BREAKING NEWS

Rama-Berisha ngrenë komision për të shkatërruar SPAK dhe Reformën në Drejtësi, ja pazaret e reja të “non-gratës” me kryeministrin për të bllokuar arrestimet

Rama-Berisha ngrenë komision për të shkatërruar SPAK dhe
x
BREAKING NEWS

Plas skandali i Portit të Vlorës, ja si iu falën Samir Manes 57 mijë metra katror tokë, të implikuar 2 ministra, SPAK merr në dorëzim padinë për megaoligarkun e qeverisë

Plas skandali i Portit të Vlorës, ja si iu falën Samir Manes 57
x
BREAKING NEWS

Gazetarja e njohur paralajmëron arrestime të bujshme në ditët në vijim, ja disa nga dosjet “përvëluese” që po heton SPAK dhe skema që ndoqën agjentët e BKH për të arrestuar Jorgo Goron, kryebashkiaku në detyrë i Himarës u përgjua 4 muaj rresht me metod...

Gazetarja e njohur paralajmëron arrestime të bujshme në
x
BREAKING NEWS

Ja kur pritet që të bëhet rritja e pensioneve këtë vit, shpërndarja në bankë do të nisë nga 1 prilli, eksperti Kujtim Hoxha jep detaje për bonusin që do të marrin të moshuarit

Ja kur pritet që të bëhet rritja e pensioneve këtë vit,
x
BREAKING NEWS

Idajet Beqiri: Ilir Meta i përfshirë në 3 vrasje, ja si tentoi të eliminonte edhe dëshmitaren kyçe të aferës ‘CEZ-DIA’ që do i bëjë gropën në SPAK dhe si i pastroi në bashkëpunim me Sali Berishën 6 miliardë lekë në Afrikë

Idajet Beqiri: Ilir Meta i përfshirë në 3 vrasje, ja si tentoi
x
BREAKING NEWS

Avokati Arben Llangozi tregon kush është krahu i djathtë i Edi Ramës që është përfshirë në korrupsion e pastrim parash, ja si SPAK po e heton veçmas nga dosjet “përvëluese” dhe si rrezikon të arrestohet për zhdukjen e 10 milionë eurove ...

Avokati Arben Llangozi tregon kush është krahu i djathtë i Edi
x
BREAKING NEWS

Spartak Ngjela plas “bombën”: Ilir Meta është tmerruar nga drejtësia, SPAK i ka gjetur miliona lekë, ja pse do të ketë arrestime të reja në mazhorancë

Spartak Ngjela plas “bombën”: Ilir Meta është
x
BREAKING NEWS

Ja si është “pushtuar” administrata nga familjarët e deputetëve dhe politikanëve, nga Evis Kushi, Etilda Gjonaj, deri te Lindita Nikolla dhe Ferdinad Xhaferraj

Ja si është “pushtuar” administrata nga familjarët e
x

Opinion / Editorial

Përse kjo heshtje olimpike dhe papërgjegjshmëri publike, z. Kryeministër?

Përse kjo heshtje olimpike dhe papërgjegjshmëri publike, z.

 Nuk është hera e parë që në qendër të denoncimeve publike janë përsëri universitetet për falsifikime notash të "presorave" , rekrutimet e paligjshme të pedagogëve , trafik të punës shkencore, abuzime me gradat dhe titujt akademikë. Ky realitet i trishtueshëm i universiteteve tona nuk se denoncohet për herë të parë nga "Fix-i" dhe Tema, Por tani është bërë imperative thyerja e heshtjes së qeverisë dhe qeverisësve të arsimit ndaj dhjetëra denoncimeve të hershme në shtyp, prokurori, madje dhe ndalime pedagogësh, "që janë bërë pronarë" provimesh, e blerës titujsh e gradash, apartamentesh, veturash, dyqanesh, trojesh, garazhesh, zotërues të dhjetëra llogarive bankare, drejtues e anëtarë bordesh etj. Mjafton të lexoni dhjetëra artikuj të botuara edhe në organet e tjera të shtypit nga analistë dhe personalitete akademike, vëzhgime e studime të shoqatës së studentëve, të shoqërisë civile, të vetë studentëve dhe komentet në rrjetet sociale dhe do të njiheni (nuk se nuk e dini) me gjendjen e mjerueshme të universiteteve publikë të menaxhuara keq nga këta drejtues e ish drejtues të korruptuar që janë bërë të "përjetshëm" në postet e tyre nëpërmjet "rokadës" demokratike të ligjit "putinist" të arsimit të lartë për zgjedhjet, i deformuar qëllimisht nga ministrja e Sporteve dhe e... Arsimit. Për arsyet që i di vetëm ajo! Jo vetëm që nuk dëgjoni dhe reagoni, por bëni edhe karshillëk, duke dhënë mesazhe për arsimin publik nga universitetet private, si presidenti ashtu edhe kryeministri dhe ministrja padyshim. Tallje dhe Papërgjegjshmëri! Por e çuditshme është heshtja e analistëve, opinionistëve dhe moderatorëve të studiove të famshme, që për denoncimet e fundit të bëra nga "Fiks-i" dhe gazeta Tema për UB dhe UV, nuk u prononcuan fare, në një kohë që nuk lënë rast pa denoncuar edhe kur ariu sulmon një qytetar, edhe kur qentë pitbull "të tërbuar sulmojnë njerëzit, edhe kur njerëzit vriten midis tyre për pronat apo vetëvriten nga depresioni. Ndërkaq, ata që duhet të prononcoheshin fort duhet të ishin profesorët dhe akademikët e paktë që kanë mbetur, përkundrejt "presorave", doktorave leshi dhe akade“miqve”, që më tepër ngazëllehen me lajmin kur Majko kundërshton kryeministrin, ashtu siç janë ngazëllyer në kohën e çadrës së Republikës së Re duke pritur Lul-Mesinë, apo duke bërë mak - mak e gjekmak për protesta e grevë se iu vonuan një muaj pagat pedagogëve etj., etj. Mjaft më me këto vulgaritete të tipit Babale & Bobole! Mirë qeverisë nuk i intereson të prononcohet, por juve çfarë u pengon të denonconi këto skandale të përsëritura të universiteteve publikë? Kjo heshtje duhet të kthehet në ulërima nga shoqëria, prindërit dhe ata pak profesorë dhe akademikë që kanë ngelur. Ka folur akademiku Qosja disa herë. Por çfarë do bëjë i vetëm ai? Të gjithë duhet të ngrihen në këmbë se nuk mban më "ujë pilafi" për gjendjen e trishtueshme të të universiteteve që nga veriu në jug e nga lindja në perëndim fiks plot 12 copë. 12 "vrima të zeza" të dijes dhe qytetarisë! Por që në të njëjtën kohë janë edhe "Rrjepore" të prindërve shqiptarë që paguajnë "qimet e kokës" për fëmijët e tyre që të pajisen në instancë të fundit me diplomë mediokriteti dhe papunësie. Pra edhe gjeneratorë të padijes e papunësisë?! 

E çfarë mund të presësh prej këtyre "pajtonëve të vjetër" që u "kërcasin" të gjitha pjesët dhe që tërhiqen nga "kuaj të drobitur" dhe që shërbejnë për Asgjë? Sepse stafi i tyre në masën më të madhe është mediokër dhe pa dinjitet akademik dhe shkencor. Nuk është faji im - tha një profesor i UB. - "Më morën nga Lushnja dhe profesor "vajtën e më vunë"?! Si ky ka me dhjetëra të rekrutuar në universitetet tona, produkte të nepotizmit dhe korrupsionit. Mirë këta nuk kanë faj, por me çfarë të drejte qeveria nuk u garanton qytetarëve të vet një arsimim dinjitoz dhe një moral të virtytshëm, që përbëjnë shpirtin dhe zemrën e një shoqërie moderne? Qytetarët i besojnë qeverive dhe qeverisësve në krye të institucioneve shtetërore që t'u japin siguri në investimin që bëjnë prindërit për edukimin e fëmijëve të tyre, duke sakrifikuar edhe nga "buka e gojës" dhe jo të shohin shfaqje "show" me mashtrime e reklamime të "arritjeve" nëpërmjet agjencive të huaja komerciale apo të papërgjegjshme. E kanë detyrim ligjor t'u garantojnë atyre siguri për çdo shërbim publik sidomos për universitetet që lidhen me të ardhmen jetësore të tyre. Diploma universitare është e vetmja pasuri e tyre që mund ta shesin sa më shtrenjtë në tregun e punës. Por a mund të konkurrojnë në tregjet e punës sot me një karton që pajisen nga universitetet tona kur mediokriteti, korrupsioni dhe nepotizmi janë përhapur si metastazë dhe i ka zënë frymën dijes, Intelektit, qytetarisë? Atëherë pse kjo heshtje olimpike dhe papërgjegjshmëri publike? Sepse, fëmijët e tyre dhe të të ngjashmëve të tyre me paratë e zhvatura nga ky popull studiojnë në universitetet më të mira në botë? 

Z. kryeministër i vendit tim! A nuk kanë të drejtë edhe fëmijët e popullit të varfër të studiojnë në vendin e tyre në universitete moderne si bashkëmoshatarët e tyre kudo në Europë e botë? Nëqoftëse jeni të paaftë të reformoni arsimin e lartë, (se kaluan 4 vjet dhe ende nuk keni implementuar ligjin e arsimit të lartë), kthejeni kokën dhe merrni përvojë nga një vend i ngjashëm me ne si nga numri i popullsisë ashtu edhe nga sistemi politik që kemi kaluar. Merrni përvojë nga Estonia që i reduktoi universitetet dhe i transformoi në një forcë krijuese për progresin dhe zhvillimin e vendit të vet. Vetëm tre universitete të mëdhenj publik dhe një Universitet privat. E transformoi sistemin e vjetër dhe jo efiçent universitar, në një sistem universitar model, me kurrikula bashkëkohore, me një staf akademik-shkencor të formuar në mënyrë të plotë, me një sistem informativ modern si dhe me krijimin e mjediseve dhe kushteve të përshtatshme për studentët dhe stafin. Si e realizoi?

Pas konsultimesh, debatesh, work-shop-e, konferenca, simpoziume me akademikë, shkencëtarë, profesorë, mësues, prindër, grupe interesi nga bizneset, shoqëria civile etj, dizajnoi një projekt kombëtar të qëndrueshëm, (që nuk ka ndryshuar sipas humorit apo interesave të çdo qeverie të radhës si tek ne), dhe gjithëpërfshirës dhe inteligjent për një gjeneratë të re, ku në qendër të këtij projekti ishin reformat arsimore me një strategji dhe me synime të qarta:

a) edukimi i individëve të lirë e krijues, qytetarë të dobishëm për shoqërinë;

b) evidentimi i prirjeve individuale në përputhje me kapacitetet dhe interesat e tyre intelektuale për vazhdimin e mëtejshme të studimeve universitare ose profesionale;

c) pajisja me kompetenca akademike dhe metodologjike për të studiuar gjatë gjithë jetës për t'u përshtatur me ndryshimet globale të shoqërisë. Shembulli më i qartë që tregon se çfarë mund të bëjë një klasë politike vizionare dhe e përkushtuar për perspektivën demokratike të gjeneratës së re, jo me show e dogmatizëm por me punë, vullnet dhe përkueshtshmëri. Çfarë avantazhesh siguroi një Rilindje e tillë e universiteteve?

-Optimizmin financiar që çoi në uljen e kostos së çdo studenti dhe aktiviteti didaktiko-shkencor.

- Eliminimin e mbivendosjes së njësive mësimdhënëse e hulumtuese të njëjta, (fakultete, departamente, qendra shkencore etj) dhe krijimin e njësive më të mëdha duke përqendruar kështu kapacitetet intelektuale, asetet materiale, por më e rëndësishmja - seleksionoi të paaftët dhe mediokrit, të rekrutuar jashtë kritereve dhe procedurave nga njësitë e mëparshme. 

- Ekzistencën në hapësirën universitare të dy botëve: botës së dijeve akademike nga njera anë, dhe botës shkencore nga ana tjetër, të cilat krijojnë mjedisin e domosdoshëm për një mësimdhënie moderne dhe një aktivitet kërkimor e hulumtues të larmishëm. 

- Garantimin e autonomisë financiare të universiteteve,që edhe pse janë publikë, vetëm një përqindje e vogël të fondeve marrin nga buxheti i shtetit. Pjesën tjetër e sigurojnë nga aktiviteti shkencor, bashkëpunimi me të tretët (projekte shtetërore ose kompani private) si dhe nga tarifat e studentëve.

- Mundësimin e implementimit në mësimdhënien universitare të parimit didaktik humboldtian të "mësim-kërkimit ", që përshkon të gjitha nivelet e arsimit sipas kapacitetit të individëve nga fillorja, arsimi bazë, arsimi i mesëm e deri në universitet (ju bëjmë me dije që sëbashku me provimet e diplomimit nxënësit duhet të realizojnë edhe një hulumtim). Një konceptim e tillë e vendos arsimin estonez dhe veçanërisht universitetet, në piramidën e standarteve të universiteteve perëndimorë. 

- Akomodimin e studentëve në mjediset e kampuseve universitarë, që u jep mundësinë të edukohen si qytetarë, nëpërmjet aktiviteteve të ndryshme teatrore, koncertale si dhe frekuentimit të bibliotekave, qendrave kulturore, artistike, shkencore etj. 

Suksesi i rilindjes së arsimit në Estoni, ishte vizioni kurajoz për të ardhmen e vendit, konceptualizimi i tij i lidhur me thelbin apo modelin e arsimit të ri që t'i përshtatej shoqërisë së re demokratike, kontekstualizimi i lidhur me mjeshtërinë e dizajnimit të reformave arsimore,menaxhimi i lidhur me besimin dhe përgjegjshmërinë publike për realizimin e këtyre reformave. Këtu qëndron mençuria e drejtuesve të suksesshëm që më vonë historia i pagëzon si "burra shteti". Sepse siç shkruante Konica njëqind vjet më parë, "bota duke parë dhe duke dëgjuar mësojnë dhe ndërtohen, ne shqiptarët nuk marrim dot mësime". 

Cilat janë këto mësime, z. kryeministër? Mos e merrni për keq, por janë mësime të nxjerra nga përvoja e vendeve të suksesshme, në reformimin e arsimit të lartë.

Së pari, të kesh guximin dhe kurajon të realizosh një reformë të thellë të universiteteve, ashtu si në Estoni, drejt reduktimit të tyre ne tre universitete publikë të mëdhenj dhe një universitet të madh privat, ku të përfshihen brenda tyre shkolla mendimi, akademi, institute, qendra shkencore e kërkimore, kolegje etj. "Ndryshimet radikale - thoshte Ajnshtajni - nuk bëhen me logjikë"! 

Së dyti, jeni përgjegjës për zgjedhjen e një ministri arsimi me vizion kurajoz, me përgjegjshmëri publike dhe aftësi menaxheriale si të Ministres së Arsim Kërkimit të Estonisë, z. Raps Mailis, që ta transformojë arsimin e lartë dhe universitetet në një fuqi krijuese për zhvillimin dhe progresin e vendit. Sepse arsimi mbi të gjitha është një projekt inteligjent përkundrejt portaleve, formularëve, testimeve të mësuesve etj si këto që nuk lidhen me substancën e arsimit. 

Së treti, një lidership akademik kurajoz me aftësi menaxheriale të tilla, që dëshirojnë t'i rilindin universitetet si institucione që investojnë intelekt e qytetari në funksion të zhvillimit dhe jo t'u zgjasin agoninë atyre drejt shuarjes së plotë, si deri tani. Nuk ka çmim më të madh për një kryeministër se sa bekimi i prindërve, që kursejnë dhe bukën e gojës, të shohin fëmijët e tyre të studiojnë në një Universitet modern që u garanton një diplomë cilësore që ta shesi sa më shtrenjtë në tregun e punës. 

Nga Jorgo MANDILI Eustrat ZHUPA