BREAKING NEWS

Nuk ka qetësi! Tërmeti shkund Shqipërinë, ja sa ishte magnituda

Nuk ka qetësi! Tërmeti shkund Shqipërinë, ja sa ishte
x
BREAKING NEWS

Arti shqiptar në zi, ndërron jetë poeti dhe shkrimtari i njohur (FOTO+EMRI)

Arti shqiptar në zi, ndërron jetë poeti dhe shkrimtari i njohur
x
BREAKING NEWS

Demokratët morën sot goditjen e madhe, reagon Kreshnik Spahiu dhe bën deklaratën e fortë: Ja pse kjo parti duhet të shkrihet

Demokratët morën sot goditjen e madhe, reagon Kreshnik Spahiu dhe
x
BREAKING NEWS

Ministria e Shëndetësisë publikon shifrat e rasteve me Covid në 24 orët e fundit në Shqipëri

Ministria e Shëndetësisë publikon shifrat e rasteve me Covid
x
BREAKING NEWS

“Gërdeci është vrasje masive”/ GJKKO mbylli hetimet për Fatmir Mediun, shpërthen i revoltuar Erion Braçe dhe nuk lë gjë pa thënë: Mos guxoj kush të...(VIDEO)

“Gërdeci është vrasje masive”/ GJKKO mbylli hetimet
x
BREAKING NEWS

GJKKO mbylli hetimet për ish ministrin Fatmir Mediu, SPAK nuk humb kohë dhe bën lëvizjen urgjente, del kundër Gjykatës së Posaçme kundër Krimit dhe Korrupsionit dhe e paralajmëron

GJKKO mbylli hetimet për ish ministrin Fatmir Mediu, SPAK nuk humb
x
BREAKING NEWS

A do të hetohet Fatmir Mediu? GJKKO jep vendimin për ish ministrin

A do të hetohet Fatmir Mediu? GJKKO jep vendimin për ish ministrin
x
BREAKING NEWS

Arben Pëllumbi bën njoftimin me rëndësi, Partia Socialiste pritet të dalë në një konferencë urgjente

Arben Pëllumbi bën njoftimin me rëndësi, Partia Socialiste
x

Opinion / Editorial

Përparësi ka siguria 5G, jo teknologjia 5G!

Përparësi ka siguria 5G, jo teknologjia 5G!

Nënshkrimi i marrëveshjes për koordinimin e teknologjisë 5G mes SHBA-ve dhe Shqipërisë nga Sekretari Amerikan i Shtetit Antony Blinken dhe kryeministri Rama tre ditë më parë në Bruksel, vlen për t’u përshëndetur jo vetëm si një akt i devotshmërisë dhe partneritetit të vendit tonë ndaj aleatit më të madh strategjik të Shqipërisë, nën sfondin e përpjekjeve të Kinës për të depërtuar me oferta joshëse të teknologjisë 5G në Ballkan, por edhe si një masë konkrete në dobi të sigurisë kombëtare. Po përse? Për këtë duhet të shtyhemi në kohë rreth një vit e gjysmë më parë, me Vendimin e Auditimit të Performancës nr. 188, datë 31 dhjetor 2019 të Kryetarit të asaj kohe të Kontrollit të Lartë të Shtetit, Bujar Leskaj. Institucioni i drejtuar prej tij, në përfundim të auditimit në Autoritetin e Komunikimeve Elektronike dhe Postare(AKEP), rekomandoi me forcë që AKEP të kryejë një analizë paraprake lidhur me pasojat dhe efektet që do të sjellë zbatimi i teknologjisë 5G në vendin tonë. Zbatimi i kësaj teknologjie në Shqipëri kërkon domosdoshmërisht një plan veprim kombëtar, të detajuar qartë dhe gjithëpërfshirës, me qëllim mbrojtjen e padiskutueshme nga aksesi i paautorizuar, tjetërsimi, keqpërdorimi apo mosdisponueshmëria e një aseti të çmuar për qytetarin e vendit, siç është informacioni. KLSH e Leskaj theksoi në auditim se zbatimi në Shqipëri i teknologjisë 5G duhet të ketë si përmasë kryesore respektimin e obligimeve tona në fushën e sigurisë si vend anëtar i NATO-s dhe partner strategjik i SHBA-ve. Leskaj dhe audituesit e tij rekomanduan ngritjen e një Komiteti Kombëtar për vlerësimin e investimeve strategjike në vendin tonë, sikurse është rasti i teknologjisë 5G. Në këtë Komitet duhet të ketë përfaqësues jo vetëm të fushës ekonomike, por edhe të fushave të sigurisë, informatike, mbrojtjes etj. Për këtë duhet miratuar një bazë e posaçme ligjore nga Kuvendi i Shqipërisë. Detyrat e këtij Komiteti duhet të përfshijnë, ndër të tjera, (1) vlerësimin nëse ofruesit e teknologjisë 5G janë subjekt i kontrollit nga një qeveri e huaj, pa një proces të pavarur gjyqësor; (2) vlerësimin nëse furnitorët e rrjetit dhe ofruesit e shërbimit financohen në mënyrë transparente, duke përdorur praktikat më të mira në prokurim, investim dhe kontraktim; (3) vlerësimin nëse ofruesit e shërbimit kanë pronësi, partneritet dhe struktura qeverisëse koorporative transparente; (4) vlerësimin nëse ofruesit janë shembull i inovacionit dhe respektit për zbatimin e ligjit dhe të drejtave të pronësisë intelektuale; si dhe (5) vlerësimin e riskut dhe sigurisë që ofruesit dhe teknologjitë e rrjetit krijojnë një mjedis të sigurt, pavarësi nga ndikimi qeveritar dhe pajtueshmëri me standardet e industrisë. Aksioma e punës së këtij Komiteti duhet të jetë respektimi i statusit tonë si vend anëtar i NATO-s, konsideruar si investimi më i madh strategjik në fushën e sigurisë kombëtare që Shqipëria ka arritur në ekzistencën e vet si shtet. Ne ende jemi shumë mbrapa me masat emergjente të ruajtjes së teknologjisë së informacionit të instaluar në strukturat tona kryesore qeveritare dhe shtetërore në tëresi, nga sulmet kibernetike dhe piratereske. Në institucione kyç, si Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve, Agjencia Kombëtare e Mbrojtjes Civile, Instituti i Gjeoshkencave, Energjisë, Ujit dhe Mjedisit, Autoriteti i Komunikimeve Elektronike e Postare etj., mungojnë strategjitë dhe planet e veprimit për zhvillimin dhe zbatimin e duhur të teknologjive të reja të informacionit. Modalitetet e përdorimit të internetit në administratën publike kanë treguar mungesë procedurash për administrimin e incidenteve në platformat kompjuterike dhe rrjetat e tyre; përdorim jo të përshtatshëm të trafikut të internetit dhe mungesë kontrollesh ndaj përdoruesve, duke shtuar rrezikun e cënimit të të dhënave. Tek ne, numri i përdoruesve aktivë të shërbimeve celulare në vitin 2020 ishte rreth 2,8 milionë (nga 2,85 milionë banorë që ka Shqipëria), duke gjeneruar mbi gjashtë miliardë minuta në vit dhe tendenca e komunikimit celular me internet është në rritje. Me kalimin e infrastrukturës celulare nga rrjeti 4G në atë 5G, jo vetëm përdorimi, por krejt ekonomia jonë mund të riorganizohet rreth teknologjisë më moderne, si shtyllë kurrizore e saj. Teknologjia 5G premton inteligjencë artificiale, mjete autonome transporti, civile dhe ushtarake, qytete smart, ku semaforët aktivizohen sipas fluksit dinamik të makinave dhe ndriçimi ndjek perëndimin e diellit, spitale ku operacionet kryhen përmes robotit të drejtuar nga një mjek 10 mijë kilometra larg dhe qeveri që mund të kontrollojë në kohë reale temperaturën dhe presionin e gjakut të qytetarëve të vet. Një teknologji e tillë nuk është thjesht një motor ekonomik, që do të shtojë forcën tërheqëse drejt rritjes ekonomike. Në duart e gabuara, ajo mund të shndërrohet në një instrument kontrolli dhe cenimi fatal sigurie. Prandaj dhe marrëveshja SHBA-Shqipëri e tre ditëve më parë në Bruksel, e kërkuar me insistim që një vit e gjysmë më parë nga ish-Kryetari i KLSH Bujar Leskaj, duhet të përkthehet sa më shpejt në një strategji kombëtare për përdorimin e teknologjisë 5G dhe në një Komitet Kombëtar Investimesh Strategjike.