BREAKING NEWS

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në Gërdec, prokurorët pritet të marrin në duar faktet nga Drejtësia Amerikane, nisen letër-porositë në SHBA, informacione do të merren edhe për Patrick Henryn, ja lidhja e tij me Delijorgjin dhe S...

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në
x
BREAKING NEWS

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes së spiunit të Ilir Metajt, presim që ‘shiringa me ujë deti’ që u injektoi zyrtari i lartë i DASH prokurorëve të SPAK të sjellë arrestimin e ‘peshave të rënda’

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes
x
BREAKING NEWS

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për votimin pa kuorum të ligjit për Investimet Strategjike, ja si u shkallmua Kushtetuta nga mazhoranca, zbardhet mashtrimi

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për
x
BREAKING NEWS

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj që sfidon “ujqërit” e vjetër në politikë, banesë 200 mijë euro, 11 llogari bankare, fitime marramendëse nga qeratë, 180 mijë euro shitje pasurish, si i ka justifikuar milionat nga puna si emigrant,...

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj
x
BREAKING NEWS

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian Allajbeut dhe Vilma Nushit, vjedhjet me “Hemodializën”, “Check Up”-in, “Laboratorët” dhe “Sterilizimin” janë të faktuara, priten arrestimet nga SPAK

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian
x
BREAKING NEWS

Rama-Berisha ngrenë komision për të shkatërruar SPAK dhe Reformën në Drejtësi, ja pazaret e reja të “non-gratës” me kryeministrin për të bllokuar arrestimet

Rama-Berisha ngrenë komision për të shkatërruar SPAK dhe
x
BREAKING NEWS

Plas skandali i Portit të Vlorës, ja si iu falën Samir Manes 57 mijë metra katror tokë, të implikuar 2 ministra, SPAK merr në dorëzim padinë për megaoligarkun e qeverisë

Plas skandali i Portit të Vlorës, ja si iu falën Samir Manes 57
x
BREAKING NEWS

Gazetarja e njohur paralajmëron arrestime të bujshme në ditët në vijim, ja disa nga dosjet “përvëluese” që po heton SPAK dhe skema që ndoqën agjentët e BKH për të arrestuar Jorgo Goron, kryebashkiaku në detyrë i Himarës u përgjua 4 muaj rresht me metod...

Gazetarja e njohur paralajmëron arrestime të bujshme në
x

Opinion / Editorial

Për Vlorën një destinacion turistik gjithëvjetor

Për Vlorën një destinacion turistik gjithëvjetor

“Në Mesdhe vendi me rekordin e orëve diellore në vit nuk është Spanja, sikurse mund

ta besojë shumëkush, por Shqipëria, me kontribuesen kryesore Vlorën, me më shumë se

2.000 orë në vit në të 2706 km katrorë të saj”.

Vlorën e ka bekuar Zoti. Të zgjohesh me zhurmën e detit dhe të ndjesh jodin që të hyn në mushkëri është një terapi që ne vlonjatët e njohim mirë. Dhe ne, për vete dhe fëmijët tanë, duhet të bëjmë që këtë terapi dhe atraksion ta njohin të gjithë në vend dhe përtej vendit tonë.

Në nivel të turizmit bregdetar të rërës dhe detit, Vlora përfaqëson qytetin me potencialin më të madh turistik në Shqipëri, me një ofertë kaleidoskopike, me monumentet e saj kulturore, folklorin, objektet e kultit shpirtëror, veshjet, zakonet, këngët, si dhe me trashëgiminë historike, me vendbanimet e hershme dhe zbulimet arkeologjike, me ujin e detit dhe erën e malit vetëm pak qindra metra larg.

Në Vlorë, vizitori mahnitet me natyrën e virgjër, detin e jashtëzakonshëm, klimën mesdhetare, malin ngjitur me detin, por mbi të gjitha, me bujarinë e qytetarëve të saj dhe vitalitetin e tyre të jashtëzakonshëm,

Vlora përbën një magnet të papërsëritshëm për një eksperiencë jetësore unikale, por të keqpërdorur në këto tetë vitet e fundit nga qeverisja e papërgjegjshme e sektit Rama.

Vlora i ka të gjitha mundësitë që të ofrojë një turizëm sa gjithëpërfshirës aq edhe elitar, por ka ngelur thjesht një ofertë sezonale, e harruar në perlat e saj, një destinacion i pazhvilluar gjatë gjithë vitit, pa u përqëndruar drejt turizmit historiko-kulturor.

Gjenerimi për Vlorën i një oferte turistike gjithëvjetore dhe komplekse është një detyrim madhor ndaj qytetarëve të saj.

Vlora ka shumë mangësi e problematika në menaxhimin e destinacioneve të saj të shumta turistike. Zgjidhja e këtyre problematikave është natyrshën një detyrë dhe përgjegjësi e institucioneve qendrore dhe vendore. Puna e tyre ka lënë për të dëshiruar dhe ka qenë pothuajse inekzistente në nivel të mbështetjes reale të operatorëve turistikë, të menaxherëve të hoteleve, moteleve, restoranteve dhe qendrave të artizanatit, të marketingut agresiv dhe promovimit gjatë gjithë vitit brenda dhe jashtë vendit të produktit të jashtëzakonshëm turistik, të quajtur “Vlorë”. Askush nuk është kujdesur për natyrën unikale, për “brand”-in e Vlorës.

Zgjidhja e problematikave reale të tur-operatorëve, pronarëve dhe menaxherëve të hoteleve, moteleve dhe restoranteve të Vlorës përfaqëson një detyrim, përmbushja e të cilit shpejt, me përgjegjësi dhe me cilësi, do të sjellë jo vetëm një numër të rritur ndjeshëm të vizitorëve dhe zgjatjen e kohëqëndrimit mesatar të tyre, por edhe përthithjen e të ardhurave të konsiderueshme shtesë për qytetarët dhe zhvillimin e Vlorës.

Partia Demokratike, në dimensionet e programit të saj ekonomik për gjithë Shqipërinë, është e angazhuar maksimalisht që brenda vitit të saj të parë të qeverisjes 2021-2022, të realizojë shndërrimin e qarkut Vlore në një destinacion turistik gjithëvjetor, me oferta të qarta të turizmit të diellit dhe detit, të turizmit kulturor dhe historik, të turizmit arkeologjik dhe të aventurës, të atij natyror, gastronomik dhe të agroturizmit. Kjo forcë politike do të zgjidhë përfundimisht problematikën e mprehtë në qarkun Vlorë të derdhjes së ujrave të zeza në det dhe të furnizimit të vazhdueshëm me energji elektrike në bregdet. Do të ndihmojë në fuqizimin e mjeteve detare të operatorëve turistikë, nëpërmjet programeve shtetërore dhe vendore të mbështetjes me subvencione dhe kredi të buta, për të rritur koneksionin dhe vizitueshmërinë në zonat e mbrojtura të qarkut Vlorë dhe atraksionet e tjera natyrore.

Një program i përgatitur në detaje do të realizojë mbështetjen e plotë të tur-operatorëve vlonjatë, duke përfshirë suport në promovimin e paketave të tyre turistike, mbështetje financiare, ulje deri në zerim të taksave vendore, ulje të taksave dhe tarifave kombëtare, si dhe programe qeveritare për zhvillimin e ofertave turistike në trekendeshat e artë të atraksionit vlonjat: Vlorë-fshatrat e Lumit të Vlorës-Kaninë; Himarë-Kuç-Kanionet e Kurveleshit; Dukat-Tragjas-Rradhimë(treva Erikua); Vlorë-Himarë-Delvinë, etj.

Që në ditet e para të pushtetit të saj, partia e shpresës së shqiptarëve për ndryshim do të zbatojë një projekt të dedikuar katërvjeçar për trajnimin e vazhdueshëm në distancë dhe “in person” të personelit të njësive akomoduese të qarkut Vlorë, të guidave turistike, të personelit të restoranteve, pikave turistike, dyqaneve të artizanatit, etj., për rritjen e aftësive të tyre profesionale. Do të bashkërendojë kurrikulat e trajnimit dhe planet për zgjerimin e stafit të njësive turistike të qarkut, me kontributin e stafit akademik te universitetit publik “Ismail Qemali” dhe Shkollës Profesionale Tregtare, si dhe të studentëve e nxënësve të tyre të ekselencës. Do të ndihmojë në realizimin e internshipeve të studentëve të dalluar të universitetit dhe Shkollës Tregtare, me njësitë e mëdha akomoduese dhe komplekse kryesore turistike të qarkut.

Duke flakur tutje indiferencën dhe harresën e deritanishme të pushtetit qendror, Partia Demokratike do të ndihmojë bashkitë Vlorë, Sarandë dhe Himarë të rihapin Zyrat e Turizmit, me fonde të dedikuara, staf të kualifikuar dhe program konkret katërvjeçar pune. Do të punojë për uljen e barrës fiskale në industrinë e turizmit, për të unifikuar në nivelin e ulët TVSH-në për njësitë akomoduese dhe për restorantet e baret turistike.

Do të jetë forca politike që pas tetë vitesh neglizhence, do të rikualifikojë me përkushtim e seriozitet qendrën historike të qytetit Vlorë, për të rinovuar dhe lehtësuar aksesin në objektet dhe monumentet e shumta historike(Kompleksi Muzeal i Pavarësisë, Kisha Katolike Vlorë, Xhamia e Muradies, Ansambli i Rrugës Justin Godard, Rruga e Hebrejve, etj.), duke e kthyer Vlorën në një Qytet Muzesh dhe Qendër Monumentale.

Do të nxisë turizmin kulturor, duke rigjallëruar dhe shtuar programet dhe paketat turistike për vizitat në kalatë dhe objektet e kultit të qarkut Vlorë, të tilla si Kalaja e Skelës, Kalaja e Kaninës, Kalaja e Gjon Boçarit, Kalaja e Porto-Palermos, gjurmët e reja të qytetit antik Orik, Kalaja e Treportit, Manastiri i Shën Mërisë në Zvërnec, Kisha e Marmiroit, etj. Do të rikualifikojë Masterplanin për aksin Vlorë-Rradhimë-Orikum, duke rishikuar Planin e vitit 2017. Do të rivlerësojë dhe investojë në Ishullin e Zvërnecit, duke e shndërruar këtë perlë të harruar në një destinacion të turizmit balnear dhe historik. Ne mendojmë të zhvillojmë turizmin gjithëvjetor për zonën e mbrojtur Karaburun-Sazan, duke realizuar investimet e domosdoshme për sigurimin e energjisë elektrike dhe ujit të pijshëm në këtë zonë dhe duke fuqizuar flotën e mjeteve detare për aksesimin e shpejtë dhe të shpeshtë të saj.

Porti i Vlorës do të jetë porti i zgjeruar dhe i thelluar i përpunimit të mallrave dhe trageteve, duke u shndërruar në një bosht zhvillimi për qytetin dhe qarkun.

Si askush më parë, Partia Demokratike do të zhvillojë agroturizmin në qark, duke orientuar dhe fokusuar financimet nga AZHBR dhe nga donatorë të tjerë ndërkombëtarë në fermat vlonjate me potencial të lartë zhvillimor. Do të ndihmojë në zgjerimin e paketave aktuale turistike për qarkun Vlorë, duke përfshirë vizitat në fermat organike dhe komplekset rurale, qasjen me programe të tipit “Fundjava ndryshe në qarkun Vlorë”, etj.

Oferta gjithëvjetore e turizmit natyror, të kulturës, arkeologjise, historisë, kulinarisë, agroturizmit dhe të aventurës, me fitoren e Partisë Demokratike, do të kthehet në një realitet të prekshëm për Vlorën tonë, perlën e Adriatikut dhe Jonit.