
Futet sherri brenda çetës anti-amerikane, Berisha “shkarkon” Bardhin nga kreu i grupit dhe e cilëson thjeshtë deputet, ish-sekretari i Përgjithshëm i PD injoron Kuvendin e Rithemelimit

Spartak Ngjela paralajmëron lajme tronditëse nga SPAK për Sali Berishën: Ja çfarë fshihet pas kaosit që shkaktoi ish-kryeministri në Kuvend

Ja kaseta ku është incizuar Sali Berisha që ka sjellë të gjitha vrasjet në Tropojë, si SPAK do e “varrosë” përfundimisht ish-kryeministrin me hetimet në dosjen e “Haklajve”, Romeo Kara nxjerr detajet e forta

Meloni hap fabrikë në Serbi dhe sjell afrikanë në Shqipëri, kryeministrja italiane tallet me Edi Ramën dhe përkëdhel presidentin Vuçiç

SPAK në “oborrin” e Ramës, ja si prokurorët po hetojnë dosjen e plotë të “McGonigal” në bashkëpunim me FBI, nga letër-porositë dhe informacionet me inteligjencën amerikane, deri tek marrja në pyetje në fshehtësi të plotë në Nju Jork...

Ja kush janë dy gratë e fuqishme në PS që mund të marrin frenat e qeverisë pas largimit të Edi Ramës, çfarë pritet të ndodhë më 8 dhjetor, socialistët në ankth

SPAK para provës së zjarrit”, Sali Berisha injoron drejtësinë dhe vazhdon të mos zbatojë vendimin e gjykatës, pritet refuzimi i tretë ndaj agjentëve të BKH

Ilir Meta shumë shpejt arrestohet, prokurorët kanë kopsitur dosjen “CEZ-DIA”, ja çfarë po ndodh brenda SPAK, Romeo Kara nxjerr prapaskenat e bujshme

Përse bëhet i nevojshëm, futja e dy programeve të reja edukimi në shkolla?

Shkruar nga Saba Lama 20 Shtator 2023

Tashmë dihet që arsimi ynë prej vitesh e ka ndryshuar profilin e tij në shumë aspekte, krahasuar me profilin arsimor të kohës së regjimit monist, si rrjedhojë e integrimit të tij me vendet me arsim të përparuar( Është fjala për përvojat dhe eksperiencat më të mira arsimore të modelit amerikan dhe ato të modelit Europiano-perëndimor), në periudhën e tranzicionit. Si pjesë përbërëse e këtyre ndryshimeve, është edhe ndryshimi i kurrikulës shkollore përmes programeve, teksteve, lëndëve mësimore që funksionojnë, si dhe metodave të reja të mësimdhënies që përdorin mësuesit e sotëm. Por mendoj se ka ardhur koha që krahas kësaj kurrikula të re që funksionon në shkolla, bëhet e nevojshme edhe futja e dy programeve të reja edukimi, si pjesë përbërëse e sistemit arsimor të edukimit për brezin e ri. E një nevojë e tillë, që do ta quaja imperative, diktohet për disa arsye, motive, kushte dhe rrethana të reja. Le t’i ndjekim ato në përvijim :a) - Problematikat që po lindin te nxënësit dhe të rinjtë tanë të moshës shkollore në jetën e përditshme. E në këtë drejtim shkak kryesor krahas të tjerave, po bëhet edhe impakti negativ që po vjen nga kontakti me botën virtuale, si rrjedhojë e shfrytëzimit dhe keqpërdorimit të mjeteve elektronike nga brezi i sotëm. Madje keqpërdorimi i mjeteve elektronike( kryesisht i celularëve por edhe i mjeteve të tjera ),jo vetëm po krijon ç’edukim te nxënësit dhe të rinjtë tanë, por po krijon një varësi të tillë po i shkëput ata edhe nga procesi i të mësuarit dhe të përgatiturit për mësimin ( që padyshim është një detyrë kryesore e tyre ). Gjithashtu ky keqpërdorim dhe kjo varësi,po u krijon atyre edhe probleme emocionale dhe shëndetësore. E pse jo, në këtë drejtim, kemi përjetuar edhe raste të ngjarjeve të paparashikuara( deri në vetëvrasje dhe humbjen e jetës të ndonjë të riu për arsye të rënies në depresion), nga kontakti me botën virtuale. b)- Krijimi i disa besimeve naive që po krijonte një masë qytetarësh, nga dëgjesat dhe propagandat fetare mashtruese të disa individëve apo segmente të caktuara të kësaj fushe. Të tillë individë përmes propagandave të tilla të zhvilluara prej tyre, si rrjedhojë e shfrytëzimit të terrenit si dhe e disa hapësirave dhe mundësive që po i favorizon koha e momentit, kanë arritur t’i mashtrojnë një pjesë të qytetarëve, sigurisht nga padituria dhe naiviteti i këtyre të fundit përballë kësaj propagande mashtruese. E pikërisht lidhur me këto dy arsye dhe rrethana të pamohueshme që diktuam, mendoj që në shkollat tona, për t’i shërbyer sa më mirë edukimit të nxënësve dhe të rinjve tanë, bëhet e nevojshme dhe e domosdoshme futja në përdorim e dy programe të reja në fushën e edukimit. E këto programe natyrisht kanë të bëjnë me dy fusha edukimi. Prgrami i parë i ka të bëjë me mirëpërdorimin e internetit në fushën e edukimit të nxënësve dhe programi i dytë, ka të bëjë me mirëedukimin e nxënësve dhe e të rinjve me botëkuptimin fetar. Lidhur me domosdoshmërinë e vënies në përdorim dhe në funksionim të programit të parë që ka të bëjë me mirëedukimin dhe mirëpërdorimin e internetit dua të bej këto nënvizime : .- Së pari, ndonëse interneti përbën një gamë të gjerë dijesh dhe të pafund informacionesh, nisur nga menyja, programet dhe rrjetet sociale që ofron, duhen ditur edhe anët e mira dhe të këqijtë tyre, pasi duke mos i ditur mirë të këqijat që bëhet fjalë,ato bëhen shkas në rrezikimin e privatësisë, madje krijon edhe probleme në jetën e individit ( kosto për jetën ) sepse edhe të tilla skenarë kanë ndodhur nisur nga zhvillimet e ndodhura.- Së dyti, interneti në Shqipëri është një shërbim relativisht i ri, e aq më tepër se është një mjet që i përshtatet moshës së fëmijëve dhe të rinjve në drejtim të përdorimit, e për rrjedhojë kjo ka bërë që të kalojnë një pjesë të konsiderueshme të kohës, nisur nga natyra interaktive të tij. E nga kjo varësi e krijuar po ndjehet mungesa e kohës, për ta shfrytëzuar në drejtime të tjera të veprimtarisë së tyre të nevojshme për jetën lidhur me synimet dhe objektivat që kanë.- Së treti, fëmijët dhe moshat e reja përmes lundrimit në internet, kanë kontaktuar edhe me materiale pornografike si dhe me aspektet tjera të këtij lloji, por të tilla kontakte po bëhen çështje serioze me të cilat përballen fëmijët dhe moshat e reja. E kjo që ndodh pa dyshim ka krijuar edhe probleme e pasoja shqetësuese jo vetëm për veten e tyre, por edhe në marrëdhëniet midis njëri-tjetrit. Me nënvizimet e bëra, pa dyshim nuk dua të mohoj vlerat dhe dobinë e internetit, pasi përdorimi i tij është bërë tashmë një nevojë e shekullit në aspektin e komunikimit si dhe të marries së informacioneve të nevojshme për jetën, përmes programeve dhe rrjeteve që ofron, por dua të theksoj se fëmijët dhe të rinjtë tanë, duhet të mirëinformohen edhe lidhur me rreziqet që sjellë që të mos bien viktimë nga keqpërdorimi i tij. E për arritjen e këtij qëllimi për fëmijët dhe të rinjtë tanë, bëhet e domosdoshme të kontrolluarit e tyre jo vetëm nga prindërit përkatës por edhe nga mësimdhënësit dhe edukuesit në shkolla ( mësuesit e tyre ). Si shembull pozitiv në drejtim të mirëpërdorimit të internetit, mund të shërbejë kërkimi i programeve që kanë të bëjnë me të mësuarit e gjuhës së huaj apo për të marrë më shumë informacion për lëndët mësimore që zhvillojnë nxënësit dhe të rinjtë tanë në shkolla aty ku dijet i kanë të kufizuara, si dhe për ndonjë problem tjetër që u intereson të dinë. Në kuadrin e mirëedukimit të nxënësve në drejtim të mirëpërdorimit të internetit, e nevojshme për mësuesit është që t‘u ngulisin nxënësve mentalitetin se jeta në demokraci, nuk është degjenerim as abuzim me vetveten apo me të tjerët, por një jetë që ka në themel të saj dijen dhe sjelljen në mënyrë të kulturuar për t’i shërbyer vetes dhe më pas shoqërisë. Lidhur me programin e dytë që ka të bëjë me mirëedukimin nxënësve me botëkuptimin fetar, fillimisht do doja të nënvizoja faktin se në demokraci e drejta e besimit dhe e mosbesimit, është një e drejtë e cilitdo, por ama shkolla si institucion i specializuar për edukimin brezave, të mos pajtohet apo të qëndrojë sehirxhinj ndaj besimeve naive dhe verbale që konstatojnë te nxënësit e tyre, nga prurjet e ndryshme që mund të ofrohen, por të bëjë ndërhyrjet e saj të nevojshme dhe në kohën e duhur, pasi misioni i shkollës, ka qenë dhe mbetet përmes lëndëve mësimore që zhvillon, edukimi i nxënësve me dije shkencore të qëndrueshme, të provuara dhe të vërtetuara në jetë si dhe të pajtohet e mbështesë mendimin dhe gjykimin që bazohet në arsyen dhe logjikën njerëzore. Natyrisht ne nuk jemi më si në kohën e sundimit të diktaturës komuniste kur në vendin tonë funksiononte slogani se shkolla ashtë ateiste në raport me besimet fetare, madje sistemi i atëhershëm mbante qëndrim dhunues, armiqësor dhe klasor ndaj atyre që besonin. Sot koha tashmë ka ndryshuar, por edhe feja si filozofi dhe botëkuptim më vete, ndodhet në të tjera parametra lidhur me vlerësimin dhe pozitat në raportet me shoqërinë. Por domosdoshmërinë e futjes së programit të edukimit në shkolla, që ka të bëjë me mirëedukimin e nxënësve me botëkuptimin fetar, e bëjnë edhe disa arsye dhe shkaqe të tjera : Ato janë si më poshtë: - Së pari, temat lidhur me fenë në disa tekste ekzistuese në shkolla ( Është fjala kryesisht për lëndën e historisë dhe edukimin qytetar ), janë tepër të kufizuara dhe të pamjaftueshme për edukimin e nxënësve me botëkuptim fetar. Pra nuk i shërbejnë sa duhet qëllimit. - Së dyti, pyetjet në vazhdimësi që u drejtohen mësuesve nga nxënësit në jetën e shkollës për probleme që kanë të bëjnë me ekzistencën e botës dhe universit si dhe probleme të tjera që lidhen me jetesën njerëzore nga konfuzionet që kanë, pasi në këtë drejtim siç dihet historikisht, në mjaft çështje ka patur dhe ka edhe divergjenca dhe pika atakimi midis shkencës dhe fesë lidhur me shpjegimet e bëra. Sigurisht nxënësit kanë nevojë të marrin përgjigjen e duhur për pyetjet e bëra. E për të tilla pyetje si dhe për të tjera, nxënësve duhet t’u thuhen nga mësuesit në mënyrë të sinqertë dhe me transparencë, pa dyshim edhe me kompetencë dhe përgjegjësi edhe për ato ç’ka thotë feja, edhe për ato ç’ka thotë shkenca, pa bërë asnjë lloj paragjykimi gjatë të shpjeguarit për njërën apo për tjetrën, pasi dihet që për disa gjëra që përjetohen në realitetin që na rrethon, ende kanë mbetur dilemë dhe të pavërtetuara nga njerëzimi nga mungesa e informacionit, duke përjashtuar gjërat që tashmë dihen dhe janë të vërtetuara shkencërisht. Mësuesit duhet të ndjejnë përgjegjësinë e duhur lidhur me edukimin që bëjnë me nxënësit në aspektin fetar në përputhje me tematikat që dikton programi i ri i edukimit lidhur me fenë, i miratuar nga MASR-ja përmes ekspertëve përkatës. Ndërsa për nxënësit në kuadrin e shpjegimit që bën mësuesi lidhur me x apo y probleme, le të marrin si preferencë atë mendim që ndjejnë dhe ju duket më i arsyeshëm dhe më bindës, pasi është një e drejtë e tyre. Sot dihet që ka edhe shkolla fetare të niveleve të ndryshme për ata që duan t’i ndjekin, për të ditur më shumë mbi fenë dhe botkuptimin fetar, por ama theksoj se shkolla si institucion i specializuar i edukimit, duhet të bëjë punën e saj për misionin që ka dhe në pjesën që i takon në drejtim të edukimit të nxënësve me botkuptimin fetar në drejtimet më kryesore, që nxënësit të jenë të plotësuar përgjithësisht me shpjegimet e nevojshme që dikton ky program edukimi. - Së treti, në gjirin e propagandës fetare nisur nga praktika jetësore, jemi përballur edhe me elementë problematik dhe mashtrues të cilët të mbuluar me petkun fetar dhe në emër të “Allahut përmes propagandës mashtruese kanë abuzuar me individë të tjerë ( të gjinisë femër ), duke reflektuar akte të shëmtuara dhe të dënueshme nga shoqëria. Sigurisht këta element mashtrues, kanë përfituar edhe nga besimet naive dhe verbale të atyre që kanë rënë viktimë ndaj këtyre elementëve mashtrues. Së fundi mendoj se programet e diktuara, janë më të përshtatshme dhe më të domosdoshme për t’u zbatuar në ciklin e lartë 9- vjeçar, që përfshinë klasat ( V-IX ), pasi në këto cikël dhe në këtë moshë fillon reflektimi i shfaqjes së simptomave dhe problematikave lidhur me shfrytëzimin dhe keqpërdorimin e internetit dhe aq më tepër duke rënë viktimë nga ky keqpërdorim, problematikat më pas vijnë duke u zhvilluar gjithnjë e më shumë në këtë moshë dhe më pas në moshat më madhore. Gjithashtu në këtë cikël shkollimi dhe në këtë moshë, fëmijët marrin njohuritë bazë të formimit dhe arsimimit të tyre, si dhe të formimit të karakterit dhe zhvillimit të personalitetit.
Më të lexuarat


Si mund të jetojmë në përputhje me dedikimin dhe pagëzimin tonë, o politikanë !

Paradokset e drejtësisë shqiptare dhe revolta kundër dy standardeve

Dhuna ndaj gruas përballë emancipimit të saj

Partia e luanëve mbyllur në kafaz të akullt

Historia nuk rishkruhet, por pasurohet zotërinj neoballistë

Më shumë vëmendje e dinjitet për personat me aftësi ndryshe

Fasliu, personazhi që i dha jetë “shtegut të bardhë” të Xhuvanit

Kafshët paskan frikë, po njerëzit.........?!

Një prurje e re në publicistikën shqiptare e profesor Ago Nezhës, “Demonët e Demokracisë”

Gazment Bardhi si pacient i Karl Jungut përpara 2 Dhjetorit
