BREAKING NEWS

Ngjarje e rëndë/ Një tjetër pacient hidhet nga lartësia e spitalit 'Shefqet Ndroqi' në Tiranë, policia jep detajet e para

Ngjarje e rëndë/ Një tjetër pacient hidhet nga lartësia
x

Opinion / Editorial

Përse është zverdhur tani lulushëria?

Përse është zverdhur tani lulushëria?

E gjithë lulushëria është hedhur në sulm, të cilëve u paraprin Presidenti. Hedh ndonjë shashkë ai dhe ata turren të gjithë të thonë ndonjë gënjeshtër të re. Mirëpo fakti, që Jozefina me të tjerët i kthyen shpinën, sikur ja tronditi themelet Lulushit dhe u ka rënë një i verdhë në fytyrë. Me majë të buzës mezi iu përgjigj gazetarëve kur e pyetën për lëvizjen e saj. Nuk guxoi t’i përmendte as emrin, kaq keq u ndje. Sa mbaroi Presidenti gënjeshtrën e tij, u faneps Vasiliqia me përrallat e tij të përditshme. Kopjoi pak dhe Lulushin, që çdo ditë i bie çiftelisë me një tel. Si ekspert i fushës së virusit, na përsëriti këshillat, po nuk na tha përse nuk e vesh bluzën e bardhë dhe të shkojë të demonstrojë aftësitë e tij atje ku punojnë shokët e tij. Presidenti na tregoi përrallat e tij, se na qenkësh president i popullit, jo i Kuvendit që e zgjodhi. Dhe të tre bënë një akatamenos, që as vetë nuk e morën vesh çfarë thanë e çfarë bënë. Por ai popull, që i referohen ata, e mori vesh shumë mirë. Lulushëria tani po përgatitet për të sajuar ndonjë arsye pa arsye për të mos i pranuar rezultatet e zgjedhjeve. Kjo u kuptua që kur e pyeten për Jozefinën, u përgjigj: “Kështu ajo i shërben Edi Ramës të qëndrojë në pushtet”.

 Lulushëria ka hyrë shumë thellë në mendime. Nuk është shaka, se ata kanë deklaruar që do të marrin 100 deputetë në zgjedhjet e prillit! Po nuk na thonë se si do t’i marrin, kur në vitin 1917 ata ishin të gjithë bashkë dhe humbën thellë. Po tani që thuajse gjysma u janë larguar, si fitojnë? Lulushe Kryemadhi ka deklaruar se do të marrë 40 deputetë! Kaq tha dhe Lulush Iliri kur nuk ishte president, po nga 40 mori vetëm 4 deputetë! Deputetët nuk merren me fallxhore, ulërima e konferenca shtypi, ku thuhen të njëjtat përralla. Italianët kanë një thënie, që u shkon shumë për shtat lulushërisë: “Kush bërtet, gënjen, e vërteta ka zë të ulët”. Partia e Presidencës na ankohet te Venecia, se ligji i reformës elektorale është votuar me njëanshmëri. Kush e ka fajin për këtë? Mender opozita jashtëparlamentare, i zvarriste gjithmonë takimet, që ai kod të mos bëhej kurrë, sepse ata kanë moto bojkotin. Komisioni nuk mund të priste pafundësisht. Por, që ta dijë dhe presidenti, njëanshmëria nuk është shkelje kushtetuese. Madje as ato tetë pikat që radhit ai për Komisionin e Venecias, nuk janë shkelje. Presidenti ka të drejtë që të shikojë vetëm anën kushtetuese të ligjeve të Kuvendit, jo t’u qajë hallin partive, se cilën favorizon ligji! Mos i dëgjo më ata karavidhet jurista që ke aty, se do të gjesh belanë. Ruaj atë shteg që të kanë lënë e mos u merr as me popullin, se ata i ke quajtur “Kokëpalarë”dhe nuk të harrojnë! Ata që të vijnë rreth presidencës, nuk janë tëndit, t’i dërgon peshqesh Lulushi. Populli nuk është ai që sajon lulushëria. As i varfër, as i braktisur. Këto janë pakënaqësitë e lulushërisë, që nuk durojnë dot më të jenë në opozitë. Por të keqen ja kanë bërë vetes me atë politikë qorre që kanë ndjekur e po ndjekin. Nuk e dimë në cilat rrugë udhëtojnë këta të lulushërisë, që nuk i shikojnë si janë bërë. Shqipëria është mbushur me makina luksoze dhe lokalet rrinë ditë e natë të mbushura me klientë. Nga varfëria e bëjnë këtë, kur ju ulërini, se njerëzit po vdesin për bukë? Bëhuni pak shqiptarë, se i keni humbur të gjitha opsionet e të qenit të tillë. Opozitë nuk do të thotë të kundërshtosh çdo ndërtim të ri që bëhet, duke i vënë njëqind mballoma. Opozita ka rol korrigjimin e qeverisë, jo kundërshtitë pa asnjë alternativë të re. Fatkeqësi e një vendi është të mos kesh opozitë konstruktive. Një opozitë që shfrytëzon fatkeqësitë natyrore për të bërë politikë, ka dalë boje dhe nuk e zë më njeri për bishti. Lulushi mbeti në konferenca shtypi, se në ato shëtitjet që bëri në dy-tri rrethe, nuk doli gjë. Ai rri e rri dhe hidhet ndonjë copë herë nga partia e Presidencës mbase gjen ndonjë alternativë, po kthehet bosh, se ajo është nul për vete. Si u katandis kjo lulushëri, tani nuk e vret më mendjen për fitore, se ajo humbi, qëkur e bëri partinë koqe, koqe. Ja, ky ishte zotimi i humbësit Lulzim Basha, shkatërrimi i partisë! Ja u uli kokat mu në halet atyre që punonin vërtet për një parti të vërtetë opozitare. Ty nuk të duanë të tutë, more koraq, jo të shpresosh tek të tjerët. Po hendeku vazhdon të thellohet, se ata kandidatë për deputetë, që i kanë vajtur kryesisë që t’i zgjedhë, kanë gati shpërthimin, që po bëhen gati e mund të krijojnë edhe parti të tjera. Atëherë ti do të jesh kryetar i braktisjeve. S’ke faj, kaq di, kaq bën, po të paktën mos u krekos si gjeli në majë plehut, hë djalë i mirë! Përpiqu të gjesh ndonjë shteg justifikimi për humbjen që ja shkaktove ti partisë së shpresës.