BREAKING NEWS

Frrok Çupi: Meta-Berisha kanë marrë urdhër nga Moska të destabilizojë Shqipërinë, protesta e 7 korrikut mund të prodhojë viktima

Frrok Çupi: Meta-Berisha kanë marrë urdhër nga Moska
x
BREAKING NEWS

Rëndohen pozitat e Metës, SPAK regjistron tjetër procedim penal ndaj presidentit, akuzohet së bashku me Kryemadhin për fshehje pasurie, në “filtër” dhe 8 zyrtarë të LSI

Rëndohen pozitat e Metës, SPAK regjistron tjetër procedim penal
x
BREAKING NEWS

Ja strategjia e Lulzim Bashës për të ardhur në krye të PD dhe si do e përzërë Sali Berishën pasi gjykata të rrëzojë “Foltoren”

Ja strategjia e Lulzim Bashës për të ardhur në krye të
x
BREAKING NEWS

Ja kur ikën Ilir Meta nga Presidenca, 3 skenarët që do të “trazojnë” politikën shqiptare pas 24 korrikut

Ja kur ikën Ilir Meta nga Presidenca, 3 skenarët që do të
x
BREAKING NEWS

“Ky është me të vërtetë një moment historik"/ Vjen lajmi i shumëpritur për Finlandën dhe Suedinë

“Ky është me të vërtetë një moment
x
BREAKING NEWS

Humbje e madhe! Arti shqiptar në zi, vdes në moshë të re ish-gazetarja dhe ikona e njohur e Teatrit, politikani jep lajmin e trishtë: Do të kujtojmë si shoqe, aktore e personalitet me nam

Humbje e madhe! Arti shqiptar në zi, vdes në moshë të re
x
BREAKING NEWS

Gazetarët protestojnë para Kryeministrisë, reporterët "qepin" gojën dhe i bëjnë thirrje Ramës të heqë dorë nga “riedukimi”

Gazetarët protestojnë para Kryeministrisë, reporterët
x
BREAKING NEWS

'Fluturon' sërish çmimi i naftës, sa do të shiten benzina dhe gazi? Bordi i Transparencës merr vendimin

'Fluturon' sërish çmimi i naftës, sa do të
x

Opinion / Editorial

Përplasja e pushteteve njollë turpi për Shqipërinë

Përplasja e pushteteve njollë turpi për Shqipërinë

Kushdo që ka pushtetin mund të abuzojë me të...Ai mund të arrijë atë nëse nuk gjen kufizime. Për të mos mundur të abuzosh me pushtetin nevojitet pushteti që ndalon pushtetin. ''Këto mendime i ka shprehur Montesie që më 1748 te '' The spirit of lows'' Që në atë kohë u piketua teoria e ndarjes së pushteteve, e cila përbën një nga bazat e shtetit modern: - Pushteti legjislativ me Parlamentin që është pushteti më i lartë politik, - Pushteti ekzekutiv që është qeveria, - Pushteti gjyqësor që janë prokuroria dhe gjykatat, përfshi Gjykatën Kushtetuese. Mbi këta 3 pushtete qëndron PRESIDENTI i cili duhet të jetë arbitër mbi palët. Presupozohet që këta pushtete edhe pse janë krejtësisht të pavarur kanë për detyrë edhe të kontrollojnë njeri tjetrin për mbarëvajtjen e demokracisë. Doemos propozimet dhe vërejtjet i bëjnë në rang institucional dhe jo drejt e objekt në media. Po si i kemi ne aktualisht të tre pushtetet, plus Presidentin si arbitër? Në kohën e komunizmit nuk mund të bëhej fjalë për pavarësinë e tre pushteteve. Vendimet e PPSH-së duhet të zbatoheshin me rigorozitet, përndryshe cilido që tentonte të devijonte sado pak, arrestohej dhe dënohej. Kishim të bënim me një '' unitet '' fals. Me rrëzimin e diktaturës, fillimisht përsëri prokurorët dhe gjykatësit ishin të gjithë kuadro besnike të PPSH-së. Madje në fuqi vazhduan të ishin kodet e diktaturës që i leverdisnin PS-së. Me ardhjen në pushtet të Partisë Demokratike kjo gjendje anormale nuk kishte pse të vazhdonte. Në vend që kodet e komunizmit të zëvendësoheshin përkohësisht, fjala vjen, nga Kodi Penal dhe Kodi Civil francez, u zgjidh rruga e gabuar e pushimit të prokurorëve dhe gjyqtarëve me përvojë dhe arsim të plotë universitar. Berisha i zëvendësoi ata me militantë të PD-së që u bënë ''juristë'' në kursin gjashtëmujor te Plepat në Durrës.(Edhe ata duhej të gjykonin në bazën e kodeve të PPSH-së?!) Ishte një veprim që e shkatërroi fare dhe atë drejtësi që kishim. Ajo degjeneroi deri në atë shkallë që SHBA u detyrua të na '' impononte'' reformën e drejtësisë. Kjo ishte e domosdoshme për funksionimin e pavarur të tre pushteteve, të cilat , ashtu si dikur Enveri, po i drejtonte Berisha. Pra, Shqipëria nuk mund të quhej shtet demokratik. NGËRÇI Si paraqitet gjendja e tre pushteteve tani që reforma në drejtësi me SPAK-un dhe plotësimin e Gjykatës Kushtetuese po funksionojnë normalisht? Pranohet nga të gjithë që kjo reformë nuk është e lehtë. Ajo kërkon gjyqtarë të pakorruptueshëm. Ishte sukses i madh që vettingu i prokurorëve dhe gjyqtarëve përjashtoi nga drejtësia super të korruptuarit. Nuk ishin pak. 197 vetë. E çliruar nga kjo bandë hajdutësh drejtësia po merr frymë lirisht. Janë gjykuar dhe arrestuar të fortët e drogës dhe të grupeve kriminale. U dënua një ministër i PS-së. Është në gjykim për iceneratorët një ministër tjetër po i kësaj partie si dhe një deputet. Kjo nuk kishte ndodhur kurrë në të kaluarën. As në kohën e Nanos dhe aq më pak në kohën e Berishës. Asnjëherë më parë kryetarët e partive, sidomos PD-ja, nuk u ka thënë kuadrove të saj se, po patët probleme me drejtësinë, përballuni vetë. Ne nuk ju mbrojmë. Këtë e bëri vetëm Edi Rama dhe bravo i qoftë. Kjo nuk do të thotë se tek të majtët korrupsioni nuk ekziston më. Pikërisht për këtë arsye populli nuk është 100 përqind i kënaqur me arritjet e SPAK-ut e sidomos me Byronë Kombëtare të Hetimit e cila ka për detyrë të bëjë vettingun e politikanëve të sferës së lartë. Pse duhet nisur nga sfera e lartë? Se Shqipëria është quajtur me të drejtë SHTET I KORRUPTUAR. Prandaj nuk ka pse të mos fillojë procesi i vettingut nga maja e ajsbergut. Populli thotë se peshku qelbet nga koka. Populli është i vetëdijshëm që disa nga ata kanë shfrytëzuar postin, duke bërë pasuri marramendëse për kushtet e Shqipërisë. Ç'pritet më kur Departamenti i Shtetit të SHBA-së ka vënë gishtin te plaga dhe Byroja përkatëse e ngritur enkas për të hetuar politikanët e lartë hesht ose bën të paditurin? Që në 2016 filloi të artikulohet fjala veting kanë kaluar 6 vjet. Dhe sa vjet të tjera duhet të presi populli që personat që ai i ka votuar të tregojnë se si i kanë vënë ato prona? Veting nuk do të thotë arrest. Do të thotë me trego se ku i ke gjetur burimet financiare për pasurinë që ke. Kjo është mëse normale për çdo vend demokratik. Madje edhe bankat që janë private të kërkojnë dokument, po qe se depoziton një shumë që për ta duket si e dyshimtë. Jo më shteti s'ka pse bën sehir. Ky është ngërçi në drejtësinë tonë. Për këtë populli është i pakënaqur. Në këtë kuadër e shikoj edhe reagimin e kryeministrit Rama për SPAK-un. Ai nuk ka si i jep urdhër atyre, sepse nuk është në kompetencat që ka, po si kryeministër dhe si qytetar ka të drejtë të shprehi pakënaqësinë pse po vonohet drejtësia për hetimin e të korruptuarve nga elita e lartë. Gjithsej 6 Presidentë dhe 5 kryeministra ( tre prej tyre kanë qenë edhe Presidentë). SPAK-ut i bie për detyrë të përcaktojë se si do të bëhet ky veting. Sipas rendit analfabetik apo me short si caktohen gjyqtarët. Kjo do të shmangte zhurmën jo pse filloi majtas ose djathtas. Madje askush, përfshi dhe Ramën nuk do të kishte gojë për të kritikuar drejtësinë. Me të drejtë si populli dhe qeveria kërkojnë që drejtësia të jetë më e shpejtë dhe më e guximshme. Do të ishte më mirë që vërejtjet që ka Kryeministri t'i bënte në mënyrë institucionale, po edhe duke shmangur këtë praktikë, nuk është se ka shkelur në dërrasë të kalbur. I ka bërë të ditur popullit se nuk është Partia Socialiste përgjegjëse që nuk po hetohet elita e lartë e politikanëve. Përgjigja e zotit Kraja nuk ishte e plotë dhe e saktë. Ai mohon detyrën që ka Prokuroria për të filluar hetime edhe kur nuk ka kallëzim. Kjo nuk do të thotë që për diçka që ka mbetur në vendnumëro politikanët të heshtin, me që na qenkërka ndërhyrje ndaj drejtësisë?!Edhe politikanët mund dhe duhet të ngrenë probleme kur mendojnë se një çështje tejet e rëndësishme si vetingu për ta nuk po gjen zgjidhje. Populli i ka zgjedhur ata pikërisht që punët në të gjithë sektorët të ecin mbarë. Nuk është e vërtetë që prokuroritë punojnë vetëm në bazë të kallzimeve. Në të gjithë botën ato investigojnë me mjetet që disponojnë proceset para se aferat korruptive të marrin dheun. Ato nuk presin të kallëzojë dikush për ndonjë një vilë të veçantë dhe të madhe, sidomos në plazhe, për një tender që bie erë korrupsion, etj.,po i nisin vetë hetimet. Këtë po pret populli nga drejtësia jonë ende e vonuar. Po të kishte përveshur llërët mirë Byroja Kombëtare e Hetimit nuk kishte pse të dilte në shesh që marrëdhëniet e SPAK-ut me Ekzekutivin nuk janë normale. Pra, ka diçka të madhe që nuk po shkon midis atyre dy pushteteve. Ku është e keqja kur ekzekutivi po e thotë hapur që drejtësia të fillojë hetimin për super të korruptuarit që vazhdojnë të na japin moral.?!Disa kanë edhe nga 6 shtëpi, veç makinave dhe bizneseve. Nuk e di se si mund ta vërtetojnë që ato i kanë vetëm nga rrogat e tyre?! Populli po pret i shqetësuar pse disa dosje të korrupsionit si 21 janari, Gërdeci, Privatizimi i klubit ''Partizani'',etj. po vonohen aq shumë sa ato edhe mund të parashtrohen si shumë të tjera. Kujto dosjen e embargos së naftës?! Asnjeri nuk mund të dënohet për të. Kjo do të thotë që hajdutët të mos dënohen, të jenë të lirë dhe të gëzojnë pasurinë e vënë përmes vjedhjeve dhe abuzimeve nga më të ndryshmet. Si mund ose duhej zgjidhur kjo përplasje që nuk është në të mirë të demokracisë? I takonte Presidentit të bënte arbitrin. Këtu na ngec keq sharra në gozhdë. Po të kishim patur një president normal, krejt të paanshëm, nuk kishte për të qenë kjo situatë që njeri t'i bjerë gozhdës dhe tjetri patkoit. Presidenti Meta nuk mundi të ngrihej mbi interesat e partisë së tij.Ai u bë njësh me opozitën. Disa herë ka akuzuar qeverinë se është një bandë vjedhësish. Ai i ka bërë thirrje popullit të marrë sfurqet dhe hanxharët gjoja për të mbrojtur votën. Kjo ka qenë arsyeja pse dhe Parlamenti propozoi shkarkimin e tij. Kjo është arsyeja që midis kryeministrit dhe atij replikat nuk bien erë bashkëpunimi dhe bashkëveprimi, po vetëm erë armiqësie dhe urrejtje e ndërsjelltë. Si mund të venë mbarë punët e Shqipërisë kur ata që i kemi zgjedhur për të na qeverisur demokratikisht dhe paqësisht duan të hanë të gjallë njeri tjetrin. Kjo urrejtje e midis politikanëve të sferës së lartë drejtuese është një njollë turpi për Shqipërinë. SHPRESA PËR NORMALITET Shpresa që marrëdhëniet midis tre pushteteve të normalizohen nuk është venitur. E para se është SHBA që ka në kujdestari drejtësinë tonë dhe e dyta, gjithashtu shumë e rëndësishme është roli që do të luajë Presidenti ose Presidentja e Shqipërisë pas 24 korrikut. Po qe se Presidenca ka për të ngulur këmbë në zbatimin e kushtetutës gjërat kanë për të ndryshuar shumë për të mirë. Populli është i fyer që prokurorët dhe gjyqtarët që u nxorën jashtë sistemit të drejtësisë për korrupsion, jo vetëm që shumica e tyre nuk janë penalizuar, po ata gëzojnë të mirat e pronave të tyre që i kanë bërë me paratë e zhvatura popullit, duke bërë zhdrejtësi. Lind pyetja se pse nuk ka vepruar SPAK-u? Që të nisi një hetim për X gjyqtar të korruptuar, duhet kallëzim nga personat që ai u ka zhvatur para. Përndryshe nuk kanë si hetohen. Nuk e përmban ligji. Në të gjithë botën demokratike kur ky ose ai pushtetar nuk mbron dot pasurinë e tij, me ligj atij i konsfiskohet ajo. Ne nuk e kemi atë ligj. Politikanëve të korruptuar të të dy palëve nuk u ka interesuar të mbesin me gisht në gojë. Presidentit të ri patjetër i takon të kërkojë që edhe Shqipëria ta ketë atë ligj si gjithë Europa. Problem tjetër tejet i mprehtë për Presidentin ka për të qenë që drejtësia të fillojë menjëherë zbatimin e Kushtetutës për vetingun e politikanëve. Edhe ata janë të barabartë si të gjithë ne para ligjit. Nuk ka pse për ta u dashka anashkaluar ligji për të vazhduar të jenë edhe të korruptuar, edhe liderë partiakë ose shtetërorë. Vetëm një hetim i drejtë ka për të nxjerrë faqebardhë ata që i kanë shërbyer populli me ndershmëri. Ritmi i ndryshimit që ka filluar për së mbari SPAK-u duhet të përshpejtohet shumë më tepër. Sukseset e para sfumohen kur populli shikon që politikanët e korruptuar të shpallur botërisht nga SHBA ''NON GRATA'' ose dhe të tjerët që populli i përflet për pasurim galopant, nga tribuna e Kuvendit Popullor, nga emisionet televizive dhe media e shkruar na bëjnë 24 orë moral?!