BREAKING NEWS

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në Gërdec, prokurorët pritet të marrin në duar faktet nga Drejtësia Amerikane, nisen letër-porositë në SHBA, informacione do të merren edhe për Patrick Henryn, ja lidhja e tij me Delijorgjin dhe S...

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në
x
BREAKING NEWS

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes së spiunit të Ilir Metajt, presim që ‘shiringa me ujë deti’ që u injektoi zyrtari i lartë i DASH prokurorëve të SPAK të sjellë arrestimin e ‘peshave të rënda’

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes
x
BREAKING NEWS

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për votimin pa kuorum të ligjit për Investimet Strategjike, ja si u shkallmua Kushtetuta nga mazhoranca, zbardhet mashtrimi

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për
x
BREAKING NEWS

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj që sfidon “ujqërit” e vjetër në politikë, banesë 200 mijë euro, 11 llogari bankare, fitime marramendëse nga qeratë, 180 mijë euro shitje pasurish, si i ka justifikuar milionat nga puna si emigrant,...

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj
x
BREAKING NEWS

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian Allajbeut dhe Vilma Nushit, vjedhjet me “Hemodializën”, “Check Up”-in, “Laboratorët” dhe “Sterilizimin” janë të faktuara, priten arrestimet nga SPAK

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian
x
BREAKING NEWS

Rama-Berisha ngrenë komision për të shkatërruar SPAK dhe Reformën në Drejtësi, ja pazaret e reja të “non-gratës” me kryeministrin për të bllokuar arrestimet

Rama-Berisha ngrenë komision për të shkatërruar SPAK dhe
x
BREAKING NEWS

Plas skandali i Portit të Vlorës, ja si iu falën Samir Manes 57 mijë metra katror tokë, të implikuar 2 ministra, SPAK merr në dorëzim padinë për megaoligarkun e qeverisë

Plas skandali i Portit të Vlorës, ja si iu falën Samir Manes 57
x
BREAKING NEWS

Gazetarja e njohur paralajmëron arrestime të bujshme në ditët në vijim, ja disa nga dosjet “përvëluese” që po heton SPAK dhe skema që ndoqën agjentët e BKH për të arrestuar Jorgo Goron, kryebashkiaku në detyrë i Himarës u përgjua 4 muaj rresht me metod...

Gazetarja e njohur paralajmëron arrestime të bujshme në
x

Opinion / Editorial

Përse Berisha dhe “Foltorja” në zgjedhjet e 24 majit do të mbështesin në Himarë kandidatët e PBDNJ të Vangjel Dules?!

Përse Berisha dhe “Foltorja” në zgjedhjet e 24 majit do

Midis Partisë Demokratike të përfaqësuar nga z Berisha dhe partisë PBDNJ të përfaqësuar nga z. Dule u firmos një marrëveshje koalicioni, për zgjedhjet bashkiake të 24 Majit. Në këtë marrëveshje thuhet se PBDNJ do të mbështesë kandidatët e Partisë Demokratike në 58 bashki të vendit, ndërsa PD do të mbështeste kandidatët e PBDNJ në tre Bashki të vendit dhe konkretisht atë të Finiqit, Dropullit dhe Himarës. Menjëherë të bën përshtypje lëshimi i bashkisë së Himarës partisë së Vangjel Dules, ku dihet qartë që Himara nuk është zonë minoritare, siç do dëshironte z Dule apo kryetari i bashkisë së Himarës z. Bejleri. Dihet që Greqia historikisht ka pasur dhe ka edhe sot një oreks të madh për territore shqiptare. Historia e shekullit kaluar dhe më pare, na ka treguar se edhe hapësirat shqipfolëse të cilat i përkisnin territoreve shqiptare, me ndihmën e fuqive të mëdha në konferencën e Londrës dhe ambasadorëve, si Anglisë dhe Francës, iu kaluan me pa të drejtë Greqisë. Në territorin e Çamërisë për ç’popullimin e saj nga shqiptarët e Çamërisë, ajo ka përdorur forcën dhe genocidin. Edhe sot e kësaj dite asaj i lëshon goja lëng, për hapësirat jugore shqiptare në buzë të Jonit. Greqia përpiqet, që të gjitha këto hapësira shqiptare t’i quaj si zona minoritare dhe popullsinë e saj si: “popullsi etnike greke”. Tani Greqia është investuar dhe ja ka vënë syun Himarës, për ta shpallur atë në një kohë jo të largët:” një zonë minoritare”, ku dihet botërisht, që ajo asnjëherë nuk është cilësuar si zonë e tillë. Sipas regjistrimit të popullsisë në Himarë në vitin 1945, nuk është deklaruar asnjë person etnik grekë. Këtij synimi të Greqisë i shërbeu vizita e kryeministrit grek Kyriakos Mitsotakis në zonën e Himarës dhe Derviçanit. K/ministri Grek shkon ne Himarë, në një vend ku nuk ka minoritet grek. Shprehja e k/ministrit grek se Greqia është një “Partnere për rrugën evropiane të Shqipërisë”, është një dinakëri e vjetër greke, për rrëmbim territoreve të Shqipërisë?! Lejimi i Kryeministrit Grek për të vizituar Himarën, e cila nuk është zonë minoritare është një dredhi me qitje të largët, që i shërben orekseve ekspansioniste greke, të cilët hiqen si mbrojtës të Shqipërisë në Evropë! Organizimi i pritjes së tij në Himarë me flamuj grekë dhe me ovacione ishte një tolerim i papranueshëm për mua. Himara historikisht ka qenë shqiptare. Edhe Derviçani që sot njihet nga Grekët si minoritet, më përpara nuk ka qenë i tillë, por me krijimin e shtetit grek, dhe me manovrat e tij, u cilësua e tillë. Himarjotët flasin gjuhën shqipe dhe atë greke (bilingualë). Në Himarë ka shumë njerëz që flasin greqisht, por kjo nuk do të thotë asgjë, pasi ka shumë shqiptare himarjot që kanë emigruar në Greqi dhe flasin këtë gjuhë. Dihet si fakt historik, kur në kohën e perandorisë Osmane nuk është lejuar përdorimi i gjuhës shqipe, por vetëm turqisht dhe greqisht dhe kjo ka lënë gjurmët dhe pasojat e veta në dëm të gjuhës shqipe. Athina zyrtare kërkon të shtrijë ndikimin e vet në këto hapësira. Ajo po kërkon minoritete greke dhe aje ku nuk ka. Këto veprime janë të rrezikshme për identitetin tonë kombëtar dhe vazhdimësinë tonë kombëtare. Kjo do të bënte që Athina të kishte pretendime territorial ndaj Shqipërisë, siç ka patur prej kohësh. Politika jonë e qeverisë ka qenë vazhdimisht një politikë vasaliteti, apo nënshtrimi ndaj Athinës. Edhe vendimi i k/ministrit shqiptar për vendosjen e bustit të babait të kryeministrit grek, është një vendim i pakuptime dhe një gozhdë greke në trupin e Himarës. Ajo është në vazhdën e politikës së pranimit të varrezave, busteve dhe lapidareve Greke. Politikanët e Tiranës nuk e kuptojnë rrezikshmërinë e këtyre vendimeve të nxituara. Grekët vetëm kërkojnë, por edhe qeveria shqiptare po kërkon, por ajo nuk ngul këmbë në zbatimin e kërkesave të saj, siç bën shteti Grek. Ajo duhet vazhdimisht të kërkojë të drejta për çamët,pronat e tyre, Arvanitasit, heqjen e ligjit të luftës, shkolla shqipe atje etj. PBDNJ nuk duket si një urë lidhëse midis Shqipërisë dhe Greqisë, por ajo më tepër anon nga interesat e shtetit grek. Ajo po ndikon dhe po i shërben kthimit të zonave bregdetare të jugut nga zona shqiptare në zona “Minoritare” të ashtuquajtura greke. Vëmë re që vendi ynë nuk zbaton masa mbrojtëse ndaj këtyre synime shoviniste Greke. Ajo duke u nisur nga nevoja për fqinjësi të mirë dhe për të mos pasur problem me të, gjithmonë lëshon pe ndaj kërkesave të padrejta të saj. Mendoj që z Rama nuk duhet ta shoqëronte z Mitsotakis gjatë vizitës së tij në Himarë dhe aq më aq më tepër ti premtonte atij, për vënien e bustit të ish kryeministrit grek në Himarë. Këto janë simbole greke dhe një evropiani që viziton, i japin përshtypje dhe fakte që kemi të bëjmë që me një zonë minoritare greke. Të njëjtin gabim po bën edhe z Berisha me z Dule, duke e toleruar atë dhe interesat greke në Himarë, për të arritur kapjen e pushtetit nga ana e tij. Në këto zona delikate ku grekët janë aktiv, PD duhet të bëjë koalicion apo marrëveshje me PS, apo me partitë shqiptare dhe jo me partitë greke të Vangjel Dules. Duhet të përpiqen, që kryetari i bashkisë atje të jetë shqiptar dhe jo Grek. Kjo lojë e Sali Berishës i ngjan “dushkut”, që partia socialiste bëri në atë kohë. Atëhere votuesit e PS votuan për kandidatët e PSD të Gjinushit. Në atë kohë PD e dënoi Dushkun, si një deformim dhe mashtrim elektoral.