BREAKING NEWS

Fillon sëpata e SPAK mbi familjarët e Berishës, Shkëlzeni thirret si dëshmitar për “Gërdecin”, ja faksimilet që e fundosin, zbardhen provat që tregojnë djalin e “non gratës” si pronar në hije të biznesit të vdekjes, si i vendosi ministrat nën urdhrat e...

Fillon sëpata e SPAK mbi familjarët e Berishës, Shkëlzeni
x
BREAKING NEWS

Deklarata e SHBA për “non-gratën” dhe kërcitja e prangave për familjarët e tij “tërbojnë” Sali Berishën, kreu i “Foltores” akuza, kërcënime dhe sulme ndaj SPAK

Deklarata e SHBA për “non-gratën” dhe kërcitja e
x
BREAKING NEWS

Fillon “hemorragjia” te grupi i dezertorëve të PD, Dash Sula, Lefter Gështenja dhe “rapsodi” Gjekmarkaj distancohen nga Sali Berisha pas ultimatumit amerikan

Fillon “hemorragjia” te grupi i dezertorëve të PD, Dash
x
BREAKING NEWS

Plas sherri në çetën anti-amerikane, Berisha i pret shpresat Bardhit për Sekretar të Përgjithshëm, deklaron se Noka është numri 2, “Foltorja” presion Gjykatës së Lartë për vulën para se të krijojë parti të re

Plas sherri në çetën anti-amerikane, Berisha i pret shpresat
x
BREAKING NEWS

Çfarë ndodhi në SHBA midis Yuri Kim dhe Edi Ramës, pse kryeministri shqiptar censuroi takimin me ish-ambasadoren amerikane?

Çfarë ndodhi në SHBA midis Yuri Kim dhe Edi Ramës, pse
x
BREAKING NEWS

Rëndohen pozitat e Edi Ramës në SHBA, McGonigal pranon akuzën e ryshfetit 225 mijë USD për lobimin e kryeministrit shqiptar, ish-agjenti i FBI rrezikon 5 vite burg për dosjen shqiptare

Rëndohen pozitat e Edi Ramës në SHBA, McGonigal pranon
x
BREAKING NEWS

Pagat 900 euro në shtet, zbardhet kalendari i rritjes së rrogave në sektorin publik, ja kur do ta përfitojnë shtesat mësuesit, policët, ushtarakët, mjekët dhe infermierët

Pagat 900 euro në shtet, zbardhet kalendari i rritjes së rrogave
x
BREAKING NEWS

McGonigal pranoi akuzat për lobim kundër PD-së, Basha del me reagimin e fortë: Sali...

McGonigal pranoi akuzat për lobim kundër PD-së, Basha del me
x

Opinion / Editorial

Për të mos vazhduar më, degradimin e trashëgimisë, në qytetin e madh kulturor!

Për të mos vazhduar më, degradimin e trashëgimisë,

-14 maji i 1913 dhe 14 maji i 2023 kanë në aspektin kulturor pothuaj një çlirim të Shkodrës qytetare dhe në trashëgimi!-

Në një nga takimet e lobingut të madh për Shqipërinë, ish konsulli, por dhe albanologu shqiptaromadh Ippen i thotë mbas pyetjes çfarë e dallon Shkodrën nga zonat përreth, e bërë nga konti Berchtold pikërisht kështu: shkëlqesia juaj Ministër i Perandorisë, askund nuk mund të gjesh bibliotekë në një Pazar të Madh oriental përveç Shkodrës, Askund! A është e mjaftë për ju që të mos zgjatem se ku ndryshon Shkodra prej periferisë së saj të madhe territoriale?! E dihet aktiviteti i madh i të dy pro shqiptarëve për të mbetur Shkodra brenda territorit shqiptar në vitin më të rëndësishëm të egzistencës së Shqipërisë, që është ai i rrethimit të Shkodrës në vitin 1913 dhe futjes së Internacionalit plotësisht me pikërisht 14 maj, ku i dhanë fund si pushtetit të Perandorisë Osmane dhe po ashtu i bënë të tërhiqen dhe të dalin jashtë trupat pushtuese Malazeze të cilat mbuluan me gjak qytetin e madh martir! Si pa dashje me 14 maj të vitit 2023 zgjedhjet vendore në Shkodër i kanë dhënë fund një degradi urban dhe kulturor në Shkodër. Nuk kanë larguar “pushtues” sepse unë nuk po guxoj deri këtu, por uzurpator zyrash dhe pushtues kulturor në Shkodrën e demokracisë padyshim që ishin dhe disa vazhdojnë të jenë. Në këtë pikë si 14 maji i 1913 dhe 14 maji i 2023 kanë në aspektin kulturor, pothuaj një çlirim të Shkodrës qytetare dhe në trashëgimi! Po pse them se një pushtet i stërzgjatur politik dhe pothuaj kulturalisht skajshëm i anuar si politikë, degrad urban dhe qytetar, fshehtas sektar religjonar dhe folklorik përdorues populizmi si ky i kaluari për 32 vite rresht - ka vepruar si “pushtues” kulturor? Ja disa shëmbuj! Mbas regjimit të ideologjizuar dhe luftë klasash të Hoxhës pothuaj të gjithë pritën që Shkodra të kthehej në shkëlqimin e saj kulturor dhe ekonomik! Mirëpo kujt i rezulton se Shkodra është kthyer në krenarinë e saj kulturore dhe urbane apo dhe tregtare e financiare apo ekonomike! Kujt me “mend në kry”?! Fajin e ka shumë dhe ajo mjerane klase politike shkodrane por kryesisht ata që kanë pasur pushtetin vendor për më shumë se tre dekada në Shkodër. Kush? Ajo parti që sot ka një mijë shpirtëra dhe asnjë trup të sigurtë për ti mbajtur brenda. PD pra! Kujtova se do të kthenin krenaritë e mëdha të emrave të mëdhenj të Shkodrës duke filluar nga Mbretërit Agron, Teuta dhe Gent, por jo. Mbetën vetëm me legjendën famëkeqe dhe të turpshme si feminocid të quajtur “Rozafa”. Në vend që të krenoheshin me sundimtarë dhe urbanitet të madh Ilir – Shqiptar, vazhdojnë turpërimin me therrorinë e një nëne me foshnjën në gji si legjendë e shëmtuar sllave, pa lidhje me ne, me pjesën Ilire dhe Romane, as atë Veneciane dhe as atë Perandorake Osmane, por në lidhje me sundimin serb dhe bizantin! Vetëm ajo dhe asgjë për 33 vite si krenari Iliro Shqiptare. Kujtova se do të bëjnë të mundur lavdinë e Balshajve! Jo, në Shkodër me qëllim ( dikush pa qëllim) jua kanë lënë malazezëve dhe serbëve! Kujtova se do të respektojnë Pashallekun e Shkodrës dhe njerzit që e kryesonin dhe që betoheshin mbi Kuran dhe Bibël! Që ndërtuan Shkodrën që është sot? Jo, as ata, sepse dikush do që të grindemi me fe dhe me krahina dhe me qytetar dhe jo qytetar! As ka guxuar kush të gjithë këtyre më lart tju çojë përmendore! E pra dikur në Gjuhadol dhe Serreq luhej drama “Mustaf Pasha i Shkodrës” por atëhere ishin të qartë, kurse këto 32 vite ishin dhe vazhdojnë të jenë inatçorë dhe intrigantët në pushtet duke turpëruar lagjet e shquara kulturore! Kujtova se do të shtonin Muze këto 32 vite! Sëpaku Muzeun e Biçikletës në vendin e vetëm të lavdishëm të Biçikletës, jo në Shqipëri por dhe rajon! Por jo! Jo vetëm që nuk ndërtuan asgjë por prishën Muzeun e Luigj Gurakuqit dhe nxorrën Migjenin jashtë, prishën një numër impresionant të shtëpive Monument Kulture dhe një nga më kryeveprat si ajo e Kakarriqve ose ish Pallati Pionierëve! Kujtova se teatrin do ta largonin nga ndikimi politik dhe ideologjik megjithse i shkëlqyer në diktaturë! E larguan nga fama dhe nga madhështia e sallave plot dhe e futën me dëshirë në ndikim politik, mbledhje partie, krahinarizëm dhe trysni politike me një marrëzi antikomunizmi kryer nga shërbëtorët e komunizmit, e kthyen në një “terr dramash” dhe marrëzi skenarësh që nuk i vlenin publikut shkodran. Krijuan “akademinë” e shfaqjeve për vete dhe tarikatit sektarist, duke filluar nga fondet dhe deri te aktorët dhe regjizorët. Kujtova se ato që drejtonin do të kishin drejtori kulture që bënin punë dhe jo politikë! E kundërta, shumë më keq se dikur në komitet partie! Nga fundi e tepruan me marrëzi ku nuk merresh vesh kush punonte dhe kush rrinte, kush ishte dhe çfarë bënte dhe kush kishte vizionin dhe kush emëronte e ç’emëronte, kush firmoste dhe kush vuloste, kush përzgjidhte dhe kush hante shqelma kot dhe pse punonte! Hoqën galerinë e arteve nga qendra ( sot qarku dhe prefektura) ku kishte ardhur shumë mirë dhe e çuan në një vend ku quhet “Dollari”! Tani që duhet të vijnë turistat mungon orientimi kulturor për te “dollari” dhe vendin e galerisë e kanë zënë zyra pothuaj kot ose afërsisht kot! Kanë 33 vite që Muzeun e Shkodrës që e hoqën paturpësisht nga Sahati Inglizit e sollën në një vend ku akoma ka dy pushtet prone. Ku është e vështirë të ekspozosh. E di unë çfarë kam hequr të shtoj Pinakotekën në vitin 2012 me rastin e 100 vjetorit në atë kohë bashkë me kolegët e mi. “Sahati Inglizit” nuk duket më dhe ja afruan betonet 1 metër larg. Institucionet e ndërtuara nga ata që u larguan me 14 maj 2023 janë të një “mrekullie” absurdi dhe në definim zyrtar. Vetëm në Shkodër “drejtori ekonomie” ka nën vete institucione kulturore që mbajnë peshën e madhe të trashëgimisë dhe nuk kanë as firma dhe as vula në përdorim! Kështu e kishin vizionin ata para 14 majit! Mbushën Drejtorinë Kulturore me shitmëndësa partie dhe miq e farë fis, të cilët ndalonin inisiativat e specialistave dhe drejtuesve të institucioneve kulturore të varësisë. Kotësira në zyra akoma më të kota, bënin politika kulturore,duke qenë “no name no face” në çdo aspekt. Pa kontribute dhe pa origjina dhe pa dashuri për Shkodrën. Jepnin urdhëra politikë dhe vlersonin politikisht. Ky ishte kandari i vetëm i tyre. Ma zi se dikur Komiteti Partisë! Mësuan dhe më të rinjtë po kështu. Janë dhe sot! Ata marrin përsipër të klasifikojnë animin politik tëndin, biles ata e dinë më mirë se ti - me kë je ti. Ata kanë klasifikues dhe përcaktues votimin dhe religjonin apo qënien qytetar i vjetër, jo qytetar, apo në se je për fotografi apo nuk je! Mirëpo...? Mirëpo në 14 maj të vitit 2023, ka humbur ky mentalitet. Ka humbur kjo logjikë idiote, përçarëse dhe humbëse në degradim të trashëgimisë dhe kulturës së qytetit të madh, pikërisht kulturor që është Shkodra. Ka humbur kthimi i Shkodrës në bastion laborator kaviesh “antikomuniste” në degrad qytetar dhe urban, por dhe kulturor! Ashtu sikundër Benet Beci po mundohet përditë të ndreqë degradin urban, plehrat, funksionet degrad të policisë bashkiake, shërbimeve, zyrave rrugëve, krijimin e institucionit më të qartë për shërbimet, paisjen më të mirë dhe shumë e shumë të tjera për ta larguar Bashkinë nga “kullojsja e makaronave” që ishte katandisur – ashtu dhe kultura i duhet të riparojë dhe ndryshojë keqforminin institucional dhe lajtmotivin politik në punë. Në fakt po ajo drejtori dhe po kjo bashki i kishte lënë nëpunësit dhe shumë individë të artit dhe kulturës me paga “mërzitie urbane” por dikush prap thërriste për partinë. U desh 14 maji 2023 që të rritet paga dhe të shkojë te mundësia e Bashkisë dhe pastaj të vazhdojë të rritet sikundër duhet! Po, por Beneti nuk ka ardhur sikundër këta janë mësuar të vijnë në pushtet! Këta tipa janë mësuar të largojnë brenda partisë së tyre dhe jo më.. ata përballë? Tani nuk pajtohen me sa duket me konceptet e modelit të ri, kur politika qëndron jashtë dyerve të Drejtorisë së Kulturës! Se qyteti Shkodrës dhe Bashkia, nuk ka vetëm një tarikat njerzish që bëjnë kotësi dhe duhen premiuar ata dhe shantazhuar dhe persekutuar të tjerët! Ose futur intriga deri në thërmia ideore pa kuptim. Kam përshtypjen se e kanë kuptuar gabim Benetin, pse nuk ka filluar spastrimet me to, si ata në fakt bëjnë me të tjerët ose dhe e veten! Nuk kanë kuptuar se për Benetin nuk ka më – kush mor ata, apo na! Nuk ka më: po aj asht familje kumunistash maaaar!! Nuk ka më: ça kujton maaar ky se asht, na për ça jena?! Këta tipa nuk dinë se ai institucion dhe disa të tjerë aty janë ndërlidhës mes vizionit të Kryetarit të Bashkisë që është votuar nga populli i Shkodrës dhe institucioneve që kanë lirinë e kreativitetit kulturor, propozimeve dhe veprimeve sepse ju është deleguar dhe aprovuar pushteti në institucion. Nuk mund të prezumohen, as të urdhërohen pa kuptim si me verbalizëm idiot dhe me urdhra jo të mbështetura në rregullore institucionesh të varësisë që këta moralistë të mëdhenj kanë 32 vite që nuk kanë ndërtuar askund. Po po, nuk ka as rregullore dhe as detyra dhe të drejta. Të shkruara dhe aprovuara si varësi. Po hiç fare! Por sot me vizionin e Kryetarit Beci, për të vendor drejtuesin e ri të kulturës është bërë konkurs. E kështu kemi një drejtore të re si Amila Gjyrezi. Sigurishte e shkolluar mirë dhe nisur punë me administratën tjetër në Muzeun Historik. Mjafton që të punosh në këtë institucion për të kuptuar gafat e mëdha strukturore në institucione varësie dhe drejtori. Unë shpresoj shumë te mirësia dhe dëshira e zonjës Gjyrezi. I kuptoj dhe vështirësitë e një “tranzicioni” që në Shkodër është më i vështirë se kudo në Shqipëri. Por tashmë është detyrë e saj, çlirimi i institucioneve të kulturës nga trysnia pa kuptim e mentalitetit “robërues” dhe kot urdhërues deri tani. Nga mentaliteti mik mbas miku dhe klan mbas klani, apo lagje mbas lagjeje e “fshat mbas fshati”. As nga presion partie dhe ideje “kripto lufte klasore” qesharake. Institucionet e varësisë në kulturë janë ndjeshmëri e madhe. Nuk bën ti presionosh politikisht, si kundër është bërë për tre dekada rresht. As ti kesh domen të tillë. Gjyrezi sigurisht ka vizion tjetër nga i dikurshmi dhe në përballje me mënyrën rrëmpallë të të bërit “politikë kulturore” dhe nga mos përcaktimi roleve dhe detyrave deri te pastruesja e institucioneve që është sot e kësaj dite për faqe të zezë. Asaj (Gjyrezit) i takon detyra e vështirë e largimit nga ndikimi i skemave të vjetra. Por unë besoj se për këtë ka mirëkuptimin e Kryetarit të Bashkisë zotit Beci. Absolutisht gjëndja kulturore dhe ajo artistike e qytetit është shumë më mirë sot, shumë më e zhvilluar, me shumë më shumë aktivitete, shumë më e hapur dhe më pa anësi që padyshim të ngjall shpresë të madhe. E unë për këtë uroj. Po dhe shpresoj.