
“Vangjush Dako ishte lidhje direkte e Ramës”/ Artan Hoxha zbardh detaje të reja nga arrestimi i ish-kryebashkiakut të Durrësit: Janë bërë tentativa që...

“Fletë-arresti për Dakon u pre të premten”, Artan Hoxha zbulon detaje të reja: Ja pse nuk u zbatua menjëherë urdhri i SPAK

Plagosi bashkëshorten në Korçë, vetëdorëzohet autori

Kryeministri Rama takim me ambasadoren Yuri Kim pas arrestimi i Dakos nga SPAK (Detajet)

“Është i gatshëm të ballafaqohet me drejtësinë”/ Avokati zbulon ku ndodhej Vangjush Dako në momentin që doli urdhër-arresti

Arrestimi i Vangjush Dakos, analisti i njohur zbulon skenarin: Një situatë e tillë i intereson kryeministrit apo po detyrohet...

“SPAK nën trysnin e ndërkombëtarëve”/ Arrestimi i Vangjush Dakos, reagon avokati i tij: Ja për çfarë akuzohet

Avokati Hazizaj zbardh detaje nga arrestimi i Vangjush Dakos me urdhër të SPAK: Masa e sigurimit me burg nuk është e duhura, ja çfarë rrezikon ish-kryebashkiaku


“Berishizmi” si ideologji dhe praktikë e lindur qysh në komunizëm, kur Saliu ishte sekretar i PPSH, nuk pranon kurrë humbje, pasi për komunistët ka gjithmonë vetëm fitore. Autoritarizmin e tij bolshevik, Berisha është munduar ta fshehë për këta 30 vjet pas frazave demagogjike për demokraci, bashkëpunim dhe sovranitetit. Pavarësisht humbje pas humbje, duhet thënë, se berishistë ende ka shumë. Është për t’u shqetësuar fakti që edhe pas kaq vitesh demokraci, kur ky popull i ka provuar në kurriz të këqijat e berishizmit, ka njerëz që vënë kokën “ku vë thembrat ky njeri.” Tek i shoh Berishistët të kërkojnë me mikroskop egoist mangësitë e zgjedhjeve të 14 majit, gjë që përsëritet pas çdo humbjeje, e pa pikën e autopërgjegjësisë, ulërasin se “për ne rruga e fitores sapo ka filluar”, më kujtohet ajo batua e atij djalit që kundërshtari e kishte vënë poshtë dhe e qëllonte vazhdimisht, kurse ai vetëm i “trimërohej”: sillmë dhe një herë, pa do ta shohësh!” Kështu Berishistët edhe pas zgjedhjeve të 14 majit gërmojnë “të gjejnë qenin e ngordhur”, por më kot, se çdo alibie që ngrenë, i ka dalë boja. Edhe pse ishin betuar, se çdo përpjekje për vjedhje të “narkoshteti të Ramës, do t’ia zinin atij në fyt” dhe se ishin “super të sigurtë se Shqipëria më 15 maj do të zgjohej blu”, tani prapë qahen se, “vullnetin elektoral i shqiptarëve u tjetërsua nga përdorimi i administratës, policisë, paratë e buxhetit, patronazhistët, oligarkët e media të fuqishme pranë tyre, bandat e trafikantëve e paratë e tyre të pista”. Ku shkuan ngrefoset e besimi i tyre, se ata kudo ndjenin “frymën e ndryshimit” tek shqiptarët dhe s’kishte forcë që ta ndalte atë!? “Në kushtet e këtij narkoshteti, ne kemi fituar dhe shumë”, u shpreh Flamur Noka në një emision televiziv. “Më nxirr një fakt konkret - e sfidoi drejtuesi i emisionit, dhe unë do të bashkohem me ty për të denoncuar. Por “fakti” ishte ai që përdor babait i tij politik: “na vodhën narkoshteti e bandat e Edi Ramës”! A e beson kush, se mazhoranca paska blerë një votë 500 euro?! Kur “narkoshteti i Ramës” paska patur gjithë ato para, pse nuk bleu edhe votuesit e Kavajës, Memaliajt, apo Pukës? E pyesim Nokën, po kandidatit të tij, Marko Dajtit, a i kanë “blerë” votën? Mundohen berishistët të justifikojnë shuplakën e fortë që u dha populli, se “nuk kishin as logo, as komisionerë, as fonde, as numërues e as përfaqësues në KQZ”. Gjynah të shkretët! Po pse nuk ankohet “për vjedhje” Arlind Qorri, që u radhit i treti në këto zgjedhje, ku edhe ai nuk pati as komisionerë, as numërues, as përfaqësues në KQZ e as fondet e duhura, kurse logon e Partisë së tij shumë pak e njihnin?! Berishistët, në rezultatin e kandidatëve për kryebashkiakë, ”harrojnë” të llogarisin votën që u dhanë partitë e tjera opozitare në gjithë Shqipërinë, të cilat patën deklaruar hapur, se do të mbështetnin e kandidatët e “Foltores”. Po t’u zbresësh berishistëve edhe votat e këtyre partive dhe të PL, katandisja është jo vetëm turp, por edhe një theqafje e plotë. Po Partitë e tjera opozitare, pse nuk ankohen për rezultatin që morën? Nuk flas fare këtu për Ilir Metën, pasi ai realizoi atë që deshi. Për të janë shumë gjysma e këshilltarëve që mori në proporcional me votat e berishistëve. Nëse do të flasim për diskriminim, në kushte të tilla ishte PD zyrtare, e cila pati pengesë legjitimimin nga gjykata, u anatemua egërsisht nga berishistët, fondet që i takonin iu akorduan me vonesë, dhe pati nëpër këmbë edhe kollonën e pestë. Tani u mor vesh pse Gaz Bardhi puthej me Sali Berishën në Vaun e Dejës e Jorida Tabaku, politikania “sovrane” e “brilante”, bridhte kafeneve të Tiranës, kur Roland Bejko endej rrugicë më rrugicë e derë më derë për të bindur votuesit për alternativën e PD. Fitorja më e madhe e PD dhe Roland Bejko, është se ata i dhanë goditjen vdekjeprurëse berishizmit dhe zbuluan para shqiptarëve fytyrën e tij të vërtetë prej antiamerikani të tërbuar. U duk ashiqare gjatë fushatës, se Berisha e shpura e tij, betejën elektorale e kishin përqendruar vetëm ndaj dy figurave kryesore të PD, Lulzim Bashës dhe Enkelejd Alibeajt. Madje Berisha, që digjet “për ta bashkuar e hapur PD”, ka përjashtuar çdo lloj bashkëpunimi me ta! Vetëm një i pamend mund ta besojë qëndrimin e Berishës, i cili nga maja, ku i ka hipur në kurriz Foltores , përjashton anëtarët e një partie tjetër, siç është PD zyrtare!? Të “këput shpirtin” me deklaratat e tij se “jam për hapjen e partisë!” Se sa e ka hapur Berisha PD, le ta tregojë Neritan Ceka, Genc Pollo, Eduard Selami, Gjergji Bojaxhiut, Teodor Laço, e të tjerë. Pse nuk u tregojnë shqiptarëve berishistët, se cila qe arsyeja që ata patën koalicion vetëm me Nard Ndokën, Kujtim Gjuzin dhe Dulen e Fred Belerit!? Berisha është mësuar të akuzojë e të shajë, i lëshon deklaratat si “lopa bajgat,” siç ishin edhe ato kundër Erion Veliajt, po kur vjen puna të përballet me drejtësinë gjykatë, Zeusi që ka në dorë “fakte e video” fshihet skutave si urith. Që Berisha e quan PD pronë të tij të paprekshme, e tregoi qartë debati me Endri Shabanin: -Ti duhej të kishe ikur që në vitin 2011. Po përgjigja e autokratit Berisha qe e prerë : Si the? Si the? Të iki dhe kush të vijë, Ti?- Pse jo- iu kundërpërgjigj Shabani. Pastaj vjen krekosja e tij se “Kush mendon, se unë do të largohem, sheh veshët pa pasqyrë”, e cila tingëllon më shumë si lamtumirë për në botën e amshuar politike. Le të kuisin berishistët, se humbja nuk qe për shkak të tyre dhe se “revolucioni për ta tani fillon” por të vdekurit janë thjesht të vdekur.
Më të lexuarat


Përkushtim për lartësimin e figurës së dëshmorit

Për sa kohë do ta kërkoni humbjen nga Rama, e keni te sigurtë opozitën

Evropa – rikthim në vitet `30?

Debat i shkurtër me disa “mendimtarë” që japin versione si të bashkohet Partia Demokratike

Problematika të Vlorës në lidhje me turizmin

Histeria e neoballistëve, nuk mund të errësojë epopenë e lavdishme, LANÇ

“Valkyrie” e mitomanëve post komunistë, si atentatorë “guerrilas” të pandreqshëm!

Shëtitorja në Sarandë është për qytetarët apo për të garuar skutera dhe motorë?!

Ne duhet të shërojmë vetveten, po si...? !

Apeli që apelon
