BREAKING NEWS

SHBA bilanc lufte, reth 400 mijë të infektuar në total  dhe 2 mijë të vdekur brenda ditës

SHBA bilanc lufte, reth 400 mijë të infektuar në total  dhe
x

Opinion / Editorial

 Përpara babait dhe nënës, jemi përgjithmonë nxënës

 Përpara babait dhe nënës, jemi përgjithmonë

Këtej nga anët tona qarkullon një thënie kuptimplotë, që është filozofia e populli. “U rrit kungulli dhe mori gardhin”! Përse, xhanëm, përse ta ketë sajuar këtë mençuri populli? Natyrisht u ka ndodhur ndonjë kundërshti mes prindërve dhe fëmijëve. Në të vërtetë atëherë kanë qenë të papërfillshme konfliktet brenda familjes, por populli e do shpirtin të pastër dhe ta shikosh në sy kur ke të bësh me të. E njëjta gjë ka qenë edhe për marrëdhëniet e njerëzve me atdheun. Sa djem nënash e lanë rininë e jetën betejave e maleve për të mbrojtur vendin e tyre. Dashuria e njerëzve për atdheun ishte shtjelluar brenda këtyre dy vargjeve: “Kombin e kemi si nënë, /Gjak i dhamë, gjak na ka dhënë”!

Në veçanti skraparasit s’kërkojnë hak brenda sojit, por dhurojnë gjak! Kemi humbur gjysmën e kombit për të mbrojtur këtë truall. Mirëpo shikojmë që kjo traditë e atdhedashurisë, sikur po na ikën çdo ditë e më shumë. Shikoni çfarë emrash po u vëmë rrugëve e lokaleve. Shikoni me çfarë emrash po i pagëzojmë fëmijët. Shikoni si përshëndesim njëri-tjetrin sikur të jemi në shtet tjetër. Një ditë isha në një mbledhje prindërish në shollë. Të gjithë nxënësit kishin nga një pesë me të shtyrë në lëndën e anglishtes dhe nxënësit të përshëndesin “Ciao”. Nuk jam kundër mësimit të gjuhëve të huaja, le t’i mësojnë të gjitha gjuhët e huaja, po jo me pesa. Gjuhën italiane nuk e kishin në programet mësimore, si është e mundur të përshëndesësh italisht pa asnjë kuptim kur lëndën e rekomanduar e kanë thuajse zero? Ne kemi gjuhën tonë, që mezi e kemi fituar, tani na dalin ca kunguj, që kanë marrë gardhin pa menduar se një ditë mund të thyejnë kokat. Kjo mendjelehtësi nuk shpreh asnjë gjë me vlerë.

Njeriu mund të mburret kur e zotëron një gjuhë, jo kur tallet me të. Po vazhduam me këto mendësi, brezat që vijnë ka të ngjarë që të mos e zënë më në gojë as emrin e Shqipërisë. Tronditje të rëndë ka marrë këto vite të quajtura demokraci edhe familja e shoqëria. Njerëzve ka filluar t’u punojë mendja sëprapi. Një ditë, tek bisedoja me një mik, më shprehu habinë se si shoqëria qenka kthyer në interes. Ai kishte patur një shok të ngushtë, që shkonin si vëllezër dhe e kishte ndihmuar për një hall që kishte. Dhe nëse shoku nuk të gjendet në ditë të hallit, përse ta quash të tillë? Por që ditën e zgjidhjes së hallit, shoku nuk ishte dukur më. Dhe ai nuk qante lekët që i kishte dhënë, por humbjen e një shoku. Ne po shikojmë çudira të tilla kudo. Të vjen nipi në shtëpi, të vjedh, të përdhunon dhe ta vret e gropos gruan ku të dojë. Djali nuk i pranon më prindërit që e kanë sjellë në jetë. Vajza e mohon babanë në mes të gjyqit. Këtu, në Çorovodë, unë kam patur një mik, që herë largohet, herë vjen.

Meqë ka nja tri shtëpi, kam menduar që rri jashtë qytetit, por atij i vjen turp të dalë në qytet. Një ditë u ndodha përballë tij dhe e pyeta për djalin e vetëm që ka, se me gruan është ndarë e bashkuar nja tri herë dhe nuk e dija nëse e kishte më. Atij i ranë lotët përdhe dhe më tha:”Me djalin njihemi”! Dhe iku i përlotur pa më dhënë dorën. I vjen turp babait të tregojë për djalin e vetëm, që vetëm e njeh, po nuk kontakton kurrë me të. Një ditë pamë me keqardhje një plak, që kishte pesë djem, dhe me ato mundësi që kishte, i rriti, i shkolloi, u krijoi mundësi edhe të iknin në Itali dhe djemtë nuk e njohin më për baba. Dhe ne e pamë të filmuar duke mbledhur kanoçe nëpër koshat e plehrave të Tiranës. Ja kështu po katandiset familja dhe shoqëria jonë.