BREAKING NEWS

Përballja me Covid-19, ministrja Manastirliu jep lajmin entuziast nga Vlora

Përballja me Covid-19, ministrja Manastirliu jep lajmin entuziast nga Vlora
x

Opinion / Editorial

Përballja e shoqërisë "folk liberal individualiste" me Covid 19-ën!

Përballja e shoqërisë "folk liberal individualiste" me

Sigurisht që do të vinin dhe rastet e para të të infektuarve me "Covid 19-të"! Ishte e pashmangshme dhe nuk kemi arsye të bëjmë as alarmizëm akut dhe as sidomos politikë idiotësh tip "lefter-akësh të maliquar" kundër këtij dhe atij si politikë që sigurisht kanë dhe mundësitë e drejtimit të shtetit në situatë emergjente. Jo alarmimit sepse duhen kujdesi apo dhe higjiena, por sidomos auto disiplina janë dhe mundësia për sukses ndaj Covid 19-ës dhe kjo vërtetohet nga Kina deri në Itali! U vërtetua në Kinë me mundësinë e madhe të shtetit tipik super statalist, por dhe kapitalist që izoloi miliona njerëz të bindur dhe vetëduruar për të zbatuar rregulla, që ndërtoi në kohë rekord një nga spitalet më të mëdhenj dhe atrecuar kundër gripave të tipit "sars" dhe spërkati me anën e dhjetëra makinave me solucion dezinfektues, rrugët dhe vendet e presupozuara më të infektuara! Ku u pa mobilizimi dhe vullnetarizmi apo heroizmi i personelit shëndetësor. Ashtu sikundër u vërtetua gafa e madhe e një spitali italian, ku u sëmurën vetë infermierët dhe personeli nga pakujdesia, ku njerëzit nuk veprojnë nën urdhëra dhe disiplinë, ku lëvizja e lirë është cilësi lirie, por që në interesin personal në fokus, bën faj të madh në interesin kolektiv si mbrojtje të shoqërisë, ku shteti "liberal" nuk është i zoti të marrë masa të përnjëhershme dhe bindëse dhe pse është shtet i pasur, ku neoliberalizmi akut dhe shpërdorues vlerash shoqërore, ka dhjetë vite që ka kursyer 37 miliardë dhe nxjerrë nga sistemi 43.000 njerëz të personelit shëndetësor etj. etj! Në një shkrim te "Sole di 24 ore" nga Baniamino Piçone dhe nxjerrë nga kjo testatë thuhet si titull: Një vend copë copë, anarkik, gjithë pretendime, pa dijeni të detyrave! Imagjinoni çfarë thuhet për shoqërinë italiane nga vetë italianët dhe çfarë duhet të themi ne për shoqërinë tonë që sigurisht është dhe akoma më keq si folklorike që vazhdon të jetë! Autori shkrimit thotë: Çfarë mund të thuash për popullin italian anarkik dhe i pa zoti të zbatojë rregulla? Po pra, i pa zoti të shikojë më larg se hunda e tij?! Që të kuptojë se sjellja e tij dëmton tjetrin! Artikulli mjaft i ashpër thotë se: Jemi në asimetri të madhe mes të drejtave dhe detyrimeve! E nga kjo dilte si konkluzion dhe ashpërsia tjetër e fajit të madh politik që del nga kjo qasje shoqërore e papërgjegjshme. Duke lënë alarmimin dhe duke qenë konstruktiv, duhet thënë se ne kemi një shoqëri që sigurisht ka nxjerrë dhe politikën dhe qeveritë e këtij vendi që janë të gjithë modele të një "folk liberalizmi individualist" që nuk njeh aspak përgjegjësi kolektive dhe që tani duhet të përballet me Covid 19-ën. Të mësuar deri në 90-ën si një shoqëri që "kujdeset" për kolektiven dhe pothuaj fare për individin, jemi kthyer në sajë të ideatorëve idiotë politikë dhe anarkizmit tonë folklorik, në shoqërinë që nuk ka asnjë respekt për rregullat dhe publiken dhe sidomos për kolektivin ose atë që është shoqërore. Nuk bindemi dhe nuk dëgjojmë për rregulla. Nuk na pëlqejnë dhe i refuzojmë ato. Biles ajo pjesë që shoqërisë së zbaton rregulla është e humbur politikisht dhe publikisht nga marrëzitë super individuale nga një super papërgjegjshmëri personale e zgjatur në kohë. Cilin rrethim publik të përbashkët mbajmë pastër ne? Cilin oborr dhe cilën shkallë? Si mund të bindemi ne që të zbatojmë rregulla kundër Covid 19-tës, të cilat në radhë të parë janë një bindje kolektive dhe në respekt të vetes dhe shoqërisë. Sot është idiotizëm të fillosh retorikën anti pushteteve dhe anti politikës, sepse ato janë prodhim direkt i kësaj shoqërie të anti-vlerave kolektive dhe të një papërgjegjshmërie të tillë. Duke qenë kështu, janë dhe anti vlerave shoqërore. Sigurisht që ka filluar alarmimi dhe sot u pa qartë në një sulm të lehtë në super markete, por... Por në fakt kjo është e fundit pikë, sepse këtu (Shqipëri) në sajë të një super egoizmi tregtar dhe medemek kapitalist, vjen dhe një moment abuzimi me çmimet dhe marrëzisë përfituese kur të gjithë kolektivisht kanë diçka për të humbur! "Folk liberalizmi" jonë tepër individualist është akoma më keq se sa anarkizmi i italianëve që thuhet në artikullin e "Il sole 24 ore" sepse shoqërohet me fanatizmin idiot të parimit "di më shumë, kur nuk di asgjë"! Shoqërohet me papërgjegjshmërinë e veprimeve që duhen bërë me doemos pa pyetur fare për pasojën. Po ti shtosh dhe raportin mes të drejtave dhe detyrimeve, të cilat në shoqërinë tonë liberale folklorike janë gjëra të padiskutuara dhe të pa marra parasysh atëherë llogaria është e qartë në fund. Padyshim që jemi një popull i fortë dhe imunitar, por duhet kuptuar që ky virus godet më të dobëtit dhe më ato në moshë. E pjesa e kësaj shoqërie "liberal folklorike" ka ikur nga ky vend duke lënë pleqtë vetëm dhe duke munguar sigurisht shumë strukturat për ndihmën ndaj tyre. E kur po shikoja një mjeke italiane që alarmohej duke thënë se: Po shkon puna deri aty sa të vinë në spital të sëmurë një i ri në moshë dhe një plak dhe të riut i bëjnë shërbim dhe plakun e lënë për më vonë, sepse tanimë ai ka dalë në kategori të dytë në shoqërinë anarkiko-irracionale në shërbim. Kjo kur në Kinë si pleqve dhe të rinjve ju kishin instaluar një app ku ju përcaktohej dhe rruga me zonë të kuqe për të mos ecur dhe ajo me jeshile për të qenë më të sigurtë. Sigurisht që duhet të mos alarmohemi dhe sigurisht duhet të fillojmë të besojmë te rregulli dhe ndihma publike apo institucionet (ato që kemi), por dhe të jemi si shoqëri e përgjegjshme e pastaj të kërkojmë këtë gjë nga politika dhe qeveria! Përndryshe nuk jeni asgjë tjetër, por pjesë e një folklorizmi liberal idiot dhe në papërgjegjshmëri masive! E një moment i tillë nuk përballet me diçka të tillë si model! Pastërti, jo kontakte masive, ruajtje të diskrecionit në mënyrë të plotë, bindje ndaj kërkesave, këshillave dhe të rregullit, por dhe durimi i madh për tu mbrojtur, janë dhe mundësitë e vetme për fitore ndaj Covid 19-të! Fjalët e tjera me qepë, hudhra dhe alla shqiptarçe në folklorizëm idiot, por dhe me një liberalizëm të shthurur fitimi dhe pa përgjegjshmërie e bëjnë Covid 19-ën realisht shumë të rrezikshëm në këtë vend. E sigurisht më shumë përgjegjësi kolektive, e cila na kthen në shoqëri të vërtetë të qytetëruar! Kjo është përballja mes shoqërisë "folk liberal individualiste" dhe Covid 19-ës. Unë shpresoj që kjo shoqëri të kuptojë se nuk vazhdohet me folklorizmat dhe individualitetin arrogant që ka. Shpresoj!