BREAKING NEWS

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në Gërdec, prokurorët pritet të marrin në duar faktet nga Drejtësia Amerikane, nisen letër-porositë në SHBA, informacione do të merren edhe për Patrick Henryn, ja lidhja e tij me Delijorgjin dhe S...

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në
x
BREAKING NEWS

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes së spiunit të Ilir Metajt, presim që ‘shiringa me ujë deti’ që u injektoi zyrtari i lartë i DASH prokurorëve të SPAK të sjellë arrestimin e ‘peshave të rënda’

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes
x
BREAKING NEWS

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për votimin pa kuorum të ligjit për Investimet Strategjike, ja si u shkallmua Kushtetuta nga mazhoranca, zbardhet mashtrimi

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për
x
BREAKING NEWS

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj që sfidon “ujqërit” e vjetër në politikë, banesë 200 mijë euro, 11 llogari bankare, fitime marramendëse nga qeratë, 180 mijë euro shitje pasurish, si i ka justifikuar milionat nga puna si emigrant,...

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj
x
BREAKING NEWS

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian Allajbeut dhe Vilma Nushit, vjedhjet me “Hemodializën”, “Check Up”-in, “Laboratorët” dhe “Sterilizimin” janë të faktuara, priten arrestimet nga SPAK

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian
x
BREAKING NEWS

Rama-Berisha ngrenë komision për të shkatërruar SPAK dhe Reformën në Drejtësi, ja pazaret e reja të “non-gratës” me kryeministrin për të bllokuar arrestimet

Rama-Berisha ngrenë komision për të shkatërruar SPAK dhe
x
BREAKING NEWS

Plas skandali i Portit të Vlorës, ja si iu falën Samir Manes 57 mijë metra katror tokë, të implikuar 2 ministra, SPAK merr në dorëzim padinë për megaoligarkun e qeverisë

Plas skandali i Portit të Vlorës, ja si iu falën Samir Manes 57
x
BREAKING NEWS

Gazetarja e njohur paralajmëron arrestime të bujshme në ditët në vijim, ja disa nga dosjet “përvëluese” që po heton SPAK dhe skema që ndoqën agjentët e BKH për të arrestuar Jorgo Goron, kryebashkiaku në detyrë i Himarës u përgjua 4 muaj rresht me metod...

Gazetarja e njohur paralajmëron arrestime të bujshme në
x

Opinion / Editorial

Përse gabimet qënkërkan vetëm të Lulzim Bashës

Përse gabimet qënkërkan vetëm të Lulzim Bashës

 
( Ky do të ishte diskutimi im në një forum të PD-së)

Ka dy vjet që në Partinë Demokratike dhe sidomos pas 9 shtatorit 2021,"ditës së tërmetit",kur Lulzim Basha largoi Sali Berishën nga grupi parlamentar,debatet e kritikat ndaj Lulzim Bashës, dhe vetëm ndaj këtij, janë shtuar e shtuar deri në epitete ofenduese,sikur të tjerët janë ëngjijt e kësaj partie.Ndërsa postet e zv/kryetarit,të sekretarit të përgjithëm,kryetarit të rinisë e kryetares së gruas janë poste vetëm për tu mburrur e për të patur privilegje dhe nuk mbajnë përgjegjësi për dështimet. Dështimet qënkërkan vetëm të kryetarait,e aq më keq thuhet në këto debate,se paskemi patur një kryetar faqezi,një kryetar që ka njohur vetëm e vëtëm dështime. Gjëndja e PD-së,katandisur si kaposhi një thelë, qënkërka vëtëm e vetëm përgjegjësia e kryetarit.
Po at'herë lind pyetja:përse zgjidhen zv/kryetarët dhe sekretari i përgjithshëm?Po drejtuesi i rinisë dhe i gruas përse u dashkan? Si nuk flet dikush edhe për rolin e tyre në parti? Sa ka ndikuar roli i rinisë e i gruas në mobilizimin masës rinore dhe atë të gruas PD-iste për të arritur rezultate në zgjedhje? Pse nuk flitet edhe për këta që duhet të largohen nga drejtimi?
Po kryesi,a kishte kjo parti? Cilat janë detyrat e kryesisë? Ç'përgjegjësi ka kjo kryesi? Po antarët e kuvendit ku ishin? Po këta përse zgjidhen? Mirë kryetarin e la mendja, po forumet ku ishin?
Po të "mëdhënjtë",deputet ku ishin?Pse aprovonin mendimet e Kryetarit,kur e dinin se ishin vendime fatale,ashtu si deklarojnë sot ? Po këta trima që sot kanë marrë shkopinjtë në dorë dhe i sulen vetëm kryetarit,ku ishin? Edhe këta u kujtuan pas 9 vjetesh dhe u desh votimi i gjashtë bashkive për të kuptuar se cili ishte Lulzim Basha, dhe pikërisht pas 9 shtatorit? Apo u erdhi ndërmend 9 shtatori i 1943-t,kur kapitulloi Italia fashiste në vendin tonë. Këto poshtërsi të kryetarit,të cilat nuk u thanë më parë,shpërthyen më 9 shtator2021,kur Sali Berisha sulmoi Lulzimin pas largimit të tij nga grupi parlamentar,sepse para kësaj date Basha ishte Ylli i së ardhëmes për PD-në dhe Shqiprinë. Vet u emrua Basha të drejtonte ministritë me radhë, duke i ndërruar ashtu si thotë populli:" si mbreti gratë?", apo ish- kryeministri me PD? Para kësaj date( 9 shtatori 2021) uniteti i PD-së ishte i çelikt, lideri i tyre Lulzim Basha ishte një 40 vjçar me kulturë perndimore,një yll në ngjitje,shpresa e ardhëme,jo vetëm e PD-së,por mbarë Shqipërisë. Zgjedhjet në PD ishin zhvilluar në mënyrë më demokratike,zgjedhje që vetëm PD-ja di të organizojë. Ky ishte vlerësimi i demokratëve para 9 shtatorit 2021 për liderin e tyre,Lulzim Basha. Asnjëherë dhe asnjë demokrat,apo institucion i PD-së nuk kishte ngritur zërin në publik,me perjashtim kohëve të fundit të Mark Markut dhe Kadillit,por edhe këta, po të shikosh e të dëgjosh kronikat në emisionet televizive, këta kanë ligjëruar më parë, aq bukur pro Bashës,sa edhe një socialist e komunist denbabaden mund të jetë lëkundur për të kaluar në krahun e djathtë,sepse lider ishte Lulzim Basha. Në vitin 2013 Lulzim Basha erdhi në krye të PD-së me një votim skandaloz, ku në fletën e votimit shënohej edhe numri që i përkiste votuesit në listën emrore. Asnjë kritikë.Votim më demokratik sipas parimit një antar mjë votë nuk kishte.Votime që vetëm PD mund t'i organizojë.Vlerësimet për liderin e ri Lulzim Basha ishin në kulmin e lulëzimit. S'kishte emision, duke filluar nga analistët demokrat dhe deputetet e kësaj partie që t'mos përmendnin shprehjen; i shkolluar në perëndim, me kulturë perndimore, ylli në ngjitje edhe pse Luli vinte si një nga ministrat e PD-së më të përfolur për 'Rrugën e Kombit" dhe vrasjet e 21 janarit. Jo,jo, deri para 9 shtatorit 2021 këto nuk i takonin liderit Basha. Ishin shpifje të socialistëve.Ishin shpifje të orkestruara nga Edi Rama. Viti 2017,vit i votimeve për në Kuvendin Popullor. Një takim midis kryetarëve të partive PD e PS. Dakortësi e shtrëngim duarësh. U ndanë pushtetet.Vota tani ishte e sigurtë se nuk do të vidhej si në 2013-tën. Dështim skandaloz për PD edhe pse kishte gjysmën e pushtetit,madje dhe institucione të rëndësishme si ajo e Ministrisë së Brëndëshme dhe Komisionin Zgjedhor. U bë si u bë,asnjë fjalë për largimin e Lulzim Bashës si kryetar i PD-së, veçse zëmrat nga disa figura të PD-së ,të cilët nuk u futën në listën e deputetëve. Sigurisht edhe këtë herë zgjedhjet u vodhën nga socialistët me bekimin e Edi Ramës. Basha vazhdonte të ishte lideri i opozitës, Kryeministri i ardhshëm i Shqipërisë, shpresa e shqiptarëve. Cili nga populli,si ai demokrat e lësëist, republikan e demokristian, lëzhëist,ballist e agrarist nuk i panë deputetet e tyre të dalin të gëzuar nga zyra e Kryetarit të Kuvendit me fytyra të qeshura,pasi kishin dorëzuar mandatet dhe socialistëve në pushtet u erdhi fundi? Parlamenti tani doli jashtë funksionit e do kalojmë në zgjedhje të parakohëshme. Por ja që edhe këtu dështuan.
Deputetet e listave, të cilëve u erdhi shansi për një rrogë të mirë,si dhe për tu mbajtur mend se kanë qënë deputet,si dhe të frymëzuar edhe nga qendrimi i tre deputetëve,të cilët nuk iu bindën urdhërave të partisë,zunë vendet në Parlament.Edhe pse u quajtën tradhëtarë,të shitur te Rama, në shërbim të socialistëve,bënë që parlamenti të arrijë korumin e nevojshëm. Këtë korum e njohu bota demokratike,por jo Partia Demokratike dhe ortakët e saj. Madje as vet Presidenti i vendit. Asnjë kritikë në opinion për këtë veprim, edhe pse SHBA dhe Europa perëndimore e quajtën gabim fatal lënien e mandatit të deputetit. Po kështu edhe për mos pjesëmarrjen e opozitës në zgjedhjet vendore. Përkundrazi,për të dy këto vendime Basha u quajt lider me vizion,por kurrë kritika.Madje juristët e partive të djathta e quanin si një nga veprimet më të mençura të bëra nga Basha. Hapni e dëgjoni se ç'ka thënë juristi Arben Ristani për Bashën në lidhje me këto vendime.Hapni dhe degjoni se si flisnin Dash Shehi, Flamur Noka ,Edi Paloka, Edmond Spaho dhe plot të tjer. Hapni këto kronika dhe thoni cili ishe faji i Lulzim Bashës. Shikoni qendrimin e personave të cilësuar me lart para 9 shtatorit 2021 dhe tani. Beni krahasimin. Janë këta persona ,apo të tjer.
 Lulzim Basha vazhdon kryetar i partisë i qetë dhe një shpresë e madhe për të djathtën.Mburrje në çdo emision.Me fitore në zgjedhjet vendore të 30 qershorit 2019 doli opozita,ngaqë nuk votuan 85% e votuesve dhe këta ishin në favor të së djathtës. Liderëve të opozitës u shkëlqente fytyra se këto zgjedhje ishin fitorja e tyre,pavarsisht se nuk kishin asnjë bashki. Vendimi i 13 tetorit 2919 për të mbajtur zgjedhjet vendore,nga pozita u kundërshtua.nga opozita u harrua. Kjo datë u harrua edhe nga vet Presidenti. Lulzimi përsri vazhdonte lider. Zgjedhjet ishin moniste.
"Fitore e sigurtë!" - thërriste opozita e bashkuar. 99 deputet- thërriste LSI-ja -janë të padiskutueshëm. Kryeministri i ardhshëm Lulzim Basha.
 Filluan të ndahen edhe ministritë.LSI ëndërronte Ministrinë e Brëndëshme.
 25 prill 2021.Votime. "Fitore,fitore! Kjo fitore duket në sytë e popullit" - thërrisnin kryetarët e partive opozitare,por edhe zëvëndësit e tyre së bashku me kandidatët për deputetet.
 26 prill 2021. Dështim i opozitës së bashkuar. Justifikimi: masakër zgjedhore nga PS-ja, votat u vodhën. Lulzimi kryetar. Organizon zgjedhjet në parti. Asnjë kritikë për kryetarin me përjashtim të dy personave. Zgjedhjet konfirmuan Lulzim Bashën kryetar me 85 % të votave.Rezultat plebishitar i tij. Shtrëngim duarësh e urime. E përgëzon edhe lidëri i PD-së. Ulje turinjësh nga ata që lanë postet. Buzëqeshje për ata që morën poste.Lideri Lulzim vazhdon detyrën edhe pse zgjedhjet u humbën përsëri. S'ka dorëheqje, sepse përsëri votat u vodhen,votat u blen. Medjat reklamojnë ish- kandidatin për deputet të opozitës së bashkuar,që blen vota. Por jo, Rama me shkokë si Taulant Balla e Damian Gjiknuri hajdut të mëdhenj edhe pse PD kishte militant të armatosur për ruajtjen e votës. 9 shtator 2021. "Tërmet" në PD. Basha mer vendim për largimin e Sali Berishës nga grupi parlamentar.Fillon stuhija. Ngrihet cikloni ndaj Lulzim Bashës. Lulzimi nuk e meritonte kryetarllëkun.Njeri pa vizion. 9 vjet vetëm dështime. Fatalitet largimi nga parlamenti,- thërasin tani të gjithë ish- deputet dhe deputetët e sotëm, midis tyre dhe ish- zv/kryetarët, sekretari i përgjithshëm të shoqëruar edhe nga kryetari i Rinise e kryetarja e gruas. Faji ishte i Lulzimit. Edhe për LSI-istët shkatar ishte kryetari i PD -së dhe jo ata.
 Disfatist nga 2013. Levë në dorën e Ramës,sepse nuk mori pjesë si në komisionin për ndryshimet në pushtetin vendor,ashtu dhe në zgjedhjet vendore. Njeriu më i poshtër që ka patur PD-ja në krye.
 Po shtrohet pyetja: i poshtër Lulzim Basha,apo ata që e votuan dhe tani e shajnë ? Kush e votoi Lulzim Bashën në krye të partisë edhe pse dihej që ishte në realitet një dështak? A ndjenë përgjegjësi demokratët që e votuan? Cili është faji i Lulzim Bashës (edhe pse jam i bindur që duhej larguar me kohë), që zgjidhej në krye të partisë?Para se të kritikoni Lulzimin,kritikoni veten tuaj, ju votuesit, antarët e kuvendit, antarët e kryesisë, zv/kryetarët me sekretarin e përgjithshëm e deri te administrata e PD-së, sepse kini qënë manjekin,gojëmbyllur e interesaxhinj. Lulzimi e humbi lulëzimin si një njëri me edukatë perndimore, i shkolluar në perëndim,një kryeministër i sukseshëm në të ardhmen,shpresa e shqiptarëve, një yll në ngjitje.Vetëm pas 9 shtatorit 2021, ditën kur "zeusi" u zemërua e lëshoi rruftë dhe servilët vrapuan e vrapojnë që rrufetë e "zeusit" të ndriçojnë më shumë e ta mbajnë zjarrin ndezur,Lulzim Basha doli faqezi,i poshtër,tradhëtar i blerë nga Rama.
 Ndaj kudo diskutohet: Lulzim Basha u largua nga dështimet, apo nga hakmarrja? Përse gabimet e shkërrmoqjes së PD-se i paska vetëm Lulzim Basha ? Sipas rrjedhës së ngjarjeve qendron se u largua jo nga gabimet e deshtimet,por nga hakmarrja.
Eshtë e vertet se ai që bëri poçen i vuri dhe bishtin. Por bishti i vënë largimit të Lulzimit si humbës e shkatërrues i PD-së , është një bisht i thyer që nuk e mban dot poçen ,sepse edhe poçja është e krisur.