Kërko Për

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS Lajme nga Shqiperia, Kosova, Rajoni dhe Bota, Politike, Kronike, Aktualitet, Dossier, Kulture, Sport

Përdorimi i ri i "luftës së klasave" në demokraci!

Postuar: 22/01/2019 - 07:19

E shikojnë sot qartë si në opozitën e dobët dhe të fajshme, por dhe në pozitën e mbushur me faje dhe arrogante që në shoqëri është shtuar në mënyrë eksponenciale, neveria për klasën politike shqiptare! Një neveri, e cila fillon nga pushteti, opozita dhe mbaron te institucionet në përgjithësi! Normalisht që kulmin kjo neveri, e ka të politika pa asnjë dallim në krahët e saj, sepse tashmë një pjesë e mirë, kanë kuptuar se në Shqipëri është "eufemizëm" krahu politik! Tashmë një pjesë e rëndësishme e shoqërisë, por sidomos pjesa më intelektuale dhe më e kultivuar si jetëshkrim dhe interes politik, ka kuptuar dhe është e qartë, se një klasë e tillë politike dhe institucionet e ndërtuara prej saj, janë një interes specifik i tyre, i dobët ligjërisht dhe i inkriminuar në korrupsion! Kjo pjesë e shoqërisë, që nuk do ti shikojë me "sy të ballit" individët që prej pothuaj 25 vitesh, kanë kapur pushtetin si në mazhorancë dhe minorancë - ka dalë nga "qarkorja vrastare" e një klike të tillë politike, aspak në linjë të sinqertë me demokracinë dhe krejtësisht jashtë interesit publik! Tashmë ju ka mbetur vetëm "lufta e re e klasës" e cila e mësuar nga koha e diktaturës, po transplantohet në demokraci! E këtë luftë të re klasash, e kanë përdorur, nxitur dhe mbajtur gjallë, si lidershipet e partive dhe interesat korruptive për të bërë të mundur "armikun" e partisë dhe denigrimin sigurisht në rradhë të parë të intelektualizmit shqiptar! E bëjnë këtë gjë me qëllim "promovimin dhe marrjen me të mirë të militantëve" të një dore të "hekurt" elektorale dhe gjuhe të drunjtë mediatike, e cila pastaj nuk kursen asnjë mendim të lirë as brenda dhe as jashtë partisë! Tashmë janë njësoj "me të tillë dorë dhe gjuhë si në PD dhe PS dhe akoma më keq në LSI"! Kur kjo gjë është dhe te partitë e tjera që janë pothuaj të gjitha "zhgaravine demokracie" me nga një kryetar të përjetshëm sipër tyre! Vërehet qartë dhe mirë në kohën e sotme te protesta e studentëve, përdorimin dhe sabotimin politik të tyre, te lufta e hapur me artistë dhe artin te një pjesë kundra një tjetre, të pedagogët dhe prishja e një ekuilibri të logjikës universitare me shtrëngim lirim dhe kontroll VKM-shë dhe ligji që tenton centralizim dhe kontroll qeveritar! Por unë nuk do të trajtoj nëse janë të drejta apo jo protestat, sepse as që e diskutoj se janë të drejta dhe se "hapja e fronteve politike me studentë, pedagogë dhe artistë" është një model për të bërë populizëm kundra intelektualizmit dhe krijuar basene elektorale dhe midis tyre me militantë! Kështu kanë qenë në fakt! Kështu ka bërë dhe partia tjetër kur ishte në pushtet, duke futur "militantizmin mes shkollës, universitetit dhe ligjeve"?! Por ajo që unë dua të them është se sot, duke kuptuar qartë se po krijohet përditë e më shumë idea fituese e neveritjes nga klasa politike në përgjithësi, shpallet armik pikërisht ky individ që shtohet çdo ditë që nuk ju beson dhe nuk është as me një parti e establishmentit politik të sotëm në Shqipëri! Ka vite që ky përdorim i luftës së klasave e cila thoshte dikur ai që nuk është me PPSH-në është automatikisht armik i popullit dhe partisë, sot është "kur nuk je me PD-në je automatikisht me PS dhe kur nuk je me PS-në je automatikisht me PD-në" dhe në mes tyre pastaj futet dhe LSI-ja! Kështu trajtojnë çdo protestë, çdo deklaratë, çdo qëndrim, çdo të thënë dhe mendim! Vetëm kështu mbajnë establishmentin e tyre në këmbë! Ky është kurthi i tyre politik për të mbijetuar! Me këtë luftë të re të klasave në demokraci, nuk lejojnë elitën e re, nuk lejojnë intelektualizmin të prijë dhe të mbajë qëndrime, nuk lejojnë ripërtëritjen e mendimit politik dhe daljen nga pengesa të një brezi politikanësh të korruptuar dhe inkriminuar në të gjitha drejtimet!

Lufta e re e klasave është e drejtuar kryesisht kundër qytetarit normal, atij që paguan taksat, shtresës së mesme, që nuk është militante, që kërkon punë dhe favore, që nuk vjedh dhe nuk ulëret apo shan kush ti dalë përpara në krahun tjetër politik! Krahët politikë janë të barabartë (po njësoj në ide dhe mendim) në këtë luftë klase të re të trashëguar nga folk komunizmi shqiptar i Enverit! Kjo luftë klase "moderne" është akoma më idiote dhe më e qelbur nga pikëpamja filozofike se sa ajo e diktaturës, sepse ka një të keqe të madhe: ajo mashtron! Diktatura thoshte "diktatura e proletariatit"! Kurse sot nxitësit dhe luftës së re të klasës thonë: rroftë demokracia dhe bëjnë luftë klasash në të gjitha drejtimet! Po pra në punësim, në trajtim, në favore, në përkrahje deri në taksime dhe përfitime ekonomike! Nëqoftëse këtyre ju thua të vërtetën në sy të ndajnë nga pjesa tyre, për të të çuar te pjesa e atij përballë, dhe ai kur dëgjon mendimin tënd, të dërgon (akuzon) menjëherë te kundërshtari i tij dhe kështu një pjesë e madhe e shoqërisë nuk e shikon veten kurrsesi në afërsi politike me këtë lloj klase politike sa injorante dhe të korruptuar!

Sot studentët janë "ose të atij ose këtij, pedagogët ose të këtij ose të atij, intelektualët janë ose të këtij ose atij dhe artistët po ashtu"! Ka sigurisht të tillë, por ka plot dhe janë tashmë shumë që nuk e duan këtë establishment politik! Nuk e duan të gjithin! Nuk duan bëmat si të PD dhe PS dhe aq më pak nuk duan ato të LSI-së! Kushdo që flet jo në favorin e tyre është në barrikadën tjetër dhe duhet luftuar, sipas lidershipeve dhe militantëve poshtë! Apriori dhe pse shumë kush e kupton se nuk është kështu! Por kjo ju leverdis të tre forcave politike dhe një pjese të mirë të spektrit politik! Ju leverdis, sepse janë mësuar të mbivendosen në politikë nga militantët! Nga zona më e dobët intelektualisht dhe më e pa indikuara të bëjë ecje përpara në qytetërim! Kështu kanë për të trajtuar studentët në vazhdim, artistët, pedagogët, grupet e interesit dhe shumë momente të tjera qoftë dhe ato integruese në Shqipëri! Kështu duan të trajtojnë drejtësinë dhe arsimin, kulturën dhe shëndetësinë! Akademizmin dhe politikën në përgjithësi në këtë llogore të keqe, të turpshme, duan ta fusin dhe për fat të keq, akoma kjo shoqëri i lejon ta përdorin këtë lloj lufte klasash në demokraci! Kjo luftë klasash në demokraci është një model i qelbur i ardhur nga regjimi dhe idetë feudaliste të trashëguara nga mesjeta orientale vonë te ne! Nuk funksionon në demokraci kjo marrëzi epilektike e disa lidershipeve në PD, PS, LSI dhe parti të tjera! Sot njerëzit nuk pyesin më! As që ju plas, se i quajnë armiq të kësaj apo asaj partie! Po pra dhe biografitë dhe ky është i kësaj apo i asaj, janë përrallat e trashëguara nga PPSH-ja dhe të zbatuara sidomos dikur nga Berisha dhe sot për fat të keq dhe nga Rilindja e të gjithë të tjerët më poshtë! Sot njerëzit nuk e kanë aspak problem të jenë dhe kundra! Mund ti lesh pa punë, mund ti përballesh me taksa dhe me represion ekonomik, por nuk ju bën dot gjë! Në fund të fundit, ta plasin fytyrës si urrejtjen dhe të drejtën dhe nuk ke se çfarë ju bën! Me 21 janar përfunduan vrasjet e fundit politike të cilat "krokodilët e dy anëve" nuk i kanë zbardhur! Po të kujtohen për një 21 janar tjetër sigurisht ka për ti marrë lumi! Nga një "luftë e re klase" kujtojnë se do të fitojnë pushtete të sigurta! Kur në fakt, i bëjnë akoma më të dobëta dhe akoma më korruptive! Por nuk ndalen as në pasurim të pa drejtë dhe as në përdorim të kësaj lufte të re klasash! Jo nuk ndalen, sepse tashmë edhe shanset për të bërë më tepër se kaq, ju janë pakësuar dhe diku mbaruar! Tani kanë vetëm arrogancën perverse që nuk ndalen! Po, kjo ju ka mbetur e fundit!

Nga Besi BEKTESHI

/Agjensia e Lajmeve Sot News/

Na Beni Like Ne Facebook: 

Lajme nga e njejta kategori

Postuar: 21/04/2019 - 07:45

 Paranojat greke në lidhje me qëndrimin ndaj komunitetit shqiptar të Çamërisë që u përzunë me genocide nga trojet e tyre stërgjyshore, duket se nuk po prekin as institucionet shtetërore shqiptare, që me heshtjen

Postuar: 21/04/2019 - 07:44

 Mendonim se slogani komunist “Udhëheqësi e mprehu shpatën edhe njëherë për situatën&r

Postuar: 21/04/2019 - 07:43

 E akuzojnë tani Rudinën, e anatemojnë dhe sulmojnë, sepse guximi i saj për të mos ju bashku

Postuar: 20/04/2019 - 14:29

Kemi thënë më parë plot pezmati, se udha dhe aspirata shqiptare për t’u bërë një ditë një

Postuar: 20/04/2019 - 13:26

Para disa ditësh, parlamenti holandez votoi në shumicë një rezolutë ku i kërkohet BE të pezullojë

Postuar: 20/04/2019 - 07:37

Kryeministri i Shqipërisë, ka një veti të jashtëzakonshme për të bërë armiq si të inatosur të tij

Postuar: 20/04/2019 - 07:34

Berisha vazhdon t’u bëjë thirrje, militantëve, fansave (publikut) të jenë gati për revanshi