Kërko Për

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS Lajme nga Shqiperia, Kosova, Rajoni dhe Bota, Politike, Kronike, Aktualitet, Dossier, Kulture, Sport

Përmendet "grushti i shtetit" për të justifikuar "puçin e shtetit"!

Postuar: 14/04/2019 - 07:38

Ashpërsimi i gjuhës së "drunjtë" dhe me direktivë të plotë, krijimin e "luftës civile dhe puçit të shtetit me dhunë" nuk është vetëm te njerëzit e një intelekti të "shuar" në PD-në e sotme! Kjo gjuhë dhe ky moment, po realizohet dhe nga njerëzit që konsiderohen intelektualë dhe më të shkolluarit e saj! Për protestën e bashkangjitur dhe aleancë me serbët natën si në Beograd dhe Podgoricë, por dhe për një diversion ideologjik dhe politik, ka shkruar në FB dhe Tritan Shehu ose nga të vetmit "i mbijetuar" i "gardës së vjetër" së Berishës te "lidershipi Basha"! Ai ka paralajmëruar realizimin e një "Puçi Shteti" duke shkruar se sot "qeveria, mazhoranca dhe shteti është nën një grusht shteti"! Po pra mazhoranca dhe shteti, i ka bërë një "grusht shtetit"! Kjo është forma si proklamatë e cila mobilizon pa përmendur termin dhunë dhe për aksione të dhunshme shoqërinë me që "shteti është nën një grusht shteti nga po vetë shteti"! Shehu (https://balkanweb.com/tritan-shehu-rendit-arsyet-shqiperia-eshte-nen-grusht-shteti/) shkruan: Shqiperia eshte nën nje “Grusht Shteti”! Sot kemi një Parlament të mbushur me deputetë pupacë “te peshkuar” ne menyre anti kushtetuese nga “thellesite” e listave, për të plotesuar vendet bosh e “ndertuar” nje opozite në 3D”. Por Shehu është duke harruar se këta "pupacë" i ka caktuar në lista (dikush mbase dhe ka paguar të futet në listë) partia e tij dhe kryetari i tij legjendar Berisha, sëbashku me atë më pak legjendar Basha! Nuk mund të bëhet më anakronizëm patetik në FB më legjendar se sa ky arsyetim bosh nga Shehu!

Pastaj thotë: Kemi një zv/ministër të Jashtëm, që po në mënyre anti kushtetuese “përfaqëson” vendin si Minister. Kur në fakt në praktikat perendimore ka sa të duash modele të delegimit nga kryeministri që ka post të ministrit të Jashtëm, pikërisht të kompetencave të zv ministrit! Pra sërish një marrëzi politike e konsideruar nga Shehu si "grusht shteti"! Vazhdon me: ndodh një dislokim forcash të ushtrisë e marrje nën kontroll prej tyre të aeroportit civil të vendit duke refuzuar publikisht t’i jepen qoftë dhe shpjegime Presidentit, detyrim kushtetues ky. Marrëzi tjetër ligjore dhe kushtetuese, sepse territori shqiptar i gjithi është me Kushtetutë nën mbrojtjen e ushtrisë (forcave të armatosura) së shtetit shqiptar! Për më tepër, vendet e "rëndësisë së veçantë" apo dhe ku ka "objekte të tilla" kur ulërasin "u thye siguria kombëtare"! Thotë gjithashtu: vendi nuk ka Gjykatë Kushtetuese prej pothuajse dy vitesh, institucioni ky garant i kushtetutshmërisë, bazuar kjo në Kushtetutën tonë. Fjalë boshe, sepse edhe opozita ka votuar për reformën në drejtësi dhe kjo reformë nxori jashtë gjykatësit e Kushtetueses të katapultuar nga Sali Berisha dhe partia e Shehut në atë lartësi! Po ashtu thotë: Mungon Gjykata e Lartë. Po ashtu është dhe modeli në reformë, e cila nxori jashtë gjykatësit e saj, si të korruptuar dhe aspak të përshtatshëm! Shehu në fund thotë: Besoj se kaq mjafton, për të mos vazhduar më tej me shkelje të drejtash themeltare të njeriut, të pronës, lirive, strukturimit institucional etj, etj. Në këto kushte mbrojtja e demokracisë kthehet në domosdoshmëri popullore”, shkruan Shehu. Pra Shehu tani në fund deklaron se "mbrojtja e demokracisë kthehet në domosdoshmëri popullore" e mesa duket ai e di veten, partinë e tij dhe lidershipin politik të tij si "njerëzit që përfaqësojnë popullin në këtë paralajmërim të një puçi shteti"! Kështu flitet vetëm në fashizëm ose komunizëm! Po pra, me që na qenka një grusht shteti, "populli i Berishës, Shehut dhe atyre që dinë veten përfaqësuesit e popullit, të gjithë popullit, kërkojnë një reagim, i cili të largojë këtë "grusht shteti"! Këto fjali të shkurtra që ruajnë etikën, por që kanë po të njëjtin efekt anti kushtetues si të atyre që nuk kanë etikë dhe edukatë, përbëjnë një fakt të qartë për të nesërmen e protestës, e cila mund të rezultojë e dhunshme e qëllimshme për të rrëzuar qeverinë e cila i paska bërë "grusht shteti vetes së saj"! Kur këtë detyrohet ta shkruajë dhe Tritan Shehu, i cili sigurisht nuk është si një dorë "hundëleshësh" dhe të acaruarish për dhunë në PD, do të thotë se në këtë parti, ka marrë fund gjithçka normale dhe njerëzore! Sepse me demokracinë kjo parti dhe ky identitet politik, nuk ka pasur lidhje kurrë që kur në krye ka qenë Sali Berisha!

Ky shkrim opinion imi, sigurisht është bërë përpara orës 18:00 të pasdites së demostratës së paralajmëruar dhe autori nuk mund të dijë dekursin e saj, por një gjë dihet, se nëqoftëse ajo kthehet në luftë, në demostrim dhune, kjo gjë është paralajmëruar dhe nga "njeriu i qetë" i PD-së, ose Tritan Shehu! Po, por demostrata e tillë nuk është asgjë tjetër, por një "puç shteti" që tenton rrëzimin e një qeverie dhe kryeministri, që mund të kenë faje qeverisëse, por janë legjitimë! E po të ndodhë kështu, ky është thjesht një "puç" që kërkon sigurisht përgjigje të ashpër ligjore dhe në ruajtje të rendit! Po kërkohet "prishje e rendit kushtetues" dhe rrëzim me dhunë të institucioneve të zgjedhura të popullit dhe të shkatërrimit të plotë të kohezionit shoqëror dhe politik në Shqipëri kërkohet futja në "vallen e ashpër" të luftës civile dhe derdhjes së gjakut me një aventurë, e cila tentohet nga njerëz të hurit dhe litarit në Shqipëri! E akoma më keq, këtë gjë e thotë dhe njeriu që nga shkatërrimi i shtetit (1997) ka kujtime të këqija, fatkeqe dhe normalisht që nuk duhen harruar si ato në Lushnje! Të shkruash kështu, do të thotë se akoma dhe në këtë moshë - nuk ke arritur të bindesh, se çfarë do të thotë të ndjekësh aventurierin dhe tiranin, i cili është po ashtu mjek si zoti Shehu, në partinë që kalon nga tirania në marrëzi! 

Nga Besi BEKTESHI

/Agjensia e Lajmeve Sot News/

Na Beni Like Ne Facebook: 

Lajme nga e njejta kategori

Postuar: 19/04/2019 - 07:14

Kudo njihet muzika tallava, e cila ka vetëm një kuptim, kërce e kërce, por nuk kupton se çfarë muzike po ndjek, vetëm rrumpallë dhe jo muzikë të kohës.

Postuar: 19/04/2019 - 07:11

Protestat e opozitës jashtë dyerve të Parlamentit dhe Kryeministrisë janë bërë të zakonshme në çd

Postuar: 19/04/2019 - 07:10

Lajme sensacionale janë të përditshme në jetën tonë.

Postuar: 18/04/2019 - 07:12

Është e padëgjuar në ndonjë vend tjetër të botës përveç Shqipërisë që të dalin drejtues të cilët

Postuar: 18/04/2019 - 07:10

Gjatë gjithë jetës së tij politike, Lulzim Basha ka humbur.

Postuar: 18/04/2019 - 07:09

...Gjë, të cilën nuk ja dëshirojmë askujt, pavarësisht që Zoti “e di” vetë!