Kërko Për

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS Lajme nga Shqiperia, Kosova, Rajoni dhe Bota, Politike, Kronike, Aktualitet, Dossier, Kulture, Sport

Përse e ka humbur qetësinë opozita?

Postuar: 12/07/2018 - 07:17

Ka nja dy muaj e ca, që opozita nuk është në vete. Si dështoi me ca budallallëqe me kaseta, me Tahirin e Xhafën, i janë lëshuar teatrit, Shqipërisë dhe Ramës. Çfarë ka kjo opozitë, që nuk ka pikën e qartësisë!? Gërmojnë e merren me biografitë e njerëzve si të jenë Sigurimi i Shtetit që sa braktisëm. Kur i dëgjon këta palo opozitarë të kujtojnë Ballin Kombëtar, që u bashkua me pushtuesit kundër vendit të tyre. Kam lexuar në një dokument arkivor, se ballistët torturuan djalin e Myslym Pezës pse priste e përcillte partizanët, që luftonin për çlirimin e Shqipërisë. Që të mos merremi më me ballistët, po citoj një pjesë nga shkrimi i gazetës “Dielli” të Bostonit, datë 20 mars 1943 me titull “Dy fjalë për ballistët”: “Ballistët tanë kanë vdekur moralisht dhe nuk mund të ngjallen më... por mënt vranë dhe Shqipërinë, të cilët e nxinë përpara botës si pro italianë e pro gjermanë. Ballistët tanë ranë si shahitë të luftës fashiste... mos u varni torbën, po u tregoni vendin. Dhe vendi i tyre është në varret e fashizmit”. Nuk e di përse janë shprehur kaq ashpër, por e keqja është, se këtyre u kanë ngjarë të ashtuquajturit opozitarë. Ata nuk e kanë hallin tek teatri apo Rama, por tek vetja e tyre!

Vettingu po ua nxjerr kallajin atyre që ngjitën majat e drejtësisë me të vjedhur dhe lopata ka marrë shumë thellë. Ato hakarete që kanë bërë drejtuesit e opozitës, me vrasje e me vjedhje do të hidhen në sitën e vettingut, i cili do ta ndajë miellin nga himet. E keqja është se na dalin shumë hime. Vendimet me urdhër partiak të gjykatave për të mbuluar vrasjet do të çmontohen dhe e drejta do të vejë tek i zoti. Ato urdhëra që ka dhënë Sali Berisha për të vepruar sipas tij të gjitha institucionet e varura e të pavarura, do të japin llogari. A u kujtohet kur prokuroria nxori urdhër arrestet për vrasjet e Gërdecit dhe Berisha i dha urdhër policisë të mos e zbatonte urdhërin për vrasësit? A e keni parë që opozita i drejtohet Ramës për çdo ngjarje që ndodh e vendime që merr drejtësia, sepse e tillë ka qenë metoda e drejtimit atëherë, pavarësisht se drejtësia ishte e pavarur. Dhe kujtojnë se edhe Rama urdhëron për çdo gjë.

Lufta po bëhet e do të vazhdojë për të prishur vettingun, që t’i shpëtojnë ndëshkimit. Litari po mblidhet prandaj opozita e ka humbur logjikën e të qenit opozitare dhe kërkon që kreu të vejë në fund dhe fundi në krye. E shprehu publikisht i ashtuquajturi kryetar partie, Lulushi, se: “Ne nuk kërkojmë pushtet, por vetëm të heqim Ramën”. Pse, çfarë po bën Rama? S’e ka paguar borxhet tuaja dhe hap dosjet e hajdutërisë, apo pse po vendos shtetin real në Shqipëri? Me këtë politikë anarshiste që po ndjek PD, kurrë nuk ka për ta rrëzuar Ramën. Rama nuk rrëzohet me sharje e shpifje, që përsëriten orë e çast, por me alternativa. Lulushi i ka mësuar përmendësh shpifjet “krimi, droga, hajdutëria”, po populli mund ta besojë vetëm kur këto akuza t’i dërgojë në organet e drejtësisë. Nuk e dimë kush ja bëri peshqesh PD-së këtë bastard, që nga mëngjesi deri në darkë vepron kundër partisë së tij. Unë e di që PD ka patur një program qeverisës shumë të mirë, po nuk e di përse kjo parti nuk i përmbahet programit të saj. Le kjo që është laturisur nga politika e Lulushit, po LSI a e di që po kopjove të ligun bëhesh më i lig se ai? Deri tani kemi mësuar se Lulushi ka bërë ca karta që të mos e shkulë njeri nga karrigia e kryetarit të partisë. Ndonjë alternativë nuk kemi dëgjuar që t’i vemë pas. Si nuk e kuptojnë opozitarët faktin që largimi nga dy partitë kohët e fundit, do të thotë se populli nuk e pranon politikën e sharjeve dhe shpifjeve. Përse kanë ikur dhe vazhdojnë të ikin nga LSI me shumicë? Se ajo po ndjek politikën e PD,pa alternativa. Pyeta një ditë kryetarin e PS në Skrapar për ardhjen e anëtarëve të LSI dhe ai m’u përgjigj me pak fjalë: “Lumë, po mos kujto se u kemi hapur derën interesaxhinjve”.

Me këto veprime antishqiptare që po bën opozita, tregon se nuk e do as zhvillimin, as të mirën e këtij vendi. Dalin e ulërijnë, se Rama rrëmbeu drejtësinë, bleu ndërkombëtarët për të mbajtur pushtetin. Ne mund të bëjmë dhe ndonjë pyetje. Pse, kush e kishte drejtësinë deri tani, që ngatërroi gjithë popullin me hajdutërinë e pronave? Nëse duan atë drejtësi, që krijon anarshi, do të thotë se opozita nuk e do pavarësinë e drejtësisë. Po ndërkombëtarët çfarë janë që u blekan e shitkan sipas dëshirës? Edhe ata janë marrë me drogë e krime? Më duket se po përsëritin politikën e Partisë Punës, që hapi luftë me të gjithë botën dhe e katandisi vendin në këtë gjendje, siç katandisi Lulushi PD-në. PD-së i është hapur nami shumë i keq dhe zor ta fitojë imazhin e dhjetorit sa të ketë në krye Lulushin. Ajo po quhet parti e shkatërrimit dhe shkatërrimi nuk i duhet asnjë shqiptari. PD i duhet të importojë militantë nga jashtë, që të qëndrojë me shpirt, se brenda vendit i ka humbur shanset. Opozita ka rolin të korrigjojë pushtetin me alternativa më të mira se ato të qeverisë që të fitojë respekt, jo vetëm të kundërshtojë e shkatërrojë. Po populli nuk mund të besojë përralla, se do t’u falë dritat! Ashtu bëri edhe kur ishte në pushtet, nuk ua kërkoi lekët e energjisë elektrike militantëve të saj, po nga sistemi nuk i hoqi. Kjo ishte një pabesi, që i futi në borxhe të mëdha qytetarët e krahut të saj. Si mund t’u besojnë më ata njerëz? Ajo ishte një taktikë për të mbajtur pushtetin, po pushteti nuk mbahet me gënjeshtra.

Opozita vazhdon të akuzojë, se e mori pushtetin me para. Po njerëzit do ta besonin këtë kur të paktën të kishin bërë një ankesë në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve ose Kolegjin Zgjedhor. Përse nuk e bënë e përse t’i besojë populli!? Dhe çuditërisht ata që i kanë bërë të zezën këtij populli, flasin në emër të tij! Cilin quani popullin ju, ata pesë veta që u vijnë prapa se i mbani me gënjeshtra? Popullin e bindin faktet e alternativat. A u keni vënë re këtyre lloj opozitarëve? Që ditën e humbjes së zgjedhjeve dhe në vazhdim i bien çiftelisë me një tel “Droga, krimi, hajdutëria”. Kjo është politika e Lulushit. E tha mirë Dashamir Shehi: “Përse i duhet Partisë Demokratike ky njeri, që humbet disa zgjedhje dhe nuk mund të largohet, se e ka vendosur statuti”? Shikoni politikën që po ndjek opozita tani. Kur zgjedhjet e pushtetit lokal po afrojnë, janë ngujuar pas teatrit dhe nuk dalin nëpër rrethe të shpalosin alternativën e tyre për të fituar zgjedhjet, kur Partia Socialiste e ka bërë punën e vet me “Bashkëqeverisjen popullore”. Opozita po përsërit të njëjtën politikë që bëri në vitin 2013, e cila u ngujua në çadër, kur PS nuk la rreth e fshat pa bërë fushatë. Kjo ishte ajo që solli atë humbje të thellë në PD. Edhe vendi më i rëndësishëm për të bërë politikën e saj opozita, Kuvendi i Shqipërisë, e bojkoton atë. Të mos harrojmë se vendi e partitë nuk kanë nevojë për militantë barbarë, që rrinë gjithë kohën me pishë të ndezur në dorë. Të shkatërrosh, djegësh e vjedhësh, do të thotë të shkatërrosh të ardhmen tënde dhe të vendit. Nëse i vë zjarrin Kryeministrisë, do të thotë të ulësh të ardhurat e tua, se ajo do të rindërtohet me lekët e tua. /Nga Enver CAKAJ

/Agjensia e Lajmeve Sot News/

Na Beni Like Ne Facebook: 
Total votes: 11

Lajme nga e njejta kategori

Postuar: 18/11/2018 - 07:34

Askush nuk do të donte të ishte pensionist, jo vetëm për arsye të moshës së tronditur nga trokitjet e fundit të jetës, por edhe nga mënyra se si trajtohen ata në shoqërinë tonë.

Postuar: 18/11/2018 - 07:33

Sipas një sondazhi të Gallup, 79% e të rinjve shqiptarë të moshës 15-29 vjeç duan të largohen për

Postuar: 18/11/2018 - 07:32

Këtë titull të këtij shkrimi do të doja ta shpjegoja me fjalë të thjeshta – “Sindroma

Postuar: 18/11/2018 - 07:30

Ish kryeministri maqedonas, që qeverisi vendin për 10 vjet më radhë, Nikola Gruevski u dënua

Postuar: 17/11/2018 - 07:48

Më në fund teqeja e Likes u dorëzua.

Postuar: 17/11/2018 - 07:18

 Disa veprime dhe angazhime politike të kohëve të fundit të opozitës e kanë bindur plotësish

Postuar: 17/11/2018 - 07:15

 Tashmë besoj është e qartë se të gjithë ata lloj politikanësh që kanë të përbashkët "a