BREAKING NEWS

Do të shpallet “non grata” së shpejti”? Ilir Meta bën deklaratën e fortë, zbulon planin e fshehtë: Le ta bëjnë gjatë kohës që jam President! Do e paguaj vetë biletën e ekstradimit, të mi ngrijnë asetet dhe llogaritë

Do të shpallet “non grata” së shpejti”? Ilir Meta
x
BREAKING NEWS

Escobar refuzoi ta takonte, Ilir Meta: Më falni për modestinë, por...

Escobar refuzoi ta takonte, Ilir Meta: Më falni për modestinë,
x
BREAKING NEWS

Presidenti Meta zbulon datën e zgjedhjeve të pjesshme lokale

Presidenti Meta zbulon datën e zgjedhjeve të pjesshme lokale
x
BREAKING NEWS

Yuri Kim plas deklaratën e fortë, tregon nëse SHBA do të zbulojë provat që kanë fundosur Sali Berishën

Yuri Kim plas deklaratën e fortë, tregon nëse SHBA do të
x
BREAKING NEWS

Yuri Kim e thotë për herë të parë: Ju tregoj kush i mblodhi provat për të shpallur non grata Sali Berishën

Yuri Kim e thotë për herë të parë: Ju tregoj kush i
x
BREAKING NEWS

SHBA i tregon prangat Sali Berishës, Yuri Kim ‘i shuan çdo shpresë’: Ka prova! I iku drejtësisë...

SHBA i tregon prangat Sali Berishës, Yuri Kim ‘i shuan çdo
x
BREAKING NEWS

Yuri Kim bën paralajmërimin e fortë: Ata që janë në pushtet, nëse u kërkohet llogari duhet që të…

Yuri Kim bën paralajmërimin e fortë: Ata që janë
x
BREAKING NEWS

'Ballkani i Hapur', Yuri Kim zbulon qëndrimin e SHBA-së

'Ballkani i Hapur', Yuri Kim zbulon qëndrimin e SHBA-së
x

Opinion / Editorial

Përballja e “Prefektit” të komedisë së diktaturës, me prefektët e groteskut të demokracisë!

Përballja e “Prefektit” të komedisë së

Sigurisht nuk është për tu lavdëruar kaq shumë që trupa e Teatrit Kombëtar rivjen me komedinë “Prefekti” me një datë të shënuar! Sigurisht që kjo komedi nga më të ndjekurat në diktaturë, luan rolin e një lartësie aktoriale, por të vërtetat i ka përgjysmë! Unë personalisht duke njohur pinjollë të familjes në Shkodër që mbiemrin e kishin “Mileti” jam i qartë se në komedinë propagandë nuk ishte figura e Qazim Mulletit e vërtetë por ishte propaganda e kohës. Por në komedi kanë kaluar aktorë dhe regjisorë e skenaristë të mëdhenj e kështu që kohët para çlirimit, në okupim dhe mbas çlirimit bëhen lëmsh me njëra tjetrën që ti lejojnë dhe formojnë pastaj fitimtarët komunistë që deformojnë sa munden në art dhe figurën personale të Mulletit. Mulleti nuk ka qenë një injorant, por i shkolluar, nuk ka qenë një grotesk por serioz dhe dinte shumë gjuhë të huaja. Mulleti ishte pjesë e 1912-tës dhe 1920-tës, krijimit të Tiranës kryeqytet, por dhe me princ Vidin. Mulleti ishte pjesë e Nolit dhe pjesë e atentatit kundër Zogut, duke u bërë antizogist i thekur dhe kjo duhet thënë jo kaq në atë groteskun e figurës që bëjnë komunistët. Nuk e përmendin si antizogist sepse nuk ju leverdiste dhe pse për mua kjo është pjesë e figurës së tij me pjesë jo kaq të pastra. Mulleti është kryetar bashkie i fashistëve italianë dhe padyshim prefekt, ku vazhdoi disa vepra publike të mbetura nga monarkia, por të përfunduara nga italianët në fashizëm. Ai ishte një njeri i Ballit, por sigurisht një kolaboracionist dhe nxirja e figurës së tij plotësisht janë dy momente tragjike. I pari është 4 shkurti si operacion me të vrarë nga forcat Xhaferr Devës dhe Mulleti pjesë e këtij operacioni vrastar kriminal në Tiranën e asaj kohe dhe e dyta, lënia e familjes, pra të gruas dhe djalit në duart e komunistëve kur vetë u largua. Ata pastaj pësuan persekutimin e Enver Hoxhës dhe kjo kuptohej qartë. Figura e tij është plot dritë të dyzuar dhe me hije, por që sot askush nuk ka pse i lëndon pasardhësit që nga komedia tallen përqeshen pa pasur faj dhe pa qenë aspak ashtu. Ky është problemi. Unë nuk jam prej atyre që dua të zhduk veprat dhe pjesët e kohës së diktaturës, sepse jam pikërisht kundra diktaturës dhe nuk mund të veproj kurrë si ajo, por jam prej atyre që kujdeset, mos të provokojë me veprat propagandë që diktatura ka prodhuar. Kaq, jo më shumë se kaq për polemikat e prefektit! Por unë kam bindjen se sot vendosin komedinë e Besim Levonjës sepse teatri jonë, skenaristët tonë, artistët tonë, janë pothuaj si në diktaturë të kontrolluar, në mos më keq, sepse janë dhe të vetkontrolluar! Sot mund të bësh jo komedi, por tragjikomedi me bazë korrupsionin për prefektët që janë prezent. Sot arti nuk bën detyrën e tij të kritikës dhe reagimit shoqëror. Jo politik sigurisht mbi veset e administratës dhe korrupsionit masiv. Sot prefektët janë një njollë zyrtari në Shqipëri. Janë njerëzit e administratës që marrin pagën më kot në Shqipëri. Jo vetëm që ju kanë hequr kompetencat, por janë individët më groteskë që nuk bëjnë as detyrën e tyre thelbësore ose ruajtjen ligjore të pushtetit vendor. Prefektët sot janë njerëzit më inaktivë dhe janë “rojet e partisë” dhe jo të shtetit shqiptar! Ata nuk janë në gjendje të ruajnë ligjin dhe territorin. Nuk munden të bëjnë asgjë përpara korifenjve të zgjedhur, lëtyrave të rrugës së lidhur me krimin dhe politikën dhe nuk janë të zot të kontrollojnë territorin si për rendin dhe kanabisin. Prefektët e sotëm janë për komedinë e zezë të shtetarit të pa nevojshëm dhe grotesk ku e ku larg Qazim Mulletit dhe si njerëz, por dhe si shtetar! Hiq kolaboracionizmin e dënueshëm dhe irracional të Mulletit të sotmit janë për faqe të zezë përpara tij. Ai ka pasur tragjedinë e kohës dhe faktet brenda kësaj tragjedie, por këta sot, janë mohim i demokracisë dhe ligjit. Nën hundën dhe shikimin e tyre transformohen toka dhe prona publike, degradohet natyra dhe ligji zbatuar nga administrata publike. Nën hundën e tyre administratat vendore i hipin në qafë qytetarëve me paudhësi kriminale shpesh herë. Nuk ju bëjnë shërbim dhe u zhvatin. Prefektët e sotëm ruajnë partinë, por jo qytetarin dhe ligjin. Janë të emëruar të dyshimtë të lobingjeve e të interesave politike dhe jashtë saj në lartësitë kryeministrore. Janë njerëzit që shikohen kur ka emergjenca dhe kur në fakt emergjencat te ne janë kazma dhe lopata dhe asgjë tjetër, sepse pastaj thërritet ushtria nga që nuk ekzistojnë as mjetet dhe as fondet e as njerëzit. Këta janë prefektët e qeverisë sot dhe asaj dje në këtë farë demokracie. Shpesh herë prefekti është figurë e ulët qeveritare që nuk e pyet kush as “për lash dhe as për balash”!

Por drama dhe komedia jonë sot nuk merret dot me to, sepse është e politizuar dhe frikacake. Kështu që vendos në teatër Prefektin e Besim Levonjës që t’iu plasë shpirti atyre që janë gjallë dhe që Qazim Mulleti fajësisht dhe jo burrërisht, i la në duart e sigurimit dhe partisë të Enverit.

Arti sot, vetëcensurohet dhe është bisht politike dhe duket kjo gjë dhe në diferencat që kanë artistët mes tyre. Por nuk është art që mbështet shoqërinë me kërkesat dhe nuk është avangardë e saj (jo politikisht) filozofikisht! Është art kompromisi me të keqen dhe me kryekorrupsionin që kur pranon të paguhet prej tij në shumë raste. Ky është problemi prandaj gjendet “prefekti i Tiranës” i diktaturës për tu vënë kur demokracia e ka prefektit më groteskë, më injorantë dhe pothuaj kot si bishta korrupsioni dhe në mbrojtje të tij. E ky është turpi më i madh, jo kaq komedia e regjimit komunist që luan Robert Ndrenika dhe më përpara se ai, Mihal Popi. Komedia e një regjimi propagandistik dhe ideologjik ashtu do të ishte, por sigurisht ishim nën regjim. Sot kur me demek jemi në demokraci dhe prefektët janë një kllounadë administrative pse ju duhet patjetër teatrit kombëtar “ pa godinë” të kenë sukses me Prefektin e Ndrenikës dhe Levonjës apo Popit?! Përgjigja është e qartë dhe duket se nuk bëjnë dot asgjë të sotme dhe nuk kanë as guximin, as vullnetin dhe as talentin për ta bërë. Kjo është më e rëndësishmja se sa lufta që bën PD dhe PS politikisht me njëra tjetrën për butafori politike dhe jo brendësi që ka lidhje me realitetin sot.