BREAKING NEWS

COVID-19/ 6 humbje jete dhe 959 raste të reja në 24 orët e fundit në Shqipëri, ja zonat "më të nxehta"

COVID-19/  6 humbje jete dhe 959 raste të reja në 24 orët e
x
BREAKING NEWS

I bëri ftesë për të vizituar Kosovën, Rama i përgjigjet Kurtit: Faleminderit

I bëri ftesë për të vizituar Kosovën, Rama i
x
BREAKING NEWS

“Nuk ka kthim pas”/ Lulzim Basha mban qëndrimin e prerë për përjashtimin nga PD të Berishës dhe lëshon paralajmërimin e fortë: Këta të tre janë fatkeqësia më e madhe për çdo shqiptar!

“Nuk ka kthim pas”/ Lulzim Basha mban qëndrimin e prerë
x
BREAKING NEWS

Albin Kurti i dërgon letër publike Edi Ramës: Le të fillojmë përgatitjet për ...

Albin Kurti i dërgon letër publike Edi Ramës: Le të
x
BREAKING NEWS

Vendim i papritur/ Mbyllet Ambasada Gjermane në Tiranë, anulohen të gjitha takimet. Zbardhet njoftimi zyrtar

Vendim i papritur/ Mbyllet Ambasada Gjermane në Tiranë, anulohen
x
BREAKING NEWS

Trondit Spartak Ngjela, tregon fundin e frikshëm që e pret Sali Berishën: Ndodhet në vështirësi! Aq i fortë është ai, sa kur kishte përballë Ramiz Alinë...

Trondit Spartak Ngjela, tregon fundin e frikshëm që e pret Sali
x
BREAKING NEWS

Yuri Kim reagon pas takimit me Lindita Nikollën, jep mesazhin e fuqishëm për politikën shqiptare

Yuri Kim reagon pas takimit me Lindita Nikollën, jep mesazhin e
x
BREAKING NEWS

Del dokumenti/ Nga Berisha tek Kryemadhi, deputetët që nuk votuan qeverinë “Rama 3”, ja kush abstenoi (EMRAT)

Del dokumenti/ Nga Berisha tek Kryemadhi, deputetët që nuk votuan
x

Opinion / Editorial

Përse nuk festohet nga KOASH përvjetori i Kongresit Kishtar të Beratit më 10 shtator 1922?

Përse nuk festohet nga KOASH përvjetori i Kongresit Kishtar të

Është një fakt i qartë historik kur flitet për Autoqefalinë e Kishës Autoqefale Ortodokse të Shqipërisë nuk përmendet Kongresi Themeltar Kishtar i Beratit. Dikur në 10 shtatorin e largët të vitit 1922 në sallën e shkollës së Mangalemit në Berat, u mbajt Kongresi Kishtar i Beratit, në të cilin morën pjesë klerikë shqiptarë dhe patriotë shqiptarë për të shpallur Autoqefalinë e Kishës Ortodokse Shqiptare. Kongresi Kishtar i Beratit, plotësoi kësisoj aspiratat e ortodoksëve shqiptarë – u vendos përfundimisht pavarësia e Kishës Ortodokse Shqiptare, e drejta e zgjedhjes së Kryepeshkopit dhe të klerikëve të lartë me gjak shqiptari, si dhe përdorimin e gjuhës shqipe prej klerikëve shqiptarë brenda kishës. Njihen peripecitë e përplasjeve dhe konflikteve që patën klerikët patriotë shqiptarë me Patrikanën e Stambollit dhe kishën greke, e cila kishte shtrirë ndikimin e saj në të gjithë Shqipërinë e Jugut e të Mesme, me klerikët e saj dhe me filo grekët që paguheshin për të mbajtur gjendjen e tillë dhe nuk dëshironte që Shqipëria e pavarur të kishte një Kishë Autoqefale. Përpjekjet e patriotëve shqiptarë për ta shkëputur Kishën Ortodokse Shqiptare nga ndikimi grek dihet që filluan që në 1908 kur ndodhi incidenti i Hudsonit, në Boston, disa shqiptarë ishin pjesë e Kishës Ortodokse Greke, e cila i kundërvihej me forcë çështjes kombëtare shqiptare. Kur një prift ortodoks grek, refuzoi t'ia kryente shërbesat e fundme të ndjerit Kristaq Dishnica, Noli me një grup shqiptarësh patriotë krijuan Kishën e pavarur (Autoqefale) Ortodokse Shqiptare. Noli, prifti i parë i kishës së re, u shugurua prift më 8 mars 1908 nga kryepeshkopi Platon Rozhdestvensky i Kishës Ruse në Shtetet e Bashkuara, në kushte jo fort të qarta. Më 24 mars 1918, Noli u caktua administrator i Kishës Ortodokse Shqiptare në Shtetet e Bashkuara dhe në fillim të korrikut të atij viti mori pjesë në një konferencë për popujt e shtypur në Mount Vernon, Virxhinia, ku u takua me presidentin Udrou Uillson, përkrahës i të drejtave të pakicave në Europë. Më 27 korrik 1919 Noli u emërua peshkop i Kishës Ortodokse Shqiptare në Amerikë, që tashmë ishte dioqezë e pavarur. Në Shqipëri, mesha e parë në gjuhën shqipe u mbajt nga Fan Stilian Noli (Mavromati), nga ky atdhetar i madh. Mesha u mbajt më dt. 10 Mars 1914 jashtë Kishës së Shën Spiridonit, që sot nuk egziston më… sepse Peshkopi grek i Durrësit, Jakovi, nuk e lejoi Fan Nolin të mbante meshën shqip brenda Kishës. Fan Noli mbante titullin kryepeshkop i Durrësit, Tiranës, Elbasanit, i Gorës dhe i Shpatit, Primat dhe Egzark i Ilirisë, Detit të Perëndimit dhe i të gjithë Shqipërisë dhe selinë do ta kishte pikërisht në Durrës. Fjala e Nolit para qindra besimtarëve ishte dhe një mbështetje për Princ Vidin, i cili sapo kishte mbërritur në Durrës. Mesha që u mbajt në Kishën e Shën Spiridonit, u shkatërrua në vitin 1967. Sot në atë vend ngrihet godina e Shërbimit informativ Shtetëror. Kisha Orthodhokse e Shqipërisë u shpall Autoqefale fillimisht nga Kongresi Themeltar i Beratit, më 10-19 shtator 1922. Vendimet e tij i njohu qeveria shqiptare, e cila dhe e kishte shtyrë atë që të zhvillohej. Në Kongres u caktua Këshilli i Lartë Kishtar, që do të drejtonte përkohësisht Kishën. Kongresi i Bashkësisë Ortodokse Shqiptare i mbledhur në Berat shpalli Autoqefalinë e Kishës Ortodokse Shqiptare. Patrikana e Stambollit kërkonte autonominë kishtare dhe joautoqefalinë e saj. Ndryshimi midis këtyre dy formave qëndron në faktin se autoqefalia ndërpret çdo raport administrativ me kishën nënë (Patrikanën e Stambollit). Kisha Autoqefale vetëqeveriset pa ndërhyrjen e kishave të tjera. Autonomia do të paktën që kryepeshkopi të emërohet ose të konfirmohet nga kisha mëmë (Patrikana e Stambollit). Me këtë akt sublim të krijimit të KOASH-it, shqiptarët ortodoksë deshën të shkëputen nga ndërhyrja e huaj greke për të mbrojtur kombësinë. Është i drejtë mendimi i Fan Nolit se: “Fatkeqësitë e shqiptarëve nuk kanë ardhur kurrë nga diferencat fetare, por nga udhëheqësit fetarë”. Sipas profesor A.Glavinas, kongresi i Beratit shpalli në mënyrë puçiste Kishën Ortodokse Autoqefale të Shqipërisë. Autori ynë i sipërpërmendur është bazuar tek protesta absurde që bën qeveria greke në Lidhjen e Kombeve duke e quajtur këtë kongres puç kundër Ortodoksisë. Vendimet dhe Statuti që ky kongres kishtar miratoi më 17 shtator 1922, jo vetëm që u pranuan në heshtje nga hierarkia, por patën fuqi ligjore dhe peshë kanonike deri në krijimin e Sinodit të parë të KOASH-it, në vitin 1929. Kjo bazohej në kanonin se një kishë e një shteti nuk mund të veprojë në një kishë tjetër dhe parimin “kishë e pavarur në shtet të pavarur”. Kongresi miratoi rregulloren e Kishës, po atë ditë. Neni 1 ndante Kishën në katër episkopata, qendër e Kishës u zgjodh Korça. Statuti përcaktoi autoritetin më të lartë të kishës Këshillin e Lartë, të përbërë prej katër klerikësh dhe prej katër laikësh të zgjedhur nga Kongresi. Kryetar i tij u zgjodh Atë Vasil Marku. Sipas statutit ky këshill do të ishte i përkohshëm derisa të krijohej Sinodi i Shenjtë. Fan S. Noli, më 21 nëntor 1923, u shugurua peshkop i Korçës dhe mitropolit i Durrësit në Durrës (ndërsa më 27 dhjetor 1923 u zgjodh deputet i Korçës). (https://sq.wikipedia.org/wiki/Fan_Noli). Në shkurt 1929 u formua Sinodi i Shenjtë i përbërë nga: Visarioni (Xhuvani) (që ishte dorëzuar në episkop, në Serbi më 1925) si Kryepiskop i Shqipërisë dhe mbikëqyrës i mitropolisë së Korçës, Agathangjeli (Çamçe) mitropolit i Beratit, Ambrozi (Ikonomi) mitropolit i Drinopolit dhe Efthimi (Kosteva) ndihmës i Kryepiskopit.Në 29 qershor 1929, në Kongresin e Dytë Kleriko-laike që u mbajt në Korçë, u votua “Statuti i Kishës Orthodhokse Autoqefale të Shqipërisë”. Patriarkana Ekumenike refuzoi të pranonte këto veprime jokanonike, por u tregua e gatshme për t’i dhënë vetadministrim dhe paralelisht përdorimin e gjuhës shqipe në adhurim, predikim dhe në arsimimin kishtar.

Që të normalizoheshin marrëdhëniet me Patriarkanën Ekumenike, u mblodh në Korçë, në maj 1936 Kongresi Kleriko-laik, me pjesëmarrjen e përfaqësuesve nga të 4 dioqezat (krahinat kishtare). Kongresi kërkoi falje nga Patriarkana; u bënë bisedime në Athinë (13 mars 1937) dhe një komision i përbërë nga shqiptarë shkoi në Konstandinopojë për të rregulluar përfundimisht çështjen. (https://orthodoxalbania.org/2020/kisha-jone/historia-e-kishes/). Hap i rëndësishëm për të trija fetë në vendin tonë ishte pranimi më 05.06.1923 nga Parlamenti shqiptar i Statutit Legal të Komuniteteve Fetare që deklaronte: “Paria fetare e shkallës më të lartë duhet të ketë këto cilësi: të jetë nënshtetas shqiptar, të dijë gjuhën shqipe, të gëzojë të drejtat civile dhe politike, të jetë prej racës shqiptare, ose prej fëmijë prej tre brezash në Shqipëri”. Po në këtë vit në Korçë, më 4 dhjetor u bë fronëzimi i Theofan Nolit nga peshkopët Jerothe dhe Kristofor. U bëjmë të ditur dëgjuesve të nderuar se dhe në pranimin e Statutit Legal të Komuniteteve fetare si dhe në fronëzimin e Fan Nolit. Shtetasit shqiptarë nuk do t’i nënshtroheshin më asnjë legjislacioni kanonik, veçse me dëshirë, por sidoqoftë duke iu bindur ligjeve të shtetit… Kleri duhet të përbëhej i tëri nga njerëz me kombësi shqiptare dhe duhet të merrte leje nga qeveria (R.M.della Roça, vepër e cituar). Vlen të theksohet se edhe me zgjerimin e Statutit të vitit 1921, si dhe në nenet 5 të statuteve themelore të Republikës së 2 marsit 1925 dhe të Mbretërisë së shtatorit 1928, sanksionohej se feja nuk duhet të përdorej për qëllime politike (http://iliriatv.com/12-shtator-1922-ne-berat-u-vendos-autoqefalia-e-kishes-orthodokse-shqiptare/). Në atë kohë Kisha e Shqipërisë kishte përveç Kryepiskopatës edhe tri episkopata, 19 zëvendësi arkieratike, 330 enori dhe 25 manastire.

Që nga viti 1912 e deri në 4 prill 1967 KOASH drejtuan 5 Kryepeshkopë të nderuar shqiptarë:

-Fan Stilian Noli (Mavromati)- “Dëshmor” i KOASH, si Kryepeshkopi i Parë i K.O.A.SH., (21/11/1923-1924),

-Vissarion Joan Xhuvani- “Dëshmor” i KOASH, si Kryepeshkopi i Dytë i K.O.A.SH, (1924-1937),

-Kryepeshkopi Kristofor- (Kristofor (?) Kissi) - `Dëshmor` i KOASH, si Kryepeshkopi i Tretë i K.O.A.SH., (1937-1948),

-Kryepeshkop Paisi- (Pashko (?) Vodica) – “Dëshmor” i KOASH, si Kryepeshkopi i Katërt i K.O.ASH., (1949-1966),

- Kryepeshkopi Damian -(Dhimitër (?) Kokoneshi )- “Dëshmo”` i KOASH, si Kryepeshkopi i Pestë i K.O.A.SH., (1966-1967),

 Klerikëve u hoqën rrason, shumë prej tyre i burgosën ose i internuan dhe disa i martirizuan. Midis tyre, ish-Kryepiskopi Visarion u burgos dhe Ndihmës-episkopi i Apolonisë, irineu (Banushi), u internua. Kryepiskop Damiani nuk u përndoq, ai vdiq në shtëpi në Pogradec, më 18 tetor 1973. Së fundmi mund të komentoj se KOASH i sotëm në vitin 1992 nuk e ka marrë mundimin të vlerësojë dhe të rishikojë historinë e Ortodoksizmit shqiptar dhe të vlerësojë klerikët shqiptarë sipas Promemories së Intelektualëve Ortodoksë të botuar që në vitin 2015 dhe ribotuar në 2018, për të përfshirë në kalendarin Ortodoks të pestë Kryepeshkopët shqiptarë me në Krye Fan Nolin dhe klerikët patriotë shqiptarë që kontribuan në shqiptarizimin e Kishës Ortodokse si Kostandin Kristoforidhi – si Dëshmor i KOASH, Papa Kristo Negovani -si Dëshmor i KOASH, Mihal Grameno -si Dëshmor i KOASH, At Stath Melani -si Dëshmor i KOASH etj.

Interesant dhe keqardhjes është fakti se në Sinodin e parë pas vendosjes së demokracisë u ndryshua Statuti i KOASH duke e quajtur Kisha Orthodokse Autoqefale e Shqipërisë, në vend të fjalës Shqiptare dhe nga 1997 deri në korrik të 1998, çështja e formimit të Sinodit të Shenjtë u arrit me pranimin e skemës që ai të përbëhej nga dy kryepriftërinj me origjinë greke dhe dy me origjinë shqiptare. Shpresojmë se koha ka ardhur që në KOASH të mendohet se pas Fortlumturisë së tij Anastas të vihen në vend kërkesat e intelektualëve ortodoksë dhe të Komunitetit Ortodoks për sa u shkruajt më sipër.