SPAK para “provës së zjarrit”, avokat i njohur paralajmëron arrestimin e Edi Ramës, ja aferat ku dyshohet se është përfshirë kryeministri
Idajet Beqiri: Si e ngriti Flamur Noka mini-fabrikën në Greqi me valixhet me euro nëpërmjet dy njerëzve të tij të besuar nga Kukësi dhe Fieri që përfunduan në burg, ja detajet nga afera e madhe që ndodhet në duart e SPAK
Ja pse Grenell është lidhja e dyshes Berisha-Meta me Edi Ramën, si po i varin shpresat tek njeriu i Donald Trump për të shpëtuar nga sanksionet e SHBA duke shitur ishullin e Sazanit, Evi Kokalari nxjerr detajet e forta
Richard Grenell konfirmon pazaret Rama-Berisha për ishullin e Sazanit, ja detajet e marrëveshjes me dhëndrin e Donald Trump
Edi Rama pazare të pista me Vuçiç dhe Grenell për të ringjallur idenë e copëtimit të Kosovës, media gjermane plas “bombën”, ja çfarë fshihet pas investimit të dhëndrit të Donald Trump në ishullin e Sazanit
Gati lirimi i Sali Berishës dhe Jamarbër Malltezit nga burgu, ja çfarë përmban marrëveshja e Edi Ramës me “Rithemelimin”, nga shkatërrimi i SPAK dhe rrëzimi i ligjit të dekriminalizimit, te ngritja e komisionit anti-reformë
Ja çeta e grabitjes së pronave të ushtrisë, nga presidenti Bajram Begaj, te Xhaçka dhe Belinda Balluku, zbardhen shkeljet e rënda penale për interesat e oligarkëve, si u vendos në rrezik siguria kombëtare, operacionaliteti i Forcës Detare dhe detyrimet...
Katër atentate e plagosje në katër ditë ministrit të suksesshëm Taulant Balla, policia mbledh gëzhojat e ekzekutimeve
Bashkia e Tiranës nuk vlerëson siç duhet bustin e Sulejman Pashës. A thua të mos ketë ca tulla e pak llaç për të ngritur mbi tokë bazamentin e këtij busti?!
Sipas historisë së qytetit të Tiranës, thuhet se Sulejman Pasha është themeluesi i Tiranës, ky fakt padyshim, është i vërtetë. Edhe sipas historisë së Perandorisë Osmane, thuhet se Tirana është themeluar nga Sulejman Pashë Bargjini, me origjinë nga fshati Mullet i Tiranës. Të njëjtin vlerësim shprehin edhe historianët dhe të huajt, që kanë vizituar dhe studiuar për Shqipërinë. Busti i Sulejman Pashës, që është vendosur pranë ''Partizanit të Panjohur'', padyshim që e nderon qytetin dhe qytetarët e Tiranës. Për vendosjen e këtij busti në këtë vend, padyshim që nuk është bërë një zgjedhje e duhur. Të ndërtosh një bust të tillë historik, nuk do të thotë të ringjallësh një epokë apo një histori, por të vihen në vend vlerat historike - kulturore të këtij qyteti, që hapi dyert për të pritur këdo për një jetë më të mirë. Vendosja e bustit të Sulejman Pashës, në një nga sheshet e qytetit të Tiranës, në nderim të figurës së tij, e që ndodhet pranë Monumentit të ''Partizanit të Panjohur''. Padyshim, në pamje të parë duket se kjo figurë e njohur për kryeqytetin, është kujtuar dhe nderuar me një bust të tillë, të vendosur në qendër të Tiranës. Por, në realitet, nuk është kështu, pasi është përbaltur figura e tij, sepse bazamenti i këtij busti është ndërtuar pothuajse ngjitur me tokën. Kjo padyshim që bie në syrin e çdo kalimtari, duke përfshirë këtu edhe vizitorët e huaj, por edhe për faktin, se të gjitha bustet e tjera të vendosura nëpër rrugët apo sheshet e kryeqytetit, janë të ndërtuara duke i ngritur ata mbi nivelin e dyshemesë së tokës. Ky dallim është i dukshëm, edhe për faktin se Monumenti i ''Partizanit të Panjohur'', që ndodhet vetëm pak metra më tutje bustit të Sulejman Pashës, është ndërtuar duke e ngritur në një lartësi tejet të dukshme, mbi nivelin e tokës. A thua, Bashkia e Tiranës, të mos ketë apo të kursehet vetëm për pak llaç e tulla, që edhe këtë bust të një figure të nderuar dhe me emër për qytetin e Tiranës, ta ndërtojë duke e ngritur mbi tokë, ashtu siç janë edhe bustet e tjera?! Për shkak të situatës së krijuar, Bashkia e Tiranës duhet të marrë një vendim, që ti jap drejtim njëherë e mirë qëndrimit në të njejtin vend, i bustit të themeluesit të qytetit të Tiranës Sulejman Pashës dhe Partizanit të Panjohur. Të gjithë e dimë se vetëm para pak vitesh, busti i Sulejman Pashës ishte vendosur në qendër të rreth-rrotullimit në zonën pranë Partizanit të Panjohur, tek sheshi para kafe ''Europës''. Këtu në këtë vend i vihet edhe emri sheshi ''Sulejman Pasha''. Por ç'ndodhi më tej? Për shkak të akuzave cinike, që filluan menjëherë sapo u vendos ky bust, e konsideronin si një “polic trafiku”, ku në fakt bëhej edhe pengesë për qarkullimin e automjeteve, duke krijuar kështu një anomali dhe kaos në trafikun rrugor të kryeqytetit. Në këto kushte, u pa e arsyeshme nga Bashkia e Tiranës, që busti i themeluesit të Tiranës të zhvendosej vetëm disa metra, nga ku ishte më parë, duke e vendosur afër Partizanit të Panjohur. Por edhe këtu, u tha në atë kohë, se do të qëndronte përkohësisht U tha se kjo zhvendosje, në këtë vend, do të ishte e përkohshme, pasi ai do të zhvendosej përsëri në një vend tjetër, më të përshtatshëm. Vendosja e këtij busti në këtë vend, u bënë disa vite, dhe çuditërisht, ende nuk po kujtohet askush për zhvendosje e tij, në një vend tjetër më të përshtatshëm. Dhe, më keq akoma. Jo vetëm që nuk po e zhvendosin, por nuk marrin as mundimin që të paktën t'i rregullojnë bazamentin, duke e ngritur të paktën një metra mbi tokë, e të mos e lënë, për turp, rrafsh me tokën!. Është i vetmi bust në kryeqytet me një strukturë të tillë ndërtimi. Por, përsëri ai u vendos në vendin e gabuar, ndaj dhe duhet të zhvendoset dhe prej andej, ndoshta në një vend tjetër më të përshtatshëm, për të marrë vendin e merituar. Kështu, zhvendosja e bustit të Sulejman Pashës, në një vend më të favorshëm, do të bënte të mundur një ekspozim më të mirë të tij, duke e bërë më të dukshme për qytetarët si dhe duke e nderuar kështu figurën historike të Sulejman Pashës, themeluesit të Tiranës. Zhvendosja e bustit të Sulejman Pashës, synon që figura e tij, të jetë më e konsiderueshme dhe më e nderuar, sepse meriton vërtetë që të nderohet sa dhe si duhet figura e themeluesit të qytetit të Tiranës, e që më vonë u bë dhe kryeqyteti i Shqipërisë.
Nga Ferit SHQEFNI