BREAKING NEWS

Ja dosja e re që rrezikon Edi Ramën, marrëdhënia me kinezin Patric HO që i hapi ekspozitë dhe pazaret Duçka-McGonigal me biznesmenin e goditur nga SHBA

Ja dosja e re që rrezikon Edi Ramën, marrëdhënia me kinezin
x
BREAKING NEWS

“Senatorët” e PS i dalin kundër Edi Ramës për tradhtinë ndaj Kosovës dhe lojërat me serbët, lëvizja kundër Albin Kurtit e dyshimtë, kërkojnë mbështetje për kryeministrin kosovar

“Senatorët” e PS i dalin kundër Edi Ramës për
x
BREAKING NEWS

Ja prapaskenat që po luan Edi Rama me qarqet serbe për të futur KFOR në Veri të Kosovës dhe për të nxjerrë jashtë loje shtetin kosovar, skenar për ndërrimin e territoreve

Ja prapaskenat që po luan Edi Rama me qarqet serbe për të futur
x
BREAKING NEWS

Një dëshmitar i ri mund të zbarkojë në SPAK për të fundosur Shkëlzenin, ja informacionet “përvëluese”  që ka për djalin e Berishës që e implikojnë në aferën e “Gërdecit”, nga takimi në zyrë me një mafioz, tek gabimi i madh që i kushtoi jetën Kosta Treb...

Një dëshmitar i ri mund të zbarkojë në SPAK për
x
BREAKING NEWS

“Bomba” e Spartak Brahos: SPAK do fundosë një tjetër ministër, ja pse Sali Berisha sulmon Prokurorinë e Posaçme dhe kush është politikani që pritet të zëvendësojë Edi Ramën në krye të PS

“Bomba” e Spartak Brahos: SPAK do fundosë një tjetër
x
BREAKING NEWS

Gazetari gjerman ironizon Ramën: Kryeministri më i mirë që ka pasur Serbia që nga koha e Nikola Pashiç

Gazetari gjerman ironizon Ramën: Kryeministri më i mirë që
x
BREAKING NEWS

Universiteti i Tiranës në top listën e 30 universiteteve më të mira në Shqipëri

Universiteti i Tiranës në top listën e 30 universiteteve më
x
BREAKING NEWS

Britanikët i tregojnë prangat Sali Berishës, ambasadori King Smith kërkon të nisë hetimi penal ndaj të korruptuarve, thirrje autoriteteve të vihen në lëvizje për vendimet e Londrës

Britanikët i tregojnë prangat Sali Berishës, ambasadori King
x

Opinion / Editorial

Përkushtim për lartësimin e figurës së dëshmorit

Përkushtim për lartësimin e figurës së dëshmorit

Dega e organizatës së dëshmorëve në bashkinë Pukë është shquar gjithmonë për studimin, gjetjen dhe lartësimin e të rënëve në luftëra dhe beteja të zhvilluara gjatë gjithë historisë. Ditë më parë kjo degë, me prekupacion organizoi për herë të dytë simpoziumin “Dëshmorët e Pukës në histori”. Organizimi i simpoziumit ishte një gjetje shumë e mirë nga të gjithë anëtarët e degës së dëshmorëve. Puka, burrat dhe gratë e saj gjatë gjithë historisë të zhvillimit të tyre janë ndeshur në luftëra dhe përpjekje të vazhdushme për të jetuar të lirë dhe krenarë në atdheun e tyre. Këtë e dëshmojnë mjaft luftëra të zhvilluara si në krahinën e Pukës, ashtu dhe kur i ka thërritur mëmëdheu dhe janë gjendur pranë vëllezërve të tyre në malësinë e Shkodrës, të Rrafshit të Dukagjinit, të Kosovës, të Mirditës, të Shkodrës, në LANÇ, në ndërtimin e Shqipërisë dhe në zhvillimet për ndërtimin e demokracisë në Shqipëri në shek. XXI. Vëmendje ju kushtua njohjes dhe zbatimit të ligjit për statusin e dëshmorit të atdheut. Me prekupim u ngrit problemi për të rënët që meritojnë të shpallen “Dëshmorë të Atdheut” në rrethin e Pukës, detyrat dhe plotësimi i dokumentacionit. Për t’u shpallur dëshmorë të Atdheut ligji 109/2018 “Për statusin e dëshmorit të atdheut” e përcakton mjaft qartë dokumentacionin që duhen plotësuar nga pjesëtarë të familjeve të të rënëve, nga shoqata, nga institucione etj. Dokumentacioni në bazë të ligjit, neni 8 thekson se “Për shpalljen “Dëshmor i atdheut” vlejnë si burime parësore dokumente të organeve publike, të krijuara në kohën e ngjarjes dhe, si burime dytësore, botimet me karakter historik, folklorik, publicistik e manuale biografike, të cilat shprehen për ngjarjen, vlejnë dekrete e vendime të organeve shtetërore të mëparshme për shpalljen “dëshmor”. Por, problimi kryesor për plotësimin e tyre kërkon nga organizata, familjarët dhe shoqëria punë, vullnet, durim dhe përpjekje për sistemim të tyre. Disa shembuj konkret për këtë problem në bashkinë Pukë që tërheqin vëmendjen për fillimin e punës në plotësimin e dokumentacionit. Kështu, në shkrimet për dëshmorët e Pukës gjenden mjaft luftime ku janë treguar akte të larta heroizmi dhe gjak i derdhur për të mbrojtur vendin nga pushtuesit e shumtë në shekuj. Në luftimet e zhvilluara më 29 qershor 1912, në sulmin e parë mbi garnizonin turk, u vra Jak Marka Ndreca i Qelzës dhe pak ma larg u vra edhe shoqi i tij prej Qelze, Mhill Marashi. Gjatë vitit 1912 për fitimin e pavarësisë kanë rënë për altarin e Lirisë, Frrok Kolë Gjergjin nga Qerreti i Vogël dhe dhe Ndue Mark Prendushin i Midhës, në korrik 1912, ndërsa Keqan Qerimi nga Trunit, në gusht 1912, dhe Mustafë Adem Braha në nëntor 1912. Ndërsa në pritën e Vaspasit më 10 nëntor 1912, ka rënë dëshmor Ismail Arif Neza, në pritën e Pistës më 11 nëntor 1912 ra dëshmor Halil Mustafa dhe në pritën e Fletlit në Rrugë Madhe ra dëshmor Osman Hoxha, i cili është i shpallur dëshmor me vendim të komisionit të statusit të dëshmorit. Gazeta “Veterani” e muaj qershor 2023, në shkrimin e historianit të njohur Xhemil Meçi, për 100 vjetorin e Luftës së Shkodrës 1913, thekson se nga vullnetarët pukjanë ranë dëshmorë Demë Ismail Ibrahimi, Rexhë Adem Baci dhe Kurt Cina, por në librin “Dëshmorët e Atdheut” të përgatitur nga MM në vitin 2012, këta nuk figurojnë si të tillë, ata kanë dëshmuar në këtë luftë me gjakun e tyre. Gjatë Luftës së Parë Botërore Myftar Selmani i Micojit, Ndoc Mark Deda i Berishës dhe Çup Prengë Qafa kanë rënë në luftë me pushtuesit serb në vitin 1915. Që të tre dhe më parë kanë veprimtari patriotike dhe dalluar në luftimet e viteve 1910-1912. Kështu, Ndoc Mark Deda, edhe pse ju vra baba dhe i vëllai, Mëhilli, ai formoi çetën e tij me djem trima të berishës dhe mori pjesë në Luftën e Midhës, si dhe në luftimet për çlirimin e Pukës në vitin 1912 e në vazhdim. Po kështu në luftë me ushtrinë e Nemces, Austro-Hungareze, në vitin 1918, kanë rënë dëshmorë: Prengë Curri, Zekë Curri dhe Salih Tahiri. Historia ka të dokumentuar se Zenel Aga i Iballës dhe Qerim Sokoli nga Bugjoni kanë rënë në një ditë, në vitin 1925. Në librin e Resul Bedo Yje të pashuar, vëll. X, shkruhet për dëshmorin Ali Bytyçi dhe theksohet se “banorët e Qerrerit i bënë një rezistencë të vendosur këtij revanshi nazist. Megjithëse u vranë dhe u terrorizuan 4 vetë (tre burra e një vajzë) dhe u dogjën disa shtëpi, armiku nuk e realizoi qëllimin e vet”. Për këta të masakruar që bënë përpjekje për rezistencë, ende nuk janë të evidentura dhe të fillojë puna për përgatitjen e dokumentacionit... Nga shoqata e historianëve ushtarakë të Shqipërisë u përgatitën dokumentat sipas ligjit dhe u shpall dëshmorë At Shtjefën Gjeçovi (Mëhill Gjeçi-Kryeziu). At Shtjefën Kostandin Gjeçovi veprimtar i lëvizjes kombëtare shqiptare, frat françeskan, etnolog, arkeolog, poet e shkrimtar i spikatur, filozof, përhapës i shkollave shqipe në Shqipërinë e këtej Drinit dhe matanë Drinit, “Mësues i popullit”, inisiator për unifikimin e gegërishtes me toskërishten, mbrojtës i paepur i sigurisë së qytetarëve të Vlorës përgjatë Luftës Kombëtare të Vlorës të 1920-ës dhe figurë me përmasa të madha kombëtare. Mëhill Gjeçi-Kryeziu është quajtuar për 22 vjet, nga lindja e tij më 12.7.1874 deri më 29.6.1896, kur e ka ndryshuar emrin në Shtjefën Kostandin Gjeçovi, pasi përfundoi studimet e larta teologjike në Kreshevë të Dalmacisë dhe në rregjistrat françeskan zhduket emri Hilë Gjeçi dhe zëvendësohet me Shtjefën Konstantin Gjeçovi. Faik Konica e ka cilësuar Gjeçovin si, “njeri nga njerëzit më të lartë që ka pasur Shqipëria”, ndërsa albanologu austriak Norbert Jokli e ka quajtur, “punëtor i palodhur në fushën e letrave shqipe”.

Edhe për Rustem Rexhep Kabashi, patriot, atdhetar, zemërzjarrtë, sikurse njihet Robin Hudi shqiptar janë përgatitur dokumentat për nisjen e procedurave ligjore. Ky ka qenë një prijës e luftëtar mitik i Lidhjes Shqiptare të Prizrenit, kryengritës i gjithë epokave, prijës i kryengritjeve të mëdha shqiptare të 1909-1910-ës, në prag të Pavarësisë shqiptare, babai i 14 djemve dhe 5 vajzave, katër herë i burgosur nga osmanët, katër herë i internuar dhe për mosbindje ndaj pushtuesit, i dënuar “me varje në litar” në qendër të Prizrenit, duke ngelur përjetësisht momoment atdhetarie dhe përjetësie për truallin arbëror.

Përkujtim dhe evidentim të dëshmorëve

E veçanta e këtij simpoziumi ishte përkujtimi i dëshmorëve të Atdheut, të rënë në vitin 1943, në krahinën e Pukës. Kjo ishte një gjetje shumë e bukur. Organizata Kombëtare e Dëshmorëve të LANÇ-it dhe Dëshmorëve të tjerë të Atdheut ka ndërmarrë nismën për organizimin dhe zhvillimin e veprimtarie kombëtare me moton “Viti i dëshmorëve shkrimtarë”, (1 janar-31 dhjetor 2023), në nder të poetit dhe prozatorit të shquar shqiptar, Millosh Gjergj Nikolla (Migjeni), Dëshmor i Atdheut në kuadrin e 85 vjetorit të ndarjes nga jeta më 26 gusht 1938, por dhe në kuadrin e 80 vjetorit të rënies heroike të mjaft heronjve dhe dëshmorëve të atdheut gjatë LANÇ-it dhe në periudha të ndryshme të historisë.

Të rënë gjatë vitit 1943 dhe që kanë 80 vjetorin në Pukë u përkujtuan Nikollë Memë Çuku, rënë në Kryezi; Shaban Halil Uka, rënë në Gjakovë dhe Zek Mark Lleshi, rënë në Pukë.

U përkujtuan dhe dëshmorët Mëhill Mark Deda, në 110 vjetorin e rënies, në Shoshë-Dukagjin; Pjetër Ndue Prendi, nga Berishë e Vogël, në 110 vjetor dhe rënë në Shoshë-Dukagjin; Prelë Mark Ndou, nga Mërtur dhe varur në kalanë e Shkodrës në 105 vjetorin e tij të rënies.

Gjithashtu u përkujtuan dhe dëshmorët: Lek Ndue Berisha, Pjetër Zef Kovaqi, Zef Pjeter Fasllia, Mark Ndue Deda, Ndue Murrec Mehilli për 75 vjetorin e rënies, Bardhok Dodë Jaku dhe Frrok Kol Peraj për 65 vjetorin e rënies.

Një vëmendje ju kushtua në simpozium dhe dëshmorëve të Atdheut rënë në vitet e tranzicionit (pas vitit 1991). Me shqetësim u ngrit problemi në plotësimin e dokumentave, për rregullimin e varrezave të dëshmorëve, të simboleve, por dhe të pajisjes së familjarëve me certifikata dhe simbole etj. Nga dega e dëshmorëveme kryetar Rasim Cina, po bëhet një punë e mirë për shkrimin e jetës së dëshmorëve, të plotësimit të të dhënave, të stendave memateriale dhe foto, të rregullimit të pllakatve historike dhe të lapidarëve në vendin ku ka rënë dëshmorët.

Një ndihmesë të tillë jep dhe libri “Të rënët”, me autor Hilë Lushaku dhe Bajram Ibraj të botuar në vitin 2023, ku janë të pasqyruar dëshmorë nga Puka të rënë në nga forcat e policisë së shtetit dhe shpallur dëshmorë Kolë Ndrec Frroku, Gjovalin Prend Mustafa, Saim Bilal Hoxha. Por ka dhe të rënë e që nuk janë shpallur dëshmorë për mungesë dokumentacioni si Alfred Ndoc Marku, Muharrem Halil Dizdari, Anton Lazër Gjergji, etj. Simpoziumi theksoi me forcë evidentimin e varreve të dëshmorëve të Pukës, sistemimin e tyre, shkrimin e emrave të dëshmorëve që nuk kanë mbetje mortore në varrezat e dëshmorëve me vendim të këshillit bashkiak të Pukës. U theksua nga diskutimet e Xhemal Meçi, Alban Docaj, Ing. Kol Deda, nënprefekti i Shkodrës Besmira Aliaj, për punën që duhte bërë për sistemimin dhe rregullimin e dëshmorëve të të gjithë periudhave të zhvillimit të luftërave, por dhe të rënë në krye të detyrës apo për shkaqe të tjera siç e përcakton ligji.