BREAKING NEWS

Spartak Ngjela lëshon ‘BOMBËN’ ndaj Lulzim Bashës: Ka procese penale në SHBA, ja mesazhi i ambasadores Yuri Kim

Spartak Ngjela lëshon ‘BOMBËN’ ndaj Lulzim Bashës:
x
BREAKING NEWS

Largimi nga politika i Gramoz Ruçit, Spartak Ngjela tregon dy arsyet dhe plas paralajmërimin e fortë: Do të ketë pasoja për PS-në!

Largimi nga politika i Gramoz Ruçit, Spartak Ngjela tregon dy arsyet dhe
x
BREAKING NEWS

Ishte krahu i djathtë i Arta Markut kur drejtonte institucionin e rëndësishëm/ KPK merr vendimin e menjëhershëm dhe shkarkon prokuroren e njohur të Tiranës

Ishte krahu i djathtë i Arta Markut kur drejtonte institucionin e
x
BREAKING NEWS

VENDIM zyrtar! Bashkimi Europian jep lajmin e shumëpritur për Shqipërinë

VENDIM zyrtar! Bashkimi Europian jep lajmin e shumëpritur për
x
BREAKING NEWS

Dhunohet drejtoresha në Bashkinë e Tiranës, policia fundos autorin. Zbardhet shkaku (EMRI+FOTO)

Dhunohet drejtoresha në Bashkinë e Tiranës, policia fundos
x
BREAKING NEWS

Grupimi 'Për PD-në' del në konferencë të jashtëzakonshme, Harxhi bën denoncimet e forta: Vëzhguesit janë kërcënuar! Ja cila është shkelja më e rëndë!

Grupimi 'Për PD-në' del në konferencë të
x
BREAKING NEWS

Pas shpalljes ‘non grata’ të Sali Berishës dhe urdhrit të Biden, Frrok Çupi paralajmëron zhvillime të BUJSHME në Shqipëri: Nesër do të çuditen kur të formulohen akuza për...

Pas shpalljes ‘non grata’ të Sali Berishës dhe urdhrit
x
BREAKING NEWS

Rama jep sinjalet e para për qeverinë e re, 9 ministra rrezikojnë largimin në shtator, vetëm 7 emra futen në Presidiumin e Kongresit, ja lista

Rama jep sinjalet e para për qeverinë e re, 9 ministra rrezikojnë
x

Opinion / Editorial

Përse çdo konflikt e zgjidhim me armë ne shqiptarët?

Përse çdo konflikt e zgjidhim me armë ne shqiptarët?

Në gjithë botën lindin konflikte mes njerëzve, grupeve shoqërore dhe individëve. Të tilla ka edhe mes shteteve. Janë të shkallëve dhe formateve të ndryshme. Të vogla, të zakonshme, të ashpra, po edhe shumë të rënda. Në jo pak raste në dukje të pazgjidhshme. Shoqëritë njerëzore për të zgjidhur konfliktet, kanë krijuar sisteme të sofistikuara. Kanë ngritur barriera mbrojtëse. Në roje të jetës, ndërmjetës mes qytetarëve kur ndodhin konflikte, janë organet gjyqësore, policia, prokuroria, institucione të tjera të domosdoshme, organizatat jo fitimprurëse. Në Shqipëri ndër shekuj edhe kur ka munguar shteti dhe jetonim ende në principata, qeveriseshim me Kanun, doke e zakone, kanë funksionuar pleqësitë, komitetet e zgjidhjes së gjaqeve, sheshimit të sherreve, ku burra të mençur që u peshonte fjala, bënin gjithçka për të shmangur konfliktet. Largonin nga mezi armët, duke shpëtuar jetë të pafajshme.

Edhe pse sot, këto organizma janë të pranishme, edhe pse jetojmë në demokraci, konfliktet ekstreme nuk kanë munguar. Bile në periudha të veçanta janë shtuar, kanë zënë kryet e vendit. Për një borxh të pashlyer, për fare pak para, pazare të prishura, llogari të drogës, brenda apo jashtë vendit nuk është nguruar të nxirret nga sepetet apo strehët, pushka. Për një zënkë, xhelozi, shikim, jo pak individë i gjejnë zgjidhjet, tek veprimet ekstreme. Zgjedhin armën në vend të fjalës. Shkelin këmbëzën në vend të debatit. Bëjnë vetëgjyqësi, zëvendësojnë organet e drejtësisë, bisedat sy më sy, midis qytetarësh të dinjitetshëm, lënë mënjanë njerzillëkun, hedhin poshtë traditën, shkelin mbi humanizmin, rrëmbejnë armën dhe e zbrazin si të ishte lodër mbi atë që kanë shënjuar për ta zhdukur nga kjo botë, me lehtësi, sikur të vrasin një pulë që u ka hyrë në kopshtin e shtëpisë. Kjo lehtësi e jashtëzakonshme, si zgjedhje për të vënë në vend nderin e humbur na shpërfaq para opinionit të huaj, po edhe para vetvetes, si njerëz që sapo kemi mbërritur nga prehistoria. Është e patolerueshme për ne shqiptarët pasi jemi shumë pak për t`u vrarë dhe prerë. Jemi pothuaj të gjithë kushërinj, të afërt, kemi tradita dhe formim, në deje na rrjedh një gjak, jemi populli që kemi nxjerrë nga gjiri ynë një nga humanistet më të mëdha të njerëzimit, Shenjtërinë e saj, Nënë Tereza që me personalitetin e vet ka ulur armët e palëve në luftë ku bombat bënin kërdinë. Jemi shoqëria që nuk dëmtuam asnjë rob në Luftën e Dytë Botërore, hapëm portat e shtëpisë dhe shpirtit, pranuam në familje ata që kishin ardhur si pushtues. Kur dëgjon se në qytetin e Vlorës, ku arma është mbajtur në tërë historinë për mbrojtjen e atdheut, sot përdoret për atentate seriale. Drithërohesh kur mëson për jetët e këputura në lulen e rinisë. Kur për një pulë shuhet një familje e tërë siç ndodhi kohë më parë. Në Fier, vritet qytetari pa asnjë motiv. Më tej në Lushnje, qëllohen baba dhe bir pa hezitim, u merret jeta pa as më të voglën pendesë e dhimbje, sikur kryhet një rit i rëndomtë, paçka se merret jeta e bashkëqytetarit me të cilët jetojmë në lagje, në rrugicë, blejmë në të njëjtën supermarket, hamë të njëjtën bukë jemi krushq dhe miq. Kur në mes të qytetit të dijes, Elbasanit të paqes, kërcet pushka dhe vritet babai në sy të foshnjës. Në Tiranë para godinës së drejtësisë në mes të ditës pesëdhjetë e tre vjeçari pas disa sherreve banale, nxjerr armën dhe qëllon pa iu dridhur qerpiku mbi babanë e nipave të tij. Vret dhëndrin. Nuk i dridhet dora. Kronikat e vrasjeve pasurohen me ngjarjet e Shkodrës, Dibrës, Beratit, Korçës. Bilanci i viktimave në emër të nderit të nëpërkëmbur rritet. Kjo është alarmante. Është këmbanë për gjithë shtetin. Përballë kësaj situate nuk ka shtetar që të bëjë të paditurin apo t`i kapërcejë me një lëvizje të dorës. Këtu nuk ka ndarje dhe klasifikim, të fajshëm e të pafajshëm. Nuk mund të ketë sehirxhi. Nuk ka vend për ata që lajnë duart dhe fajtor bëjnë të tjerët. Vrasjet dhe vrasësit nuk mund të amnistohen nga askush. Kur bëhen aludime dhe komente për të justifikuar vrasësin apo nxitësin, u jepet oksigjen atentateve ekstreme.

Vrasjet janë plagë e rëndë në ndërgjegjen dhe shpirtin e atdheut tonë. Nuk po na i merr të dashurit tanë pandemia, na i marrin atentatorët. Edhe pse vrasjet janë fatkeqësi të rënda, seç ka një padurim të llahtarshëm kur bëhet fjalë për t`i ekspozuar me të gjitha format vrasjet. Gati ndihet ngazëllim dhe entusaizëm për të njoftuar në kohë rekord, reale, siç pëlqehet në gjuhën e medias për të komentuar vrasjet. Po pse tek ne për konflikte të rëndomta, sytë shkojnë menjëherë te pushka? Shkaqet e vrasjeve, atentatet në mes të ditës apo natës, në qendra qyteti në dritë të diellit, në errësirë, në rrugë, a prita, janë pa fund, po asnjëra nuk është e përligjur. Me emër të lirive dhe të drejtave të njeriut, Shqipëria u është bashkuar shteteve qe kanë abroguar nga Kodi Penal, dënimin me vdekje. Një akt i tillë, ka në themel mëshirën, ruajtjen e jetës si e drejtë njerëzore. Asgjë nuk fiton shoqëria nëse në emër të një jete merret një tjetër jetë, në emër të reciprocitetit. Marrja e jetës, pa gjyq nga individë në emër të konfliktit apo hakmarrjes nuk është kurrsesi zgjidhje. Në realitet, jo pak vrasje ndodhin edhe për mungesë të mosdhënies së drejtësisë. Është detyrimi i organeve ligjzbatuese të zgjidhin konfliktet. Të japin drejtësi të drejtë. Të mbrojnë qytetarin që i merret jeta për një pronë, fjalë goje, duke vënë gishtin në këmbëz. Është detyrë e organeve ligjzbatuese t`i parandalojnë krimet. T`i minimizojnë vrasjet. Po jo më pak përgjegjësi ka opinioni ynë shoqëror, media, gjykimi intelektual. Shoqatat pa fund. Komitet e të drejtave të njeriut. Organizmat për mbrojtjen e lirisë së qytetarit. Avokati i Popullit. Krerët e pushtetit lokal. Administratorët e minibashkive. Kryepleqësitë. Të zgjedhurit. Deputetët. Detyrim dhe përgjegjësi morale kanë edhe vetë qytetarët që nuk informojnë në kohë për konfliktet e momentit apo të hershme që i lënë sherret të trashen, të agravohen në atë farë feje që zgjidhje mbetet vetëm këmbëza e armës! Shtimit i rasteve të vrasjeve, marrjes së jetës, nxitje të jashtëzakonshme, i japin edhe loja me ata që arrestohen e lirohen, të cilët më së shumti, hyjnë nga dera e dalin nga dritarja, duke lënë batanijen e leshit në qeli pasi riciklohen për veprat e rënda që kryejnë në dëm të interesit të shoqërisë. Shqiptarët nuk e kanë në gen vrasjen nuk jemi vrasës prej natyre. Nuk e trashëgojnë në ADN tonë. Gjithsesi, shkaqet që i nxisin individë të veçantë të rrëmbejnë armët dhe t`i zbrazin pa asnjë pendesë mbi bashkëqytetarët e tyre, janë të shumta. Nuk mund të kategorizohen në rend të parë, të dytë të tretë, të n-të. Po ngjarjet e kohëve të fundit dhe shtimi i vrasjeve kërkon vëmendje maksimale të institucioneve që vrasjet të mbeten histori e hidhur e së kaluarës dhe jo si lajtmotiv i killerave që marrin jetë e shuajnë të ardhmen e fëmijëve tanë, pa iu dridhur dora dhe lëvizur qerpiku. Thirrja e qytetarëve duhet të jetë: Jo vdekjes! Po jetës! Për të ardhmen, jo për të shkuarën! Në këmbë duhet të jemi të gjithë si shqiptarë. Kudo ku nxirret arma dhe merret një jetë dhe në jo pak raste edhe më shumë duhet të gjendet përballë shteti, ne bashkëkombësit e të kërcënuarit. Ndryshe përse e kemi shtetin tonë?Ai që guxon të ngrejë armën nuk e ka problem cilin vret, drejtpërdrejt dhe kush e ha për efekte anësore. Vrasësi mjafton të asgjësojë shënjestrën, të marri hakun, të eliminojë armikun, të justifikojë pagesën për vrasësit me pagesë që nuk janë të pakt aq sa po bëhet profesion dhe përgatitja e tyre kryhet me metoda të sofistikuara sikur të jenë snajperistë për asgjesimin e ushtrisë armike apo komandot e “Bako Haram”. Siç thamë, arsyet që nxitin vrasjet, janë të ndryshme. Po ajo që është më e dukshme, është mungesa e formimit, hakmarrja, mangësi e edukimit, shkollimit, etja për fitime të pamerituara. Iu referuam rastit të vrasjes së ndodhur në Tiranë si më tronditëse e kohëve të fundit. Vërtet vrasje makabre, brenda familjes, ku fëmijët e çiftit janë fija që i bashkon, gjaku që i afron. Çdo forcë zakoni, kanuni, sherri pa fund, zënkat, xhelozitë, akuzat nuk justifikojnë ngritjen e armës, shkrepjen e saj në mes të Tiranës sikur t`i bënte atentat armikut, pushtuesit. Veç xhelozisë, pazareve të drogës, borxheve të pashlyera, kontradiktave në dukje të pazgjidhshme, pronës, jo pa efekt janë edhe mungesa e kontrollit të territorit nga strukturat e rendit. Edhe pse jo gjithçka zgjidhet me polici edhe pse nuk mund të ketë një polic në çdo metër katror e çdo shtëpi edhe pse në botën e zhvilluar, me polici të sofistikuar, përsëri vrasje ndodhin, detyrimi i policisë për mbrojtjen e jetës, është primare. Argumentimi i situatës së rënduar nga vrasjet dhe etiketimi i disa qyteteve tona, si Palermo shqiptare nuk është analiza e duhur. As fajësimi vetëm i policisë, siç bëri presidenti Ilir Meta, po ashtu nuk është reale. Policia vërtet ka rol primar. Është garancia e qetësisë, mbrojtësja e jetës dhe dinjitetit të shqiptarëve. Dhe vrasjet janë të patolerueshme. Veç ikjes së një bashkatdhetari, një biri, nipi, babai, vëllai, qytetari, tronditet tërë opinioni shqiptar. Na tregojnë me gisht si të jemi banorë të xhunglës që shqyejmë njëri-tjetrin. Jetën ta jep natyra. Jemi qenie njerëzore. Atëherë me ç`të drejtë, dikush për sherre banale, gëzon të drejtën të të marrë jetën? Dikush për numrin e lartë të vrasjeve, shkak kryesor konsideron armët sheshit. Nuk është se nuk ka bazë. Arma është gjithnjë rrezik për krim aq më tepër kur mbahet pa leje. Natyrisht, jo e vetmja dhe as kryesorja. Po të duhet armë mund të gjesh. Për akte të rënda mjafton edhe një armë primitive. Arsyet që shpien në përdorimin e armës janë shumë dimensionale. Motivet që i ushqen dhe nxisin po ashtu. Për të gjitha këto, shteti duhet të jetë në këmbë. Në roje të jetës. Dhe këtu nuk ka mazhorancë e opozitë, të fajshëm e të pafajshëm, përgjegjës të vegjël a të mëdhenj. Aq më tepër nuk mund të ndahet faji, vetëm tek një apo dy individë. Përgjegjësia është e të gjithëve. Për të fituar mbi vrasjet, kërkohet kontributi i gjithësecilit nga ne. Të gjithë jemi shqiptarë! Çdo shkrepje arme është vrasje për të gjithë ne. Dhimbje, jo për atë vritet.