
Fillon sëpata e SPAK mbi familjarët e Berishës, Shkëlzeni thirret si dëshmitar për “Gërdecin”, ja faksimilet që e fundosin, zbardhen provat që tregojnë djalin e “non gratës” si pronar në hije të biznesit të vdekjes, si i vendosi ministrat nën urdhrat e...

Deklarata e SHBA për “non-gratën” dhe kërcitja e prangave për familjarët e tij “tërbojnë” Sali Berishën, kreu i “Foltores” akuza, kërcënime dhe sulme ndaj SPAK

Fillon “hemorragjia” te grupi i dezertorëve të PD, Dash Sula, Lefter Gështenja dhe “rapsodi” Gjekmarkaj distancohen nga Sali Berisha pas ultimatumit amerikan

Plas sherri në çetën anti-amerikane, Berisha i pret shpresat Bardhit për Sekretar të Përgjithshëm, deklaron se Noka është numri 2, “Foltorja” presion Gjykatës së Lartë për vulën para se të krijojë parti të re

Çfarë ndodhi në SHBA midis Yuri Kim dhe Edi Ramës, pse kryeministri shqiptar censuroi takimin me ish-ambasadoren amerikane?

Rëndohen pozitat e Edi Ramës në SHBA, McGonigal pranon akuzën e ryshfetit 225 mijë USD për lobimin e kryeministrit shqiptar, ish-agjenti i FBI rrezikon 5 vite burg për dosjen shqiptare

Pagat 900 euro në shtet, zbardhet kalendari i rritjes së rrogave në sektorin publik, ja kur do ta përfitojnë shtesat mësuesit, policët, ushtarakët, mjekët dhe infermierët

McGonigal pranoi akuzat për lobim kundër PD-së, Basha del me reagimin e fortë: Sali...

Për sa kohë do ta kërkoni humbjen nga Rama, e keni te sigurtë opozitën

Shkruar nga Enver Cakaj 6 Qershor 2023

U deshën gënjeshtrat e para të Berishës për të mos i njohur zgjedhjet dhe u vargos e gjithë suita e tij për ta mbështetur. Thonë e çfarë nuk thonë, po nuk paraqitin asnjë fakt. Të gjitha gënjeshtrat i përmbledhin në një pikë: “Na vodhën!” Nuk duam të hyjmë në qesen e tyre, por nuk e kuptoj se si mund të nxjerrësh një konkluzion të tillë që ditën e parë të shpalljes së rezultateve dhe pa bërë asnjë analizë. U sërosën burrat e botës dhe kopjuan gënjeshtrat e atij që e quajnë kryetar, të krekosur duke i lëshuar rrufetë të gjitha mbi Ramën! Qysh harruan kaq shpejt këta kopjues zotimin e Berishës, se do t’i sillte në pushtet në 14-maj. E në 15-maj e gjithë Shqipëria do të gdhihej blu! Nuk e di si i harruan gënjeshtrat 32-vjeçare këta mendje çarçafosur?Të tetë vjetët rresht, që Rama fiton zgjedhjet, nuk u ulën një herë të kuvendonin me veten e tyre, qoftë edhe në heshtje, po e kanë gjetur më lehtë të akuzojnë Ramën, sepse po të veprojnë ndryshe, i gjithë zgjoi i bletëve do t’u mbetet bosh. Me sa duket edhe ata që angullitin pas të parit, u kanë pëlqyer gënjeshtrat e tij dhe rrinë të qetë. Ata e dinë se opozita nuk u ka sjellë asnjë alternativë në të gjitha proceset zgjedhore që janë organizuar dhe nuk e vrasin mendjen. Përballjen për humbjen ua kanë lënë inatçinjve, që, në vend ta denoncojnë Ramën në organet përkatëse, kokolizen me veten e tyre dhe zhurmojnë kot së koti. E drejta nuk fitohet me zhurmë, po nëpërmjet institucioneve ligjore. Dhe ai që u quajt i pari i tyre, na mbeti te bishti urës. Ai kishte bërë shumë hakërrehet ete dhe populli ja tregoi vendin ku i takonte. Po si mund t’i fitonin zgjedhjet dyshja Salike, kur atyre nuk u rrahu teçelja në një vend?Në të vërtetë votuesit patën shpresë, jo tek sinqeriteti i Salikes, se ishin ngopur me gënjeshtra, por tek ulërimat e tyre, për të cilat ishin dalluar. Po pushteti nuk merret me ulurima e sharje. Sa herë u zotuan se do ta rrëzonin Ramën megjithë qeveri?Si mund ta rrëzonte një qeveri të organizuar, një batalion opozitar i shkatërruar? Opozita nuk po gjen gjuhën brenda vetes. A i patë gjatë zgjedhjeve si vepruan?Le elektoratin nuk e kishin në refene, po u vunë në garë me veten e tyre, se kush do të merrte më shumë këshilltarë e kush kryetarë bashkie Brenda vetes. Po me pushtetin e organizuar kush do të merrej? Dhe tani na del Berisha e kërkon të struket tek ata që e kanë ndjekur prapa, se ashtu i thotë statutii partisë. Mirë që ai e gjeti strehën e shpëtimit, po anëtarësia me Liken ku do të mbyten?Ju paskeni punuar për të gjetur ndonjë strehëz për të future kokat, jo për të marrë pushtetin. Siç e shikoni, ata nuk kanë punuar për ata që i ndiqnin pas me ulërima, po për veten e tyre. Dhe ata mbetën sërish në vend, po ndjekësit e tyre ku do të sterrohen! Tani, atyre që u ka ngelur ende ndonjë lugë mend, humbjen ta kërkojnë tek Saliket, që u premtuan qiejt, jo tek Edi Rama. A e patë hartën elektorale si skuqte fund e krye? Po kur u ngritët në 15-maj a patë ndonjë shenjë blu në Shqipëri? Na doli një farë Paloke dhe krekosej në ekranet televizive, sit ë ishte fitimtar dhe na publikoi kopjen e plotë të gënjeshtrave të Salikes. Dhe defekti na qenkësh tek mungesa e komisionerëve, numëruesve dhe mungesa e emrit të Berishës në fletën e votimit!. A thua të ishte kaq idiote anëtarësia, që të besonte këto përralla. Atëherë unë kam të drejtë të bëj nja dy pyetje. Çfarë e kishte emrin partia e Berishës, që të vinin emrin e tij? Po numëruesit dhe anëtarëve të komisionit për cilën parti t’i regjistronin? Të keqen e keni Brenda vetes dhe vetëm tek një njeri, që e shkatërroi procesin zgjedhor duke e lënë partinë jashtë gardhit. Nëse nuk doni ta kuptoni, ta gëzoni pozicionin e opozitës. Po partia ku jeni rreshtuar ju, çfarë emir ka?Kush e la pa emër partinë e Berishës, ku jeni rreshtuar dhe ju? Mos u mundoni t’ia hidhni fajin e humbjes Bashës, se gjoja, ai ua paska prishur partinë. Brenda partisë, madje në komandë, i izoluar, ishte Berisha që nuk e linte të merrte frymë Bashën, si nuk e kundërshtoi për bojkotet që fundosën krejt opozitën. Zotërinjtë tuaj nuk e gjetën gjuhën brenda vetes, si mund ta gjenin me Ramën e të fitonin?
Më të lexuarat


Politika është opium për shqiptarët

Shqiptar, mos rri, po duku shqiptar!

Fjalimi i Ramës në Rilindje për Mit’hat beun dhe kolaboracionistët e tjerë

Hyrje në Bioetikën Mjekësore

25 vite nga rënia e komandantit legjendar, Fehmi Lladrovci

Frederik Stamati: Piano e Tefta Tashko Koços objekt i një rëndësie të veçantë, por kërkohet financim për të përfunduar punimet restauruese

Somnabulismi i somnabullve

Shkolla cvajgiane

Gazment Bardhi me kompetenca madhore, dikton bashkëkryetarin e Reformës Zgjedhore

Nazmi Rushiti dha jetën nga torturat fashiste
