Kërko Për

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS Lajme nga Shqiperia, Kosova, Rajoni dhe Bota, Politike, Kronike, Aktualitet, Dossier, Kulture, Sport

Përpara se të të marri shpirtin, Zoti të merr mendjen!

Postuar: 18/04/2019 - 07:09

...Gjë, të cilën nuk ja dëshirojmë askujt, pavarësisht që Zoti “e di” vetë! Këtë nuk e kuptojnë vetëm disa si Basha dhe disa “bashistë”, të cilët, duke mos e ditur që mendja i ka “ikur” me kohë, ata përsëri u bërtasin të tjerëve “Ik”! Basha, këtë nuk e kupton, kurse ata rreth Bashës, të cilët nuk mund të thuash që janë edhe aq budallenj, e shtyjnë Bashën drejt “gropës” që Basha ka hapur vetë me duart e tij! Nuk janë një e dy, por janë me dhjetra e qindra arsye që secili në këtë vend të mendojë që rruga më e mirë për një njeri të etur për karrierë është ajo që ai të gjejë vetë “gropën”! Etja për karrierë, më pas e detyron që të “lajthiti” deri në atë masë sa t’i bjeri edhe murit me kokë. Më duhet të pohoj qysh në fillim atë që, Rama duhet të iki një orë e më parë. Këtë e them më tepër për të qenë dakord me Bashën dhe atyre që qëndrojnë rreth e rrotull tij, por jo se Rama është e keqja më e madhe e këtij vendi. Rama është “pjellë” e këtij sistemi që çdo ditë e çdo orë “pjell” Rama, Basha, hunj, karrieristë, hajdutë trafikantë, kriminelë, shpella, ndotje, etj., etj., pa qenë nevoja t’i përmendim të gjitha! Krahasuar me të gjitha këto “pjella”, Rama qëndron shumë lart nga të gjithë e nga të gjitha. Rama, jo vetëm qesh me Bashën, por i shkel edhe syrin, jo vetëm që kanë dalë nga një “nënë” por edhe janë në unison me njëri tjetrin. Të dy, në rrezik e në nevojë, shoku shokun e ndihmojnë! Dhe “ti popull që nuk di ku je, mbaji në kurriz se mirë i ke”! Mirë ti popull që nuk di ku je, po muret e ndërtesave dhe makinat që shkojnë rrugës çfarë faji kanë xhanëm!? Rama qesh kur Basha i thotë “do të të heq zvarrë”, oligark, kriminel, trafikant, “qeveri që qeveris mbi krimin”, “Qeveri e drogës” etj., etj., sepse e di që Basha nuk e ka me të vërtetë! Rama qesh me Bashën kur ai vetëemërohet kryeministër, sepse e di që ky “kallëp” i një prerje të veçantë, jo kryeministër që nuk bëhet, por nuk bën as për shitës kokoshkash! Edhe “bashistët” që rrinë rreth e rrotull Bashës”, nuk e duan për asgjë, por vetëm për atë që Basha t’i bjerë murit me kokë dhe ata të marrin “groshën”! I zoti e kishte lidhur gomarin në bahçen e tij. Shejtani e zgjidh dhe ai shkon e ha lakrat e komshiut. E zonja e shtëpisë nuk e pa kush i hëngri lakrat dhe merr pushkën e vret një kalë të pafajshëm që po kalonte pranë. I zoti i kalit e vret zonjën e kështu njëri pas tjetrit, vriten disa. Kur, gomarin e nxjerrin në gjyq dhe e akuzojnë si shkaktarin e shumë viktimave, ai i përgjigjet: “Faji është i shejtanit, që më zgjidhi...”! Kur gomarin e akuzonin që kishte vrarë të zotin, ai shfajësohej duke thënë: “Faji është i atij që nuk më lidhi”! Ishte e kotë ta akuzoje atë derisa një ditë i kishte kthyer patkonjtë nga dielli në “gropën” ku pinte ujë! Katër herë i kanë varur “këmborën” në qafë Bashës dhe ai, asnjëherë nuk e ka tundur... Këtë e dinë edhe të tijtë. “Këmborë” tjetër, Basha nuk mban më. Nuk e kam fjalën që nuk ka “haber” nga matematika, as nga ajo që Ismail Qemalit i thotë Skënderbe, as nga ajo që e “bastardon” Hymnin Kombëtar, sepse edhe kungulli që është kungull, e do një ditë diellin.

Vijmë në protestën e fundit, si “më e madhja e të gjitha të mëdhave” siç e quan Basha e deri në “Kryengritje popullore”, apo “revoltë popullore”! Në mbyllje të saj, ai, i dehur nga “fitoret” e saj tha: “Populli sot vulosi humbjen e Ramës”! Si duket Basha, mbasi u zgjua prej nga u nis, atje ku fjeti gjumë për katër vjet, në krye të disa militantëve të tij që ja hiqnin “trurin” fare kur ata bërtisnin “Luluzim Basha, Luluzim Basha”, atij, gati në ekstazë i dukej vetja kryeministër dhe ku? Pikërisht atje ku ai bëri krimin, ku ende gjaku, nuk është tharë!. Doni më për Bashën? Faktet flasin vetë. Basha na këndon “Hymnin e flamurit” me atë zërin e tij “melodioz” që na ndyu edhe Hymnin. Me fjalët e atij Hymni në gojë “Rreth flamurit të përbashkuar/ Me një dëshirë e një qëllim/ Të gjith atij duk’ ju betuar/ Të lidhim besën për shpëtim....” shqiptarët, janë hedhur në aksione e beteja për shporrjen e pushtuesve e tradhtarëve të vendit, për lirinë e pavarësinë e Shqipërisë... Bashë “komiku” këndon “Hymnin e Flamurit” dhe ata rreth tij të “bashkuar”, përveç Klevisit që “ndiqte këmba këmbës Ramën nëpër Botë për ta kapur e tërhequr zvarrë”, të tjerët, si; Nora, Monika, Fatmiri, Flamuri, Paloka, Ndoka etj., etj., që kanë dalë në rrugë “për bukën e gojës”, qeshin. Pse qeshnin këta “bashistë” me Hymnin që këndon “Kryeministri” i tyre i ardhshëm?

Të vazhdojmë më tej me atë që këta “luftëtarë” republikanë, LSI-stë, e plot “mbeturina” partish, qeshin kur Basha këndon hymnin? Me siguri, qeshin për “fitoret” e tij të njëpasnjëshme, që atë e çuan drejt e në karrigen e kryeministrit? Kjo, edhe mund të qëndrojë! Pse, mos është gjë e pakët të ndotësh me bojë mermerin e mureve të ndërtesës qeveritare? Mos vallë nuk është “fitore” t’u hedhësh policëve kapsolla, flakadanë, bomba molotov, pllaka mermeri etj., etj., dhe ata nuk lëvizin? Sikur edhe kaposhi t’u hidhej e t’u hante qurret, ata qëndrojnë me duar në xhepa! E megjithatë, përsëri këta akuzohen për “dhunë”, për “përdorim të gazit lotsjellës kur nuk ishte i nevojshëm” dhe pse ata nuk e hodhën atëherë kur...“ne, zjarrvënësit godisnim me ç’të mundnim ata, që nuk duhen goditur”! Mos vallë ky ishte objektivi i kësaj “revolte popullore” apo i këtij “cunami” popullor siç është mësuar ta quajë një shpirt “katran” që nuk ngopet me asgjë tjetër vetëm kur të shohi të varur e të shqyejë çdo kundërshtar të tij politik që i bëhet pengesë për karrigen e humbur! Po sikur policia të kishte përdorur shkopinjtë e gomës? Dhuna në çdo vend të botës ndëshkohet, por vetëm në këtë protestë të tipit “Kryengritje popullore” ndodh kështu. Vetëm këtu ndodh që të mos ndëshkohen ata që godasin e tejkalojnë çdo cak të asaj që quhet “paqësore! Nga e marrin këtë forcë këta militantë apo ish deputetë të Bashës, që Zoti i ka marrë mendjen? Këtë forcë ata e marrin tek “kryeministri i ardhshëm”, i cili në fjalën e tij të “betimit si kryeministër”, tha: “Edi Rama u ka vënë rruspën shtëpive të qytetarëve...”! Që Edi Rama i ka vënë “rruspën” gjithçkaje, kjo dihet, por atë për të cilën nuk mund ta akuzosh Ramën, është që ai nuk u ka vënë rruspën ndërtimeve me leje, por atyre që janë pa leje. “Kryeministri i ardhshëm” na del që në të ardhmen, qytetarët të ndërtojnë si të duan e ku të duan, me apo pa ligj dhe merret me mend se ku do të shkojë Shqipëria, sikur në krye të vijnë “tranguj” të tillë siç thonë tiranasit!

As më shumë e as më pak, sikur (mos o zot) Basha të vijë kryeministër do t’i hapi rrugë antiligjit! Edhe sikur ai ta ketë seriozisht, edhe sikur ta ketë si “pe gjoja” si adoleshent që është, që të dyja këtij farë robi i varrosen njëherë e mirë ëndrrat e tij. Ç’është kjo “Kryengritje mbarëkombëtare” apo ky “Cunam i zemërimit mbarëkombëtar” me disa qindra militantë të ardhur nga rrethet me autobusë që Basha u këndon Hymnin? Ku është drejtësia? Përderisa ajo ka “vdekur”, Basha dhe “Idhulli” i tij kanë të drejtë! Të jetë vallë normal nga mendtë e kokës Basha, që entuziazmohet aq shumë para disa militantëve, në një kohë që ngjall urrejtje dhe neveri për ata qindra mijëra anë e kënd vendit që e dëgjojnë këtë “mysybet”, por që nuk kanë mundësi të vijnë në këtë shesh ku Basha parakalon si “triumfator”? Nuk ka fakt më domethënës që Zoti, Bashës ja ka marrë mendjen dhe me të tillë “monstra” që më shumë se çdo gjë tjetër, i kanë bërë “varrin” vetes, jo vetëm Rama, por edhe Cakaj, me “fërrliqët” e tjerë kanë të drejtë të qeshin!

Jo vetëm mua, por mijëra e mijëra qytetarë të tjerë që vuajmë mbi kurrizin tonë padrejtësitë e kësaj “mosqeverisje” për mungesën absolute të opozitës dhe që nuk kemi mendjen “anapolla” të Bashës dhe “dodoleve” të tij kemi të drejtë të mendojmë që mjerë ne që Ramën dhe qeverinë e tij do ta kemi mbi krye edhe për shumë vite të tjera. Këtë “peshqesh” na e ka lënë Basha e disa të “hurit e të litarit” që ai mban rrotull tij, bashkë me disa krerë LSI-stë që jo në qytet, por as në Ballkan të mos i kesh sepse ka “dert” edhe toka që i mban! A ka qytetar që të bindet që këta krerë partish bëjnë sakrifica” për të drejtat e qytetarëve?

Vetëm Presidenti qëndron “i heshtur”, i “ngujuar” në Kullën e tij, në një kohë që ka shumë të drejtë të revoltohet për “padrejtësitë” që i janë bërë! Atij i vjen të vetëflijohet duke u hedhur nga kati i tretë, sepse nuk ka ku të mbajë mendjen më parë e nuk mund të qëndrojë “me qetësi e dashuri”! Ta mbajë mendjen më parë tek i sheh “kokëpalarët” që protestojnë “për të drejtat e tyre” e bashkë me ta edhe bashkëshorten e tij që e ka katandisur pa asnjë të ardhur, apo ta mbajë tek fëmijët që i ka degdisur diku larg në “kërkim të bukës së gojës”! Ah prapësi o dreq, që ke lindur Ramat dhe Bashat të të ndreqin dhe më parë se bëre “Arinë”, bëre Salinë! E me të gjitha këto, “litari” po mbështillet...! Kanë të drejtë...!

Nga Pandeli BARDHI                   

/Agjensia e Lajmeve Sot News/

Na Beni Like Ne Facebook: 

Lajme nga e njejta kategori

Postuar: 24/08/2019 - 07:51

Studio më e freskët televizive me moderator Çim Pekën nuk kishte si të çelte siparin ndryshe, veç me të intervistuarin e parë, kryetarin e PD-së, Lulzim Basha.

Postuar: 24/08/2019 - 07:49

Një fushatë malinje dhe ç’kombëtarizuese po vazhdon prej kohësh me ulje ngritjet e saj nga

Postuar: 24/08/2019 - 07:48

Çdo vit e më shumë shtohet një nga fatkeqësitë kombëtare akoma e pa marrë seriozisht jo vetëm nga

Postuar: 24/08/2019 - 07:46

Kjo është përgjigja që merr nga fatorinot dhe shoferët e linjave urbane e ndërqytetëse të autobus

Postuar: 24/08/2019 - 07:45

Roli i lidershipit ka qenë dhe mbetet objekt studimi, për vetë domosdoshmërinë dhe interesimin që

Postuar: 23/08/2019 - 07:43

Beteja me informalitetin ka nisur me një tjetër ritëm.

Postuar: 23/08/2019 - 07:41

Shqipëria është nga të paktat "demokraci hibride" që të keqen e madhe të saj, e ka në m