
E qëlloi me pistoletë në sy të fëmijës, dalin pamjet nga sherri që solli dy viktima në Kavajë

A po e dëmton Alibeaj Partinë Demokratike? Analisti komenton situatën para zgjedhjeve: Berisha ka supërmacinë, por del i humbur se…

Analisti i njohur tregon "puçin" me të cilin mund t’ja marrë Alibeajt vulën dhe logon e PD-së: Ja kush është shpëtimi i Berishës

Kreshnik Spahiu plas deklaratën e fortë: Ja pse Berisha do braktisi partinë

Gazetari Hoxha parashikon çfarë do të ndodh me kandidatin e PD, Roland Bejko

Kreshnik Spahiu tregon arsyen e fortë: Ja pse largohen kandidatët nga Alibeaj

Gara për Tiranën në 14 maj, analisti zbulon sekretet në fushatën e Këlliçit

Kreshnik Spahiu flet me emra: Këta dy politikanë të fuqishëm do bashkohen në një parti pas 14 majit

Për vulën u bë revolucion, tani nuk është më problemi ynë!

Shkruar nga Bardhyl Bejko 13 Mars 2023

Beteja për vulën e Partisë Demokratike, u kthye në cunam, revolucion, siç u etiketua nga Berisha, me përmasa të mëdha, që do ndryshonte pushtetin dhe do çonte pas hekurave cilindo që akuzohej nga lideri i “Rithemelimit”, si aleat i Ramës dhe Ali Bashës në mosdhënien e vulës. Në qendër të goditjes të revolucionit, u vendosën të gjitha pushtetet. U shpallën armiq të opozitës. U sulmua ashpërsisht pushteti ekzekutiv, ku dihet që targeti kryesor ishte Edi Rama. Në qendër të sulmeve u vendos Kuvendi i Shqipërisë, i cili u rrethua nga jashtë me militantë dhe u godit me Molotov. Rrethimi u kombinua me revoltën nga brenda, duke e shndërruar sallën e demokracisë në arenë përleshjeje, ku nuk munguan akuzat deri tek kori i birbilave, ku u vendosën edhe rekorde Guines për kohëzgjatjen e fryrjes së birbilit, ku kampion i garës u shpall, profesor Spaho. Kori i birbilave u shoqërua mandej edhe me shkuljen e mikrofonave dhe shqyerjen e tavolinave nga përplasjet e grushteve. Revolucioni nuk kurseu as pushtetin e drejtësisë, të cilët u vendosën gati në gijotinë në se do guxonin të mos zyrtarizonin pjesën e PD, drejtuar nga Berisha si parti e vërtetë demokratike që zotëron shumicën, vulën, siglën, trashëgiminë dhe selinë. Në emër të vulës, kulmi i revolucionit u zhvillua në 3 mars, pikërisht ditën kur në Gjykatën e Apelit, gjykohej çështja e vulës dhe mbetja në fuqi e vendimit të shkallës së parë të Gjykatës së Tiranës nga gjyqtari Zhukri, i cili njohu “Rithemelimin” si PD zyrtare. Pikërisht, dita e gjyqit u shndërrua edhe si kulmi i revolucionit edhe pse mbështetja ishte më e ulta në një vit të betejave në emër të vulës. Protestuesit, që në emër të revolucionit, treguan se u lodhën nga ecejaket pa asnjë rezultat, ndryshe nga premtimet se fitorja ishte në finish. Edhe pak ditë dhe nga piedestalet do zbrisnin heronjtë e derisotëm dhe do ngjiteshin heronjtë e rinj nga radhët e revolucionarëve të vulës. Objekt i revolucionit u bë edhe SHBA. U shigjetua ambasadorja Yuri Kim si e përfshirë në moslëshimin e vulës edhe pse kurrë nuk pati një provë reale të tillë. U sulmuan aleatët dhe u akuzuan si të korruptuar diplomatë e zyrtarë të rëndësishëm, që nuk i lidhte asgjë me vulën e PD. Për një vit u zhvilluan debate të cilat kishin në qendër vulën e PD - së dhe thelbësore ishte marrja e saj. Vula u shndërrua në mollën e sherrit në tërë sistemin politik. Synimi kryesor për gjithë udhëheqësit dhe mbështetësit e revolucionit të vulës, ishte ta paraqiste hallin për vulën si veprimtari sekrete të ndërmarrë nga FBI, Mc Conigal i cili u paraqit si të ishte kasapi i opozitës dhe shpalljes non grata të Berishës. Synimi: Për të shpallur revolucionin për mbrojtjen e vulës si një përpjekje kombëtare e ndërkombëtare, kundër komplotit ndaj opozitës për ta zhbërë atë. Ajo që të vjen ndërmend kur shikon përleshjen mes palëve dhe garën cila pjesë është shumicë dhe cila pakicë, kush ka më shumë mbështetje dhe kush më pak. Pikërisht, kjo betejë e vulës të kujton qehajanë e vulës tek taksa vjeljes së gjakut, që me aq dramacitet, detaje tronditëse e ka përshkruar, Ismail Kadare, tek romani i famshëm “Prilli i thyer” . Edhe pse në rrethana të ndryshme dhe dy botë që kanë diferencë kohore dhe sistemesh nga feudalizmi në kapitalizëm. Lufta për vulën, krijoi pështjellim të jashtëzakonshëm në tërë piramidën politike në Shqipëri. Solli përplasje dhe ngriti dallgë që dukeshin se do rrafshonin cilindo që do t’u dilnin përpara dhe do pengonin marrjen e vulës. Ishte marrja me çdo kusht e vulës, që çoi deri tek protesta e 3 marsit, e cila kishte vetëm një qëllim, ndërhyrjen në drejtësi, kërcënimin e gjyqtarëve, shantazhin ndaj Apelit për t’u intimiduar dhe të merrnin vendim, jo sipas ndërgjegjes së tyre juridike, po nën presion. Gjykata e Apelit nuk ra pre presionit të kryefoltoristëve dhe Partisë së Lirisë edhe pse ish - presidenti e mbrojti vulën si të ishte vula e partisë së tij. Gjykata nuk ra në këtë kurth dhe nuk iu nënshtrua presionit të revolucionit të zhvilluar për një vit e më shumë. Edhe jo pse përfundimtar, vendimi i Gjykatës së Apelit i dha përgjigje përfundimtare pretendimeve të Berishës. Rrëzoi pretendimet dhe tërë piramidën propagandistike të revolucionit për vulën e PD. Mosmarrja e vulës, kuptohet se Berisha dhe pjesa e PD, që komandon nuk do ishte kurrë si më parë, nuk do kishte më atë temp dhe ritëm, atë fuqi dhe atë kurajo për t’u deklaruar triumfator. Revolucionit iu rralluan rreshtat e ushtarëve të revolucionit. Ra një nga kauzat që shërbente si adrenalinë e shtuar për të motivuar sulmet ndaj kundërshtarëve politikë. Aq përmasa të mëdha mori kjo puna e vulës, sa edhe Komisioneri shtetëror i zgjedhjeve, Ilirian Celibashi, zyrtari që presupozohet absolutisht i paanshëm dhe i distancuar nga forcat politike të bënte nga pozicioni i garantit të mbrojtjes së pavarësisë së zgjedhjeve, se vula në fakt i takonte Berishës, por ai, si komisioner mbi partitë nuk mund të diktonte vullnetin dhe dëshirën e vet deri sa gjykata ia dha vulën PD zyrtare. Garanti u pozicionua hapur si mbështetës i Berishës, duke komentuar revolucionin për vulën. Por pas vendimit të Gjykatës së Apelit në lidershipin e “Rithemelimit” dhe PL ndodhi metamorfoza e menjëhershme. Nga revolucioni i paparë për vulën nisi të propagandohet se nuk është vula ajo që të përfaqëson. Vula është brenda zemrës dhe shpirtit të demokratëve. Ata janë fuqi e ndryshimit. Tek e fundit ajo puna e revolucionit për vulën duket se ishte thjesht loja për t’u dukur të viktimizuar dhe nën presion kombëtar e ndërkombëtar. Dhe tani që vula iu njoh PD zyrtare të Alibeajt, i cili deklaroi se nuk ndihej triumfator, Berisha dhe tërë funksionarët e partisë së tij dhe bashkëkualicionistët, deklarojnë se nuk është problem, se nuk ka asnjë vlerë. Duket se: Për vulën që u bë tërë ky revolucion, tani nuk është më problemi ynë. vula është në zemrën tonë!
Më të lexuarat


Një President mes akuzave dhe ngjarjeve asnjëherë të praktikuara në demokracinë amerikane!

Revoltë e heshtur sipas polarimit politik në shoqërinë shqiptare

Sloganet populiste të binomit Berisha-Meta, shprehje e ekskluzivitetit narcist

Kryetar i cilës partie është “non grata”?!

Pse Berisha ka vendosur t’ia lërë partinë me testament Ilir Metës?

Kush janë fitimtarët dhe humbësit e vërtetë të luftës?

Të gjithë që “shohin në ëndërr” pushtetin, premtojnë parajsën!

Bëju ballë forcave të liga frymore!

Antikomunizmi dhe viktimat e tij!

Integriteti si kapital politik
