepse me misionin dhe me vizionin e Lulzim Bashës për Demokracinë, për VETING-un  dhe për ndëshkimin e korrupsionit dhe  për integrimin  e Shqipërisë Basha ka mbështetjen e SHBA-ve. PD-ja më së shumti e ka pësuar nga aleanca me të tjerët dhe me LSI-në pasi kushtëzimi i pushtetit të PD – së prej aleatëve  e ka detyruar Qeverinë Berisha që t’u japë atyre “lejen” dhe miratimin për vjedhje e korrupsion. Lulzim Basha nuk ka përgjegjësi për “non grata”-n amerikane për Berishën dhe as për këto që citova më lart, ashtu sikurse edhe nuk ka përgjegjësi për atë se Sali Berisha, Ilir  Meta, Presidentët Topi e Nishani,  Kreshnik Spahiu, ish kryeprokurori Llalla  ishin ata të cilët montuan një sistem gjyqësor politik  e korruptiv,sistem i cili kishte marrë peng zhvillimin, drejtësinë, korrupsionin, integrimin, shtetin dhe demokracinë, sistem  që u shërbeu atyre dhe interesave të tyre. Dhe prandaj edhe janë pikërisht këta që e pengojnë demokracinë dhe që e sabotuan miratimin e VETING-ut dhe që ankohen edhe sot për SPAK-un. Me Bashën janë të gjithë ata demokratë që e kanë pësuar rëndë nga drejtësia, nga gjyqtarët e prokurorët e sistemit kriminal të drejtësisë. Me Bashën janë edhe të gjithë  të përndjekurit dhe ish-pronarët e zhgënjyer e të mashtruar prej 30- vitesh; janë rinia, studentët dhe ata që nuk e shikojnë dhe as nuk e kërkojnë zgjidhjen  në eksod por në Shqipëri; janë  me Bashën të pakënaqurit, fermerët, mësuesit, mjekët dhe shtresa e mesme e popullsisë. Prandaj duhet votuar Basha për kryetar edhe që të  lirohet, të demokratizohet e të çpengohet Partia Demokratike nga interesaxhinjtë e xhambazët që e shohin PD-në vetëm si strehë, si mjet, si avokati politike dhe si mundësi përfitimesh e favoresh personale”. Dhe a nuk është kjo domosdoshmëri edhe sot, që Basha të jetë kryetar i PD-së.