BREAKING NEWS

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në Gërdec, prokurorët pritet të marrin në duar faktet nga Drejtësia Amerikane, nisen letër-porositë në SHBA, informacione do të merren edhe për Patrick Henryn, ja lidhja e tij me Delijorgjin dhe S...

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në
x
BREAKING NEWS

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes së spiunit të Ilir Metajt, presim që ‘shiringa me ujë deti’ që u injektoi zyrtari i lartë i DASH prokurorëve të SPAK të sjellë arrestimin e ‘peshave të rënda’

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes
x
BREAKING NEWS

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për votimin pa kuorum të ligjit për Investimet Strategjike, ja si u shkallmua Kushtetuta nga mazhoranca, zbardhet mashtrimi

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për
x
BREAKING NEWS

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj që sfidon “ujqërit” e vjetër në politikë, banesë 200 mijë euro, 11 llogari bankare, fitime marramendëse nga qeratë, 180 mijë euro shitje pasurish, si i ka justifikuar milionat nga puna si emigrant,...

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj
x
BREAKING NEWS

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian Allajbeut dhe Vilma Nushit, vjedhjet me “Hemodializën”, “Check Up”-in, “Laboratorët” dhe “Sterilizimin” janë të faktuara, priten arrestimet nga SPAK

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian
x
BREAKING NEWS

Rama-Berisha ngrenë komision për të shkatërruar SPAK dhe Reformën në Drejtësi, ja pazaret e reja të “non-gratës” me kryeministrin për të bllokuar arrestimet

Rama-Berisha ngrenë komision për të shkatërruar SPAK dhe
x
BREAKING NEWS

Plas skandali i Portit të Vlorës, ja si iu falën Samir Manes 57 mijë metra katror tokë, të implikuar 2 ministra, SPAK merr në dorëzim padinë për megaoligarkun e qeverisë

Plas skandali i Portit të Vlorës, ja si iu falën Samir Manes 57
x
BREAKING NEWS

Gazetarja e njohur paralajmëron arrestime të bujshme në ditët në vijim, ja disa nga dosjet “përvëluese” që po heton SPAK dhe skema që ndoqën agjentët e BKH për të arrestuar Jorgo Goron, kryebashkiaku në detyrë i Himarës u përgjua 4 muaj rresht me metod...

Gazetarja e njohur paralajmëron arrestime të bujshme në
x

Opinion / Editorial

Përse Kërkimi Shkencor duket i pamundur për Universitetet Shqiptare

Përse Kërkimi Shkencor duket i pamundur për Universitetet

Në faqet e portaleve shqiptare të disa ditëve më parë por kryesisht nga lajmet e Top Channel dolën disa konstatime nga dr. Taulant Muka për kërkimin shkencor nëpër universitete të titulluar `Rektori dhe dekanët e universitetit të Tiranës “ngelin” në kërkimin shkencor, asnjë publikim serioz , një konstatim i njohur por i përsëritur nga dr. Taulanti (Inside Story/ Rektori dhe dekanët e universitetit të Tiranës “ngelin” në kërkimin shkencor, asnjë publikim serioz - Top Channel (top-channel.tv)). Kërkimi Shkencor në Universitete është e vërtetë që çalon dhe ka pak publikime shkencore në revistat përkatëse shkencore me `Impakt Factor`. Ministria e Arsimit dhe Sporteve përsa i përket publikimit me impact Faktor ose ndryshe `H- index` u kërkon aplikantëve për titull si Doktoraturë, Professor i Associuar, dhe Professor, të botojnë artikujt e tyre shkencore në Scopus apo `Web of Science`. Kjo është vetëm njëra anë e problemit. Problemet më të mëdha të realizimit të punimeve shkencore nuk janë mungesa e dëshirës për të realizuar artikuj shkencore me impakt factor apo H-Index. Problemet qëndrojnë në disa aspekte të punës në Universitetet tona publike dhe private. Në publikim dolën disa përfundime jo të kënaqëshme ndoshta edhe të këija për Universitetin e Tiranës i cili është Universiteti më i vjetër dhe që ka më shumë Pedogaogë me tituj shkencorë dhe me infrastrukturën më të mirë përkatëse. Sidooqoftë ai renditet dobët edhe krahasuar me fqinjët tanë modestë të rajonit. Më konkretisht Universiteti i Prishtinës numëron 2464 publikime me një faktor impakti 52, universiteti i Shkupit numëron 6648 publikime me faktor impakti 93, ndërsa universiteti i Beogradit është shumë larg me plot 74.725. Po të shohësh rezultatet e Rankimit ndërkombëtar të vitit 2021 dhe 2022, Universitetet shqiptare Përse Kërkimi Shkencor duket i pamundur për Universitetet Shqiptare publike dhe private zënë vëndet e fundit: (https://www.webometrics.info/en/europe/ albania). Shkaqet janë të shumta dhe po reshtoj vetëm disa: - Rroga e ulët e Pedagogëve më pak se 700 euro në muaj për shumicën e tyre. - Pedagogët e kërkojnë titullin akademik për të rritur rrogën dhe për të mbijetuar dhe jo si në vëndet e tjera si SHBA, BE, Angli, Kanada, që titulli kërkohet thjesht për shkencë e jo për rrogë - Mungesa në Universitete e laboratorëve përkatës - Mungesa e investimeve për punimet shkencore nga shteti. Pedagogët për të botuar një artikull shkencor me impact factor në `Scopus` ose `Web of Science` duhet të paguajnë nga paga mujore shuma prej 2000 Euro-5000 Euro, pra dy fishin e rrogës mujore - Mungesa e infrastrukturës për të bërë kërkim shkencor në Universitetet publike por edhe ato private - Vërehet një paradoks që tregon qartë mungesën e përkrahjes nga shteti të punimeve shkencore. Një pedagog i shquar si Prof. Adnan Kastrati në Shqipëri ishte i shkëlyer por merrte rrogë të vogël dhe kishte artikuj shkencorë të pakët me impact në atë kohë. Sot në Gjermani ai është professor i degjuar në shkencën mjekësore. Përse? Shihet qartë paradoksi i mungesë së investimeve në Universitete, përkrahjes financiare, laboratorike, kushteve të punës dhe asistencës së këtyre pedagogëve për të realizuar kërkimet shkencore. Sot në Shqipëri kemi një ose disa profesorë që kanë punime të shkëlqyera shkencore në Scopus dhe në Web of Science si Prof. Edvin Prifti që gjykata i hoqi për dy vjet të drejtën e profesionit, me akuza të stisura dhe Prof. Petraq Papajorgji i cili duke qënë pensionist mezi e mbajnë në Universitet duke i dhënë një rrogë mizerabël me pretekstin se ai merr edhe pension. - Në Udhëzimet e MAS i u kërkohet Pedagogëve të kërkojnë ose punën shkencore në Universitet ose mësimdhënien. 90% e pedagogëve kërkojnë mësim dhënien. Përse? Sepse nuk ka përkrahje qoftë financiare qoftë akomoduese për profilin kërkimor shkencor. - Në Universitetet shqiptare sipas ligjit të vitit 2015, nuk specifikohen që pedagogët duhet të zgjidhen me intervista dhe se të bëhesh pedagog në Universitet duhet të kesh minimumi të paktën 5 vite punë sipas profilit përkatës. - Në Universitetet shqiptare Fakultetet nuk janë të profilizuara por një Fakultet mund të ketë Departamente që nuk kanë lidhje me Emërtimin e Fakultetit. - Në Universitetet Shqiptare Drejtuesit e Departamenteve jo të gjithë janë të Profilit sipas Programit dhe Kurrikulës që zbatohet . Pse/ sepse Ligji nuk e specifikon qartë; p.sh., në një department t inxhinjerisë sipas ligjit mund të zgjidhet edhe një person me titul por jo i profilit. Ligji nuk e pengon sepse nuk shprehet. Disa lëndë të programit, nuk janë të domosdoshme por në Fakultete futen me qëllim për të futur në punë ndonjë pedagog mik ose fukara ose për ti bërë ndere. - Akuzat se Rektorët dhe Dekanët kanë pak punime shkencore është pjesërisht e vërtetë, por sipas ligjit ata duhet të merren me punë administrative dhe më pak mësim dhënie dhe aspak me punë shkencore, ose vendosin emrat në partikujt e të tjerëve.. - Programet dhe Kurrikulat nuk janë të gjitha të njëjta me ato të universiteteve të BE, SHBA, Angli, Kanada dhe në disa raste kanë dallime thelbësore gjë që e bën të pamundur edhe transfertat dhe të lehta pr të gjetur treg pune. - Zgjedhjet në Universitetet publike bëhen njëlloj si zgjedhjet politike, kurse në Privatet bëhen sipas qejfit të pronarit. Problemet janë të shumta në Universitetet publike dhe private por e rëndësishme është jo vetëm kritika alla Taulant Muka, sepse edhe vetë Taulanti nuk është Ufo të na paraqesë difektet e sistemit ex cathedra, por Taulanti ka të drejtë se disa drejtues universitetesh dhe Fakultetesh kanë që nga vitet `90 e këtej që mbeten drejtues o Rektorë ose Dekanë, duke dëmtuar dhe korruptuar rëndë sistemin universitar. Së fundmi mendoj se qeveria duhet të realizojë disa nisma që të përmirësojë gjendjen si p.sh. -Rritjen cilësore të e rrogës së pedagogëve -Vendosjen e klauzolave për tu bërë pedagog universiteti -Rritjen e investimeve dhe përkrahjen e kërkimit shkencor në Universitete -Përmirësimin e ligjit -Kërkesën për të përfshirë revistat shkencore universitre shqiptare në Scopus dhe pranimin artikujve ne Revistave shqiptare si artikuj cilësorë -Lehtësira financiare dhe përkrahje financiare dhe akomoduese për Pedaagogët që merren me kërkim shkencor.