
SPAK rrëzon Fatmir Mediun, bie kërkesa për 90 dëshmitarët e mbrojtjes, GJKKO thërret Shkëlzen Berishën dhe 71 dëshmitarë të akuzës për aferën e “Gërdecit”

Hyn në skenë njeriu i amerikanëve që do fundosë Shkëlzen Berishën, ja çfarë pritet të thotë dëshmitari “kyç” i tragjedisë së Gërdecit

SPAK nuk i ndahet Saimir Tahirit, ish-ministrit i merret nën hetim pasuria pas sinjaleve të shërbimeve të huaja

Dosjet e SPAK për përgjimet në “EncroChat” dhe “Sky” me kriminelët, Balla paralajmëron "tërmet" në Policinë e Shtetit

Shkalafitet çeta anti-amerikane Berisha-Bardhi, bie numri i pjesëmarrjes të deputetëve, nis dezertimi nga aksioni politik i ish-sekretarit të Përgjithshëm të PD

Edi Rama merr udhëzime nga Vuçiç për situatën në veri të Kosovës, ja dokumenti që zbërthen prapaskenat e bujshme

OLAF do të vijojë hetimet për fondet nga IPARD II; Nuk programohen disbursime nga programi deri në 2025

Tradhtari Edi Rama përballë heroit Albin Kurti si Esat Pashë Toptani përballë Ismail Qemalit

Përballja e sotme me sistemin e batutës "andrra në beze" e kultivuar në kohë!

Shkruar nga Besi Bekteshi 9 Shtator 2023

Ndërkohë që Benet Beci bën përpjekje jo të zakonshme të kthimit në Shkodër të urbanitetit dhe moralit të humbur qytetar, Edi Rama kujtohet të postojë foto për qytetin e madh mes ujrave, maleve dhe liqenit të mrekullueshëm. Rama jo pa qëllim poston dhe kujton premtimet për Shkodrën tjetër, atë ndryshe të sotmes dhe alternative të këtyre 32 viteve. Ai po kujtohet se e di që në Shkodër ka humbur disi besimi dhe se ka mbaruar pothuaj durimi.Jo, durimi për fitoren e tij dhe Benetit, por durimi se mund të ketë forcë ndryshimi.Janë raskapitur nga vitet e gjata të mbylljes së Shkodrës në laborator kaviesh politike. Janë lodhur nga koha kundër dhe përdorimi i njërëzve të kësaj kohe në pushtet të stërzgjatur. Rama bën mirë që kthehet me këtë mënyrë për të mbjellë besim. Përpjekjet e Benet Becit megjithse janë të sinqerta dhe të mirëpritura duan mbështetjen e tij.Po pse kjo përveç dëshirës së KM për të ndryshuar Shkodrën? Po ja një arsye! Vetëm në Shkodër batuta merr kuptim "akademik" në përdorim urbano gjuhësor! Shkodra siç e di dhe KM me një pjesë të origjinës nga ajo, ka të vetën batutën të zgjatur deri në barcoletë.Pothuaj në mos më shumë se ajo që Rama ju tregoi për Putinin në Slloveni. Po dhe që Bildit na i kishte mbetur hatri...????? Por, në Shkodër thonë: andrra në beze!!! Janë cinikë dhe tallës deri në grotesk për një zotim, angazhim, premtim apo propozim! Me ngulm mos besues dhe për ide të mëdha zhvilluese. Kur duan të ulin një ideues apo vizionar thonë: andrra në beze ( film) ose uuu punë prrallash! Shpesh kjo batutë qëllimkeqe përdoret për të ndalur një ide apo propozim. Shpesh me qëllim mbajtjen e statukuosë ose mos lejimin e një diçkaje ndryshe. Andrra në beze si batutë sot në Shlodër është ajo e zotimit të largimit të prapambetjes së saj.Andrra në beze sot në Shkodër është angazhimi për kthimin e një Shkodre krenare dhe të mirëqënur.Andrra në beze sot është - Shkodra pa qeverisjen e atyre që e kanë kthyer Shkodrën në një katund të periferisë së humbur.Po unë besoj se ajo pjesë shkodrane e KM së Shqipërisë e di.Besoj se Benet Beci me të "lufton" përditë. Besoj se një pjesë e angazhuar e ndryshimit ( jo të gjithë) po e përballin. Tashmë kësaj "andrre" duhet tja "shkyjnë" bezen dhe ta kthejnë në të vërtetë. Besoj...
Më të lexuarat


Nëse thirrja bëhej nga një progresist, unë do isha i gjashtëqindmijë e njëshi idealist

Gjithmonë kam porositur se Kosova duhet të armatoset

2 tetori, fillimi i vitit të ri akademik dhe dështimi i politikave arsimore të qeverisë

Uzay Bulut, analiste apo atentatore politike?

Në SPAK ka plasur sherri për datën e arrestimit të Ilir Beqjas

3 Tetori gjerman dhe bashkimi Shqipëri – Kosovë

Greqia nuk mund të konsiderohet dado e Shqipërisë

Do shkojmë në Beograd dhe do e mundim Serbinë në mënyrë paqësore

Vizioni i shqiptarëve dhe paradoksi i demokracisë

SHBA dhe mbështetja për Kosovën
