BREAKING NEWS

Përfundon takimi 1 orësh ‘kokë më kokë’ i Lulzim Bashës me ambasadorët e SHBA, BE dhe Britanisë

Përfundon takimi 1 orësh ‘kokë më kokë’ i
x

Opinion / Editorial

Përse nuk ka vaksinë kundër Corona virusit?

Përse nuk ka vaksinë kundër Corona virusit?

Masat e marra nga qeveria shqiptare dhe shteti shqiptar janë nga masat më të mira të mundura, dhe si rezultat i të cilës corona virusi po pengohet të shtrihet në gjithë Shqipërinë duke e detyruar të arrijë pikun e tij para kohe dhe me shumë më pak vdekje.

Duke parë që numri i të infektuarve në botë ka arritur mbi 1 milion të infektuar dhe mbi 50.000 vdekje, kryesisht në Kinë, Itali, Spanjë dhe SHBA, e më pak në Gjermani, Rusi, Afrikë e Jugut, e vende të tjera, po shikohet se ky retrovirus që transmetohet nga kafshët e egra tek njeriu, mund të thuhet se kjo pandemi që ka prekur shumë shtete madje mund të themi që nuk ka prekur vetëm 18 shtete, mund ta ketë pikun e saj nga maji dhe pastaj do të bjerë. Arsyeja se përse do të dobësohet fuqia virulentë e këtij virusi do të jetë koha e ngrohtë, rrezet ultraviolet të Diellit, dhe sigurisht masat e marra nga shtetet për kufizimin e lëvizjeve, kufizimin e kontakteve nga afër, higjiena personale, dushi, larja e rrobave, përdorimi i alkoolit për shpëlarjen e duarve, pastrimi i sipërfaqeve me kimikate të kloruara, mbajtja e maskave, ndërrimi i rrobave dhe larja ose nxjerrja e tyre në diell, testimet me rt-CPR dhe me testin e shpejte IGM/IGG disa herë për tek personat e dyshuar, dhe ata që vijnë nga jashtë krahas matjes së temperaturës me termometër elektronik, shtrimi I rasteve të rënda në spital, përdorimi I ventilatorëve mekanike për komplikacionet pulmonare do të kenë penguar përhapjen e mëtejshme të virusit.

Përtej hipotezave konspirative nga erdhi virusi, nëse ishte i bërë në laborator apo jo, apo ngrënia e ushqimeve me kafshë dhe shpendë të egër si lakuriqi i natës (në formë patkua kali) dhe civet-at ( një lloj kafshe si mace apo si majmun), problem kryesor nuk janë vetëm masat parandaluese të cilat po përdoren me sukses në të gjithë botën por pyetja është se përsë nuk mund të realizohet një vaksinë kundër këtij lloj virusi?

Është e vërtetë se në Pandemitë e vitit 2003 nga retrovirusi SARS (Sindromi i rënde respirator akut) ka pati 772 vdekje dhe u përhap në 17 vende të botë,, 2012 nga retrovirusi MERS (sindromi respirator i lindjes se mesme) ku pati 400 vdekje dhe më vonë po nga retrovirusi MERS në vitin 2015 në Korenë e jugut pati 36 viktima, por edhe më vonë në 2018 po nga retrovirusi MERS pati 16 viktma, në Pandeminë e viteve 2019-2020 nga COVID-19 virusi në fjalë u përhap në të gjitha vendet e botës me përjashtim deri më sot të 18 vendeve, me një vdekshmëri të lartë bazuar në këto të dhëna që kemi rreth 3%-5% e njerëzve të infektuar nga 1 milion të infektuar dhe rreth 50.000 të vdekur deri më 2 prill 2020 , tregon se virulencea e këtij virusi është e jashtëzakonshme dhe mund të krahasohet me epideminë e vitit 1918 në gripin spanjoll (mendohet të ishte H1N1) dhe në gjithë Europën dhe në botë ku vdiqën rreth 50 milionë njerëz.

Pyetjes se përse ka vështirësi prodhimi i një vaksine efikase, mund ti jepet një përgjigje evasive se:- përse nuk u krijuan vaksinat kundër SARS dhe kundër MERS që në vitin 202-202 dhe më vonë ne 2015 dhe në 2018?

Përse ka vaksina kundër gripit A dhe kundër gripit B, madje dhe kundër gripeve H1N1, por kundër retroviruseve nuk ka?

Gjithë problem qëndron se viruset e zakonshme të cilat janë 100-300 më të vogla se mikrobet kanë ADN (DNA), kurse retroviruset nuk kanë ADN (DNA), por kanë ARN (RNA) .

 Në të dyja rastet viruset duan një bartës (host në të cilin do të shumëzohen-replikohen), dhe nëse viruset me ADN hyjnë në qelizë dhe replikohen me ADN e qelizave të infektuara, retroviruset hyjnë në qeliza nëpërmjet mekanizmave të ndryshme p.sh. (mendohet se COVID-19 hyn në qelizë nëpërmjet receptorëve qelizore ACE-2 të cilët gjenden në gjithë trupin por ka me shumicë në Pulmonet e njeriut dhe prandaj dëmtohet shumë Pulmoni tek të sëmurët duke ju shkaktuar vdekjen.

 Kjo mbetet një pyetje shkencore sepse lidhet drekt me strukturat funskionimin e këtyre viruseve. Pamundësia për të gjetur vaksinën lidhet me pamundësinë e gjetjes nga shkencëtarët se cila pjesë e retroviruseve është pjesa kontagioze dhe cila jo, cila pjesë e ARN (RNA) është stabile dhe cila pjesë modulohet. Ky është shkaku që nuk janë gjetuar vaksinat anti RNA virusale kundër HIV, MERS, SARS, dhe COVID-19. Interesante do të jetë nëse shkencëtarët të studjojnë në fillim antikorpet e fituara nga pacientet e shëruar me COVID-19. Te shohin se çfarë veçorie ka ai antokorp në raport me antikorpet e tjera virale.

Problemi i imunitetit tek njeriu ka shumë të fshehta të cilat duhen sqaruar, sepse imuniteti i fituar dhe ai natyror ka sektorë të veçantë në sistemin imunitar, po kështu gjetja e antikorpeve specifike kundër COVID-19 tek njerëzit e shëruar, kanë një sektor të veçantë imunitar i cili duhet gjetur me qëllim që të ndihmohen njerëzit e tjerë duke e stimuluar atë sektor imunitar. Edhe ne vitin 2003 edhe në vitin 2012 kur pati pandemi të kufizuar në 17 shtete, nuk u realizua dot vaksina kundër SARS dhe kundër MERS. Edhe vaksina kundër Ebolës nuk e di nëse ka shumë efikacitet. Edhe vaksina kundeë HIV nuk është realizuar. Pyetja është PSE?

Kundër Virsese që kanë ADN vaksina realizohet lehtë. Por kundër ARN (RNA) nuk ka vaksina. Nuk ka fonde apo nuk po gjendet mënyra e realizimit të një vaksine Anti RNA? Unë mendoj se këtu bëhet fjalë se shkenca dhe shkencëtarët nuk po arrijnë të gjejnë rrugën e zgjidhje, sepse po të gjenin vaksinën kundër COVID-19 dhe në parim vaksina kundër retroviruseve që kanë ARN, atëherë do të zgjidhej edhe problem i shumë kancereve malinjë të cilat po dëmtojnë rëndë shëndetin e njerëzve dhe kanë shkaktuar aq vdekje se në botë mortaliteti nga Kanceri është sot në vendin e tretë pas vdekjeve nga sëmundjet kardio-vaskulare dhe pas traumave dhe aksidenteve.

Zoti i ka hedhur njeriut një sëmundje virale e cila ka lidhje me sa duket edhe me Kancerin por edhe me disa sëmundje autoimunë, përveç epidemive dhe pandemive virusale që po vuan njerëzimi sot. Është një ndëshkim nga Zoti apo rastësi? Apo është një lloj ndëshkimi nga natyra të cilën e kemi dëmtuar aq rëndë?

Sigurisht Bota do të jetë ndryshe pas kësaj Pandemie të çuditshme. Shpresojmë që do të ketë më shumë respekt dhe kujdes për natyrën duke pakësuar ndotjen, për kafshët të cilat mund të hahen dhe ndaj atyre që nuk mund të hahen. Edhe në Testamentin e Vjetër (Kodi i priftërisë për kafshët e pastra dhe të papastra 1.3-1.46). Zoti u a ndaloi njerzve të hanin disa lloj kafshësh dhe shpendësh. Përse sot nuk është mbajtur kjo porosi sot në Kinë dhe kudo? Sigurisht shpresojmë të gjemë një përgjigje shkencore për këto dhe jo konspiracione. Shpresojmë gjithashtu që shkencëtarët të gjejnë një vaksinë anti-ARN sepse ajo do të jetë shpresë dhënëse edhe për luftën kundër Pandemisë COVID-19, Kancerit, kundër HIV-AIDS, Ebola , etj.