BREAKING NEWS

Spastrimet në PS, Rama fut në lista ministrat jo deputetë, zv/ministra, drejtorë e ish-anëtarë të LSI, zbulohen emrat që spostojnë veteranët

Spastrimet në PS, Rama fut në lista ministrat jo deputetë,
x

Opinion / Editorial

Përse humbi Trump? Fitoi demokracia apo lobi ushtarak i SHBA?

Përse humbi Trump? Fitoi demokracia apo lobi ushtarak i SHBA?

Fitorja e Partisë Demokrate në SHBA nuk ishte e rastit, madje ishte e paralajmëruar edhe më parë nga CNN ndaj Partisë Republikane në të cilën Trump ishte zgjedhur si president në vitet 2016-2020. Shkaqet e humbjes se Trump janë të shumta, pavarësisht se Trump u përpoq të stabilizonte ekonominë dhe Financën e SHBA qoftë duke mos bërë asnjë luftë gjatë 4 viteve të Presidencës së tij, për të cilën meriton një çmim Nobel për shmangien e luftërave në botë, por parulla e tij “Make America Great Again” nuk ishe parullë demagogjike se sa një parullë që tregonte gjendjen e vërtetë të SHBA brenda vendit dhe jashtë vendit. Vendi me GDP më të lartë në botë me 20.54 trilionë $ në raport me Kinën, e cila e kishte në 2018 13.61 trilionë $ dhe me një GDP për kapitat prej 62,794.59$, ndërsa Kina e kishte në 2018 GDP për kapital 9,770.85 $, ka një deficit buxhetor që e tejkalon volumin e ekonomisë me 102% të GDP sipas CBO (Congressional Budget Office ) për vitin fiskal (A Closer Look at the Record $3.1 Trillion Deficit in FY 2020 | Committee for a Responsible Federal Budget (crfb.org)). SHBA e vitit 2016 ishte me një papunësi të lartë me një shëndetësi ku paguaje qimet e kokës dhe vetëm të siguruarit kurse të pasiguruarit e kishin të vështirë të mjekoheshin sepse siguracionet nuk mbulonin të pasiguruarit sidomos emigracionin. SHBA në 2016 kishte emigracionin më të madh dhe Trump vendosi krijimin e murit me Meksikën, pikërisht për të shmangur emigracionin ilegal. Argumentat se SHBA është një shtet emigrantësh Trump i u përgjigj atëherë se nëpërmjet emigracionit të sotëm më shumë hyjnë droga, prostitucioni (shitblerja e femrave), dhuna, taksapaguesit amerikanë po e paguajnë shtrenjtë këtë emigracion. Krahas problemeve të mëdha të brëndëshme, në politikën e jashtme Trump, identifikoi si armik kryesor ekonomik - Kinën kurse Rusinë ai nuk e konsideroi të rrezikshme veçse me Rusinë mund të arriheshin marrëveshje të ndryshme për armatimin, por edhe për ta mbajtur Rusinë “zap”, Trump ashtu si paraardhësi Obama, vazhdoi me sanksione ekonomike dhe financiare. Një sukses për Trump ishte, pakësimi i trupave amerikane në Siri, Irak, Afganistan, marrëveshja me diktatorin Kim për arsenalin bërthamor dhe mbajtja e një kontrolli mbi Kinën, kontroll i cili nuk pati sukses dhe mbajtja nën kontroll e Iranit përsa i përket arsenalit bërthamor. Problemet më të mëdha të Trump i erdhën nga politika e brendshme, nga rivalët politikë dhe nga lobi i fuqishëm ushtarak, i cili për shkak se Trump nuk hapi luftra, iu afrua Partisë Demokrate. Kjo u shoqërua edhe me luftën e re “Fake News”, luftë e ndërlikuar midis gënjeshtrës së sofistikuar, gjysmë të vërtetave, konflikteve dhe përplasjeve personale Trump me Hillary Clinton të cilën e quajti “crooked women”, me Obamën, me senatorin John Mcain, madje dhe me miliarderin Sorros, me Twitter, dhe me CNN të cilët përkrahnin Partinë Demokrate amerikane. Pavarësisht disa reformave si uljen e papunësisë, rritjen e vlerës së punës /h në dollar, rregullimet e sistemit shëndetësor, Trump u dëmtua rëndë nga media e shkruar, media tv dhe linket e fuqishme Twitter, Facebook dhe nga vetë stafi i tij, i cili në disa raste i punoi “nën rrogoz”. Trump identifikoi se armiku kryesor ekonomik është Kina dhe se SHBA kishte probleme të mëdha financiare dhe ekonomike, se emigrantet po shkatërrojnë SHBA, se demokracia është deformuar për shkak të fake news, se ekonomia është për tokë për shkak të luftërave që hap, etj. Trump nuk hapi asnjë luftë dhe kjo zemëroi lobin politiko-ushtarak. Ky i fundit është shkaku kryesor. Zgjedhjet e 3 nëntorit sigurisht treguan një realitet ndryshe nga ai që shikonte gjithmonë bota jashtë SHBA, por që brenda SHBA dihej: manipulimet e votës, të cilat ndoshta mund të mos ishin shumë të mëdha sa ç`i identifikoi Trump, por ishin problem dhe mesa duket SHBA do të ketë shumë probleme në të ardhmen tashmë që u identifikua një element që deformoi votën e votuesve amerikanë. Një nga dështimet e Trump mbeti dhe racizmi, fenomen të cilin Trump e nënvlerësoi, por mbi të cilin Partia Demokratike amerikane pati sukses në afrimin e votuesve me ngjyrë përreth saj madje dhe në shtetet që tradicionalisht votonin për republikanët. Fitorja e Partisë Demokrate amerikane me në krye Biden, ishte një fitore, e cila duhet marrë si e tillë dhe në të cilën SHBA pranon fituesin pavarësisht se me çfarë mjetesh fitoi “luftën”. Kontestimi i zgjedhjeve ka qenë një problem i rrallë në SHBA, i cili zgjidhej shpejt si në rastin e Bush-Al Gore, por kësaj radhe kontestimi i zgjedhjeve mori një formë të paparë dhe të hapur, pikërisht se manipulimi i votës, shit-blerja e votës kësaj radhe ishin më të dukshme, por Trump duke mos patur eksperiencë politike për të menaxhuar një fenomen të tillë që para fillimit të zgjedhjeve, arriti t’i dalë nga dora zgjidhja e këtij problemi sa të ndërlikuar aq edhe të rrezikshëm për t’u vënë në dukje sidomos për SHBA e cila njihet si kampione e demokracisë. Por ja që edhe amerikanët janë të prekshëm nga fenomeni i manipulimit të votës, aq më tepër kur në këtë fenomen janë klane dhe persona të fuqishëm dhe interesa të mëdha. Pra Trump nuk ishte një politikan “race”, por ishte një biznesmen miliarder, i cili i hyri politikës sepse pa që ekonomia e SHBA po vuante nga konkurrenca e madhe sidomos e Kinës dhe e vendeve të tjera në rritje ekonomike si India, Brazili, Turqia dhe satelitët e vet SHBA nëse mund t’i themi kështu edhe BE. Praktikisht SHBA konkurronte në mënyrë fitimprurëse me anë të teknologjisë së lartë hi-tech dhe shitjes së armatimeve, të cilat ua shiste si aleatëve, por edhe kundërshtarëve. Për biznesin dhe lobin ushtarak rëndësi ka fitimi. Trump nuk fitoi se nuk ishte politikan i djallëzuar, por ishte tregtar. Sidoqoftë Shqipërisë së vogël nuk i intereson se kush hip dhe kush zbret nga karrigia e presidentit të SHBA. Shqipërisë i intereson SHBA, e cila e ka ndihmuar fuqimisht faktorin shqiptar dhe nuk ka rëndësi nëse do të ishte përsëri Trump që po e shajnë sot, apo Biden 78 vjeç, i cili ka një eksperiencë politike të jashtëzakonshme sepse ka qenë zgjedhur senator 6 herë dhe ka qenë zv/President nën Presidentin Obama që nga 2009 e deri në 2016. Fakti se Trump 73 vjeç, megjithë kundërshtimin e tij, i cili përfundoi me një “pseudo coup detat” me 6 janar, e pranoi se Biden është President i ligjshëm për 4 vitet e ardhshme dhe tregoi se sistemi juridik në SHBA është i pavarur dhe i fuqishëm, por sigurisht politikat e SHBA janë sinkron me politikat e lobit ushtarak amerikan, të cilët mezi presin të hapin ndonjë luftë lokale tjetër si ato që nxiti Obama nën qeverisjen e tij.

Sigurisht këto zgjedhje treguan se në SHBA politikanët e brezit të vjetër janë akoma aktive, por se SHBA ka nevojë për politikanë të brezit të ri dhe të pafiksuar me paragjykime si për çështjet brenda vendit ashtu dhe për ato jashtë vendit, por se duhet të vazhdojnë politikat e Woodrow Wilson, i cili mori çmimin e Paqes në 1919, për mbrojtjen e kombeve të vegjël dhe se ishte kundër luftës.