BREAKING NEWS

“Kjo është mrekulli”/ Tre orë kontroll me radarë në aksin Sauk-Teg, policia përballet me atë që nuk pritej (VIDEO)

“Kjo është mrekulli”/ Tre orë kontroll me radarë
x

Opinion / Editorial

Përçarja e madhe e punëtorisë shqiptare

Përçarja e madhe e punëtorisë shqiptare

Nuk ka si të ndodhë ndryshe dhe as që mendohej për proletariatin shqiptar i cili dikur ishte i bashkuar, aktualisht gjendet në ditët më të errëta të veta, madje aq keq është katandisur kjo punëtori sa që edhe të kthehemi mbas në vitet 30-të të shekullit të kaluar, për të bërë një përqasje, do të vërenim se dhe vet organizatat ”Bashkimi” dhe ajo e naftëtarëve të Kuçovës, me emrin”Puna” ishin më solide dhe më të unifikuara se sa sindikatat tona të cilat vetëm emrin kanë të tillë.

Në fakt kjo është një lojë e ndyrë e borgjezisë së re shqiptare e cila është formuar dhe i ka hedhur dhe çimentuar tashmë plotësisht themelet e saj, pra nga pjesa më e degjeneruar dhe tradhtarët PPSH-së, nga ajo pjesë dhe pinjollët e tyre, të cilët mbasi e futën në rrugën e tradhtisë atë parti, rrëmbyen flamurin e rreckosur të “demokracisë perëndimore” duke e valvitur atë nëpër mendjet e trullosuara për të dalë në krye dhe si “shpëtimtarë të situatave”. Pa u futur në analiza të tilla sepse ajo tashmë njihet prej të gjithëve, vlen të përmendim se kjo lojë e përçarjes së puntorisë tonë është pikërisht një ndër elementët që jo vetëm mbajnë në këmbë partitë e djathta dhe ato të ashtuquajtura të majtat ë borgjezisë shqiptare, por nga ana tjetër ndërsejnë dhe punëtorët me njeri- tjetrin. Dhe loja e tyre vazhdon në mënyrë tinzare duke i anëtarësuar punëtorët në partitë borgjeze dhe për “të mbrojtur të drejtat e tyre” (në fakt të borgjezisë dhe kapitalistëve të rinj shqiptarë), i kanë rreshtuar njëkohësisht dhe në sindikata punëtorie, por dhe këto të ashtuquajtura të majta apo dhe të djathta. Por Marksi në thirrjen e Manifestit komunist 1948 e ka shkruar me gërma kapitale ”Borgjezë dhe Proletarë”.Thjeshtë që nga titulli me të cilin ai hap këtë artikull, që punëtorët tanë aspak nuk e njohin, e ndan shoqërinë kapitaliste në dy klasa të kundërta dhe antagoniste me njëra tjetrën. Janë antagoniste, për faktin se kur punëtoria e kupton se vidhet në mënyrën më të turpshme, atëherë ajo revoltohet dhe ngrihet në mbrojtje të të drejtave të saj. Po pse nuk revoltohet puntoria shqiptare? Si është e mundur që ajo edhe pse është kthyer në një vegël pune e cila i sjell fitime të mëdha padronit të vet, përsëri kjo puntori, kur vjen puna për të mbrojtur të drejtat dhe të jenë të bashkuar, ata janë të përçarë madje të ndërsyer dhe kundër njeri -tjetrit?! Nuk ka lojë më djallëzore që kur miku shoku dhe një shoqatë apo sindikatë punëtorësh e cila ngrihet në mbrojtje të vetvetes, për ekzistencën e saj, pala tjetër e puntorisë rri dhe e ndjek nëpërmjet ekraneve televizivë grevën e kolegëve të tyre.

Më ndodhi, që gjatë kohës që punëtorët naftëtarë ishin në grevë, i telefonova për informacion një mikut tim sindikalist në qytetin e Ballshit. Unë e mendoja se ai do të ndodhej në grevë, por ja që nuk na qenkësh ashtu. I habitur tej mase e pyeta se si ish e mundur që ai nuk ndodhej në mes të shokëve të vet punëtorë ?! Pa më futur aspak në mendime që ta vrisja mendjn nga pikëpamja ideologjike e ndodhisë, ai më tha se këtë grevë e organizokakn punëtorët e PD-së dhe të LSI-së dhe që në fakt mbas tyre qëndronin Partitë në fjalë.

Më erdhi shumë keq për nivelin e tij të ulët, sepse kur një familje vuan, qoftë kjo familje e një minatori të Bulqizës, Selenicës, Ballshit apo diku tjetër edhe pse ata kanë thjeshtë kërkesa ekonomike që në rastin konkret kishin disa paga të pa marra, që punonin të pa siguruar, që nuk kishin asnjë përkrahje nga shteti, që pronarët ikin e vinin si u donte qejfi duke nëpërkëmbur prej vitesh dinjitetin e tyre, që shteti rrinte sehirxhi etj..a nuk është për të venë ulërimën kur punëtori i konfederatës e shikon veten të distancuar nga punëtori “i pavarur”?! Dhe që dihet se në fakt të dy janë të varur jo më vetëm nga kapitalisti, por dhe nga njëmijë e një fije të tjera ekonomike. A nuk u qan në darkë kur mblidhen me të njëjtin lot fëmija ( apo lotët e punëtorit të PS janë më me pak kripë) sepse nuk ngopet dot, se s’ka për të paguar librat, se gishtat e këmbës i kanë dalë jashtë këpucëve të grisura dhe se prindin i tyre nuk e kanë paguar tentakulat e oktapodit të madh kombëtar apo ndërkombëtar?! A ka vend në këtë rast që të mos përkrahet punëtori i LSI-së- PD-së- komunist, ballisto-legalist, republikan qoftë ai me apo dhe pa parti, të cilët ngaqë kanë shpresuar e shpresojnë ende në mrekullitë e partive të tyre.... që të mos i përkrahim ata ? Mos vallë puntoria e socialistëve e inkuadruar në “Konfederatë” e konsidron veten se është pjesë e pushtetit që vet e zgjodhi? Dhe me këtë rast ata duhet të heshtin para padrejtësive që u bëhen shokëve të tyre bashkëvuajtsa!? Kjo vërtetë mund të ndodhë, por ndodh vetëm me krerët e sindikatave, të cilat për turpin e tyre, u bëjnë freski dhe te anusi partive borgjeze të cilat i kanë vendosur në krye duke u hedhur ca thërrime nga pazaret e tyre të ndyra, por jo të ndodhë te punëtorët e thjeshtë! Është jashtë çdo lloj llogjike të mos përkrahen grevat e punëtorëve kur kërkesat e tyre janë të drejta. Punëtorët komunistë, socialistë, demokratë, republikanë, ballisto-zogistë vuajtjen e kanë të një trajtshme e të pandalshme sepse ata janë përherë nën thundrën e sundimit të brendshëm e të jashtëm. Ata asnjëherë nuk përkrahen nga kapitali dhe borgjezia. Kini parë ju të mblidhen të gjithë pasanikët, kapitalistët, banditët kusarët e kryekusarët me dhe pa kollare të demostrojnë për të drejtat e tyre?! Jo, kjo nuk ndodh! Nuk ndodh sepse jemi ne që futemi në greva e demostrata jo vetëm për të drejtat tona, por në shumë raste futemi edhe për ata që na sundojnë na shtypin e na shfrytëzojnë. Kështu është puna or miku im sindikalist ndaj dhe Lenini i madh në kohën e vet i konsidronte këto parti: “Fatkeqësisht parti borgjeze të proletariatit”. Doemos kështu do të ndodhë kur punëtorët apo më saktë disa krerë drejtues të tyre nga qendra e deri në bazë, nanurisen dhe indoktrinohen nga ideologjia e borgjezisë. Vëreni se ç’ndodh në botë! Me centezime guxuan të ngrenë çmimin e naftës në Francë dhe vet puntoria e “jelekverdhëve”franceze gati gjunjëzoi totalisht Francën. Teksa punëtorët tanë nuk është çudi që në ditën e protestave të 1 Majit në vend që të zbresin në sheshet demostratave të fuqishme, do dalin për piknik, madje nën avujt e alkoolit të këndojnë për inat të francezëve dhe këngën “Jelek verdha moj veshur-o.... zbrisje moj duke qeshur-o. Isooooo o djema ! Hajde një mirësi, për Ramanë Berishën Lulin, Ilirin., Mediun Idrizin...Ore po ne vetëm një femër kemi kryetare e harruat atë ?...Hajde dhe një për Monyn ! Kur e kemi grevë tjetër ?! Uaaa u anulua se plasi korona? Kamarjer na sill këtu dhe dy birra të tjera “korona” !!...