BREAKING NEWS

Fundoset Meta, Kuvendi rrëzon dekretin për Kodin Zgjedhor dhe vulos heqjen e koalicioneve, Basha dhe amerikanët lënë në baltë presidentin

Fundoset Meta, Kuvendi rrëzon dekretin për Kodin Zgjedhor dhe vulos
x

Opinion / Editorial

Përse novichok lidhet me Kremlinin?

Përse novichok lidhet me Kremlinin?

Novichok është një miksim molekulash substancë e perfeksionuar nga ish-BRSS dhe më vonë e rafinuar në mënyrë të fshehtë nga disa struktura të ushtrisë ruse me të vetmin objektiv: eleminim fizik të individëve. Novichok ose siç njihet ndryshe “i ardhuri i ri” u zhvillua në vitet 70-80 nga qeveria sovjetike dhe u përdor masivisht nga ushtria ruse pas viteve 90. Novichok është krijuar nga Instituti Shtetëror Sovjetik për kërkime shkencore dhe teknologjike kimike organike dhe kishte si qëllim t’u shmangej sanksioneve dhe marrëveshjeve ndërkombëtare të ndalimit të përdorimit të armëve biologjike (edhe Rusia është pjesë firmatare e këtyre marrëveshjeve).

Novichok është agjenti nervor me efikas edhe se sa Sarin dhe VX dhe bllokon kontrollin e muskujve, paralizë totale dhe më pas vdekjen për mungesë frymëmarrje apo arrest kardiak.

Përveç strukturave të ushtrisë ruse asnjë institucion tjetër nuk ka posedim të kësaj substance dhe vetë përdorimi i saj kërkon një ekspertizë të lartë që vetëm ushtarak e mirë trajnuar të GRU-së e posedojnë. Nëse Covid-19 erdhi si pasojë e pakujdesisë e neglizhencës të disa autoriteteve, nuk mund të thuhet e njëjta gjë për vdekjet e orkestruara me novichok që kanë patur target disidentë dhe kritikë të regjimit të Putinit. Vrasjet me agjentë nervore kanë 2 objektiva: 1. Eliminimin fizik të objektivit dhe 2- Përhapjen e panikut-frikës në popull e më gjerë që kushdo që del kundër sistemit do të ketë të njëjtin fund. Që prej vitit 1991 e deri në tetor 2020 janë të shumta vdekjet ku është përdorur novichok, lëndë me vdekshmëri tepër të lartë dhe së fundmi përdorimi i novichok për eliminimin e Alexy Navalny. Ja disa nga rastet më të njohura botërisht ku është përdorur arma biologjike e novichok në ambientet me dendësi të lartë të popullsisë:

·         tentativa për vrasjen e një biznesmeni bullgar në fushën e armëve dhe djalit të tij, në vitin 2015;

·         tentativa për vrasjen e ish-oficerit të shërbimeve sekrete ruse Skripal dhe vajzës së tij, në Britaninë e Madhe, në vitin 2018;

·         vrasja e ish-kryengritësit çeçen-gjeorgjian në Gjermani, Zelimkhan Khangoshvili, në gusht të vitit 2019, çka u konsiderua nga autoritetet gjermane si sulm politik në territor gjerman;

·         vrasja në Francë në fillim të vitit 2020, e Imran Aliev - disidenti çeçen dhe kundërshtar i aleatëve të Putin;

·         komploti në Çeki për vrasjen e kryebashkiakëve të Pragës dhe Pragë 6, gjatë vitit 2020;

·         komplote të përsëritura ndaj çeçenit Adam Osmayev, i cili është dyshuar si i përfshirë në plane për vrasjen e Putin;

·         tentativa për vrasjen e Alexei Navalny, në gusht 2020.

Navalny është kritiku dhe kundërshtari i vetëm i gjallë politik i Vladimir Putin; denoncues i vazhdueshëm i aferave korruptive dhe përfitimeve të paligjshme të oligarkëve dhe rrethit të afërt të Putin. Si i tillë, ai është thjesht një shembull më shumë në tablonë e komploteve dhe vrasjeve të shtetit rus. Janë të shëmtuara përpjekjet e Rusisë për të fshehur helmimin politik të Navalny, me justifikime gati-gati qesharake duke kaluar nga “presion i ulët i gjakut”, në “konsumimin e sasive të mëdha të kafeinës nga Navalny” e deri tek “provokime të jashtme për të krijuar propagandë anti-ruse” apo fajësimi i shteteve europiane për manipulim të qëllimshëm të këtij procesi me qëllim dëmtimin e imazhit dhe reputacionit të Rusisë. Provat e siguruara së fundmi në fillim Tetor 2020, nga ekzaminimet laboratorike të Organizatës së Parandalimit të Armëve Kimike tregojnë se Navalny është helmuar me lëndë të ngjashme me “Novichok” –pjesë e grupit të agjentëve kimikë që janë zhvilluar dekada më parë, nga ish-Bashkimi Sovjetik. Përdorimi i dhunës dhe planeve vdekjeprurëse në territorin europian nga regjimi rus nuk është gjë tjetër përveçse variabël i dobësisë së vetë regjimit dhe të Putin njëkohësisht, i cili kryen përpjekje të fshehta masive për të influencuar në çështje europiane. Shqipëria mbështet fuqimisht reagime koordinuar të shteteve europiane kundër veprimeve armiqësorë të Rusisë e strukturave të lidhura me Kremlinin që nuk hezitojnë të shkelin sovranitetin e shteteve europiane. Aktet e dhunës nuk janë normë ndërkombëtare, janë të patolerueshme dhe nuk janë pjesë e normave demokratike e liberale të mirëpranuara nga shtetet perëndimore, ku bën pjesë edhe vendi ynë.