BREAKING NEWS

“Kam të dhëna se...”, Spartak Ngjela bën deklaratën ‘bombë’ për atë që fshihet pas pandemisë së COVID-19: Ky krim nuk del me armë në dorë, është i nivelit të lartë!

“Kam të dhëna se...”, Spartak Ngjela bën
x

Opinion / Editorial

Përse duhen bërë falas testimet e PCR COVID-19 dhe problemet me shtrimet në spitale

Përse duhen bërë falas testimet e PCR COVID-19 dhe problemet me

Situata e jashtëzakonshme që po përjetojnë në periudhën e vjeshtës së dytë të vitit 2020 për sa i përket shtimit të rasteve me COVID-19 në popullatën e Shqipërisë, është e njëjtë dhe me situatën në vendet fqinjë të Ballkanit dhe të Europës. Është urgjente respektimi i masave të rekomanduara nga Komiteti i Ekspertëve nëpërmjet Ministrisë së Shëndetësisë për tre hapat kryesore të Parandalimit të këtij infeksioni viral që pëson mutacione të vazhdueshme çdo tre muaj si:

-Duhet të shmangim grumbullimet, të ruajmë distancimin fizik për të parandaluar përhapje e COVID-19.

-Maska mbrojtëse tashmë është një mjet i gjithë pranuar për dobinë e saj.

-Larja e shpeshtë e duarve dhe dezinfektimi tyre ndalojnë infektimin nga SARS-COV2.

 Po ashtu edhe mbajtja përdorimin ditor rekomandohen sendet personale që duhet të kemi me vete për parandalimin e Covid-19:

Maskë, dezinfektantë, larës duarsh, shishe personale, kartopeceta dhe vitaminë C.

Dihet se Protokollet për Profilaksinë e COVID-19 kanë edhe disa veçori të cilat popullata duhet t’i dijë edhe pa shkuar tek mjeku i familjes në mënyrë që t’i marrë në farmaci. Këto medikamente që mund të merren pa recetë mjeku dhe që duhen dhënë falas ose me çmime shumë të lira, në fakt kanë pësuar rritje çmimi të jashtëzakonshëm në këtë periudhë 8 mujore si p.sh., çmimet e vitaminës C vitaminës D, Zinkut, dhe në përgjithësi të të gjitha vitaminave apo vitaminave kompleks, gjë që rëndon shumë në koston familjare të çdo familjeje shqiptare.

Protokolli më i thjeshtë për Profilaksinë e COVID-19 për persona pa ndonjë sëmundje shoqëruese, por dhe për persona që kanë sëmundje shoqëruese është ky: Protokoll i modifikuar për pacientët me risk të lehtë dhe të moderuar:

Elemental Zinc 25mg 1 herë në ditë; Vitaminë C 1000mg 1 herë në ditë; Vitaminë D- 2. 000 UI herë në ditë; Quercetin 500mg 1 herë në ditë;

Protokoll i modifikuar për pacientët me risk të lartë: Elemental Zinc 25mg herë në ditë; Vitaminë C 1000mg 1 herë në ditë; Vitaminë D- 2. 000 UI herë në ditë; Hydroxychloroquine (HCQ) 200mg 1 time a day per 5 ditë, pastaj 1 herë në javë ose; Quercetin 500mg 1 herë në ditë. Kjo ishte për Profilaksinë. Për mjekimin në shtëpi ka rëndësi sigurisht konfirmimi nëse pacienti ka testin PCR është pozitiv, ose negative dy herë pra, testi i parë dhe i dytë i bërë pas 48h të jetë negative. Por çfarë ndodh në Shqipëri? Përveçse ka shumë pak teste edhe këto teste PVR që janë, ato bëhen me pagesa të larta, një pjesë e tyre i kanë marrë edhe spitalet private dhe po bëjnë biznes së bashku me institucionet shtetërore duke rënduar jo vetëm financat e qytetarëve shqiptarë, por edhe duke penguar mjekimin apo vonuar mjekimin e tyre, madje dhe shtrimin. Këtu duhet të vejë dorë menjëherë qeveria, e cila duhet të sigurojë një sasi testesh PCR të mjaftueshme për të depistuar popullatën mundësisht dy ose tre herë pra i bie të marrë nga OBSH dhe nga paratë e dërguara nga ndihmat e BE - rreth 3 milionë teste PCR, për të mbuluar boshllëqet e depistimit masiv dhe falas. Në këtë mënyrë do të mund të sigurohet një rezultat i qartë se deri ku ka arritur përhapja e infeksionit në Shqipëri dhe se sa persona duhet të shtrohen në spital sipas kritereve të shtrimit, një nga të cilat është puls-oximetri në 90%, ose scanner CT i Pulmoneve, apo dhe gjendje e rëndë ose jo e pacientit. Profilaksia dhe mjekimi në shtëpi për pacientët sidomos për pacientët me sëmundje shoqëruese duhet të jetë falas dhe të përfshihen nëpërmjet një Urdhëri nga M. SH., që këto mjekime të rimbursohen nga Fondi i Siguracioneve Shëndetësore të Shqipërisë. Kjo është ndihma që duhet të realizojë shteti për banorët e tij. Sipas mjekut Alimehmeti, niveli i vdekshmërisë për 1 milion banorë në Shqipëri është i ulët ose mesatarisht i ulët: “Vdekjet për 1 milionë banorë (rend ngjitës): Gjermania - 125. 7; Shqipëria - 180; Kosova - 364. 4; Maqedonia e Veriut - 481. 9; Franca - 562. 3; Italia - 642. 2; Anglia - 688. 2; Spanja - 767. 4. Rastet për 1 milion banorë, rend ngjitës, ndikon shumë numri i testeve të kryera: Gjermania – 6. 505; Shqipëria – 7. 367; Kosova – 10. 823; Italia – 11. 731; Anglia– 15. 24; Maqedonia e Veriut – 15. 569; Franca – 21. 158; Spanja – 25. 359. Pra, në indikatorë të shumtë gjendja e Shqipërisë është në situatë mesatare në të lehtë. Patjetër ka ende hapësirë për më mirë nëse merret si shembull Gjermania dhe jo shtetet e tjera” (https://sot. com. al/aktualitet/alarmi-nga-covid-19-mjeku-alimehmeti-numri-i-vdekjeve-dhe-te-infektua).

Në kundërshtim me gjithologët fatkeqësisht dhe ndonjë mjek, të cilët nxijnë realitetin dhe përhapin panik të cilët pretendojnë se “karantinimet e pjesshme janë të dështuara”, situata në Shqipëri është duke u mbajtur nën kontroll, por duhen përmirësuar disa aspekte të cilat do ta bënin vendin tonë më pak të rrezikuar si p.sh., masat që do të merren duke filluar nga dita e mërkurë për mbylljen e bareve dhe lokaleve nga ora 22:00-6:00 të mëngjesit. Por problem më i rëndë janë shtrimet në spital dhe bërja e vonimi i përgjigjeve të testeve për COVID-19.

Shtrimi në Spitalet publike është vështirësuar edhe për një arsye e cila nuk përmendet apo nënvlerësohet: mitmarrja, kjo plagë e rëndë e mjekësisë shqiptare që duhet të marrë fund njëherë e mirë. Mitmarrja po pengon dhe dëmton pacientët dhe familjet e tyre në mjekimin adekuat të pacientit në spitalet publike. Këtu duhet të verë dorë shteti dhe M.SH., urgjentisht duke penalizuar atë personel shëndetësor, i cili përdor mitmarrjen si mjet për të shtruar. Drejtoritë e Spitaleve Publike duhet të marrin nën kontroll shtrimin e pacientëve dhe administrimin e medikamenteve falas tek këta pacientë. Së dyti shtrimet në Spitale duhet të përfshijnë dhe spitalet private duke rimbursuar këto spitale për mjekimin e pacientëve që mund të shtrohen në rast tejmbushjeje të spitaleve publike. Përsa i përket spitaleve private, të sëmurët me Covid-19 duhet të mjekohen gjithashtu falas por shteti të rimbursojë spitalet private nëpërmjet Fondit të Siguracioneve Shëndetësore. Në këtë mënyrë qeveria jonë e nderuar duhet të shpenzojë për banorët e vendit të saj të gjitha ndihmat që i janë dhënë për Shëndetësinë rreth 40 milionë euro për të rimbursuar mjekimet në shtëpi dhe në spital të pacientëve. Janë rreth 350 pacientë të shtruar dhe disa mijëra pacientë që marrin mjekim në shtëpi apo profilaksi. Me këtë duhet të merret Fondi i Sigurimeve Shëndetësore. Ky është prioriteti i këtij Fondi të nxjerrë faturën përkatëse për profilaksi dhe mjekim të pacientëve me COVID-19. Shpresojmë se M. SH., qeveria shqiptare, Komiteti i ngritur në varësi të M. S. H, të shikojë këto probleme të ngritura me seriozitet në mënyrë që të mbahet nën kontroll pandemia në Shqipëri duke pasur sa më pak vdekje dhe shpenzime të tepërta dhe të papërballueshme nga populli për profilaksinë dhe mjekimin e COVID-19.