BREAKING NEWS

Ilir Demalia zbardh kulisat: Ju tregoj kurthin që Edi Rama po i ngre ‘Rithemelimit’, arsyet e vërteta të distancimit të grupit të Bardhit nga Lulzim Basha, panikun që ka shpërthyer brenda tyre dhe lajmet e hidhura që e presin Sali Berishën

Ilir Demalia zbardh kulisat: Ju tregoj kurthin që Edi Rama po i ngre
x
BREAKING NEWS

Idajet Beqiri: Kanë mbaruar hetimet për dosjen ‘CEZ-DIA’, përveç Metës, Berishës dhe Shkëlzenit rrezikon prangat një juriste amerikane, ish-presidenti po përgatitet për ditët e zeza në SPAK, ja strategjia që po ndjek për të shpëtuar nga arresti me burg...

Idajet Beqiri: Kanë mbaruar hetimet për dosjen ‘CEZ-DIA’,
x
BREAKING NEWS

Rama-Meta-Berisha ulen bashkë në tryezën e pazarit për të monitoruar SPAK dhe përmbysur reformën në drejtësi, ja pse është alarmuar “Treknëdëshi i Bermudës”

Rama-Meta-Berisha ulen bashkë në tryezën e pazarit për
x
BREAKING NEWS

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në Gërdec, prokurorët pritet të marrin në duar faktet nga Drejtësia Amerikane, nisen letër-porositë në SHBA, informacione do të merren edhe për Patrick Henryn, ja lidhja e tij me Delijorgjin dhe S...

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në
x
BREAKING NEWS

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes së spiunit të Ilir Metajt, presim që ‘shiringa me ujë deti’ që u injektoi zyrtari i lartë i DASH prokurorëve të SPAK të sjellë arrestimin e ‘peshave të rënda’

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes
x
BREAKING NEWS

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për votimin pa kuorum të ligjit për Investimet Strategjike, ja si u shkallmua Kushtetuta nga mazhoranca, zbardhet mashtrimi

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për
x
BREAKING NEWS

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj që sfidon “ujqërit” e vjetër në politikë, banesë 200 mijë euro, 11 llogari bankare, fitime marramendëse nga qeratë, 180 mijë euro shitje pasurish, si i ka justifikuar milionat nga puna si emigrant,...

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj
x
BREAKING NEWS

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian Allajbeut dhe Vilma Nushit, vjedhjet me “Hemodializën”, “Check Up”-in, “Laboratorët” dhe “Sterilizimin” janë të faktuara, priten arrestimet nga SPAK

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian
x

Opinion / Editorial

Përse duhet ta kapërcejmë, patologjinë e urrejtjes?

Përse duhet ta kapërcejmë, patologjinë e urrejtjes?

Këtë duhet ta bëjmë pa humbur kohë, për hir të unitetit kombëtar, tolerancës, mirëkuptimit dhe bashkëpunimit. për kapërcimin e pasojave të tragjedive si shkaktare të humbjeve njerëzore, materiale e social-shoqërore. Këto virtyte që ne nuk na mungojnë, nuk mund të mos i demonstrojmë si instrumentet më atraktive të demokracisë, si vlera që përbëjnë moralin dhe karakterin e shoqërisë sonë. Sot, për më tepër se kurrë na duhet ndërgjegjësim, maturi, pavarësisht se kujt ngjyre pluralizmi i përkasim, për të kapërcyer gjuhën e urrejtjes, të komunikimit vulgar, denigrimit dhe fyerjeve banale. Panorama e ngjarjeve të fundit flet për atë që, brënda politikës mediave vizive e të shkruara, si dhe industrisë së portaleve të pakontrolluara, ka një kapërcim të kufijve të arsyes dhe mungesës së etikës komunikuese. Kjo industri e produkteve me nota fyese denigruese e çoroditëse, po flet me shumë se kurrë për egoizmin e verbër të segmenteve të caktuara, që kërkojnë ta zhysin shoqërinë në humnerën e agresivitetit dhe urrejtjes nacionale. Ky keqinterpretim politik e moral, ku protagonist janë po ato figura të pandreqshme, që nuk i janë nënshtruar reflektimit, por që vazhdojnë të vegjetojnë, duke fshehur për shumë kohë pakënaqësitë e tyre të groposura, edhe pse janë vet përjashtuar nga strukturat institucionale. Ata po mundohen të bllokojnë me cdo kusht horizontin viral të shoqërisë, e cila është angazhuar në kapërcimin e fatkeqësisë së pasojave të tërmetit dhe viruesit pandemik. Këta apologjetë të politikës së degraduar dhe medias së shfrenuar, me pamfletët e paguar kobzinj që vjellin vrer ditë e natë, me djallëzitë e tyre që i kanë bërë filozofi të udhëheqjes për veprim, kërkojnë të bëhen influentë në dështimin e masave, që janë planifikuar për sfidën e përballimit të tragjedive. Duke nxitur gjuhën e urrejtjes, po presin orën e tyre historike, për t'u bërë skenaristë, improvizues intrigash, krijues të situatave irreale, inspirues e ndjellës së të keqes, Këta provokatorë të vlerave të demokracisë, që nxijë me pamfletet e zeza fund e krye, me faqe gazetash e me mikrofona në dorë në komunikimet online, janë bërë tipa krispinus të neveritshëm në sytë e qytetarëve, të cilët tashmë i njohin mirë dhe me të drejtë i quajnë promotorë të mallkim biblik. Në këto ditë të pazakonta dhimbjeje, tribunat e urrejtjes biblike, që derdhin helme në ndërgjegjen e qytetarëve, janë bërë emisionet "OPEN"i miss Eni Vasilit, apo "OPINION" i mister Fevziut. Këto vullkane mediatike që atakojnë shqiptarët me lloj lloj provokimesh arkaiko-primitive, që përbëjnë smogun për përkeqësimin e qëllimshëm të gjëndjes aktuale që po kalon vendi, janë bërë mbështetës të personazheve populistë të shpërfytyruar brenda binomit PD-LSI. Ajo që të vjen në mëndje në këto ditë të pazakonta, janë fjalët e legjendarit Nelson Mandela. i cili thoshte; "Askush nuk lind duke urryer një tjetër, për shkak të ngjyrës së lëkurës, të prapavijës apo religjonit. Njerëzit duhet të mësohen të urrejnë edhe në se një person mund të mësohet të urrej, por ato mund të mësojnë edhe të duan, dashuria vjen në zëmrën e njeriut shumë më natyrshëm se sa e kundërta e saj". Në këto kushte që kërkon ngjallje të shpresës, falangat e së keqes prodhojnë smog me ngarkesa të urrejtjes. Të gjithë nënat që na kanë lindur, nuk na kanë mësuar fjalën e parë të urrejtjes, por na kanë mëkuar me ndjenjën e dashurisë, si forca më e madhe në univers, si dhe për gjithçka që na rrethon. Megjithëse jemi të gjithë pjesëtare të një shoqërie demokratike, nuk respektojmë parimet dhe normat e saj, që rregullojnë marrëdhëniet e cdo shoqërie, sepse nuk jemi cliruar nga ndjenjat e së keqes që përbëjnë kënaqësitë narciste. Fatkeqësisht këto falanga janë vënë në qëndër të nxitjes së pëërcarjes dhe urrejtjes, në një kohë kur e gjithë bota po përjeton dramën më të pazakontë të pandemisë. Duke u ndierë të papërgjegjshëm përpara masave të qeverisë, të cilat i anatemojnë dhe i veshin me alibi e gënjeshtra banale, kanë bërë që të bien në batakun e logjikës arkaiko-primitive. Ky inferioritet i qëndrimit dhe mendimeve të tyre, bie ndesh edhe filozofik edhe përpara baballarëve të filozofisë, që kanë përcaktuar edilikat njerëzore. Këta baballarë që ju futën deri në palcë njeriut modern. janë figurat e filozofëve si Nitche Machiaveli, Tolstoj, Hygoi, Dostojevski e etj, nga të cilët këto falanga me protagonistë të politikës e mediave ndjella keqe, nuk kanë mësuar asgjë, Përpara edilikës dhe filozofisë së tyre, ata ndihen të viktimizuar, pa mundur të orientohen dot me logjikën e hollë që i karakterizonte këta kollosë të mendimit njerezor. Të pa cliruar nga halucinacionet e fantazmave që i mundojnë për të nxitur përcarje e urrejtje, gumzhijë si koshere grenzash, të gatshëm për të pickuar këdo që u del përpara. Në imazhet e sjelljeve të tyre, në këtë situatë kaq të ndërlikuar, nuk është vështirë të dallosh urrejtjen që zien brënda tyre, duke baltosur çdo vlerësim të qeverisë Rama si nga brënda por më tepër edhe nga jashtë Shqipërisë. Duke mos mundur të ndryshojnë dhe të transformojnë veteveten, kërkojnë me doemos të denigrojnë gjithçka që flet për optimizëm dhe shpresë. Por ajo që merr përparësi për shoqërinë e shëndoshë shqiptare, është sfida për tu kthyer në normalitet, duke lënë pas patologjinë e urrejtjes të këtyre falangave dashakeqëse.