BREAKING NEWS

Finalizohet një tjetër OPERACION antidrogë në Portin e Durrësit, kapet sërish lëndë narkotike në të njëjtin konteiner, e treta herë brenda korrikut

Finalizohet një tjetër OPERACION antidrogë në Portin e
x
BREAKING NEWS

Do ketë goditje në nivele të larta shtetërore? Spartak Ngjela paralajmëron zhvillime të bujshme: Shqiptarët po presin!

Do ketë goditje në nivele të larta shtetërore? Spartak
x
BREAKING NEWS

Bilanci i koronavirusit/ Ministria e Shëndetësisë publikon shifrat e 24 orëve të fundit: Asnjë humbje jete, ja sa raste të reja u shënuan

Bilanci i koronavirusit/ Ministria e Shëndetësisë publikon
x
BREAKING NEWS

Rama, Vuçiç dhe Zaev vënë firmat, nënshkruhet marrëveshja e rëndësishme mes Shqipërisë, Maqedonisë dhe Serbisë

Rama, Vuçiç dhe Zaev vënë firmat, nënshkruhet
x
BREAKING NEWS

GJKKO merr vendimin për zyrtarët e arrestuar të Hipotekës në Tiranë. Zbardhet çfarë u vendos

GJKKO merr vendimin për zyrtarët e arrestuar të Hipotekës
x
BREAKING NEWS

“Përkthyesi ma shkatërroi mesazhin!”/ Kryeministri Rama i surprizon të gjithë në Samitin e Shkupit, ‘thumbon’ Zaevin dhe ‘shigjeton’ ashpër Albin Kurtin: Të ndarë jemi të vegjël!

“Përkthyesi ma shkatërroi mesazhin!”/ Kryeministri Rama i
x
BREAKING NEWS

Lulzim Basha paraqitet në Gjykatën e Posaçme, zbardhet arsyeja

Lulzim Basha paraqitet në Gjykatën e Posaçme, zbardhet arsyeja
x
BREAKING NEWS

Tronditet Lushnja që në orët e para të mëngjesit/ Rëndohet bilanci, humb jetën 30-vjeçari dhe plagosen rëndë tre persona të tjerë. Zbardhet shkaku i konfliktit mes kushërinjve

Tronditet Lushnja që në orët e para të mëngjesit/
x

Opinion / Editorial

Përralla e Bashës vazhdon njëlloj, regjimin Rama-Doshi në shtator do e rrëzoj!

Përralla e Bashës vazhdon njëlloj, regjimin Rama-Doshi në

Menduam se Lulzim Basha do sillej normal pas humbjes të zgjedhjeve të përgjithshme. Veçanërisht, sjellje me pozitivitet pritej në mbledhjen e kryesisë së PD-së pasi kishte një rast të artë pas fitores në zgjedhjet e 13 qershorit dhe rikonfirmimin si kryetar i partisë që drejton prej tetë vitesh. Ishte mundësia e parë pas katastrofës së zgjedhjeve të 25 prillit dhe kontestimeve të zgjedhjeve të 13 qershorit për t`u treguar racional, objektiv, transparent, i pjekur dhe më e rëndësishmja me këmbë në tokë. Po Basha vijon të tregojë të njëjtën përrallë, ta ushqejë partinë e mbështetësit si në tërë këto vite, me skenarët e ndjekur, skemat dhe strategjitë e piketuara, të gjitha jofunksionale, strategji që bashkë me partinë kanë mbetur në rrugë. Dorëzoi mandatet e deputetëve, bojkotoi zgjedhjet e pushtetit vendor. Dhe asgjë nga këto lojëra nuk fitoi. Ç`është më e keqja, kjo vijë sjellje nuk është vetëm tek lidershipi i partisë, po edhe tek drejtuesit e niveleve të dyta e të treta, kandidatët për deputetë dhe vetë deputetët. Gjatë kontakteve me elektoratin, kandidatët për deputet kanë mbajtur të njëjtin qëndrim. Kanë këmbëngulur se kjo qeveri dhe ky kryeministër asgjë nuk kanë bërë në këto tetë vite, asnjë vepër, asnjë metër rrugë. Duket sikur të gjithë funksionarëve në PD u është vendosur kartë memorie standarde, ku janë regjistruar fjalimet stamp, mjafton të shtypësh butonin dhe fjalët të rrjedhin si lumë i vrullshëm. Kandidatja për deputete në Kuvendin e Shqipërisë, përfaqësuese e PD-së në qarkun e Vlorës, duke bërë propagandë, veç mohimit të gjithçkaje të realizuar në këto vite edhe për një vepër shumë të mirëpritur e vlerësuar në Sarandë, shëtitoren buzë detit, deklaroi në një takim me median se ç`është ky bulevard, hiq pllaka, vër pllaka në një kohë kur është bërë një transformim total që vendasit dhe të ardhurit, shqiptarë e të huaj e vlerësojnë me super relativa. Mohimi i gjithçkaje të realizuar në vendin tonë, jo vetëm në ekonomi, e politikë janë në qendër të kritikave të opozitës kur faktet flasin ndryshe. Në kryesinë e PD-së, u vendos analiza e zgjedhjeve të 25 prillit, data e mbledhjes së Këshillit Kombëtar e kongresit. Me sa u mësua nuk pati qëndrime të prera, nuk u fol me realizëm për zgjedhjet. Gjatë kësaj periudhe, ku duhet reflektim dhe sjellje ndryshe nga forcat politike, së pari PD nuk janë vetëm zgjedhjet që kanë shënuar një kulminacion për t`u patur si etalon i analizave në PD. Janë shumë zhvillime të brendshme dhe arenën ndërkombëtare që kanë të bëjnë me Shqipërinë dhe politikën në përgjithësi. Kështu: DASH shpalli non grata Sali Berishën. Kuvendi i Shqipërisë shkarkoi me 104 vota Presidentin, Ilir Meta. Vendi ynë u zgjodh për herë të parë në dhjetëshen e Këshillit të Sigurimit të OKB-së për periudhën 2022 -2023, anëtar i përkohshëm, Sekretari i Shtetit të SHBA-së, përgëzoi vendin tonë, lidershipin e Edi Ramës për reformat e mëdha dhe gjithçka ka bërë në forcimin e luftës kundër korrupsionit dhe rrugëtimin drejt BE-së. Shumë shtete që deri dje kanë qenë skeptike për pranimin e Shqipërisë në BE, konferencën ndërqeveritare janë shprehur pro. Jo vetëm kaq, partitë e reja të sapokrijuara, që dolën me siglën e vet në zgjedhjet e 25 prillit dhe nuk fituan deputetë, kryetarët e tyre dhanë dorëheqjen në emër të përgjegjësisë për humbjen. Ndryshe nga humbësi i tre palë zgjedhjeve, i vetëshpallur fitues deri në mesnatën e 25 prillit, iu ngjit partisë dhe u ribë kryetar për herë të tretë, pa u penduar asnjë sekondë për humbjen dërrmuese. Shpallja e Berishës non grata nga DASH, dominues absolut në këto tri dekada që pas vitit 1990, humbja e zgjedhjeve, çdo parti politike do ta trondiste nga themelet,do ishte nxitje për ballafaqime të mëdha, analiza të thelluara, të gjente dobësitë tek vetja dhe politikat që nuk ka bërë mirë, si mungesa e efikasitetit të aksioneve të kryera në këto tetë vite në opozitë. Të shkundte secilin nga funksionarët dhe deputetët, nga qendra, degët, seksionet në territorin e vendit. Kjo pritej e shpresohej në mbledhjen e kryesisë së PD-së. Një sjellje e tillë do ishte racionale, reflektimi i duhur i një force politike vizionare e një lidershipi me personalitet e kulturë demokratike aq të nevojshme pas tri dekadave demokraci, duke lënë mënjanë mllefet, mburrjet, agresivitetin dhe denigrimin e pushtetit, anatemimin e kundërshtarit politik, duke e etiketuar si përbindësh dhe jo bashkëkombës, kryeqeveritar që meriton vlerësim për atë që bën dhe jo për atë që e cilëson opozita dhe Lulzim Basha. Përkundër pritshmërive të opinionit shoqëror që ndjek politikën, mbështetësve të partisë, militantëve në radhë të parë, interesit të ardhmërisë të kësaj force politike, deviza kryesore, motoja numër një dhe objektivi i shpallur në mbledhjen e kryesisë së PD-së ishte: Të përgatitemi të rrëzojmë Edi Ramën! Shkurt, Rama ik në variant të ri! Pra në vend të realizmit dhe vërtetësisë vijon me përrallën e njohur: Qëllimi ynë kryesor mbetet rrëzimi i regjimit Rama–Doshi. Ne si parti dhe mbështetësit tanë do i shkurtojmë jetën këtij regjimi, do e rrëzojmë, shqiptarët nuk presin vitin 2025. Ne kemi detyrimin historik të mbrojmë dhe forcojmë demokracinë, të fitojmë mbi ata që sundojnë Shqipërinë. Është skema e bërë hit e PD-së, Lulzim Bashës se në pushtet nuk vihet me votë, po me aksione e forcë, sikur këtu mezi presin të marrë timonin partia që drejton Basha dhe koalicioni që udhëhoqi para 25 prillit, ku qindra herë shpalli fitoren dhe u vetemërua kryeministër i Shqipërisë. Çuditërisht kryetari i PD-së nuk ka ndryshuar asnjë milimetër edhe në analizën e kryesisë vijoi të thoshte të njëjtën përrallë. Vjedhjen e votave, përmbysjen me të gjitha mjetet të Ramës në një kohë kur mazhoranca, kryeministri shpalos një politik ndryshe,bashkëpunim. Është mirë që lidershipi i PD-së, Basha në radhë të parë të mësojë njëherë e mirë filozofinë e opozitarizmit në demokraci. Të njohë mënyrën e vetme për të ardhur në pushtet. Atë të fitores me votë. Të bindi shumicën e shqiptarëve se është alternativa më e mirë që do sjelli ndryshimin dhe përparimin. Basha për t’u bërë më interesant dhe më i besueshëm në betejën e shpallur bën një kombinacion të çuditshëm pa lidhje, atë të regjimit Rama-Doshi. Jo pa qëllim bën paralelizëm, vë në barazim Ramën me Doshin sikur këta të ishin delja e zezë e shoqërisë tonë. Tom Doshi, shpallur non grata nga DASH dha dorëheqjen nga deputet i zgjedhur. Po Berisha? Sa për anatemimin e Doshit për shpalljen i padëshirueshëm në SHBA, PD ka vetë prijësin, Berishën me të njëjtin status. Atëherë nëse Doshi është pjesë e regjimit, po Berisha i mbrojtur deri tani nga Basha kujt regjimi i përket?! Sepse kur dy kufiza në një varg numerik janë të njëjta, janë edhe të barabarta, një kg lesh është baras me një kg krip apo piper. Shqiptarët janë velur me premtime dhe mburrjet për fitore madhështore, të menjëhershme dhe nuk u ngjit aspak propaganda pa kuptim e fitores kur Basha sapo humbi. Aq më pak kërcënimet me shtator e tetor. Se vjeshta do vijë. Do vijë dhe pranvera, vera e dimri e kështu me radhë vitet do kalojnë dhe fitoret me përmbysje shqiptarët nuk do t`i pranojnë. Përkundrazi, dhunën, molotovët, shkatërrimin, trazirat, si gjithnjë me forcën e shpirtit do i refuzojnë!