BREAKING NEWS

Ndërkombëtarët japin alarmin: Lidhjet me gjyqësorin po shpëtojnë politikanët nga burgu, Rama-Basha promovojnë vetëm besnikët, LSI parti familjare

Ndërkombëtarët japin alarmin: Lidhjet me gjyqësorin po
x

Opinion / Editorial

Për nacionalistët e të gjitha ngjyrave që baltosin historinë tonë

Për nacionalistët e të gjitha ngjyrave që baltosin

Është për të ardhur keq që moderatorë televizionesh i kthejnë emisionet që u janë besuar në arbitrim të opozitarizmit, patriotizmit, apo të nacionalistëve të të gjithë ngjyrave. Kështu ndodh me moderatorët e TV Klan, të cilët jo vetëm dalin përtej kufijve të këtyre nocioneve, por shkojnë edhe më tej duke marrë rolin e historianit, pa lexuar një material historie për rrënjët e kombit tonë. Një nga këta moderatorë që provokon opinionin publik, në emisionin "Zonë e lirë" duke përzierë karagjozllëqet e radhës me çështjet serioze të historisë sonë është z. Arian Çani. Në këtë emision që drejtohet nga vetë ai, ku ndoshta jo gjithkush mund të jetë admirues i tij, duke marrë edhe rolin e historianit, hedh idenë sikur Ballkani na paska qënë i banuar nga helenët. Sa për dijeni të këtij moderatori dhe të atyre që nuk mbajnë qëndrim ndaj këtyre provokimeve, Ballkani nuk ka qënë kurrë helen, por quhej ILIRI, pavarësisht se emri ju ndërrua qëllimisht nga otomanët. Kjo çështje është një nga temat më të diskutueshme për historinë, gjuhëtarët, gjeografët, shkencëtarë të ndryshëm, studiues e njerëz të urtë. Ata kanë treguar në mënyrë bindëse dhe jo hipotetike, se i vetmi komb në Ballkan (ILIRI), që identifikohen me pellazgo-ilirët si rrënjët e qytetërimit europian, janë shqiptarët pasardhës të natyrshëm të tyre. Por me sa duket këto mentalitete që përzjenë historinë me tallavatë qesharake të jetës së përditshme, duke i bërë pjesë të emisioneve pa karakter, nuk u janë referuar kurrë figurave me emër në botë, që kanë hedhur dritë edhe mbi historinë e kombit tonë. Studiues të ndryshëm, historianë, akademikë, politikanë, etj. që janë përmendur edhe më lart, janë shprehur me superlativa, duke na cilësuar sëbashku me baskët e Spanjës si kombet më të vjetër në botë, aq sa vetë historia. Një nga këto figura të nderuara është sekretari i Akademisë Frënge, Mauricio Drion, i cili shkruan: "Shqiptarët i përkasin popujve më të vjetër se sa vetë historia, sepse gjyshërit e tyre ishin luftëtarët e luftës së Trojës, të udhëhequr nga Akili në njërën anë dhe Hektori në anën tjetër".Ndërsa historiani dhe diplomati amerikan,Georg Fred Williams më 1916 shkruante: "Po të kthehemi në prehistori, para se rapsodët homerikë t'u këndonin hyjnive dhe heronjve mitologjikë, para se të shkruhej gjuha greke, jetonte një popull i quajtur Pellazg. Shqiptarët vazhdon ai në referencën e tij, janë të vetmit që kanë ardhur nga racë e fuqishme parahistorike". Studimet e ndryshme të kohëve të fundit, kanë përcaktuar qartë, se pellazgët kanë qënë ilirët e lashtë, banorë të Atlantidës e zhdukur 12 mijë vjet më parë. Ata që i shpëtuan kësaj përmbytje, filluan të ndërtojnë civilizimet në Europë, Afrikë e Azi. Shqiptarët e vjetër mbetën në Iliri, Maqedoni dhe Thesali. Duke iu referuar këtyre studimeve albanologu i njohur austriak, Maxsimilian Lambertz, i apasionuar pas historisë sonë, shprehet me një vlerësim epik duke thënë se: "Historia e vërtetë e njerëzimit do të jetë e shkruar, vetëm kur ajo të shkruhet me pjesëmarrjen e shqiptarëve". Gjithnjë duke ju referuar këtyre figurave, mësojmë se shqipja ka qënë gjuha e vërtetë e Homerit, sepse grekët e kanë huazuar nga rapsodët pellazgë eposin e tyre të shquar. Shqipja ka qënë gjuha amtare e Aleksandrit të pushtimeve të mëdha dhe Pirros së Epirit, një nga luftëtarët më të mëdhenj të historisë. "Është tragjedi thotë Williams, që kjo racë të katandiset në këtë gjendje,e cila meriton të quhet skandal i qytetërimit europian". Nuk është për t'u çuditur,që pushtuesit otomanë ndalonin çdo gërmim për zbulime arkeologjike, sepse do t'u kujtonin shqiptarëve lavdinë e dikurshme. Kjo kohë misterioze është mbajtur qëllimisht në errësirë, për të mos zbuluar të vërtetën historike të kombit tonë. Përballë diellit që po ndriçon origjinën tonë, bien edhe pretendimet e grekëve për autenticitetin e figurave të lashtësisë, fal këtu edhe kontributit të madh që ka dhënë dhe po jep, historiania jonë e nderuar Elena Kocaqi. Me studimet dhe botimet e vyera të saj, ajo po hedh dritë mbi errësirën e historisë sonë. Një nga këto materiale është libri "Albanët me famë në mijëvjeçar", i cili flet për shqiptarët që kanë bërë emër në botë, duke krijuar e udhëhequr dinasti e shtete, gjatë gjithë historisë së njerëzimit. Libri tjetër po aq me vlera i historianes Kocaqi është "Rroli pellazgo-ilir në krijimin e kombeve dhe gjuhëve europiane", i cili flet për krijimin e kombeve dhe gjuhëve europiane antike dhe moderne. Këto dhe materiale të tjera autentike, do t'ia rekomandonim për t'u ndriçuar jo vetëm Arian Çanit, por edhe të tjerëve në pozitat e tij, për të mos na veshur me kostumin e helenizimit. Të gjitha zbulimet dhe studimet e deritanishme, për etnografinë, antropologjinë, gjuhën, kanë mbërritur në përfundime se megjithëse territoret e banimit të ilirëve janë pushtuar nga dhunues barbarë, ata kanë mundur të ruajnë gjuhën, kulturën, ritet, karakterin, që përbëjnë etnotipin e veçantë të kombit tonë. Të gjitha të dhënat nga rrugë dhe kanale të ndryshme,të çojnë tek mendimi unik, që toka shqiptare është pasuri historike e pellazgëve. Homeri dhe Herodoti, dy shkruesit kryesorë të letërsisë antike, me autorësinë e veprave që zotërojnë, nuk janë në një mendim me grekët. Të dy këta bashkëkohës të shek.VIII dhe VII p.e.r. nuk i përmendin grekët si pjesë të historisë. Herodoti i njohur si babai i lashtësisë historike, thekson se pellazgët në shek. e V p.e.r. që nuk u kthyen në grekë mbetën jashtë qytetërimit të tyre. Grekët janë më orgjinë egjiptianë, fenikas, si Danaosi egjiptian dhe Kadruo Fenikas, poetët greko-romakë të lashtësisë. Ata u quajtën akej dhe danaen, gjë që vjen e dokumentuar nga Iliada dhe Odisea, ku emri helen nuk përmendet asgjëkund. Romakët janë ata që ngatërruan emërtimin "Graikos"(Greaci), me emrin e një tribuje epirote, emrin e së cilës mban sot Greqia. Por tribuja "Graikos" është pellazge dhe jo helene, që pas pushtimit u quajt Helladë, e që më vonë romakët e quajtën Greqi. Këtu fillon zanafilla e transformimit dhe falsifikimit të historisë, ku grekët kanë luajtur të gjithë gurët, për të privatizuar gjithçka pellazge në emër të tyre. Këtu fillon taktika djallëzore e Athinës, sipas postulatës së Odisesë se: "Vdiq trimëria dhe guximi por jo dinakëria greke". Mbi këtë mendësi Athina bëri grekëzimin e historisë, duke spekuluar me të vërtetën, sepse toka ku banojnë sot grekët është pellazgo-ilire. Herodoti dhe Homeri flasin qartë, që të dy poemat “Iliada” dhe "Odisea" janë burime ilirike dhe grekët nuk zihen në gojë si pellazgë, por si helenë të ardhur nga Egjipti dhe fenikas. Jo vetëm Herodoti dhe Homeri, por edhe figura të tjera historike si Hesiodi, Tuqididi, Skylaksi, Apolloni, gjeografi Straboni, që ka shkruar: "Vrojtimet në Azi Itali, Egjipt dhe Iliri”, nuk i përmend grekët, po ashtu edhe Dionisi që shkroi: "Historinë e vjetër të Romës",nuk flet për grekët, por vetëm për pellazgo-ilirët. Por duhet thënë se edhe pse bota është gjunjëzuar përpara historisë së privatizuar nga grekët, sikur të jetë historia e tyre, kjo nuk do të thotë që ne duhet të rrimë urtë, apo më keq akoma të bëjmë rolin e nacionalistit me gjak të përzierë heleno-ilir. E drejta jonë është që të vërtetën e historisë sonë duhet t'ua bëjmë të qartë jo vetëm grekëve, por edhe botës moderne për të mos e pranuar kaq lehtë këtë histori të sajuar. Kjo propagandë e ngritur mbi një histori farsë, ka për autorë kryesorë rrasat e zeza të ortodoksisë greke, të cilët deri diku janë përkrahur edhe nga bota perëndimore. Kjo lidhet me dy faktorë. Së pari, me investimin e fuqishëm që ka bërë ortodoksia obskurantiste, duke u mbushur xhepat pseudostudiuesve nëpër botë, për të pranuar si të veçantë çudinë greke, për trukimin e lashtësisë historike të tyre si të vërtetë. Së dyti, kjo gënjeshtër e madhe lindi dhe pranoi qorrazi si të vërtetë, mashtrimin dhe plazmimin e historisë së tyre mbi atë pellazgo-ilire. Por shqiptarët që kanë bërë histori sundimi e qeverisje,nuk mund të rrinë pa i luajtur kartat e tyre të fundit, për ta bindur këtë botë që të pranojë të vërtetat, duke hedhur poshtë trukimet e bëra në baltosjen e historisë.