BREAKING NEWS

Robert Papa zbulon gafën e madhe që Yuri Kim bëri në festën e pavarësisë së Amerikës: Është e turpshme

Robert Papa zbulon gafën e madhe që Yuri Kim bëri në
x
BREAKING NEWS

“Sot një ëndërr e madhe mu bë realitet”, Kreshnik Spahiu jep lajmin e madh: Faleminderit Zot

“Sot një ëndërr e madhe mu bë realitet”,
x
BREAKING NEWS

Vijojnë shifrat e larta në vend, Ministria e Shëndetësisë zbulon sa infektime dhe humbje jete janë shënuar në 24 orët e fundit nga COVID

Vijojnë shifrat e larta në vend, Ministria e
x
BREAKING NEWS

“Pushtimi” i Shqipërisë nga i nxehti afrikan, moti bën kthesën e madhe javën e ardhshme, ja çfarë pritet të ndodhë

“Pushtimi” i Shqipërisë nga i nxehti afrikan, moti
x
BREAKING NEWS

A do të ndodhë ribashkimi Meta-Berisha? Gazetari Robert Papa bën deklaratën e fortë për dy politikanët

A do të ndodhë ribashkimi Meta-Berisha? Gazetari Robert Papa bën
x
BREAKING NEWS

Temperaturat përvëluese nuk do të zgjasin shumë, moti bën kthesën e papritur, ja çfarë na pret javën e ardhshme

Temperaturat përvëluese nuk do të zgjasin shumë, moti
x
BREAKING NEWS

“Mos na prekni...",aleati i Putinit kërcënon me hakmarrje Perëndimin: Do ta merrni përgjigjen në vetëm një sekondë!

“Mos na prekni...",aleati i Putinit kërcënon me hakmarrje
x
BREAKING NEWS

“U mbars mali dhe polli një mi”/ Ilir Demaliaj ngre alarmin dhe zbulon prapaskenat e protestës së 7 korrikut: Rama nuk do të ishte i qetë nëse...

“U mbars mali dhe polli një mi”/ Ilir Demaliaj ngre alarmin dhe
x

Opinion / Editorial

Përse kaq shumë frikë nga e vërteta?!

Përse kaq shumë frikë nga e vërteta?!

Intervistuesi i njohur dhe i talentuar, Foni, i pyeste me elegancë deputetët e deputetet e Kuvendit të Republikës së Shqipërisë se përse 9 maji është shpallur Dita e Fitores ... (mbi Fashizmin, M. Xh)? Po asnjë nga deputetët e deputetet e Kuvendit të Shqipërisë nuk e mori guximin të thoshte të vërtetën! Që të gjithë e që të gjitha u dredhuan pyetjeve të Fonit. Ishte ky një skandal i vërtetë, një skenë komike, e turpshme për "përfaqësuesit" e popullit.

       Përse ndodhi kështu? Mos se ata e ato deputetë/e nuk e dinin të vërtetën, apo sepse kishin frikë të thoshin të vërtetën?! Që shumë nga deputetët e deputetet e Kuvendit të Shqipërisë janë me mangësi e pa kulturën e duhur historike e qytetare, kjo dihet, po që ata e ato nuk e dinë se ç'është 9 maji 1945, kjo nuk besohet! Ata e ato nuk patën  guximin të thonë të vërtetën për atë ngjarje që e di gjithë bota antifashiste. Kjo besohet dhe flet shumë për nivelin e pavarësinë e tyre. Ajo skenë komike m'u duk e rëndë jo se ata e ato deputetë/e mund të mos e dinin të vërtetën e 9 majit, mbasi njeriu ka plot gjëra që edhe mund të mos i dijë a mund të mos i mbajë mend. Kjo, madje, do të kishte qenë normale. Po m'u duk një skenë qesharake, sepse e dinin të vërtetën e 9 majit 1945, po ngurronin e trembeshin të flisnin thoshin  për ngjarjes, të cilën, siç thashë, e kujton me nderime e gjithë bota e sotme antifashiste. Në SHBA, në Angli, në Itali, në Francë, në Spanjë edhe më shumë.

      Në Fjalorin e Gjuhës Shqipe, botim ky i Institutit të Gjuhësisë dhe Letërsisë të Akademisë së Shkencave të RPS të Shqipërisë, thuhet se e vërteta është e kundërt e gënjeshtrës, një fakt, një e dhënë, një dije, e provuar në jetë, në praktikë, që përputhet me realitetin dhe që nuk mund të mohohet, të hidhet poshtë e të fshihet, është diçka që nuk ndryshon asnjëherë me zhvillimin e mëtejshëm të dijeve e të praktikës dhe shkon në përputhje me moralin shoqëror prej nga njerëzit udhëhiqen për të vepruar në jetë.

     Po pse ka kaq shumë frikë nga 9 maji 1945, nga Dita e Fitores mbi Fashizmin? Mos sepse fashizmi po troket në dyert e Europës dhe mund të vijë sërish në pushtet? Po për LANÇ-in pse ka kaq shumë frikë? Pse ajo nuk pranohet siç është, pa retushime, bashkë me 28 mijë dëshmorët e heronjtë trima të saj, pjesë e pandarë në përbërje të Koalicionit të Madh Botëror Antifashist, që i bëri zap në Shqipëri nazifashizmin dhe bashkëpunëtorët e tij? A se mos po vijnë në pushtet në vendin tonë bashkëpunëtorët e fashizmit? Pushteti dhe shteti ynë borgjez e di mirë se fitimtarët nuk gjykohen, po vetëm nderohen. Por ata e ato nuk kanë vullnet e dëshirë t'i nderojnë, i tremben ardhjes në pushtet të klasave të përmbysura dhe atyre që bashkëpunuan me pushtuesit nazifashistë.

       Po për socializmin, pushtetin popullor e popullin pse ka kaq shumë frikë? Mos se ndërtuan vendin dhe i bënë Shqipërinë e popullin me industri të zhvilluar, krahasuar me kohët e mëparshme, me bujqësi të përparuar e moderne, krahasuar me kohët e mëparshme, me arsim e me kulturë të paparë në histori, me ushtri e mbrojtje të pathyeshme etj., etj., etj.?

       E vërteta duhet thënë siç është, troç. Ajo kalon nëpër rrugë e hone të thepisura dhe si thotë populli mbase edhe gjatë, po një ditë del! Fisnikë janë ata e ato njerëz, kushdoqofshin, presidentë/e, kryeministra a kryeministre, ministra a ministre, deputetë/e, që guxojnë të pranojnë dhe të thonë hapur të vërtetën. Të ligj e pa karakter janë ata e ato njerëz, që fshehin të vërtetën, që i nxjerrin "bishta" asaj. Po fshehja e së vërtetës i ka "këmbët" të shkurtra.

        Shqipëria është e shqiptarëve, jo e borgjezisë së pasur, jo e oligarkëve! Ata e bëjnë ligjin në kapitalizëm, sa janë në pushtet, por janë të dobët dhe u tremben zemërimit, vrullit dhe forcës së masave popullore. Edhe njerëzit e thjeshtë të popullit, edhe pasardhësit e veteranëve, edhe shtëpitë bazë të LANÇ-it, lypset të jenë vigjilentë e të guximshëm për të vërtetën, duhet të ecin në gjurmët e atyre që mbi çdo gjë vunë Atdheun, popullin, gjuhën, flamurin kombëtar. Se të vërtetën e kanë thënë dhe e kanë shkruar me gjakun e tyre bijtë e bijat heroikë të popullit - 28 mijë dëshmorët e LANÇ-it, e mbrojnë ata e ato që janë gati të japin jetën për Atdheun, për kombin, për flamurin e Skënderbeut dhe të Enverit.