BREAKING NEWS

Detaje të reja nga ngjarja në Përmet/ Pushimet kthehen në tragjedi, 24-vjeçari vrau nënën 4 ditë pasi u rikthyen në Shqipëri

Detaje të reja nga ngjarja në Përmet/ Pushimet kthehen në
x
BREAKING NEWS

Aksidenti në Rrëshen, shkon në 7 numri i të plagosurve, mes tyre 3 fëmijë

Aksidenti në Rrëshen, shkon në 7 numri i të plagosurve, mes
x
BREAKING NEWS

Shtëpia e Bardhë përshëndet Albin Kurtin për zgjidhjen e konfliktit dhe i kërkojnë Vuçiçit të ulë tensionet

Shtëpia e Bardhë përshëndet Albin Kurtin për zgjidhjen
x
BREAKING NEWS

Udhëtimi sekret i shefit të CIA-s në Kinë, çfarë misteri fsheh vizita e tij?

Udhëtimi sekret i shefit të CIA-s në Kinë,
x
BREAKING NEWS

Tronditëse në Përmet, 24-vjeçari vret nënën e tij

Tronditëse në Përmet, 24-vjeçari vret nënën e
x
BREAKING NEWS

Shmanget konflikti i shekullit, tension në ngushticën e Tajvanit, kinezët provokojnë amerikanët

Shmanget konflikti i shekullit, tension në ngushticën e Tajvanit,
x
BREAKING NEWS

Joe Biden nënshkruan marrëveshjen e borxhit, SHBA shmang falimentimin

Joe Biden nënshkruan marrëveshjen e borxhit, SHBA shmang falimentimin
x
BREAKING NEWS

Aksident me vdekje/ Përplasen dy makina, policia del me njoftimin zyrtar

Aksident me vdekje/ Përplasen dy makina, policia del me njoftimin zyrtar
x

Opinion / Editorial

Për Olltrak u ther një dash, për Kuçovën një kope do bëhet “kurban”! 

Për Olltrak u ther një dash, për Kuçovën një

Për qytetarët e Tiranës, fitorja me procedurë e Lulzim Bashës në 10 korrik 2011 u festua në mënyrën më tradicionale të harruar prej vitesh. Në portën e bashkisë, u ther një dash  si kurban për t’i ecur mbarë kryetarit të ri. Ky moment, është fiksuar në qindra video dhe publikuar në të gjitha ekranet e televizioneve të kohës. Kurbani në vetvete është një ngjarje e shenjtë, që i përket festës së Kurban Bajramit si solemnitet dhe seriozitet në emër të sakrificës. Po ndryshe nga ky kurban, therja e dashit në prag të portës së bashkisë është një kopje e shëmtuar që fyen edhe vet simbolikën e Kurbanit. E mendonim të harruar dhe arkivuar në kujtesën qytetare si një histori sa komike aq edhe tragjike. Kujtimi kurbanit si përurim i fitores së Bashës kundër Edi Ramës  të bën të vësh buzën në gaz dhe ta gjykosh aktin si karagjozllëk dhe anakronizëm. U mendua i harruar kurbani i Tiranës dhe askush nuk do ta kujtonte prerjen e kokës së dashit në emër të bashkisë të qytetit më modern të Shqipërisë, ku këto veprime ngjajnë si nxjerrja nga sepetet e teshave të mykura. Është si sekuenca e filmit të famshëm “Njeriu me top”  me skenar të Dritëro Agollit ku dashi u ther në mes të shtëpisë. Po ja që në prezantimin e kandidatit të “ Bashkë për fitore”  në bashkinë e Kuçovës, Lefter Maliqi pas kalimit nga partia në parti në stacionin më të fundit nën ombrellën e PL, i entuziazmuar para liderit të “ Rithemelimit” Berishës, kujtoi kurbanin që bënë qytetarët e komunës kur zoti Maliqi u bë kryetar. Deti i gëzimit pas fitores së Maliqit në 2007 u shtua edhe me gjakun e dashit bërë kurban pasi nuk mund të kalonte një gëzim i jashtëzakonshëm thjesht me një dolli apo një ëmbëlsirë.  Për të pagëzuar fitoren e Lefter Maliqit, siç e bëri ai të ditur në momentin e shpalljes së kandidaturës në qytetin e naftëtarëve, atje ku për vite me radhë kocka e klasës punëtore i ka dhënë Shqipërisë arin e zi të nëntokës së pasur të kësaj treve. Tani jemi para zgjedhjeve të pushtetit vendor të 14 majit. Premtimet e kandidatëve vërshojnë lumë nga të majtë e të djathtë. Po Maliqi, i cili më parë është identifikuar si tërmet që tund male e kodra, u betua se për dy muaj do përurojë dy vepra të mëdha. I entuziazmuar deklaroi se kjo do verifikohet shumë shpejt, vetëm për dy muaj kohë, në të cilën do ndryshojë Kuçova, siç ndryshoi edhe komuna Olltrak në rrethin e Beratit në vitin 2007 - 2009 që drejtoi Maliqi. Ishte ai që bëri rrugën dhe urën dhe për këto arritje, Berisha e vlerësoi si shtetarin lokal më të suksesshëm në gjithë Shqipërinë. Ngjan si premtim fluturak, ai i dy muajve për dy vepra pasi dihet se kryetari i radhës  hyn në zyrë pas dy muaj nga data e zgjedhjeve. Kështu që edhe fizikisht kjo nuk është normale, është e pamundur. Ndaj premtimi është thjesht propagandistik. Edhe pse vendi ka bashki të përmasave qindra herë më të mëdha  se një komunë e vogël pranë Beratit, të shpallësh një kryetar periferik si etalon i menaxherit më të spikatur është fare e pavend. Ish oficeri i policisë, ish deputeti, Lefter Maliqi, është bërë i njohur për kalimet e shpeshta nga e majta në të djathtë më shumë për të përfituar poste personalisht dhe jo në emër të interesave të qytetarëve. Ndaj është e pavend të bëjnë sikur në Kuçovë dje zbriti Mesia me atributet e sjelljes së lumturisë dhe ndryshimeve të pa arritura në këtë shekull. Të flitet në këtë mënyrë nuk është baraz me zgjidhjen e halleve dhe shqetësimeve  të një bashkie, që normalisht nuk mungojnë.  Qytetarët në Kuçovë kanë në dorë të bëjnë zgjedhjen e tyre, ashtu siç e mendojnë, pa u ndikuar aspak nga propaganda. Ata nuk kanë nevojë për reklamë. Nuk kanë fare rëndësi cili mburret më shumë, rëndësi ka cili do jetë i preferuari i qytetarëve të Kuçovës. Ata i njohin shumë mirë cilindo. Nuk e shikojnë nga veshja. Nuk e matin nga premtimet. As bëhen pre e presioneve apo entuziazmit të shtirur. Më shumë se propagandës i besojnë realitetit dhe të vërtetës. I kanë provuar në tërë këto vite, kush mban fjalime. Kush bën premtime. Cili sjell ndryshimin dhe flet me realizëm dhe cili kërkon të joshë me fjalë bombastike sikur kanë në duar mekanizmin për të ndryshuar botën. Edhe pretimet kanë një kufi. Ka disa vija të kuqe. Të cilat nuk duhen kapërcyer. Ndryshe bëhesh qesharak. Ata që i premtojnë dhe të tjerët që i propagandojnë duken si ufo kur flasin kodra pas bregut. Pasi pamë shfaqjen e prezantimit të Lefter Maliqit si fitues i sigurtë, kur mësuam se për një komunë u bë kurban një dash nga gëzimi, me fitoren e bashkisë Kuçovë patjetër do bëhet kurban një kope e tërë. Sa më e madhe fitorja aq më shumë kurbanë! Le të presim dhe të shikojmë se në 15 maj  në Kuçovë kurbanët me shumicë do vërshojnë! Për një komunë u ther në dash, për bashkinë do bëhet kurban tërë kopeja. Dhe ketë Lefter Maliqi e garanton dhe ky betimin nuk  ndryshon!