BREAKING NEWS

'Iku nga Durrësi se mori vesh se do shkonte Basha', Rama i përgjigjet Sali Berishës

'Iku nga Durrësi se mori vesh se do shkonte Basha', Rama i
x

Opinion / Editorial

Përse KOASH e harroi 500 vjetorin e Shenjtores shqiptare Angjelina Arianiti-Komneni?

Përse KOASH e harroi 500 vjetorin e Shenjtores shqiptare Angjelina

Nga Në Elbasan, në Sallën e konferencave të Prefekturës të Elbasanit u mbajt një Konferencë Përkujtimore me rastin e 500 vjetorit të vdekjes së Shenjtores së Arbërisë, por edhe të Serbisë- Shën Angjelina Arianiti vdekur me 30 korrik 1520. Këtë konferencë e organizoi Fondacioni mbarëkombëtar “Nermin Vlora Falaski” si dhe presidentja e fondacionit, gazetarja e njohur znj. Zenepe Luku, e cila për herë të parë në Shqipëri prezantoi një libër të veçantë për një heroinë të fesë së krishterë të Arbërisë, por edhe të Serbisë, për këtë eveniment me titull “Angjelina Arianiti-Komneni Shpirti i Shenjtë e Arbërisë”. Në këtë eveniment morën pjesë Prefekti i Elbasanit z. Maksim Malaj, kryetari i Bashkisë së Vlorës z. Dritan Leli dhe mori pjesë dhe Hirësia e tij Andoni, peshkop i Elbasanit, dhe z.Kristo Goxhi për minoritetet. Interesant mbetet fakti se KOASH nuk organizoi ndonjë përkujtimore për këtë Shenjtore shqiptare, madje në kalendarin ortodoks të KOASH nuk shënohet si shenjtore, por sipas hirësisë Andoni është shenjtore,por merret me mend. Së dyti në Kishat tona nuk ka ndonjë ikonë të Shenjtores (por edhe aty ku ka nuk janë ekspozuar), e cila është pak e njohur në komunitetin shqiptar ortodoks, dhe aq më pak në popullin shqiptar. Për nga veprimtaria e saj Shenjtorja Angjelina Arianiti e ka aktivitetin religjioz dhe ndihmues ndaj të varfërve po aq të madh sa edhe Nënë Tereza, madje Shën Angjelina ka bërë mrekulli së gjalli dhe së vdekuri. Sot në varrin e saj ku është lipsani në Krushedol Serbi, për shkak se ushtarët osmanë dogjën Manastirin rreth viteve 1770, u dogj edhe trupi i saj, por ka shpëtuar vetëm dora e majtë, e cila është ekspozuar në Manastir, në të cilin shkojnë shumë njerëz për t’u falur përveç priftërinjve tanë ortodoksë, të cilët flenë gjumë.

Nuk është e rastit që Shenjtore Angjelina Arianit-Komneni është shenjtore e Serbisë, por edhe e Shqipërisë, sepse ajo ashtu si Nënë Tereza, punoi jashtë trojeve të atdheut të saj dhe u varros e u përkujtua nga populli serb, por arsyeja tjetër është se një pjesë e popullit serb janë arbër të sllavizuar (ose siç quhen sot-shike), dhe janë ata që e kërkuan Angjelina Arianitin të bëhet Shenjtore. Kjo tregon se dikur këta popuj bashkëpunonin kundër një armiku të përbashkët-osmanëve. Shën Angjelina Arianiti meritonte një përkujtim të madh nga KOASH, por KOASH jo vetëm që nuk organizoi asnjë takim apo përkujtimore siç u bë p.sh., për Shën Kozmain, apo për Shën Vladimirin, evenimenti duhej të ishte organizuar sepse ishte një eveniment i rrallë ku një Shenjtore ortodokse shqiptare ka 500 vjetorin e vdekjes. Sidoqoftë, nga turpi na shpëtoi organizimi i këtij përvjetori nga Fondacioni i nderuar “Nermin Vlora Falaski”. Bravo i qoftë fondacionit dhe turp për KOASH që në vend të interesohej për përkujtimin e 500 vjetorit, nuk ka në kishat e Tiranës asnjë ikonë të Shën Angjelinës. Në Elbasan Hirësia Andoni që mori pjesa tha se kemi ikonat dhe do t’i nxjerrim. Merreni me mend se çfarë patriotizma për Shqipërinë ka KOASH ynë. Të nderuarit drejtues të KOASH, thonë se ne e njohim si shenjtore. Aq me mirë, por aq më keq që një shenjtore të tillë të barabartë me Nënë Terezën nuk e njeh mirë komuniteti ortodoks, pikërisht për faj të neglizhencës, apatisë, miopisë dhe injorancës së disa drejtuesve të KOASH. Vërini more ikonat e Shën Angjelinës në kishat tona ortodokse në të gjithë vendin dhe beëi një përkujtimore dhe interesohuni të bëni një memorial. Së fundmi, të vendoset në kalendarin ortodoks fjala e nderuar “Shën” për Angjelina Ariantin dhe respektohet nga KOASH që edhe populli ortodoks të kuptojë se Shqipëria nuk ka një Shenjtore katolike -Nënë Terezën, por ka dy: edhe shenjtoren ortodokse Shën Angjelina Arianiti. Duhej KOASH që ta përkujtonte 500 vjetorin, por në fakt u përkujtua nga Fondacioni “Nermin Vlora Fallaski”. Kjo nuk është normale nga ana e KOASH. Shën Angjelina është njëlloj si Nënë Tereza. Të dyja e kanë dhënë kontributin jashtë shtetit shqiptar, por është pak e njohur në Shqipëri dhe jo për faj të shenjtores, por për mungesë respekti nga ana e KOASH. Nuk ka asnjë ikonë të Shën Angjelinës. Përkujtohet çdo 30 korrik si Shenjtore shqiptare në Serbi, por nuk është Shenjtore në Shqipëri, por është përcaktuar si Oshënare në Kalendarin Ortodoks të KOASH dhe përkujtohet gjithashtu më 30 korrik. KOASH duhet të mbledhë Sinodin dhe ta bëjë shenjtore Angjelina Arianitin, duke zbatuar kështu kërkesat e intelektualëve ortodoksë të Tiranës nëpërmjet GIOT, të cilat i kanë shprehur në Promemorie të intelektualëve ortodoksë të Tiranes si një zë i komunitetit ortodoks të gjithë Shqipërisë, i kërkon Sinodit të KOASH të ngrejë komision për të vlerësuar dhe vendosur në Kalendarin Ortodoks të KOASH figurat klerikale ortodokse të shquara si Fan Noli, Papa Kristo Negovani, të pesë kryepeshkopët e Shqipërisë nga 1923 e deri në 1967 dhe të shenjtërojë Angjelina Arianitin dhe Heroin Kombëtar - Gjergj Kastrioti Skënderbeu. Vonesat dhe justifikimet u shërbejnë armiqve të Komunitetit Ortodoks të Shqipërisë dhe shqiptarëve kudo në botë.