BREAKING NEWS

Ja plani i Turqisë për të marrë nën ombrellën e vet Ballkanin Perëndimor pas refuzimit të BE dhe pse Shqipërinë dhe Maqedoninë nuk “e fundosi” vetëm Bullgaria

Ja plani i Turqisë për të marrë nën ombrellën e
x
BREAKING NEWS

E rëndë/ Po bënte not, ndërron jetë papritur 53-vjeçari! Policia jep detajet nga ngjarja. Dyshohet se…

E rëndë/ Po bënte not, ndërron jetë papritur
x
BREAKING NEWS

Falsifikimi i rezultatit në zgjedhje, Policia del me njoftim zyrtar

Falsifikimi i rezultatit në zgjedhje, Policia del me njoftim zyrtar
x
BREAKING NEWS

“Jemi përballë eventit të madh”, Spartak Ngjela bën parashikimin e bujshëm për Shqipërinë: Varet nga Rama dhe...

“Jemi përballë eventit të madh”, Spartak Ngjela
x
BREAKING NEWS

“Thika pas kurrizit”, Braçe tregon arsyet pse u largua nga qeveria e përplasjet me Ramën: S'kishte vend për dy

“Thika pas kurrizit”, Braçe tregon arsyet pse u largua nga
x
BREAKING NEWS

Gazetari i njohur italian paralajmëron planin e frikshëm të Kinës që po alarmon NATO: Pas Putinit, ja “tërmeti” që do të shkaktojë Xi Jinping 

Gazetari i njohur italian paralajmëron planin e frikshëm të
x
BREAKING NEWS

Çfarë pritet të ndodhë? Spartak Ngjela lëshon paralajmërimin ‘bombë’

Çfarë pritet të ndodhë? Spartak Ngjela lëshon
x
BREAKING NEWS

Sporti shqiptar në zi, ndahet nga jeta ish-volejbollisti i Kombëtares (EMRI)

Sporti shqiptar në zi, ndahet nga jeta ish-volejbollisti i Kombëtares
x

Opinion / Editorial

Përballja efektive me korrupsionin si dhe rritja e transparencës, kusht për ndërtimin e shtetit dhe rikthimin e besimit tek politikac

Përballja efektive me korrupsionin si dhe rritja e transparencës,

Shteti si monopol mbi forcën legjitime, të cilën e ushtron mbi një territor të caktuar, merr karakteristika "patrimoniale" kur pushteti konsiderohet dhe përdoret si pronë vetjake e pushtetarit, ndërsa administrata është në thelb një shtrirje e familjes së tij dhe "modern" kur marrëdhënia e qytetarit me pushtetarin nuk varet nga lidhjet personale. Në shtetin modern, të ravijëzuar prej vitit 1689, kur kurora britanike pranoi një zgjidhje kushtetuese sipas parimit "asnjë tatim pa përfaqësim", u konceptua se, bindja ndaj rendit, duhej mbështetur tek pëlqimi i të qeverisurve dhe se qeveria ekziston, vetëm për të mbrojtur të drejtat natyrore të njerëzve si dhe ato të trashëguara, dukë paralajmëruar përmbysjen e çdo qeverie nëse i shkelte ato. Vazhduar më tej, në Deklaratën ë Pavarësisë së Amerikës u shpall se: "Të gjithë njerëzit janë krijuar të barabartë dhe se ata janë pajisur nga Krijuesi me të drejta të patjetërsueshme", gjë që bëri që Kushtetuta e Amerikës ta parashikonte prerë se, sovranitetin e ka vetëm populli dhe ai nuk mund t'i jepet askujt tjetër. Zhvillimi politik, nënkupton zhvillimin e institucioneve politike dhe ky zhvillim është i ndryshëm nga ndryshimet e personave në pushtet, së ligjet mund të ndryshojnë, por, janë normat themelore mbi të cilat organizohen shoqëritë që nuk ndryshojnë dhe që përcaktojnë rendin ligjor, rend i cili nuk mund të jetë i suksesshëm, nëse nuk garanton një sistem gjyqësor të pavarur nga ekzekutivi. Vetëm një rënd i tillë ligjor mund të jetë kufizues i pushtetit politik dhe pengues i arrogancës së tij. Mrekullia e politikës moderne qëndron pikërisht në faktin që, ne mund të kemi rende politike njëkohësisht të forta, të afta, por edhe të kufizuara, për të vepruar brenda parametrave që janë të vendosura nga ligji dhe zgjedhja demokratike. Synimi i shoqërive të qytetëruara sot është të ndërtojnë një vend të begatë, demokratik, të sigurtë, të mirëqeverisur dhe me nivel sa më të ulët korrupsioni, ndërsa vendet në zhvillim e sipër si Shqipëria po përpiqen të kalojnë nga shteti patrimonial tek faza e shtetit modern, nga qeverisja më anë të rrethit të miqve dhe familjarëve, përfitues në këmbim të besnikërisë politikë, tek stafi i njerëzve të zgjedhur vetëm prej meritës dhe kontributit, shërbëtorë dhe mbrojtës të interesit të gjerë publik. Në rend të ditës është edhe goditja e neopatrimonializmit, ku liderët politikë në formë aplikojnë shtetin ligjor modern, por në realitet qeverisin për përfitime vetjake dhe favoret aplikohen vetëm për mbështetësit politikë.  Në këtë rend qarkullon vetëm një grup i vogël elitash, kufizues për të tjerat dhe përdorues të pushtetit politik për të penguar konkurrencën e lirë si në ekonomi ashtu edhe në rrafshin politik. Në shtetin modern ekzistojnë mekanizma vetëkorrigjuese, të cilat pengojnë shthurjen nëse qeveria paraqitet dobët apo elitat e korruptuara kapin shtetin. Populli thjesht mund të mos i votojë më ato dhe ato rrëzohen nga pushteti. Ngërçi është i plotë kur popullit i mohohet një mekanizëm i tillë, apo kur popuj pa të kaluar demokratike si Shqipëria, bien në kurthin e kësaj mangësie historikë, duke kufizuar vetveten pa marrë parasysh përvojat e mira ndërkombëtare. Në rastin e Shqipërisë, ndërtimi i shtetit duhet të mbështetet tek ndërtimi i kombit, për të dalë nga qeverisja me lidhje familjare, fisi, rajoni, grupi etnik apo fetar.

Ne sot jetojmë në një botë të globalizuar dhe të zgjerimit te demokracisë për shkak të ndryshimeve që u kryen nga Revolucioni Industrial, i cili i hapi rrugë zhvillimit ekonomik, ndryshimit të natyrës shoqërore, forcimit të institucionit të votës së lirë, krijimit te klasës së mesme si garante e proceseve demokratike, pakësimin ë barrierave për qarkullimin e ideve, mallrave, investimeve dhe njerëzve dhe ngritjes së vetëdijes shoqërore. Vende si Shqipëria e kanë të vështirë që të gjejnë një balancë midis shtetit, ligjit dhe llogaridhënies, ku t'i hapet rrugë realisht zhvillimit ekonomik, më të drejta të përcaktuara qartë mbi pronësinë dhe zbatimin e kontratave.  Dështimet në këto vende i atribuohen administratës shtetërore, e cila është e paaftë që të mbajë premtimet e bëra nga politika, por, e fortë për t'u përdorur si mjet represioni ndaj gazetarëve, opozitës etj.  Në këto vende qeveria shumë shpejt nga zgjidhja e problemit, behët vetë problemi dhe kryesisht kthehet në një qeveri e madhe më cilësi të dobët. Në Shqipëri konflikti politiko-shoqëror lidhet shumë fort më varfërinë dhe ai është shkak dhe pasojë e saj. Shqipëria e ka të pamundur momentalisht për të kaluar në sistemin e demokracive liberale, ku klasa e mesme, që mungon tashmë, do të thoshte fuqishëm fjalën e saj. Shqipëria duhet të përjetojë fillimisht fazat e zhvillimit ekonomik, mobilizimit shoqëror dhe ndryshimit të vlerave dhe kërkesave për pjesëmarrje politikë, të cilat do ta çojnë drejt demokracisë liberale si në Europën Perëndimore.

Shqipëria do të duhet t'i largohet përfundimisht paqëndrueshmërisë politike, dukë forcuar vetëm institucionet si norma që organizojnë sjelljen në përgjithësi. Institucioni i parë dhe më i rëndësishëm që i duhet Shqipërisë është një qeveri e aftë dhe larg praktikave korruptive nga pikëpamja administrative dhe përgjegjësimbajtëse përpara popullit të saj. Një qeveri e tillë do të ishte një investim edhe për vetë sistemin e demokracisë, pasi vetë demokracia kërcënohet kryesisht nga korrupsioni i lartë qeveritar apo paaftësia e tij. Një qeveri e pakorruptuar dhe e aftë teknikisht, sigurisht që do të vendoste përballë vetes qytetarë të drejtë, të bindur ndaj ligjit, të arsimuar dhe patriotë. Kjo qeveri do të ishte e aftë që të luante një rol pozitiv lidhur me kontrollin e elitave dhe të kryente rishpërndarjen kaq shumë të kërkuar të pasurisë, si një proces bazë i të gjitha rendeve shoqërore. Forma më e thjeshtë ë rishpërndarjes është zbatimi i barabartë i ligjit, derdhja e detyruar e sigurimeve duke rishpërndarë të ardhurat nga të rinjtë tek të moshuarit, nga të shëndetshmit tek të sëmurët. Qeveria e ardhshme duhet patjetër të bëhet avokate e qytetarëve të zakonshëm përballë grykësisë së elitave oligarkike duke marrë kontrollin e vetvetes larg ndikimit të tyre dhe ngulitjes që ato kanë bërë për 30 vite në çdo qeverisje për të ruajtur pushtetin, statusin e tyre shoqëror dhe për ta përdorur fuqinë e shtetit në interes të tyre dhe familjeve të tyre. Ky vetëndërgjegjësimi i qeverisë nuk mund të mbijetojë gjatë nëse nuk vetëndërgjegjësohen njerëzit e thjeshtë për t'u organizuar vetë politikisht dhe për t'iu kundërvënë kujtdo që merr peng jetën, mirëqenien, dinjitetin dhe të ardhmen e tyre.  Qeveria duhet të zgjerojë hapësirën e funksioneve të shtetit dhe të rrisë kapacitetet për të kryer funksionet që i ngarkon Kushtetuta. Ajo duhet të rrisë patjetër PPB, të ardhurat, të kontrollojë shpenzimet publike, nivelin e borxhit dhe t'i hapë rrugë industrializimit të vendit. Administrata duhet bazuar tek përzgjedhja e një burokracie bazuar vetëm tek merita dhe aftësia teknike larg lidhjeve politike, partiake, familjare, personale, klienteliste, patronazhistë etj. Na duhet një qeveri jo vetëm e aftë për të hartuar politika zhvillimi, por edhe në gjendje t'i zbatojë ato, të formalizojë plotësisht ekonominë, të rrisë burimet e saj, të ngjallë besimin, të ndërmarrë risqet e duhura etj, duke qenë në gjendje të sigurojë nevojat tona bazë si: arsimin, mbrojtjen, sigurinë juridike etj.  A do të jemi në gjendje të ofrojmë në qeverisje njerëz të rinj, bazuar në cilësitë profesionale e jo mbi baza politike, duke dhënë kështu shenjën e parë të vullnetit të mirë të largimit të qeverisjes së ardhshme nga praktikat korruptivë?  Pikërisht cilësia e qeverisjes tani dhe në vazhdim do të varet nga sa u tha më lart dhe kryesisht nga shkalla e zhvillimit ekonomik dhe ajo e luftës kundër korrupsionit.